Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 56

Tema: Poni

  1. #11
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ka nja 2-3 muaj qe kam CD-ne e saje ne shtepi(qe ma sollen nga Shqiperia),kenge te lezeteshme kendon...sidomos kur i degjon 5 heret e para.
    Ate "laj fustan" eshte e bukur...dhe nja dy-tre te tjera s'jane keq.

    Dhe mua ky fragmenti me pelqen,antipatrea:

    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    Po kur thote :
    Kam 2 dite sot edhe dije,
    te prisja djalo te vije,
    te burimi nen korije
    te mblidhnim kokrra lajthie...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 18-04-2006 mė 16:06
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  2. #12
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Me pelqejne kenget TOSKE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #13
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anėtarėsuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    qenka e bukur Poni
    edhe me pelqen kenga as po as jo
    ka kush ta fut tekstin e kesaj kenge?
    flm
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

  4. #14

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga cool_dancer
    qenka e bukur Poni
    edhe me pelqen kenga as po as jo
    ka kush ta fut tekstin e kesaj kenge?
    flm
    As po, as jo

    Ne mengjes kur dal
    Perpara me del nje djal
    Eshte i ndrojtur s’me flet dot
    Do t’me thote dy fjale
    Oh sa lumturi
    Pres megjeset me gezim
    Bashke me diellin qe shkelqen
    Del dhe djali im

    Ref
    Me rreh zemra me gezim
    Buzeqesh djali im
    Nuk i them as po, as jo
    Mos e humb djal-o

    Syte e tij shkelqejne
    Une shikimin s’ia ndal dot
    Plot me ndjenja dashurie
    Zemra m’u mbush plot
    Naten gjumi nuk me ze
    Zgjohem dhe dal ne ballkon
    Flas me henen, degjoj yjet
    Shpirti me kendon

    Zemren ia kam fal
    Djali ndoshta nuk e di
    Pres mengjesin te vij prap
    T’i fal syne e zi
    Do t’i them e dua
    Zemren ia fala une vete
    Bashke me djalin krah per krah
    Do ecim ne jete
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2005
    Postime
    10
    tung nga turqi
    une po don nje gje pyet e
    a ka edin ne ketu ky tekste kengesh ?



    --ju bu bu te keqene
    --dil moj dil buzen trandafil
    --e lum moj kush i ka


    if your can write this songs lyric

    ı will be very happy



    PS(me fal une po fol shqip shume keq)

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga iskenderbegSS
    --ju bu bu te keqene
    --dil moj dil buzen trandafil
    --e lum moj kush i ka
    Jububu moj tė keqen-ė

    Ēupe kush ta preu fustane
    Jububu moj tė keqen-ė
    Neneja me gjithe babane
    Jububu moj tė keqen-ė

    Shume te ngushte nen sqetull
    Jububu moj tė keqen-ė
    Ju thafshin moj kush ta ka qepur
    Jububu moj tė keqen-ė

    Oh sa shume te ka lezet
    Jububu moj tė keqen-ė
    Dukesh si thelleze ne dege
    Jububu moj tė keqen-ė

    Bandilli ta bleu nje tjeter
    Jububu moj tė keqen-ė
    Vish te rri, e mos mbaj te vjeter
    Jububu moj tė keqen-ė

    Fustanin mbaē me shendet
    Jububu moj tė keqen-ė
    Me bandill gezofsh perjete
    Jububu moj tė keqen-ė


    E lum moj kush i ka

    ē’po kendojne bilbilat
    o moj fushave, fushave,
    moj xhan me lule
    fushave

    o lum moj kush I ka
    e lum moj kush I do
    e lum ata bandilla
    qe lozin me to

    ē’po kendojne bilbilat
    o moj maleve, maleve,
    moj xhan me lule
    maleve

    ē’po kendojne bilbilat
    o moj puseve, puseve
    moj xhan me lule
    puseve


    Dil moj dil

    moj m’u bere per martese
    dil moj dil lulja me vese
    dil moj dil buzen trendafil
    dil moj dil te takosh bandill

    pa dil ti syri i zi
    po kush del aman si ti
    pa dil ti syri i zi
    po kush del aman si ti

    manxura e penxherese
    dil moj dil lulja me vese
    dil moj dil buzen trendafil
    dil moj dil te takosh bandill

    vetem hidhem syte e zese
    dil moj dil lulja me vese
    te t’i puth e le te vdese
    dil moj dil lulja me vese

    http://www.youtube.com/watch?v=9x4otGOmjAs
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #17
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anėtarėsuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    Mua me pelqen me shume ALbumi i ri I Ponit..."Dashuria Labe"

    Ka kenge sh te bukura...si : kam une e ke ti , Dashuria Labe etj..

    Vertet shume i arrire!
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  8. #18
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Poni eshte ylli i ri i muzikes vlonjate.

    Urime goces sepse eshte ti kepusesh koken per bukurine qe ka.

    Lere zerin pastaj...

    Ka lezet te degjosh pak muzik shqip qe te te kenaqe sepse na i shpifi sinon petlla
    vari leshte

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    I kėndova dhashurisė labe sepse ndihem labe 24 karat
    Kėngėtarja e njohur e muzikės popullore tė pėrpunuar Poni tregon pėr fillimet e karrierės sė saj dhe pėr suksesin nė kėtė gjini tė muzikės. Ajo tregon pėr “Dashurinė labe” qė ndjen nė shpirt dhe pėr albumin e saj me tė njėjtin titull. Kėngėtarja shprehet se karakteri i saj 24 karat lab ka bėrė qė ajo tė kėndoj kėngė labe dhe tė zgjedhi kėtė gjini tė muzikės. Kėngėtarja e njohur Poni shprehet se “Dashuria labe ėshtė e egėr por e vėrtetė. Labėt kur tė duan tė duan me tė vėrtetė, kur nuk tė duan nuk dinė tė shtiren, tė paktėn unė mendoj kėshtu”.

    -Si e ka nisur Poni karrierėn e saj artistike?
    Unė kam njė vit qė kam dalė nė skenė megjithėse kam kėnduar edhe mė herėt. Kam qenė e shkėputur nga Shqipėria pėr dy vjet dhe jam kthyer pėr tė bėrė diēka si albumi im i kaluar me kėngėn “Dale moj dale”.
    -Si ndiheni qė megjithėse ka dalė albumi juaj i ri vazhdon tė dėgjohetpėrsėri albumi i kaluar?
    Normalisht qė ndihem mirė, por jam ndjerė keq kur kam dėgjuar kėtė kėngė e cila ėshtė njė hit i dimrit, njė ditė nė rrugė. U ndjeva edhe mirė por mė erdhi edhe keq nė tė njėjtėn kohė.
    -Ju keni sjellė nė tregun muzikor njė rrymė tė re...
    Po, sė bashku me Adi Hilėn kemi sjellė diēka tė re. Kemi pėrzgjedhur materialet, dhe kėnga nga e cila ka marrė titullin edhe albumi “Dashuria labe” ėshtė kėnga qė unė kam mė pėrzemėr, dhe mėnyra se si ėshtė trajtuar nė videoklip ka qenė njė ide e imja, megjithėse kanė punuar njerėz tė tjerė, njė staf i madh pėr kėtė videoklip, ideja ka qenė e imja.
    -Mendon se e ka kuptuar publiku se ēfarė mesazhi pėrcjell albumi “Dashuria labe”?
    Qė nė momentin kur ka dalė kėnga e kanė kuptuar sepse ajo nė refren e thotė shumė mirė “Tė dua pėr kokėn tėnde, do vij t’i them satėme”, aty ėshtė labe 24 karat e gjithė shprehja dhe publiku arrin nė konkluzionin qė kėtė shprehje ia thotė labi labes. Pjesa “u tėrbofsh se na tėrbove” ėshtė njė mallkim?
    Nė fakt ai ėshtė njė mallkim me dashuri brenda, i cili thotė se, “nėse ti nuk do tė mė duash aq sa tė dua unė, u tėrbofsh se na ke tėrbuar”.
    -Si ėshtė dashuria labe?
    Dashuria labe ėshtė e egėr por e vėrtetė. Labėt kur tė duan tė duan me tė vėrtetė, kur nuk tė duan nuk dinė tė shtiren, tė paktėn unė mendoj kėshtu.
    -Nė shumė kėngė tuajat nė albumin e ri pėrdoret gajdja. Si e keni pėrshtatur kėtė instrument pėr kėngėt e jugut?
    Po, edhe pse gajdja pėrdoret pėr kėngėt veriore ne kemi gjetur njė gajde tė butė sepse nė albumin e parė unė kam patur mjaft shitje edhe nė veri dhe doja qė nė kėtė album tė ndėrthurja. Nė fakt kisha dėshirė tė kisha edhe kėngė polifonike tė shoqėruara me ēifteli, por nė njė album tjetėr ndoshta e realizoj kėtė dėshirė.
    -Albumi juaj i parė ka patur mjaft sukses. Po atė sukses ka patur edhe albumi juaj i dytė?
    Normalisht nė albumet e dyta bie pak kurioziteti, veēanėrisht kur janė shumė pranė njėri tjetrit. Albumi i dytė ka shkuar mirė dhe ndoshta edhe pak mė mirė se i pari.
    -Kur ka dalė albumi juaj i parė?
    Albumi i parė ka dalė nė muajin gusht vitin e kaluar, ka pothuajse njė vit.
    -Krijimtaria nė kėtė album ėshtė e re apo janė tekste tė pėrpunuara?
    Tė gjitha kėngėt popullore janė kėngė tė vjetra, por tė pakėnduara dhe tė pakonsumuara prej vitesh. Janė edhe katėr kėngė tė reja si kėnga “E kam unė e ke ti”, “Thashethemet” apo “Tė kam shpirt” janė kompozime tė pastra dhe tekstet janė tė rinj.
    -Si keni mundur qė tė grumbulloni materialet pėrkėtė album?
    Ėshtė e vėshtirė. Duhet tė shkosh edhe nė fshatra tė thell, tė takosh njerėz dhe tė mė japin tekstet dhe tė tė tregojnė melodinė e kėtyre kėngėve. Natyrisht qė gjetja e materialeve nuk ėshtė shumė komode, por kur gjen diēka qė ka vlera nuk quhen sakrifica ato.
    -Tė gjitha materialet janė nga Vlora apo tė trevės sė jugut?
    Jo, nuk janėvetėm nga Vlora. Ky album ka kėngė nga i gjithė jugu, por labėri si, Tepelenė, Gjirokastėr, etj.
    -Ju keni dhėnė koncerte edhe nė qytete tė tjera pėrveē Vlorės, si jeni pritur atje?
    Nė fakt pritjet kanė qenė tė mira. Nė Gjirokastėr sa herė kam shkuar biletat janė shitur tė gjitha shumė mė pėrpara se tė mbėrrija unė atje. Madje ka patur edhe reagime nga publiku i Tepelenės pasi nuk ka patur bileta pėr tė gjithė.
    -Mendoni se jeni prezantuar vonė nė skenėn shqiptare?
    Nė atė periudhė ka qenė ėndėrr tė kėndoje nė festivale. Unė jam kthyer me mendimin qė tė shkoj nė njė kompeticion me njė kompozitor tė mirė. Nė momentin qė erdha Adrian Hila, kompozitori me tė cilin bashkėpunoj, dėgjoi zėrin tim mė thė, “Ti je shumė karakter lab” dhe nėse do tė sjellėsh diēka tė bukur futu njėherė me kėtė ēfarė je. Mė pas mendova se bėra shumė mirė qė zgjodha kėtė gjini.
    -Nė ato momente kur Adi Hila ju drejtoi nė kėtė rrugė vazhdonit tė kishit pėrsėri dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė njė kompeticion?
    Po. Dėshira ishte e madhe, por mendoj se ėshtė mė mirė qė njeriu tė bėj atė qė i pėrshtatet.
    -Si mendoni se ėshtė mė mirė, tė kėndoni nė njė kompeticion apo tė bėni njė album dhe tė keni tė gjithė publikun pėr vete?
    Festivalet tė ngrenė nė nivel dhe tė japin njė tjetėr status, ėshtė normale. Unė i dua kompeticionet, por duhet qė tė kesh kujdes me ēfarė prezantohesh sepse mund tė jesh shumė kėngėtare e talentuar edhe me cilėsi tė mėdha vokale, por nė momentin qė nuk prezantohesh mirė tė bie tregu.
    -Nėse albumi i parė nuk do tė kishte sukses do tė guxonit pėrsėri tė bėnit njė album tė dytė?
    Jo. Natyrisht qė jo, tė paktėn jo kaq shpejt. Do pėrpiqesha tė bėja diēka mė tė bukur, nuk ėshtė e thėnė se dėshtove nė albumin e parė tė mos bėsh mė albume. Vendosa qė tė bėja albumin e dytė kaq herėt sepse shkoj mirė i pari.
    -Si ėshtė e mundur qė tė gjitha kėngėt tuaja ndryshojnė nga njėra-tjetra dhe janė tė gjitha tė bukura?
    Faleminderit. Normalisht nja album nuk mund t’i ketė tė gjitha kėngėt tė njė niveli, ėshtė normale, por ne jemi pėrpjekur qė t’i pėrzgjedhim me kujdes matrialet.
    -Nė cilėn nga kėngėt e kėtij albumi keni patur mė shumė emocione?
    Ėshtė kėnga “Shpirti im” dhe natyrisht “Dashuria labe” ėshtė kėnga nė tė cilėn kam kėnduar me shpirt.





    Marre nga gazeta SOT.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #20
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Dashuria labe ėshtė e egėr por e vėrtetė. Labėt kur tė duan tė duan me tė vėrtetė, kur nuk tė duan nuk dinė tė shtiren, tė paktėn unė mendoj kėshtu.

    Gabohesh moj rrushi,gabohesh Qekur intensiteti i dashurise/shtirja qenkan te perkufizuara gjeografikisht? Hajde mendime,hajde.Kam qeshur me lot!
    Mgjth,me pelqen si kengetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 04-09-2006 mė 05:29
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •