Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Sabat-Thyesi!

    Derisa jam nė botė, unė jam drita e botės". Pasi kishte thėnė kėto gjėra, pėshtyu pėrdhe, bėri baltė me pėshtymė dhe leu sytė e tė verbrit me tė. Pastaj i tha: "Shko, lahu nė pellgun e Siloamit" (qė do tė thotė: dėrguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parė.
    Gjoni 9:5-7

    Ka disa gjėra qė janė shumė kuptimplotė nė kėtė mrekulli qė Jezusi kreu. Njėra ėshtė se mrekullia u krye nė ditėn e Sabatit (ashtu si nė shumė raste tė tjera). Tjetra ėshtė mėnyra se si Jezusi e kreu kėtė mrekulli. Tė dyja kėto aspekte tė kėsaj ngjarjeje shpalosin qėndrimin tonė karshi fesė. Nė fakt, ēdo gjė qė Zoti bėri, ishte pikėrisht pėr tė thyer atė natyrė fetare qė ėshtė brenda ne tė gjithėve.

    Origjinat e fesė
    Ti mbase mendon se nuk je fetar. Por unė po tė them, miku im, se ne tė gjithė jemi fetarė nė njė gradė apo nė njė grade tjetėr. Ne tė gjithė jemi fetarė nė lidhje me diēka. Madje dhe ateisti mė i deklaruar, ėshtė fetar nė lidhje me diēka. Nga e di unė kėtė? Eshtė fare e thjeshtė. Vetė themeli i natyrės sonė tė rėnė bazohet nė fe.
    Pema e njohurisė sė tė mirės dhe tė sė keqes pėrmbante esencėn dhe themelin e tė gjitha modelevė tė mendimeve fetare. Ju lutem, vėreni re se njohuria e sė mirės dhe e sė keqes, vijnė nga e njėjta pemė! A nuk do tė ishte mė e llogjikshme se e mira tė vinte nga nje pemė e ndryshme nga ajo pemė qė pėrmban tė keqen? Por jo, tė dyja kėto, e mira dhe e keqja vijnė nga e njėjta pemė! Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptohet para se ne tė vazhdojmė mė tutje.
    Sė pari, kjo pemė ka lidhje me njohurinė. Feja ka gjithmonė lidhje me njohurinė. Sa gjėra dimė ne pėr Zotin dhe Biblėn, sa gjėra dimė ne pėr ato qė Zoti kėrkon prej nesh, etj… Ju duhet tė mėsoni, ju duhet tė keni njohuri, Njohuria ėshtė pushtet!
    Sė dyti, njohuria pėr tė cilėn keni nevojė ka lidhje me tė mirėn dhe tė keqen. Cfarė ėshtė e mirė dhe cfarė e keqe? Cfarė ėshtė e bardhė dhe cfarė e zezė? Cfarė ėshtė pozitive dhe cfarė negative? Feja bazohet nė tė bėrin e gjėrave tė drejta dhe gjėrave tė mira. Nqs ti dėshiron tė jesh njė person i drejtė, ti duhet tė besh gjėra tė drejta. Nė fe, ne fokusohemi gjithmonė nė kėrkimin e sė mirės dhe tė njohjes sė tė bėrit sė asaj qė ėshtė e drejtė. Natyrsisht qė kjo nėnkupton se ne duhet tė gjykojmė diferencėn mes tė mirės dhe sė keqes. Kur ne tė shohim dikė qė vepron keq, ai duhet gjykuar. Zgjidhja pėr tė mos bėrė keq, ėshtė tė bėsh mirė. “E mira” bėhet kėshtu zgjidhja e problemit tė sė keqes nė botė.
    Natyrsisht, ne e dimė se shumė gjėra qė duken tė mira, prapa kanė njė motiv “tė keq”. Shumė herė ne japim nė mėnyrė qė tė tjerėt tė na njohin ose tė na nderojnė. Ky ėshtė veēse njėri nga shembujt e tė bėrit “mirė”, duke pasur njė qėllim tė “keq”. Kjo sjellje mund tė bėhet shumė e ngatėrruar dhe konfuze, sepse e mira dhe e keqja vijnė nga e njėjta pemė. E mira mund tė duket disa herė si e keqe dhe e keqja si e mirė! Dhe sa mė shumė qė kėto gjėra tė humbasin qartėsinė, aq mė e vėshtirė ėshtė dhe tė bėsh dallimin mes tyre.

    Pema e Jetės
    Jezusi tha se erdhi qė ne tė kemi jetė dhe jetė me shumicė. Kjo ėshtė e vetmja shpresė e jona pėr t’u ēliruar nga dilema e sė drejtės dhe sė gabuarės, e sė mirės dhe e sė keqes. Kur ne zgjedhim jetėm atėherė ne ēlirohemi nga feja.

    Tani le tė shohim me kujdes historinė qė tregohet tek Gjoni 9, kur Jezusi shėron njė tė verbėr. Mėnyra qė Ai pėrdori, i thyen tė gjitha rregullat fetare qė pėrfshihen nė ēdo “libėr”.
    Ai pėshtyu!
    Zoti juaj pėrshtyu nė tokė! Sa gjė e pacivilizuar… sa gjė pa dinjitet…ēfarė sakrilegji! Vetėm mendoni pėr kėtė pėr njė moment. Ai pėshtyu…

    Pėshtyrja ėshtė mbase gjėja mė jo-frymore qė dikush mund tė bėjė. Pėrveē kėsaj, a nuk ėshtė dhe e pėshtirė? Mos harroni se po flasim pėr pėshtyrje kėtu! Mbase kėtė mund ta presim nga njė duhanxhi, por jo nga Biri i Perėndisė. Ai theu gjithė protokollet fetare. Si mundi ta bėnte kėtė vallė? A nuk e dinte Ai mėnyrėn e duhur se si ta shėronte njė njeri? A nuk e dinte se si ta bėnte kėtė duke vepruar drejt.
    Secili e di se mėnyra e drejtė pėr tė shėruar dikė ėshtė me vaj, jo me baltėn e bėrė me pėshtymė! Ju merrni vajin qė ėshtė bekuar nga priftėerinjtė ose pleqtė dhe me tė lyeni ballin e tė sėmurit. Mė pas, ju vendosni duart nė kokėn e tė sėmurit dhe luteni “nė emrin e Jezusit”. Kjo do tė thotė se ju e pėrfundoni lutjen me shprehjen “nė emėr tė Jezusit” . Kjo ėshtė mėnyra e drejtė se si mund tė shėrosh dikė, megjithatė Jezusi nuk pėrdori bėri asnjėrėn nga kėto. Ai madje as nuk u lut pėr kėtė djalosh! Ai thjesht bėri baltė, e vendosi nė sytė e tij dhe i tha tė shkonte dhe tė lahej. Nuk ka asgjė fetare tek Zoti juaj! Ai gjithmonė bėn gjėra qė i dėrrmojnė tė gjithė idetė tuaja fetare

    Jeta e vendosur nė baltė
    Ajo ēfarė bėri Jezusi ishte me plot kuptim. Por, ne nuk e shohim kėtė sepse ne jemi tė ofenduar nga mėnyrat e Tij “jo-ortodoke” tė tė bėrit tė gjėrave. Ai e shėroi kėtė njeri nė kėtė mėnyrė pėr dy arsye.
    Ai donte tė thyente mentalitetin fetar dhe nga ana tjetėr donte qė tė zbulonte njė aspekt tjetėr tė Vetvetes. Ai mori diēka nga goja e Tij dhe e pėrzjeu me baltė. E thėnė ndryshe, Ai vendosi njė pjesė nga Vetja e Tij nė njė enė balti. Pali foli pėr kėtė: “Ne e kemi kėtė thesar nė enė tokėsore” . Ai e vendosi jetėn e Tij nė ne! Feja kurre nuk mundet tė na japė shikimin. Vetėm jeta e Tij tek ne mund tė na japė aftėsinė pėr tė parė me tė vėrtetė. Ne jemi tė gjithė tė verbėr. Ne jemi tė verbėr sepse jemi nė Adamin dhe Adami zgjodhi fenė nė vend tė jetės. Ai zgjodhi tė drejtėn dhe tė gabuarėn, tė mirėn dhe tė keqen, nė vend tė lirisė totale nė jetėn e Zotit. Krishti erdhi pėr tė na sjellė atė jetė. Ai na dha shikimin duke na dhėnė jetėn e Tij. “Nė Atė ishte jeta; dhe jeta ishte drita e njerėzve.”
    Jezusi e shėroi kėtė njeri nga verbėria gjatė Sabatit. Kjo, natyrisht, ofendoi tė gjithė fetarėt. Ata nuk ishin tė interesuar pėr jetėn. Ata ishin tė interesuar vetėm pėr tė qėnė tė sigurt se tė gjithė i mbanin tė gjitha rregullat dhe ligjet. Por kjo sjell vetėm dėnim dhe vdekje.
    Zoti juaj ėshtė njė Sabat-Thyes! Mbase Ai po pėrpiqet pėr tė shkatėrruar tė gjitha “Sabatet”, tek tė gjithė ne. A ka ndonjė “truall tė shenjtė” qė ju nuk dėshironi qė Ai ta prekė? Njė gjė ėshtė e sigurt: Ai dėshiron qė ju tė jeni tė aftė pėr tė prekur jetėn e Tij qė ėshtė brenda jush dhe kėshtu tė jeni tė aftė qė tė shihni mė shumė prej Tij.


    ------------------------------------------------------------------

    Vellezer dhe motra, jeni te ftuar te jepni mendimet tuaja rreth ketij artikulli....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Pėrshėndetje!




    Tė them tė drejtėn akoma nuk e kam kuptuar plotėsisht arsyen e shkrimit tė kėtij artikulli.



    A mund tė cilėsohet si njė 'kryengritje' ndaj sistemit tė sotėm fetar?



    A mund tė bėhesh mė specifik lidhur me kėtė temė? Kjo ndoshta do tė na jepte njė orientim lidhur me arsyen e kėtij shkrimi.



    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ky shkrim nuk eshte nje lloj kryengritje ndaj sistemit fetar, por thjesht nje zbulese.

    Thelbi i kesaj zbulese eshte :

    Se pari, origjina e se mires dhe e se keqes eshte e njejte. Kjo origjine ze fill tek Pema e Njohurise se te Mires dhe e se Keqes, Pema qe ju ndalua Adamit per t'u ngrene.

    Se dyti, kjo peme, eshte brenda cdo njeriu (dmth brenda meje, teje, etj...) me perjashtim te Krishtit. Te gjithe njerezit nga natyra e rene priren drejt moralit fetar.

    Se treti, tek ata qe pranojne Krishtin, Pema e Jetes, mbin brenda tyre. Dhe, per te thyer efektin e Pemes se Njohurise se te Mires dhe te se Keqes, Zoti perdor kryqin, ose ndryshe "Thyerjen". Kjo nga njera ane shkaterron efektin e pemes se njohurise dhe nga ana tjeter, lejon qe Pema e Jetes (dmth Krishti) te lulezoje brenda nesh....


    Ne lidhje me keto do doja te diskutonim....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •