Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Jeta eshte e cuditshme!!! Maska e *SaBiNa*
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    82

    Tashme mund te te them LAMTUMIRE...

    Gjithmone ngelet dicka pa u thene..shpesh per mungese mundesishe,ndonjehere ngaqe personi te cilit ke dicka per ti thene nuk do te te degjoje,madje ndonjehere dhe kur ke mundesine te shprehesh nuk gjen fjalet e duhura dhe s`thua asgje ose thua dicka krejtesisht tjeter..
    Miq forumista ju ftoj te shkruani gjerat qe ju kane mbetur pathene dikujt qe eshte apo ka qene pjese e jetes suaj...

    ...S`ka kaluar shume kohe dhe plaga e shpirtit eshte akoma e hapur dhe dhemb shume..,e di ndoshta keto rrjeshta s`do i lexosh kurre por kjo s`me pengon te te them qe te kam dashur shume,madje akoma eshte nje pjese e imja qe te DO..
    Ditet e para e kisha shume te veshtire te mesohesha me idene qe s`isha me pjese e jetes tende,brenda meje “zhvillohej” nje lufte e pameshirshme ndjenjash mes urrejtjes dhe dashurise per ty dhe te vetmet momente qe gjeja pak qetesi ishin ato kur qaja dhe nxirrja te gjithe mllefin dhe trishtimin qe kisha ne shpirt..,Me pas kjo u zbeh dhe fillova te fajesoj veten time se mos ndoshta kisha bere dicka gabim,por jo as kjo s`ishte..Nqs te dashurosh dike me gjithe shpirt,te tregosh kujdes per te eshte gabim ath ky ishte i vetmi gabim qe une bera ne lidhje me ty..
    Nuk po kerkoj pergjigje per “Pse-te” e mia madje tashme s`ka me te tilla,s`dua te gjykoj sjelljen tende,ndonese me lendove pamase,perkundrazi une pranoj c`do zgjedhje te bere nga ti,eshte e qarte njerezit s`eshte e thene te ecin ne te njejten “rruge” per shume kohe..
    Te thoja gjithnje qe e urreja largesine dhe kohen pasi ato shkaterrojne cdo gje dhe kshu ndodhi ndonese per ty isha e gatshme te beja cdo lloj sakrifice pa u mendur dy here..
    Do doja te gjeja forcen brenda meje per te te thene KTHEHU TEK UNE ashtu sic gjeta forcen per te te FALUR por s`mundem,ti e di sa te veshtire e kam te kthehem pas..
    Jeta me mesoi te vazhdoj dhe pa ty dhe te premtoj se do jem e lumtur mbase jo aq sa do kisha qene me ty por do jem e lumtur,shpresoj qe gjithashtu te jesh dhe ti..
    Vetem nje gje te fundit do te te kerkoj: Mos hiq kurre dore nga endrrat e tua dhe beso qe cdo gje mund te arrish..kete ma ke borxh..Ca ironie duhet te te urrej por nuk arrij dot..
    E di qe po te te kisha perballe s`do mund te ta thoja kurre por tashme mund te te them LAMTUMIRE,ke qene shume i rendesishem per mua dhe shpresoj qe kur te “kthesh koken pas” te me “shohesh” dhe mua dhe te me kujtosh me embelsi..
    Gjithmone pas shterngatave te fuqishme shnderrin dielli,eshte ligj i natyres..

    PS:Nje ushtar gjate nje letre te cilen ja dergon nje gjenerali nder te tjera i thote: Ju shkrova gjate pasi s`kisha kohe t`ju shkruaja me shkurt..
    Shpresoj te mos ju kem merzitur,..
    Ajo c`ka harrohet eshte njelloj sikur te mos kete ndodhur!

  2. #2
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anėtarėsuar
    16-07-2005
    Postime
    182


    lamtumire
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga *SaBiNa*
    Gjithmone ngelet dicka pa u thene..shpesh per mungese mundesishe,ndonjehere ngaqe personi te cilit ke dicka per ti thene nuk do te te degjoje,madje ndonjehere dhe kur ke mundesine te shprehesh nuk gjen fjalet e duhura dhe s`thua asgje ose thua dicka krejtesisht tjeter..,..
    Kjo i ndodh te gjitheve dhe eshte vertet per t'u habitur se sa gjera do te ishin ndryshe po te mos i mbysnim fjalet brenda, por t'i thonim gjithnje.

    Por nga njera ane, kur i thua ca gjera... qellon qe pendohesh mbrapa, dhe pendimi eshte gjithnje i hidhur... kjo na tremb te flasim, frika nga pendimi.

    Po te mos kishte medyshje te tilla jeta, do te ishte shume e lehte per t'u jetuar.


    Me pelqen shkrimi.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga *SaBiNa*
    Do doja te gjeja forcen brenda meje per te te thene KTHEHU TEK UNE ashtu sic gjeta forcen per te te FALUR por s`mundem,ti e di sa te veshtire e kam te kthehem pas..
    .

    Lexoj keto rreshta dhe them...

    Degjome mua, dergoja me e-mail kete mesazh dhe mos ki frike ta kthesh kohen mbrapa. Nuk vdes robi se e ul hunden.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Nejse, une kam nje histori shume te gjate qe eshte bere e dhimbshme vetem per shkak te gjerave te pathena. Por shyqyr Zotit jam tip qe e kaloj dhimbjen brenda dites, aq sa e harroj fare. I vras emocionet me doren time, dhe jetoj i lumtur.
    Nuk eshte e veshtire. Provoje...

  6. #6
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga njeriu2006
    Kjo i ndodh te gjitheve dhe eshte vertet per t'u habitur se sa gjera do te ishin ndryshe po te mos i mbysnim fjalet brenda, por t'i thonim gjithnje.
    Qe te mos e kesh te nevojeshme te mbysesh fjalet tjetri duhet te te krijoje biotopin emocional te duhur.Nese nje njeri s'eshte ne gjendje te ta krijoje qe tani,c'do behej me vone kur ti mbulonin hallet e jetes?S'do flisnin fare?

    Sabina,nganjehere duhet hequr dore nga iluzionet...Lumturia jote s'eshte e lidhur me pranine e nje njeriu,lumturia eshte e lidhur per ty.Sado e dhimbeshme qe te jete ndarja,nganjehere thjeshte s'ja vlen me pasi per njeren pale lidhja kthehet ne nje vorbull qe vetem thith-e-thith emocionalisht ndersa pala tjeter vetem boshatiset.Qe te mbash nje lidhje ne kembe,pa vuajtur,duhet te jene dy njerez me nje qellim te perbashket.Dukshem pala tjeter s'kishte te njejtin qellim.

    Njeriu2006: sa me shume qe kjo ti veje mbrapa atij,aq me shume ai do mendoje qe e ka ne dore e qe ka bere zgjedhjen me te duhur duke ju larguar...gjeja me e mire ne kete rast eshte qe kjo te mos ja var me fare.Nese ai akoma ndjen dicka per te do kthehet...

    Te uroj te gjesh forcen te kalosh kete merzi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 13-04-2006 mė 12:13
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Thjesht mendo qe humbesi eshte ai...

    ...ose ule hunden edhe ti, dhe mbushja mendjen ta provoni edhe nje here.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Nuk e di... une per vete, i ve perballe mundesite qe kam.
    O te kuqen, o te zezen.
    Provoj te paren... po nuk punoi, perdor te dyten...
    Po nuk punoi as e dyta, mendoj qe humbi tjetri.
    Kshu ecet. Kur ndodhin gjera qe te duken fatkeqesi, mbase eshte thjesht nje proces i Zotit qe po te pergatit dicka me te mire.

    Kshu pra, edhe po t'i lutesh, dhe po pranoi, nuk humb gje, sepse lidhja nis ne nje forme tjeter, si dicka e re, me e bukur.

    Po nuk pranoi, te jesh e sigurt qe do te gjesh dicka me te mire, se kot nuk ta largoi Zoti.

    Po ndenje keshtu, duke e gjetur ngushellimin tek qarjet, nuk ke gje ne terezi.
    Edhe pse tjetri nuk te krijon kushte per te folur, ti thuaj c'ke per te thene dhe le ta mbaje ai barren. Mos ki frike kot nga pendimi.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky
    Njeriu2006: sa me shume qe kjo ti veje mbrapa atij,aq me shume ai do mendoje qe e ka ne dore e qe ka bere zgjedhjen me te duhur duke ju larguar...gjeja me e mire ne kete rast eshte qe kjo te mos ja var me fare.Nese ai akoma ndjen dicka per te do kthehet...

    .

    Krenaria eshte budallalleku me i madh ne dashuri.
    Po sikur te mendoje edhe ai si kjo?

    Njoh pleq qe kane vdekur, dhe kane lene nje leter te shkruar ku kerkonin falje.
    Pse te mos e thonin me goje sa ishin gjalle?

    Me fal per krahasimin.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky
    Lumturia jote s'eshte e lidhur me pranine e nje njeriu,lumturia eshte e lidhur per ty.
    Dicka te tille i thashe une nje shokut tim, qe ishte keq....pastaj pas shume gotash arrita ne tjeter konkluzion "Shkulja qimet e kokes nji nga nji...atehere do jesh i lumtur"



    Sabina, do te te kaloje... jepi pak kohe; nuk vjen kollaj fundi i botes
    Summertime baby!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lamtumire Albasoul !
    Nga ToNi-R_B-BoY nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 07-01-2011, 15:14
  2. Tė dobėsohesh nė zyrė? Tashmė e mundur!
    Nga Davius nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 07:58
  3. Gjamet e Atdheut!
    Nga LLemadeo nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 30-10-2004, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •