Lutja e Palaqos

Jam nje deshtak o ZOT, po te dua
Te dua marrezisht
Do me then ne te vetmen menyr qe di te dua
Sepse jam vetem nje palaqo
Ka tashme vite qe kam dal nga duart e tua
Ndoshta shpejt, kush e di
do te vij dita kur do te kthehem tek ti....

Qypi im esht bosh
Lulet e mija te thara dhe te pangjyra
Vetem zemra ime esht e paprekur

Me tremb varferia ime
Po butesia yte me ngushellon
Rri para teje si nje vazo e thyer
Po me balten time mund te besh nje tjeter ashtu si do ti

ZOT pranoje oferten time...
Jeta ime si nje fyell esht plot me vrima
Po merre ne duart e tua hyjnore
Muzika yte kalofte ne mua
Dhe ndermjet meje shkoft tek vellezerit e mi
U befte per ta ritem e melodi qe shoqeron hapat e tyre
Alegri e thjesht ne kete jete te veshtir...