Nga Pirro Prifti
Nuk mund të mos pranohet zhgënjimi dhe demoralizimi i madh popullor pas rënies së komunizmit në përgjithësi në vëndet e Europës qëndrore dhe lindore dhe në veçanti në Shqipëri.Boshllëku moral i lënë pas, krahas frikës për të ardhmen, frikës për të gjetur punë, frikës ndaj të panjohurës që quhej kapitalizëm dhe për më tepër edhe ndaj vetë polaritetit që kishte kapitalizmi, së vërtetës që sistemi në të cilin do të futej Shqipëria, ishte jo vetëm i panjohur, por njerëzit vunë re si kishte dallim midis publicitetit mahnitës televiziv për bukuritë e kapitalizmit me realitetin e egër për mbijetesë në këtë sistem. Problemi qëndronte se një pjesë e mirë e popullatës ishte mësuar me fenë e rreme-komunizmin, e cila përjashtonte Zotin dhe besimin ndaj tij nga realiteti komunist; kurse në kapitalizëm megjithëse zhvillimi ekonomik mposhti atë komunist, ideologjia kapitaliste në asnjë mënyrë nuk i zuri vëndin besimin tek zoti apo të krijonte nje fe të rreme si sistemi iluzionist i komunizmit.
Prandaj faji më i madh i sistemit që kaluam nuk qëndronte vetëm tek varfëria që na la, tek principet e barazitizmit në pagesë, sepse varfëri ka dhe në kapitalizëm por shpresa për mbijetese në këtë sistem është e fortë dhe ka optimizëm, kurse në socializëm shpresa për një të ardhme më të mirë u venit ashtu si dhe udhëheqësit demodé që përkrahën një dogmë të rreme. Pra, megjithëse në një sistem , nëse e krahasojmë me një rreth i cili ka një anë që e sheh dritën dhe anën tjetër që është në hije ashtu dhe në këtë sistem ka anën materiale apo pjesën e interesit material por ka dhe anën morale e cila ndikohet nga Deizmi apo më mirë monodeizmi.
Në vëndet ish-komuniste jo vetëm u prek dhe u refomua sistemi material me idenë e mirë dhe utopike në fillim për rishpërndarjen e të mirave materiale, por u prek edhe ana tjetër shpirtërore; komunistët ekstremistë shqiptare kërkuan të zëvëndësojnë fenë me ideologjinë duke dhënë të kuptojnë që feja e re marksizmi do të ishte feja e shqiptarëve, dhe më e keqja ishte se disa e besuan. Heqja e fesë me detyrim krijoi precedentë të rrezikshëm në drejtim të amoralitetit në shoqërinë shqiptare.
Mungesa e besimit fetar dhe lënia pas dore e punëve shpirtore të moralit fetar krijoi atë që thuhet: “i paralajmëruari i shpëtuari”, por që populli dhe më tepër rinia u manipulua me ideologjinë e re. Klasikët e komunizmit mund të krahasohen në sentencën:’ Ruhuni nga Profetët e rremë. Ata duken vërtet si dele që i takojnë kopesë por në të vërtetë janë ujq që kanë dalë për gjah. Ju mund t’i njihni nga ajo që bëjnë’ (Testamenti i Ri, Mateu,7:15). Ndryshimi i epokës krijoi boshllëkun moral krahas zhgënjimit dhe humbjes së shpresës për një jetë materiale në të ardhmen (krahas idesë se kapitalizmi është më i mirë si sistem).
Boshlleku shpirtëror shkakton atë që mund ta perifrazojmë me sentencën: ’Kur shpirti i keq largohet nga njeriu, bredh nëpër vënde të shkreta duke kërkuar vëndbanimpor nuk gjen. Pastaj thotë me vehte. Do të kthehem në shtëipinë time të mëparshme. Kthehet dhe e gjen shtëpinë të rregulluar, të zbrazët të pastër..pastaj merr me vehte shtatë shpritra më të këinj se vehten…kështu gjëndja bëhet më e keqe se e para… kështu do t’i ndodhë këtij brezi të prishur’(Testamenti i Ri, Mateu, 12:43,44,45,46).
Principet morale të popullit shqiptar ashtu dhe të popujve të tjerë kanë një ngjyrë të fortë të besimit fetar të monodeizmit i cili është respektuar dhe respektohet edhe sot në përgjithësi si tek ne ashtu dhe në shumicën e popujve të botës me besimin monoteist. Furtunat invazive në territoret e shqiptarëve vetëm kanë përforcuar këtë besim tek nje zot i vetëm, pavarësisht se dikush i thotë Allah (çifutët i thonë Eliah) e të tjerë i thonë Perëndi. Komunizmi manipuloi shpirtin e shqiptarëve edhe nëpërmjet thënies së diktatorit që për të justifikuar veprimet e tij përmëndi një thënie të Marksit që ‘shqiptarët nga natyra nuk janë shumë fetarë’.
Sot gjatë periudhës së tranzicionit ç’po ndodh ? Megjithëse u rivendoën besimi fetar, megjithëse rivendosën raportet e drejta shtet dhe fe nëpërmjet mos ndërhyrjes në punët e brëndshme të njëri tjetrit, nëpërmjet vendosjes në kushtetutë të një shteti laik, problemet morale dhe shpirtërore vazhdojnë të mbeten problematike në shoqërinë e re shqiptare. Duke qënë në një gjëndje boshllëku shpirtëror pas rënies së komunizmit shumë shtresa të popullatës kryesisht ato të varfra, por edhe ato që u pasuruann shpesh e harruan zotin dhe vazhdojnë të kenë një zot tjetër në vënd të zotit të vërtetë Paranë.
Por ajo nuk është gjithçka. Rrënimi moral i shkaktuar nga dy faktorë të rëndësishëm . faktori material pra gjëndja e varfërisë dhe ajo shprtërore pra mungesa e një besimi të fortë tek Zoti për arsye si të ateizmit të detyruar por të përkohshëm komunist ashtu dhe të boshllëkut shpirtëror të shkaktuar nga ideologjia marksiste bëri që shqiptarët t’i ngjajnë atij që thuhet në fjalën e urtë :’ Nëse i edukon njerëzit pa Fe, atëhere do t’i bësh djaj të zgjuar’. Këta djaj të zgjuar të arsimuar, por pa frerin e Fesë kanë hyrë dhe i kanë hypur shtetit dhe pushtetit dhe po gëlojnë në të gjitha aspektet e shoqërisë shqiptare.
Pra një nga faktorët e zgjatjes së tranzicionit , një nga faktorët e mungesës së stabilitetit në vënd, një nga faktorët e mungesës dhe mos dëshirës se zbatimit dhe të respektimit të ligjit si nga individët e shoqërisë ashtu dhe nga disa politikanë, të ashtuquajturit njerëzit e shoqërisë civile, disa njerëz te medias TV është mungesa e besimit tek Zoti në një pjesë të popullatës shqiptare. Dhe kjo është e rëndë. Është e vërtetë sentence e Xh.B.Shou: ‘ Nuk ka krim më të madh se të jesh i varfër’, sepse varfëria sjell dhurata të këqia për popullin si kriminelin, tutorin, prostitutën, drogaxhiun, të papunin. Megjithatë nëse do të kishin edhe një fije floku besim tek zoti këta njerëz do të kishin shpresë për tu kthyer dhe për të bërë një jetë të ndershme. Por çndodh me krahun tjetër të shoqërise plot halle shqiptare, me të sapo pasuruarit e rinj, me të sapo bërë djathtistë apo me të pasurit e së ashtu quajturit të majtë?
Ata, si ekstremi tjetër nuk kanë ‘as din dhe as imam’ por rendin pas parase. Sigurisht në kapitalizëm ka të pasur e të varfër dhe këta kanë qënë që kur u krijua bota dhe nuk mund të barazoheshin sipas doktrinës së rreme të komunizmit. Por të pasurit në vëndet e zhvilluara kapitaliste dhurojnë, bëjnë diçka nga tepricat e tyre. Le të ndihmojnë kishën dhe kultet e tjera fetare, le të ndihmojnë të varfërit në mënyra të ndryshme. Ndryshe do të ndodhte: ‘Ju nuk keni pranuar të përmirësoheni… ju mund të vazhdoni kështu, por kur t’ju bien pasojat atëhere do ta kem unë rradhën të qesh me ju…Pastaj ju do më thërrsini por unë nuk do t’ju përgjigjem’ (Testamenti i vjetër, 1:25,26,27,28). Është koha që të kthejmë sytë nga Zoti.
Sot.com.al
Krijoni Kontakt