“Sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.." Kolosianëve. 1:19,20
Qëllimi i Atit është që të përmbledhë të gjitha gjërat ne Krishtin. I dashur besimtar, a nuk duhet të jetë ky edhe qëllimi yt? Eshtë më se e dukshme, nqs se i hedhim sytë rrotull, se ky nuk është qëllimi i shumicës së Krishtërimit Amerikan (*). Ne jemi shumë të zënë me planifikime gjërash, me diskutime gjërash, me bërje gjërash dhe asnjë nga këto gjëra nuk e ka qëndrën në Krisht! Ne flasim për miliarda tema frymore si lutja, lufta frymore, ardhja e dytë, studimi i Biblës, ungjillëzimi, besimi, dashuria, dhuratat frymore, autoriteti dhe bindja, roli i gruas në Kishë, rregulli i Kishës në Testamentin e Ri, Kishat që mblidhen në shtëpi, etj, etj, etj!
KU ESHTE FOKUSIMI DHE QENDERZIMI NE ZOTIN JEZUS KRISHT? Madje dhe gjërat rreth Tij mund të na largojnë prej Tij, nqs nuk janë të qendërzuara në Të! Vetëm gjërat që janë nga Ai, mund të jenë për Të! Më lejoni të shpjegohem se çfarë nënkuptoj.
Le të marrim lutjen si shembull. Ne të gjithë lutemi shumë herë për shumë gjëra. Ne dëgjojmë për një nevojë dhe fillojmë të lutemi për atë nevojë. A është kjo lutje e lidhur me Jezus Krishtin, apo jemi thjesht ne që po përgjigjemi me shpirtin tonë? Lutja e vërtetë duhet të jetë në Atë, nga Ai, përmes Atij dhe për Atë. JEZUS KRISHTI ESHTE LUTJA! Ai ndërmjetëson gjithmonë para fronit të Atit.
Sipas Biblës, duhet që Krishti në ju të jetë Ai që lutet, dhe jo ju! Ky është mësimi i qartë i Romakëve 8 dhe Galatasve 2:20. Pjesa jonë në lutje është që të prekim Zotin në unitet të plotë, në mënyrë që Ai të lutet përmes nesh dhe në vendin tonë!
Krishti është Ai që lutet, Krishti është luftëtari që lutet, Krishti është ndërmjetësi dhe Krishti është vetë lutja! Lutja është ofrimi i vetë Birit tek Ati!
Eshtë e trishtueshme se shumë njerëz sot predikojnë një ungjill që nuk është Krisht! Ata predikojnë shumë rreth Tij, por jo shumë që është Ai. Njerëzit kanë studiuar shumë për të mësuar gjithçka rreth Jezusit nga Nazareti, për të Cilin lexojnë në Bibël, por kurrë nuk harxhojnë kohë që të mësojnë Krishtin që jeton brenda tyre! Ata kurrë nuk kanë pritur para Zotit për një zbulesë të thellë të Krishtit. Ungjilli i tyre nuk do të qëndrojë, sepse nuk ka lindur nga kjo zbulesë. Pali e kuptoi këtë dhe e dinte se ai mund të predikonte ungjillin në mënyrë efektive vetëm pasi të kishte marrë këtë zbulesë. (shihni Galatasit 1).
Ungjilli ynë i sotëm është i qendërzuar në njeriun. Ne u themi njerëzve se njeriu është qendra e planit të Zotit, dhe Jezusi gjithçka që bëri, e bëri për ne. KJO ESHTE TERESISHT E KOTE! Krishti është qëndra e planit të Zotit dhe çdo gjë që bëri Jezusi, e bëri për Atin!
Njerëzit besonin dikur se i gjithë sistemi diellor rrotullohej rreth nesh (tokës). Kur një astronom polak, Nikolla Kopernik, publikoi teorinë e tij heliocentrike, ai hasi në shumë kundërshtime. Njerëzit e kishin të veshtirë ta pranonin faktin se ata nuk ishin qëndra! Biri është qëndra e të gjithë universeve të dukshme dhe të padukshme!
Ju lutem … të shenjtë! Le të kthehemi tek Qendra jonë!
Shkruar nga Milt Rodrigues.
---------------------------------------------------------------------------------------
Shënim:
*-) Meqënëse autori është amerikan, ai sjell si shembull Krishtërimin Amerikan.
Krijoni Kontakt