Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk i perket muslimaneve shqiptare. Meqe shumica jane te tille atehere nuk ka asnje lidhje.
    Mos thuaj nuk "u perket muslimaneve" por thuaj nuk me perket mua si musliman. Nuk te ka rene barra ty te flasesh ne emrin e te gjithe muslimaneve te Shqiperise. Meso te flasesh ne veten e pare njejes.

    Nuk eshte Nene Tereza qe nuk u perket shqiptareve, je ti qe nuk je shqiptar, pasi ata shqiptare qe une njoh, pavaresisht se cilit besim i perkasin, tregojne respektin me te madh per kete grua te vogel ne trup e me zemer te madhe.

    Albo

  2. #22
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Quota Borix
    "Kristianizmi, ne tentacionin per ta shpjeguar boten si nje ferr dinamik, e ka kthyer boten ne nje ferr dinamik." Gonxhja ishte thjesht nje vegel e Papes, asgje me teper, aq me pak shqiptare...
    Borix shikoji lajmet per dy dite rresht dhe shihi se kush po e sjell ferrin ne bote dhe cfare te ben frymezimi i larte islam. Mos me bej te vazhdoj se ju doni te prishni temen me provokime qesharake qe flasin te kunderten.


    Quota Rejjan
    SA patetike qe jeni .

    Nuk i perket muslimaneve shqiptare. Meqe shumica jane te tille atehere nuk ka asnje lidhje. Ajo vete e pranon se eshte misionare e krishtere dhe se bamiresia e saj eshte ne lidhje dhe ne funksion me katolicizmin. Pra thote se nuk eshte bamirese shoqerore.
    Tani perse duhet ta nderojme me teper se sa duhet. Ne Shqiperi asaj i jane bere nderimet me te medha se ne te gjitha vendet e botes.
    Nuk e kuptoj cfare kerkoni ju alias avoketerit e saj me tepe se kaq ? Ta nderrojme tani emrin nga Shqiperi ne NeneTerezi ?
    As Shqiprise nuk i takon te jete ne Konferencen e vendeve Islamike pasiqe nuk jemi 100% myslimane, por sidoqofte jemi aty dhe nuk po dalim me protesta si ju per te na nxjerre prej andej. Tereza u be aq e madhe pikerisht se ishte e krishtere dhe kjo juve nuk ju pelqen. Tereza i perket Shqiperise e kombit shqiptar dhe jo islamistave mendjengushte qe bejne sikur na flasin per tolerance dhe nuk duan te njohin figura kombetare qe ja ngrejn ymrin kombit tone.
    Pale shkruan edhe me shkrim te nxire, se keshtu po i nxini emrin fese tuaj te paqes, sic thoni ju.


    Quota "shqiptaristi" forum126
    Sikur Nen tereza ta donta aq shume shqiperine sa politizohet ajo do e kishte lene kalkuten dhe do ishte kthyer ne Shqiperi.Mirepo lidhja me harixheshkat Indiane dhe shtmi i fallit ose leximi i fatit te gabeleve ishte me ngrohte se ndihma ndaj popullit Shqiptar.Te rroje propaganda Katolike .
    Nana Terez u rikthye ne Shqiperi dhe vazhdimisht ka treguar se mendonte e lutej per shqiptaret. Vetem permendja e fjales harixheshka prej teje, eshte tregues i vlersimit te ulet njerezor qe ti u ben njerzve te tjere ne bote qe nuk jane myslimane, se te ishin myslimane ato "harrixheshkat e gabelet" do i quaje motra ti. Dyfytyresh. Te rrofte propaganda islamike se motrat e Nenes Terez i ke ne Shqiperi duke ndihmuar te vobektit e te pashpreset, kurse misionaret arabet perhapin literature te shtypur ne arabin saudite.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Mos thuaj nuk "u perket muslimaneve" por thuaj nuk me perket mua si musliman. Nuk te ka rene barra ty te flasesh ne emrin e te gjithe muslimaneve te Shqiperise. Meso te flasesh ne veten e pare njejes.

    Nuk eshte Nene Tereza qe nuk u perket shqiptareve, je ti qe nuk je shqiptar, pasi ata shqiptare qe une njoh, pavaresisht se cilit besim i perkasin, tregojne respektin me te madh per kete grua te vogel ne trup e me zemer te madhe.

    Albo
    Albo mor kolopuē !

    Mos u inatos, njerezit nuk dine shume gjera dhe faktet ridimensionojne figurat.
    Moderator model je per bese.

  4. #24
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Nėnė Tereza - shpirt i kombit


    Bujar Leskaj*

    Gonxhe Bojaxhi e njohur kudo si Nėnė Tereza, ėshtė njeriu qė mėshirės i dha pushtet. Kumti i saj e kapėrcen kohėn, duke u shndėrruar nė njėsi e pakapshme pėr tė. Ajo iu shfaq botės nė kohė tė errėta pėr t’i dhėnė dritė. Shekulli qė prej pak kohėsh kaloi, qe i pasur nė histori dhe personalitete, por tė gjithė dhe gjithēka njohėn vlerėsime dhe kundėrshti, ndėrsa gruaja “e vogėl” jo, pa mėdyshje tė gjithė u bashkuan nė konsideratėn se Nėnė Tereza ėshtė shenjti i gjallė, sfera mė e epėrme e qenieve njerėzore. Ajo frymėzoi krahasimet e gjithkujt qė do tė harmoninė dhe virtytin. Gonxhja shqiptare u shndėrrua nė gjuhė, fjalėt e sė cilės njeriut i thanė dhe i provuan se dashuria ėshtė e mundur. At Zef Pllumi me origjinalitetin e patjetėrsueshėm, na jep kėtė pėrcaktim mbi marrėdhėniet e Nėnė Terezės me fenomenet e shekullit. “Tiranėt mizorė sot pėrēmohen edhe prej njerėzve tė vet. Bankierėt e mėdhenj, tė pasun, dinakė e “misėt” trupėbukurat flutura, lule tė vyshkuna, kanė mbetė pa emėn. Paradoks i madh i kėtij shekulli, Nanė Tereza e Kalkutės prej kombit tė shqiptarėve. Ajo nuk pati kurrė kapitale, as pushtet shtetnor: kje vetėm shpirti i dashunisė pėr jetėn, pėr njeriun e pėr Zotin, qė e bani tė madhe para njerėzve tė kėtij shekulli”.
    Si qytetar i kėtij vendi, por edhe si ministėr i kabinetit “Berisha”, gjej rast tė theksoj qė Nėnė Tereza nuk ka provokuar kurrė gjė tjetėr veēse mirėsi, paqe, dashuri, tolerancė aq sa kjo botė e madhe postmoderne pa madhėshtinė e asaj gruaje shtatbrishtė do tė ishte e mangėt. Ajo hyri nė mes tė lebrozėve, tė pėrbuzurve tė varfėrve, pa i pyetur kurrė tė ē’feje jeni, tė ē’race, kombi, vendi apo ngjyre. Ajo e mbėshtolli njeriun me petkun e humanizmit, duke u shndėrruar nė ikonė tė kėsaj ndjesie pėr tė gjithė globin. Ta konsiderosh atė vetėm si murgesha qė i pėrket botės katolike, do tė thotė qė ta zvogėlosh pafundėsisht. Do tė zemėroheshin hindutė, myslimanėt, ortodoksėt qė ajo i deshi pa dallime.
    Kur Nėnė Tereza merrte ēmimin Nobel pėr paqe, klika qė komandonte vendin e saj Shqipėrinė, e denigroi e madje nuk e lejoi qė tė vendoste njė tufė me lule mbi varrin e tė dashurve tė saj, duke na vėnė pėrsipėr njė njollė turpi, ndonėse para saj tė mėdhenjtė e politikės dhe shoqėrisė botėrore gjunjėzoheshin. Ajo nuk u zemėrua kurrė me ne, pėrkundrazi nė ēdo kontinent ajo ēoi frymėn dhe emrin e Shqipėrisė dhe i gjithė ky komb identifikohej me tė.
    Shqipėria e pas 90-ės te Nėnė Tereza gjeti forcėn pėr t’u ringritur, mori diēka nga ajo, duke iu afruar botės si populli i saj nė tė njėjtėn kohė Nėnė Tereza kuptoi qė shqiptarėt pa kurrfarė, dallimi e kishin pranuar atė si shpirt tė kombit. Kur nė vitin 2003 papa Gjon Pali i Dytė shpalli lumturimin e Nėnė Terezės, flamujt tanė kombėtarė, duke u valvitur hareshėm nė sheshin e “Shėn Pjetrit” nė Vatikan, te ēdo shqiptar sanksiononin njė krenari tė ligjshme, sepse mund tė thonin me plot gojėn jemi bashkėkombės tė Nėnė Terezės.
    Ndaj historisė ėshtė legjitime tė kesh opinione e qėndrime tė ndryshme, por ama besoj qė janė fort tė paktė ata shqiptarė qė nuk e kuptojnė dhe besojnė qė ADN-nė e kėtij kombi e kanė ngjizur emrat madhorė tė Gjergj Kastriotit, Buzukut, Budit Bogadanit Veqilharxhit, Kristoforidhit, Naimit, De Radės, i Qemalit, A Zogut, Konicės, Fishtės, Nolit, Gurakuqit, Rugovės dhe mė tepėr akoma emri i Nėnė Terezės.
    Nė kuadrin e politikave tė reja qė po ndėrmerr MTKRS-ja, qė konsistojnė nė ndėrgjegjėsimin ndaj vlerave kombėtare dhe forcimit tė kujtesės historike, ne realizuam kėtė monument dhe vendosėm qė tė respektojmė Shkodrėn, qyteti i cili ndėr mote ka qenė shembull qytetėrimi, kulture, bashkėjetese e tolerance pikėrisht i atyre vlerave qė Nėnė Tereza pėrēoi kudo nė botė. Nė tetor tė vitit 2005 unė si ministėr i Kulturės nga foltorja e teatrit “Migjeni”, propozova qė pikėrisht nė kėtė qytet, simboli universal i vlerave humane pra Nenė Tereza tė ketė pėrmendoren e saj dhe mbaj mend mirė qė shkodranėt m’u pėrgjigjėn me njė duartrokitje tė nxehtė, e cila ma forcoi mė tej bindjen time. Shkodra na flet pėrditė me historinė e saj, bash nė agimet e pavarėsisė Gjergj Fishta sė bashku me klerikėt myslimane tė qytetit bashkon me drita kishėn dhe xhaminė. Kjo dritė nuk u shua asnjėherė sepse ajo ėshtė emėruesi i pėrbashkėt i shqiptarisė, kjo dritė qė nga Shkodra ka ndriēuar mbarė botėn tonė. Kėtė dritė Nėnė Tereza e pėrēoi nė tė gjitha skajet, ēka tregon se toleranca nuk i buronte vetėm nga doktrina, por edhe nga raca tė cilės i pėrket.
    Ky detyrim i yni (dhe besoj i ēdo shqiptari) mendoj se do tė konkretizohet edhe nė qytete tė tjera si Vlora, Durrėsi apo Korēa, sepse ne e dimė qė lavdia e saj nuk ka nevojė pėr asgjė ndėrsa ndėrgjegjja, shpirti dhe tė vepruarit tanė kanė nevojė pėr tė. Ja ē’na shkruan ajo nė vitin e vrazhdė 1997; “Kujtoni se Zoti ka krijuar secilin prej nesh pėr gjėra tė mėdha; tė duam dhe tė na duan. Ky ėshtė kuptimi i jetės, tė cilin asnjė vuajtje nuk mund ta largojė prej nesh. Ēdo burrė, ēdo grua, ēdo fėmijė ėshtė vėllai im, motra ime dhe unė duhet t’i dua gjithsecilin, ashtu si Zoti na do tė gjithėve… Nėna po lutet shumė pėr tė gjithė popullin tim tė dashur tė Shqipėrisė, derisa secili tė mėsojė tė dashurojė deri nė dhimbje nė mėnyrė qė t’i sjellė paqe vendit dhe zemrave tė gjithsecilit. Le tė lutemi”. Pėr ta nderuar ashtu siē duhet Nėnė Terezėn dhe pėr tė pėrkufizuar mė mirė lidhjen shpirtėrore tė popullit tonė me kėtė shenjtore, MTKRS-ja dėshiron qė brenda kėtij mandati qeverisės tė mundėsojė fillimin e punimeve pėr tė ndėrtuar muzeun ndėrkombėtar Nėnė Tereza nė Tiranė.
    Duke ndjekur parimin e saj qė thotė “Dashuria ndėrton dhe urrejtja shkatėrron”, shoqėria jonė do t’i hapė vetes rrugė tė reja integruese.
    Unė jam i bindur qė Kėshilli Bashkiak i Shkodrės, duke iu bashkuar iniciativės jo vetėm tė ministrit tė Kulturės, por tė mbarė opinionit nė njė nga sheshet e bukura tė qytetit tė Rozafės do tė dijė t’i gjej monumentit tė Nėnė Terezės vendin qė i takon natyrshėm. Ky akt do tė jetė konfirmim i radhės i qytetarisė shkodrane e njė hop i ri tejet emancipues.


    *Ministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve

  5. #25
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Vertet habitem se pse vazhdohet te kundershtohet busti i shenjtores Tereze

    Duhet me konsideruar disa zhvillime

    1 Busti nuk do vendoset ne hyrje te Shkodres por ne nje shesh te qytetit [u degjuan ankesat e myslimanve]

    2 Propozimi per ndertimin e bustit nuk erdhi nga katoliket por nga nje perfaqesues i qeverise Berisha, ndoshta si ballance qe na futi ne Konferencen Islamike pa qene 100% myslimane.

    3 Tereza rrespektohet si figure boterore, si figure publike per meritat e saj si grua e dhembshur qe u be simbol i dashurise, perkushtimit, thjeshtesise, zemergjersise

    4 Tereza u vu ne bust per nga vlerat kombetare dhe emrin e mire qe na ka dhene, packa se vepra e saj mbart elemntin fetar pa te cilin ajo nuk do ish bere aq e famshme.

    5 Tereza eshte personifikim i vlerave te mira morale dhe si e tille figura e saj duhet perkrahur dhe prej myslimaneve qe i pelqejne vlerat morale.

    6 Ka kontribuar per Shqiperine e ceshtjet kombetare direkt [misionet bamirese, fjalet perkrahese, nuk mohoi gjakun shqiptar etjera] por edhe indirekt permes emrit te saj [Klinton e permend ate per vendimet qe mori ne luften per Kosoven]

    7 Maqedonia, por vecanerisht Kosova eshte shembull qe duhet ndjekur pasi zyrtarisht ka me shume myslimane ne perqindje por e rrespektojne nenen Terez me shume sesa te Shqiperise

    Disa nga monumentet ne Kosove ku nuk eshte bere gjullurdi hic per bustet






    ne Prishtine



    Gjakova

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Ceshtja e busteve apo kryqeve,po te mos ndalej nga muslimanet do te behej si puna e oranzhisteve irlandeze, ku cdo bust apo kryq do te ishte nje shenje federalizimi apo kantonizimi te rajoneve kristiane brenda SHqiperise, duke sjelle paoja te papara per unitetin kombetar
    Kur respekti e kalon masen kthehet ne servilizem e jargavitje si ajo e Ministrit Leckaj. Ne nuk jemi per te mos respektuar ate, ne jemi qe te mos teprohet dhe te mos perdoret figura e saj per qellime te dyshimta.
    Pastaj pse mitizohen disa gjera sipas qejfeve te disave. Kur ajo vete nuk eshte aq "pasionante" per Shqiperine, pse dalin disa "hot persona" dhe duan ta bejne ate si puna e Enverit ku cdo shtepi duhej te kishte portretin e tij.
    Tentativa te tilla e kthejne lirine e besimit ne diktat te njeres pale ndaj tjetres, imagjino ne rastin e diktatit te pakices ndaj shumices!

  7. #27
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Mos e nxij shkrimin aq shume se ti per hir te unitetit kombetar hape edhe kete teme si e si per te na treguar se Nena Tereze nuk eshte figure kombetare.

    Nuk ka teprim, pasi me shume monumente te saj ka Kosova sesa Shqiperia. Po juve duhet te shkoni andej nga Kosova per praktike fetare qe te mos harroni kombin dhe se cdo te thote rrespekt per figura kombetare.
    Disa myslimane e shohin shenjtoren Tereze vetem me syrin fetar, dhe jo si shqiptare. Tereza ne Shkoderen e kultures e tolerances u vu per te nderuar kombin qe ka nxjerre gra te ketij kalibri, dhe jo per te acaruar myslimanet e ndjeshem te Shkodres. Ndoshta e nxjerrin dhe myslimanet nje grua te madhe si ajo dhe hallall i qofte pastaj busti edhe asaj.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Rejjan
    Tentativa te tilla e kthejne lirine e besimit ne diktat te njeres pale ndaj tjetres, imagjino ne rastin e diktatit te pakices ndaj shumices![/B]
    Po mire a nuk asht diktat altoparlanti ne maje te minares qe ja fillon qysh ne 5 te sabahut, ti nxjerre gjumin gjithe qytetit pa dallim musliman, katolik a ateista.

    Per 50 vete qe shkojne ne xhami ne Shkoder, gjithe qyteti e ka takse me ndie altoparlanti mijra MGWAtt (te ishte zani natyral i hoxhes hallall), pra 5 here ne dite prej sabahut ne aksham, me ndie hoxhen 40-50 mije katoliket e Shkodres?

    Ti mund te thuesh "mbylli veshet".

    Po edhe ti mbylli syte kur te shif "kryqet", te pakten kryqet nuk bertasin.

    C'nevoje ka per cjerrjet ne arabisht, kur gjithkush ka sahat me zile, te komodina...
    nuk jena ne shek e 7 ne mes te shkretines... po ne qytet multifetar...

    Mgjate askush nuk ka ankue per kete simol (ezani) te fese muslimane, vec fondamentalistave po jua vrasin syte jo vetem kryqet por edhe figurat kombtare e nderkombtare.
    Dhe nuk asht aspak e vertet se muslimanet paskan ndale vendosjen e kryqeve, kryqet jane aty ku kane qene bile ishin shtue nja 2-3 ne Berdicce e Bushat.

    Personalisht nuk jam aspak per vendosje kryqesh ne zona te perzieme... mbasi sidomos ne fshatna njerezit jane injorante dhe e marrin per ters, keshtuqe ma mire mos shkaktu ndasina... por kur shkodranet e marrin e bijne si kryetar feje (mufti) nje katundar injorant prej Postrribes (valle s'paska mbete shkodran?) kto gjana priten......

  9. #29
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Po mire a nuk asht diktat altoparlanti ne maje te minares qe ja fillon qysh ne 5 te sabahut, ti nxjerre gjumin gjithe qytetit pa dallim musliman, katolik a ateista.
    Per 50 vete qe shkojne ne xhami ne Shkoder, gjithe qyteti e ka takse me ndie altoparlanti mijra MGWAtt (te ishte zani natyral i hoxhes hallall), pra 5 here ne dite prej sabahut ne aksham, me ndie hoxhen 40-50 mije katoliket e Shkodres?

    Ti mund te thuesh "mbylli veshet".

    Po edhe ti mbylli syte kur te shif "kryqet", te pakten kryqet nuk bertasin.

    C'nevoje ka per cjerrjet ne arabisht, kur gjithkush ka sahat me zile, te komodina...
    nuk jena ne shek e 7 ne mes te shkretines... po ne qytet multifetar...

    Mgjate askush nuk ka ankue per kete simol (ezani) te fese muslimane, vec fondamentalistave po jua vrasin syte jo vetem kryqet por edhe figurat kombtare e nderkombtare.
    Dhe nuk asht aspak e vertet se muslimanet paskan ndale vendosjen e kryqeve, kryqet jane aty ku kane qene bile ishin shtue nja 2-3 ne Berdicce e Bushat.

    Personalisht nuk jam aspak per vendosje kryqesh ne zona te perzieme... mbasi sidomos ne fshatna njerezit jane injorante dhe e marrin per ters, keshtuqe ma mire mos shkaktu ndasina... por kur shkodranet e marrin e bijne si kryetar feje (mufti) nje katundar injorant prej Postrribes (valle s'paska mbete shkodran?) kto gjana priten......
    Ti mire qe thu ashtu por Hoxha vete nderkohe ja ka fut gjumit dhe ka vene incizimin ti je duke e nigju ai po fle. Tek lagjja ime u be peticion se kam dhe Kishen Orthodhokse qe ja fillon kam dhe Xhamine afer qe fillon shume me heret dhe eshte e pamundur te flihet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #30
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    [QUOTE=Ermal 22]Vertet habitem se pse vazhdohet te kundershtohet busti i shenjtores Tereze QUOTE]

    Po me cudit qe nuk e din se pse e kundershtojne bustin e nenes se madhe! Sepse eshte e krishtere, o Ermal.....por jane pakice ata qe nuk e duan....Shumica e muslimaneve e duan Nenen tone shqiptare........

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •