Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Vend pune per...sekretare

    Pėrmbysja e vlerave femėrore

    Edlira Gjoni

    Nė faqen e internetit me adresė www.albic.net (goxha prestigjioze), lexova me ēudi tė ēakorduar kėtė njoftim shokues (pėr perceptimet e mia): Njoftim pėr vend tė lirė pune: Firma e mirėnjohur “ Schwarzkopf” kėrkon tė punėsojė njė femėr pėr vendin e sekretares personale tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Filialeve, dega Tiranė. Konkurrentet duhet tė pėrmbushin cilėsitė e mėposhtme: Tė jenė shumė tė paraqitshme dhe tė kenė mbaruar shkollėn e mesme. Konkurrentet e gatshme pėr njė orar pune fleksibėl do kenė pėrparėsi. Paga varion nga 350-500 euro/muaj nė varėsi tė kushteve tė punės, me mundėsi rritjeje tė ndjeshme pas fitimit tė vendit tė punės nė rast VLERESIMI pėr gatishmėritė e treguara.
    Personat e interesuar tė dėrgojnė CV-nė (e detyrueshme) dhe 3 fotografi (e detyrueshme). Fotografitė duhen tė mėdha dhe tė ndryshme nga njėra-tjetra. Ato duhet tė jenė sa mė tė realizuara, qė tė duken sa mė qartė cilėsitė tuaja fizike.
    Pavarėsisht skepticizmit me tė cilin mund tė gjykohen pikėpamjet mbi kėtė njoftim diskriminues, ėshtė e vėshtirė tė gjenden justifikime pėr nėntekstin poshtėrues tė tij. Nėse lajmėrimi do tė bėhej pėr njė konkurs bukurie, sfilatė mode apo agjenci promocionale, njoftimi nuk do tė vihej re. Kriteret e kėrkuara do ta bėnin patjetėr tė kuptueshme kėmbėnguljen pėr tė tėrhequr vetėm vajza joshėse. Por, ku qėndron merita e tė qenit me kėmbė tė gjata dhe “gatishmėri” qė tė ēon nė rritje page, nėse oferta qė tė bėhet ėshtė tė jesh “sekretare personale”?! Pėrse duhen tre fotografi me pėrmasa dhe module tė ndryshme, qė tė tregojnė “sa mė qartė cilėsitė fizike” nė njė aplikim pėr njė punė qė nuk ka tė bėjė me demonstrimin e “virtyteve” fizike? Eshtė ironike tė mendosh se tė parat qė bien viktimė e kėtij diskriminimi janė vetė ato vajza qė pranojnė tė aplikojnė, apo tė punojnė nė njė pozicion tė tillė. Nė stėrmundimin pėr tė nxjerrė nga arsenali i fotove pa motiv tre mė tė bukurat, duke u joshur nga njė pagė nė rritje dhe termi “drejtor”, shumė prej tyre kanė veshur takat e holla dhe i janė drejtuar me ego tė shkelur zyrės rekrutuese. Mbase kjo ėshtė arma e tyre e vetme dhe betejat e sotme tregojnė se fitohet vetėm kėshtu. Por, ushtrisė sė tyre iu shtohen me zor edhe shumė tė tjera qė nuk shohin mundėsi tjetėr pėrveē “shitjes sė imazhit” pėr tė zėnė njė vend. (Shpesh shumė tė pėrkohshėm, si freskia e fizikut tė tyre)!
    Eshtė shumė tunduese kureshtja pėr tė parė rendimentin e punės sė njė sekretareje personale&co, qė shkon nė punė me pantallona treēerekėshe dhe dekolte transparente! Pirgun e letrave, fakseve, dosjeve apo dokumenteve pėr t’u sistemuar, sigurisht qė duhet ta bėjė nė kohėn e lirė (nėse ka), ose ta lerė nė dorėn e koleges sė zyrės. Kjo lloj kolegeje pėrgjithėsisht ka fytyrė tė paprekur nga bojėrat, paraqitet me kostum nė punė, vesh kėpucė tė sheshta dhe i mban flokėt tė kapura. KJO ėshtė sekretarja e vėrtetė...qė merr madje edhe udhėzime prej tė emėruarės pėr “arritje nė detyrė dhe paraqitje shembullore fizike”. Nė shėrbimet e shumta bankare jashtė Shqipėrisė orientohesh lehtė falė uniformės identifikuese qė veshin tė gjitha punonjėset (kryesisht femra). Nė vizitat e kėtushme bankare, vihet re gara e paepur e stafit veshur me ngjyra ylberi pėr podiumin e veshjes me “nė modė”(qė nuk ka fare lidhje me vendin e punės).
    Kjo ėshtė pamja qė tė shfaqet gjithandej ku femrat janė tė punėsuara me shumicė, nė zyra dhe ambiente administrative, shtetėrore apo private qofshin.
    Realisht, a ekziston ndonjė kriter pėr tė marrė, pasur apo ruajtur njė vend pune kėtu tek ne?
    Njoftimet si i mėsipėrmi i shtyjnė femrat tė orientohen drejt harbimit psikologjik, i zhveshin ato nga vlerat apo meritat e personalitetit dhe shkaktojnė njė traumė tė vėrtetė nė besimin e tyre nė vetvete, tek aftėsitė apo investimet qė kanė bėrė pėr t’u formuar profesionalisht.
    Pėrderisa vėmendja e punėdhėnėsve si i mėsipėrmi pėrqendrohet tek “aftėsitė dhe pėrkushtimi fizik”, vėshtirėsohet akoma mė shumė procesi i vendimmarrjes pėr tė aplikuar apo shpresuar se mund tė gjesh apo tė mbash njė vend pune, nėse nuk i zotėron fleksibilitetet e kėrkuara! Femra shqiptare po orientohet kėshtu me detyrim drejt idesė se personaliteti, karakteri dhe profesionalizmi nuk janė thelbėsore, madje as nuk vlejnė, nėse i jep pėrparėsi gjenetikės dhe shfrytėzon lotarinė e paluajtur tė saj. Nėse hierarkitė do tė funksiononin siē duhet edhe kėtu si nė Evropė (ku lajmėrime tė ngjashme ēojnė para drejtėsisė hartuesit), firma qė pėrcakton kritere tė tilla nė kėrkesat e saj dhe qė akoma mė keq, i publikon ato, pėrfundon para dyerve tė gjykatės. Sepse me kėtė lloj lajmėrimi poshtėrohet tė qenit femėr, diskriminohen aftėsitė e saj profesionale, nėpėrkėmbet dinjiteti dhe shkelet krenaria e tė qenit pikėsėpari njeri i formuar, pastaj femėr e bukur (nėse)!
    Nėnvlerėsohet haptas kėtu kapaciteti dhe vlera profesionale, duke injoruar faktin se nevoja me e madhe emocionale e njė personi, ėshtė tė ndjehet i vlerėsuar.
    Dhe vlerėsimi pėr kriteret qė kėrkon lajmėrimi qė sot shokon me vėrtetėsinė e tij, ka zhvlerėsuar pėrfundimisht sistemin e parimeve sipas tė cila kujtojmė se orientohemi.

    "Panorama"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Kjo firme me cfare merret ? Duhet kuptuar dhe biznesi qe permben firma mbase eshte ndonje firme e tipit Playboy ne Shqiperi ?
    ps: pervec se eshte per te qeshur dhe qesharake eshte vertete nje realitet i hidhur i gjendjes ne Shqiperi ku femra nuk trajtohet sipas cilesive te saj po sipas karakteristikave fizike si te ishte mall .

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kur do veja ne TR, me qe do rrija goxha kohe, po shikoja per ndo nje vend pune qe te kem dicka per te bere gjithe diten, sidomos paraditeve dhe ne oret e vapes qe s'dilet dot. Thuajse c'do punesim ne Shqiperi kerkonte femra te "paraqitshme," si edhe foto, a thua deshen modele (kontrolloni www.njoftime.com per vertetime). Imagjinoni synimet e tyre se shpesh as imagjinata s'eshte kaq e tmerrshme sa realiteti. Gjithsesi ma lehtesoi punen sepse e dija se KU te mos shkelja. Kerkonin diku nje arkitekte, nen 35, e paraqitshme... me beri cudi. C'ka pamja te beje me arkitektet? Mesuan llac & tulla kur dolen nga Shqiperia, e tani qe u kthyen bejne sikur jane bosa... kapen qiellin me dore, te shkretet, se mesuan si te benin llac.

    Kuptohet pse per sekretare shpesh kerkojne vajza te shkathta, te paraqitshme, tip i hedhur sepse shpesh here sherbejne si first impression per kompanine. Kam qene sekretare dhe organizuese events per nje firme ne Shqiperi, qe nuk eshte njesoj si sekretaret ketu ne Amerike qe gjeneralisht merren vetem me telefonata, orare takimesh dhe shkrime. Nqs psh do kisha turp te kerkoja per udhezime se ku eshte kjo filan ndertese etj., s'do me jepnin nje mendim te dyte e do me kishin hequr nga puna me shqelma si njeri inkompetent, qe ne kete rast vertete do isha e tille.

    Kesaj rradhe nepermjet miqve m'u ofrua nje vend pune ne nje klinike dhe nje tjeter tek muzeu historik, te dyja ne TR. Nuk u ve faj atyre qe zene vende pune me miqsh se s'i zihet bese tjetrit. Po ata (firma, bosat) te pakten e kane idjotesine & fshataresine te shkruajtur ne balle.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    O Leila do punosh ne Shqiperi ? lol Po ti per pushime po shkon ? Jua ka bere jeten vetem pune pune ajo e shkrete Amerike

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Pse, mi... une rri disa muaj, minimumi 3 muaj, jo 2 jave si shumica. Njerezia kane hallet e veta, s'do me vijne mua pas 24/7. Le qe kush u jep atyre pushime 3 mujore? Pastaj lekun qe e nxjerr e fus prap ne xhep, kam liri ekonomike se te rrish pa pune 3 muaj te vitit eshte shume rraskapitese per xhepin se pasanike s'jemi bere... akoma Ku do shkosh pa leke? As ne plazh jo se duhet paguar varka & cadra bashke. Ne fundjava, lezeti eshte te marresh makinen e te kalosh kufirin e Shqiperise, qe mua dhe burrit na pelqen shume. Mbasditeve gjate javes del me shoqerine (perfshi dhe burrin qe e kam "shok" me benefica behemi gjithe ai grup i madh) per pije apo ne ndo nje klub. Paraditeve & ne dreke te merret fryma ne vend atje. C'do bej ne shtepi? Do shoh kengetaret e llangosura te kapardisen ne ekran? Atyre qe jetojne jashte Shqiperise u mungon menyra e jeteses jo fakti se s'punojne kur vene. Te rrish pa pune aq gjate & vetem, te dalin trute nga koka... pushimet kane lezet kur jane 1 jave a 2.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    E mire se mua mu duk pak e cuditshme se kur degjova qe pune e leke ska per ata qe jane aty jo me ne . po mbase po te njohesh njerez e gjen i pune e sa do te paguajne sidoqofte a ja vlen paga .
    O goce po te japin leje amerikonet ty 3 muj mi ? apo je akoma ne shkolle .

    Vallaj un ku isha skisha leke po shume mire ja kalova se shoqeria paguante per gjithcka .

    Plus qe ato tre muaj mund ti harxhosh duke pare evropen ja un psh pashe Turqine , greqine e shqiperine njeheresh , i fut edhe i xhiro heres tjeter itali france gjermani vitin tjeter edhe ne rregull jam me planin e te udhetuarit .. nji kshu dmth . po puna ne shqiperi do jete e lehte ma merr menja se nuk lodhesh shume .

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ne Shqiperi ne fundjava mund te shkosh ne Mal te Zi apo Maqedoni, qe eshte goxha nice, maje malit me makine ku te pelcasin daullet e veshit. Une qejfin aty e kam, te udhetoj me ndalime si US-Angli-Greqi-Shqiperi ose me traget nga Bari ne Durres, ose me tren... Turqine akoma s'e kam shkel. Rri nga 2-3 dite te secili vend-ndalim dhe kenaqesh ashtu. Benefica te jetes studentore... qe po me merr fund se shpejti. Kush e di, i rihyj shkolles prap vetem se me pelqen keshtu.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Shume denigrues ai postimi per pune. Megjithate une kam nje shoqe qe punon sekretare ne nje firme ne shqiperi dhe ajo shkon shume mire me shefin.

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Shume denigrues ai postimi per pune.
    e pse qenka denigrues postimi per pune?

    une nuk do kisha deshire, biles do ofendohesha, te isha para nje sekretareje me syte e shtrembert, me buze te shtrembta etj. sepse do ishte per mua si klient nje denigrim.

    jo na paraqisni zyren ne nje banjo publike qe te mos denigrojme sekretaren.



    ka vende te tjera per vajzat jo te bukura.
    boll me pallavra qesharake forumiste.

  10. #10
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    e pse qenka denigrues postimi per pune?

    une nuk do kisha deshire, biles do ofendohesha, te isha para nje sekretareje me syte e shtrembert, me buze te shtrembta etj. sepse do ishte per mua si klient nje denigrim.

    jo na paraqisni zyren ne nje banjo publike qe te mos denigrojme sekretaren.



    ka vende te tjera per vajzat jo te bukura.
    boll me pallavra qesharake forumiste.
    postimi eshte denigrues sepse eshte nje kerkese e hapur per gjera te tjera...

    Sigurisht qe pamjen e vleresojne te gjithe dhe te gjithe mund ta kene nje mendje per te zgjedhur nje sekretare te bukur, po kjo eshe nje plus, jo nje kusht thelbesor per te qene sekretare.

    Mendo veten tende psh. Nese ke nje aktivitet privat dhe kerkon nje sekretare, e kerkon sepse ke nevoje per ndihme. Nje njeri i papergatitur sado i bukur te jete nuk ta jep dot kete ndihme. Keshtu qe ti si aktivitet paguan nje njeri kot.

    Aaaaaaaaaaaaaa, nese kerkon nje shoqeruese fikse, kjo eshte pune tjeter...
    ne ate rast njoftimi nuk do te ishte denigrues, mjaft te thuhesh ne te "kerkoj shoqeri...paga aq..." Megjithese kjo se si quhet...ah po, prostitucion!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  2. Nėntėvjeēari studion nė kolegj
    Nga new-man nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 12:52
  3. Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit Amerikan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:19
  4. Sekretaret, pertej pushtetit te sekreteve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 18:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •