Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Unhappy Vrasjet në familje për "çështje nderi"

    Vrasjet e nderit - nje tradicion i thjesht ne vendet muslimane apo i nxitur nga Kurani?




    Gjermani: 9 vjet burgim për një të ri turk, autor vrasjeje për shkaqe nderi

    13-04-2006



    Një gjykatë gjermane dënoi një të ri turk me 9 vjet e tre muaj burg se për vrasje me armë zjarri të motrës për, atë që njihet si “shkaqe nderi”.

    Gjykata e mori sot vendimin për 20-vjeçarin Ayhan Surucu, por liroi për mungesë provash vëllezërit e tij më të mëdhenj që akuzoheshin se kanë ndihmuar në vrasje.

    I riu qëlloi për vdekje 23-vjeçaren Hatun Surucu, kur ajo po qendronte në një stacion autobusi në periferi të Berlinit. Prokurorët thonë se viktima kishte ikur nga shtëpia për shkak të një martese me detyrim me një kushëri në Turqi dhe mendonte të jetonte vetëm me fëmijën e saj. Të afërmit nuk ishin dakord me këtë stil jete.

    Prokurorët thonë se kanë në plan të apelojnë atë pjesë të vendimit që la të lirë dy vëllezërit e tjerë.//lk
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cappuccino : 13-04-2006 më 15:42

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga Cappuccino
    Vrasjet e nderit - nje tradicion i thjesht ne vendet muslimane apo i nxitur nga Kurani?




    Gjermani: 9 vjet burgim për një të ri turk, autor vrasjeje për shkaqe nderi

    13-04-2006



    Një gjykatë gjermane dënoi një të ri turk me 9 vjet e tre muaj burg se për vrasje me armë zjarri të motrës për, atë që njihet si “shkaqe nderi”.

    Gjykata e mori sot vendimin për 20-vjeçarin Ayhan Surucu, por liroi për mungesë provash vëllezërit e tij më të mëdhenj që akuzoheshin se kanë ndihmuar në vrasje.

    I riu qëlloi për vdekje 23-vjeçaren Hatun Surucu, kur ajo po qendronte në një stacion autobusi në periferi të Berlinit. Prokurorët thonë se viktima kishte ikur nga shtëpia për shkak të një martese me detyrim me një kushëri në Turqi dhe mendonte të jetonte vetëm me fëmijën e saj. Të afërmit nuk ishin dakord me këtë stil jete.

    Prokurorët thonë se kanë në plan të apelojnë atë pjesë të vendimit që la të lirë dy vëllezërit e tjerë.//lk

    Sa interesant,turku paska vepruar sipas kanunit te Lekes !!!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Thumbs down

    Mbi 50 vrasje nderi ne Berlin

    Plumbin e tret e muar Hatan Sürücu sipas metodes mafijoze, duke vdekur e shtrire mbi tok.
    Hatun Sürücü ishte nje femer e re atraktive, e cila pikerisht kishte bere ashtu, sic kerkojne edhe ekspertet e integracionit: Ajo ishte shkeputur nga familja e saj dhe kishte majstuar jeten e saj si e pavarur dhe e vetedijshme. Kjo Ju be asaj kob.
    Ne diten, ne te cilen ajo duhej te pranonte diplomen si elektromontuese, u vra 23 vjecarja nga vllau i saj me tre plumba ne koke ne mes te Berlinit. Ai e perfundoi nje rrug me pervuajtje.
    Kunder deshires se saj e kishin marrur nga shkolla nxenesen e cila me deshire fliste gjermanisht dhe kishin martuar ne Anatolien lindore me dhune. Pas 2 viteve rrahje dhe kercenime, iku m femijen e saj per ne Gjermani.
    E fshehur nga Jugendamti, e perfundoi shkollen dhe me pas beri edhe nje profesion. Ajo fitonte, me ne fund parat e veta dhe u perkujdes vet per femijen e saj. Ne stilin e saj perendimor nuk i mungonin edhe miqesit me meshkuj. Tentime, per tu miqesuar me familjen, perfunduam me rrahje dhe kercenime: Se fundi, ishte Hatun e sigurt se do te vritej nga familja e saj.

    Me kete, ajo eshte njera prej me shume se 50 vrasjeve nderi ne keto 10 vitet e fundit, vetem ne Berlin. Shpesh i ngrë vajzat te cilat i rrezistojne marteses me dhune dhe qe kane stilin e te jetuarit perendimor (te integruar). Per te pengur kete, importojne 60% e turqeve te rinje, nuset e tyre nga Turqia, ne te shumten e rasteve nga lindja e pazhvilluar. Keto gra, jetojne pa kontakt me gjuhen gjermane dhe kulturen gjermane, dhe se bashku me prinderit patriarkal i edukojne femijet e tyre.

    Gjenerata e trete
    Rrezultati eshte tani gjenerata e trete e turqeve ne Gjermani, te cilet mezi flasin gjermanisht, nuk gjejne pune dhe ne rritje tendojne kah islamizmi. Dy turke, te cilat ja kane arritur te shkruajne libra mbi kete fenomen, e sinjalizojne opinjonin gjerman: Pergjegjes per kete, nuk eshte vetem shoqeria Macho-Turke, por edhe multikulturalizmi gjerman, i cili nuk ve kufinje e drejtesise dhe morale me vetedije.



    Artikel vom 13.04.2006 |KURIER-Printausgabe

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Turk hesapi mo. Pse kujto ti se ka ngel kaq mrapa Shqiperia? 500 vjet si thon pak.

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga buki19
    Sa interesant,turku paska vepruar sipas kanunit te Lekes !!!
    Kanuni i Lekes, Kodi i Hamurabit, jane shkruar ne kohe te caktuar per shoqeri te caktuara, ne mungese te nje qeverie te mirefillte me kushtetute dhe ligje. Presupozohet se njerezit, shoqerite zhvillohen disi.

    Por ti nuk ke turp qe merr mundimin te shkruash ne kete teme pa permendur asnje fjale per kete krim te shemtuar. Ajo vajze ishte martuar me zor/me mbleseri me kusheririn mezi i shpetoi asaj jete per dicka me te mire. Vellai i saj vrau motren dhe beri nipin e vet jetim. Si do e ze gjumi naten nuk e di.

    "Honor killing" nuk eshte vetem nje problem ne Gjermani, por dhe ne Angli me nje minoritet te konsiderueshem Indian dhe Pakistanez. Numrat nuk jane alarmante, megjithate eshte mentaliteti qe duhet denuar. Kur po shikoja lajmin ne euronews, po intervistonin disa te rinje turq. Disa nga djemte e denuan kete akt te shemtuar, por kishte dhe nga ata qe thane qe nuk do ta lininkurre motren te bente keshtu, dmth te linte burrin (qe e rrihte) dhe se jane te detyruar te mbrojne nderin e familjes.

    Mjere ato motra per keta vellezer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 14-04-2006 më 01:11

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Gjenerata e trete
    Rrezultati eshte tani gjenerata e trete e turqeve ne Gjermani, te cilet mezi flasin gjermanisht, nuk gjejne pune dhe ne rritje tendojne kah islamizmi. Dy turke, te cilat ja kane arritur te shkruajne libra mbi kete fenomen, e sinjalizojne opinjonin gjerman: Pergjegjes per kete, nuk eshte vetem shoqeria Macho-Turke, por edhe multikulturalizmi gjerman, i cili nuk ve kufinje e drejtesise dhe morale me vetedije.

    Kur po shikoja lajmin ne euronews, po intervistonin disa te rinje turq. Disa nga djemte e denuan kete akt te shemtuar, por kishte dhe nga ata qe thane qe nuk do ta lininkurre motren te bente keshtu, dmth te linte burrin (qe e rrihte) dhe se jane te detyruar te mbrojne nderin e familjes.

    djemte turq ne euronews nuk i beri pershtypje nje vrasje me paramendim te marre nje denim 9 vjet? duhet te indinjoheshin per kete denim qesharak.

    sa vjet u denua vellai qe vrau motren?
    9 vjet? eshte nje cmim i vogel qe duhet ta paguajne meshkujt myslymanet apo jo "per nderin".

    nese gjermanet do te kishin deshire te inkuadronin turqit ne shoqerine gjermane mund te denonin kete vellain me burgim te perjetshem.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Kanuni i Lekes, Kodi i Hamurabit, jane shkruar ne kohe te caktuar per shoqeri te caktuara, ne mungese te nje qeverie te mirefillte me kushtetute dhe ligje. Presupozohet se njerezit, shoqerite zhvillohen disi.

    Por ti nuk ke turp qe merr mundimin te shkruash ne kete teme pa permendur asnje fjale per kete krim te shemtuar. Ajo vajze ishte martuar me zor/me mbleseri me kusheririn mezi i shpetoi asaj jete per dicka me te mire. Vellai i saj vrau motren dhe beri nipin e vet jetim. Si do e ze gjumi naten nuk e di.

    "Honor killing" nuk eshte vetem nje problem ne Gjermani, por dhe ne Angli me nje minoritet te konsiderueshem Indian dhe Pakistanez. Numrat nuk jane alarmante, megjithate eshte mentaliteti qe duhet denuar. Kur po shikoja lajmin ne euronews, po intervistonin disa te rinje turq. Disa nga djemte e denuan kete akt te shemtuar, por kishte dhe nga ata qe thane qe nuk do ta lininkurre motren te bente keshtu, dmth te linte burrin (qe e rrihte) dhe se jane te detyruar te mbrojne nderin e familjes.

    Mjere ato motra per keta vellezer.
    Jo Lioness,nuk kam turp,vetem me vjen keq per ket femer te pa faj qe e perjeton fatin e shum femrave tjera e qe ndeshkohen sipas kanuneve e ndrgjegjeve te ndryshme.
    Turp ne te ken ata qe e postojn kesi far temash ne kete nenforum,e qe asgje s'kan te bejn me fe e sidomos me Kuran,dhe ata qe e lejojn te njejtat.
    Vrasje te ngjajshme ndodhin gjithkah neper rruzullin toksor,edhe Shiperia nuk ben perjashtim mirpo ate qe dua ta them une eshte se keto vrasje nuk mund te futen nen kete titull : "Vrasjet e nderit - nje tradicion i thjesht ne vendet muslimane apo i nxitur nga Kurani"? sepse s'kan te bejn asgje me traditen muslimane dhe Kuranin.Keto ngjajshmeri i shohin vetem ziliqaret dhe urrejtesit patologjik te Islamit.Selam.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    si nuk tha ndonje mysliman ketu qe i vjen keq per ate vajzen.

    Po normale,
    se duhet te vritet me gure per "çeshtje nderi" si ne kohen e moisiut
    vetem se ai djali i shkreti nuk gjeti gura ne mes te berllinit dhe u detyrua te perdorte arme zjarri, mbase edhe se nuk gjeti shpate per ti prere koken.

    I bej thirrje bashkise se berlinit qe te pajise qendren e berlinit me gura te posaçem per ekzekutime nderi. Nese nuk merren masa per kete kerkese do te thote se ne berlin nuk ka tolerance ndaj besimtareve qe te ushtrojne besimin e vet dhe ligjet e veta.

    Allahu e çofte ne parajse ate djalin,

    Zoti e çofte ne ferr.

    Fanatizmi fetar eshte plaga me e rende e njerezimit.

    A thua te jete feja prej Zotit?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    si nuk tha ndonje mysliman ketu qe i vjen keq per ate vajzen.

    Po normale,
    se duhet te vritet me gure per "çeshtje nderi" si ne kohen e moisiut
    vetem se ai djali i shkreti nuk gjeti gura ne mes te berllinit dhe u detyrua te perdorte arme zjarri, mbase edhe se nuk gjeti shpate per ti prere koken.

    I bej thirrje bashkise se berlinit qe te pajise qendren e berlinit me gura te posaçem per ekzekutime nderi. Nese nuk merren masa per kete kerkese do te thote se ne berlin nuk ka tolerance ndaj besimtareve qe te ushtrojne besimin e vet dhe ligjet e veta.

    Allahu e çofte ne parajse ate djalin,

    Zoti e çofte ne ferr.

    Fanatizmi fetar eshte plaga me e rende e njerezimit.

    A thua te jete feja prej Zotit?

    O xfiles,mos u bene patetik kot se koti,asgje s'ka ketu lidhje me fene.Eshte ne pyetje nje mentalitet,fanatizem dhe trashegimi e qoroditur,e qe ne kontekst te fese e vendosin vetem disa ndjellakeq.Feja i ndalon keto gjera.
    Bile nuk lejon qe te martohet dikush jasht vullnetit te lire.Po ashtu e lejon divorcin,si qe e ndalon rreptesisht torturimin e bashkeshortes.
    Por keto nuk vlejn per vllezerit si te kesaj fatezeze,te cilet me siguri i kan mbushur xhepat mire me lek,pardon,me euro.
    Ndryshuar për herë të fundit nga buki19 : 14-04-2006 më 10:16

  10. #10
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Sa koncept te bukur ka per nderin shqiptari.Vlereson femren,mashkullin,familjen,fisin,fshatin,qytetin,k rahinen,shtetin.

    Sa koncept qesharak dhe idiot ka turku per nderin.Shkon e vret te motren sepse kjo e fundit nuk donte te martohej me kushuririn por deshironte te jetonte jeten vetem ose me dike tjeter qe donte..

    Kjo se ka disa qe kembengulin per te perbashketa mes mentalitetit turk dhe shqiptar qe ne fakt pervec bakllavase,tas qebabit,e ndonje fjale tek tuk qe perdoret ne fjalor te perditshem asgje sna bashkon.
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Internimet
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •