Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kujt i hyn në punë gjuha artificaile - esperanto?

    Edhe pse e dëgjuar rrallë, 120 vjet pas krijimit të saj ka njerëz në disa vende të botës që mësojnë dhe e flasin gjuhë artificiale - esperanto. Madje shumë të rinj edhe në Gjermani impresionohen nga kjo gjuhë

    Mendimet për lirinë dhe mirëkuptimin paqësor janë ato që shtynë okulistin, Ludvik Zamenhof nga Bialystoku i sotëm polak të publikojë gjuhën e tij. Deri më sot gjuha esperanto është përhapur në të gjitha pjesët e botës dhe nuk ka humbur atraktivitetin për shumë njerëz. Edhe 29 vjeçari Markus është i impresionuar nga kjo gjuhë:

    "Kush mëson esperanton, mund të bisedoj me shumë njerëz në mbarë botën dhe mund të kontribuoj për mirëkuptimin mes popujve dhe për paqen. Dhe në këtë mënyrë njihesh me njerëz interesantë", sqaron Markus.

    Kontaktet ndërnjerëzore, komunikimi përtej kufijve - këto janë vetëm dy pikëpamjet themelore për kulturën esperanto. Ndërkohë është zgjeruar skala e zhanreve artistike që që flasin gjuhën esperanto. Përkrah përkthimeve të veprave të klasikëve botërorë, të cilat janë botuar në origjinal në gjuhën esperanto, ka edhe grupe muzikore që këndojnë në këtë gjuhë artificiale.

    Megjithatë esperantoja nuk ka arritur të njihet si gjuhë nga organizatat ndërkombëtare. Ana, 19 vjeçare këtë e arsyeton me faktin se kjo gjuhë është e paatdhe. Por njëkohësisht ajo përmend përparësitë që ka njohja e kësaj gjuhe: "Ka shumë esperantistë, çfarë ndoshta ka të bëj me faktin se kjo gjuhë nuk është e njohur si gjuhët e tjera dhe nuk ka asnjë vend ku flitet në këtë gjuhë. Besoj që kjo gjuhë flitet rrjedhshëm nga dy milionë njerëz në botë. Por me esperanto njeriu mund të kuptohet përshembull edhe në Spanjë apo Itali", thekson Ana.

    Nuk mendon kështu Iris Budveth. Ajo është kryetare e klubit Oksford në Bon, i cili ndër të tjera organizon udhëtime për në Britaninë e Madhe për ata që mësojnë anglisht. Ajo flet pesë gjuhë dhe nuk e sheh shumë të arsyeshme të merret me një gjuhë artificiale siç është esperantoja.


    "Në të vërtetë më shumë kuptim ka të mësohet anglishtja apo frëngjishtja. Ka shumë më tepër njerëz që flasin njërën apo tjetrën gjuhë dhe njeriu mund të udhëtoj në këto vende dhe të flas në atë gjuhë. Esperanto për më tepër duhet të bëhet një gjuhë ndihmëse. Por besoj që pikërisht edhe e tillë ka mbetur: një gjuhë ndihmëse", sqaron Iris Budveth.

    Megjithatë një gjuhë e cila mësohet lehtë. Gramatika e thjeshtësuar me vetëm 16 rregulla dhe e shoqëruar me fjalorë nga gjuhët romane të mundësojnë që për një fundjavë të flasësh dhe të kuptosh fjali të tëra, sqarojnë esperantistët. Një aspekt, i cili nuk e bind shumë Irisin. Për ta kthyer në gjuhë të shoqërisë kjo gjuhë artificiale duhet të shpallet si gjuhë obligative: "Në mbarë botën në të vërtetë do të duhej të mbështetet, të zbatohet dhe praktikisht secili të mësoj esperanton, pa marrë parasysh në Kinë, Zelandë të re apo në Austri. Atëherë nuk do të kishte problem. Por të rrish e të kërkosh një njeri në një hapësirë prej rreth 30 kilometrash që flet këtë gjuhë - kjo është e vështirë", nënvizon Iris Budveth.

    Por esperantistët nuk rrinë duarkryq. Këtë vit ata organizojnë takime ndërkombëtare si në Kanada, Francë dhe Kinë. Po ashtu ata kanë ngritur një shërbim për mysafirët të quajtur "Pasporta Servo", nga i cili është entuziasmuar Ana: "Veçanërisht për të rinjtë ekziston 'Pasporta Servo', i cili u mundëson atyre që të kontaktojnë me esperantistët në vendet e tjera, nëse bëjnë pushim atje, qëndrojnë një apo dy ditë tek këta njerëz dhe komunikojnë me ta në gjuhën esperanto. Dhe në këtë mënyrë krijohet mundësia për të udhëtuar në mbarë botën, nga një esperantist tek tjetri".

    Ludvik Zamenhof krijoi esperanton...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Kujt i hyn në punë gjuha artificaile - esperanto?
    Asnjerit

    Me sa di, nga gjuha shqipe, eshte futur vetem fjala Tungjatjeta, si fjale pershendetese unike.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Ketu tek ne nuk ka per t'u futur kurre.
    Ne shqiptaret jemi popull konservator, per sa i perket ketyre gjerave.
    Ne ende nuk perdorim dot sistemin e ri te lekut, qe ka 30 vjet qe zbatohet.
    Vazhdojme ende me leke te reja e me leke te vjetra.
    Le me nje gjuhe artificiale, qe s'na e zevendesoi dot as turku ne 500 vjet.

  4. #4
    Me sa di une, me c'fare kam lexuar shume kohe me pare, Esperanto nuk mundi te zhvillohet si gjuhe edhe pse ky fakt u pa me shume kureshtje e dashamiresi ne fillim. Kjo per arsye te ndryshme.

    C'do shtet ne Evrope ka gjuhen e tij unike shume ndryshe nga ajo e shtetit fqinje dhe shpesh here kishte diskutime mbi : c'fare te marrim e c'fare te leme nga gjuhet e shteteve evropiane. Pra linden pakenaqesite.

    Vetem nje numer i pakonsiderueshem individesh paten interes te mesonin gjuhen e re, sepse nderkohe ekzistojne gjuhe te tjera, si anglishtja, apo frengjishtja, te cilat jane shume popullore ne Evrope dhe njerez nga shtete te ndryshme mund te merren vesh me njeri tjetrin duke perdorur gjuhet e lartpermendura. E kjo tregoi qe njerezit nuk ja shihnin interesin/nevojen kesaj gjuhe.

    Gjithashtu, adaptimi i nje gjuhe e re eshte nje proces shume i kushtueshem dhe ky fakt e beri akoma me te veshtire zhvillimin e Esperantos.

    Kaq mbaj mend nga ato c'ka kam lexuar dhe perderisa kjo ceshtje nuk diskutohet me ne Evrope tregon qe dhe Evropa e ka kuptuar qe s'mund te kete nje gjuhe unike te sajen edhe pse do te ishte bukur te flisnim ne gjuhen e kontinentit tone, e jo te atij Amerikan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 23-04-2006 më 17:42
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Julie
    Me sa di une, me c'fare kam lexuar shume kohe me pare, Esperanto nuk mundi te zhvillohet si gjuhe edhe pse ky fakt u pa me shume kureshtje e dashamiresi ne fillim. Kjo per arsye te ndryshme.

    C'do shtet ne Evrope ka gjuhen e tij unike shume ndryshe nga ajo e shtetit fqinje dhe shpesh here kishte diskutime mbi : c'fare te marrim e c'fare te leme nga gjuhet e shteteve evropiane. Pra linden pakenaqesite.

    Vetem nje numer i pakonsiderueshem individesh paten interes te mesonin gjuhen e re, sepse nderkohe ekzistojne gjuhe te tjera, si anglishtja, apo frengjishtja, te cilat jane shume popullore ne Evrope dhe njerez nga shtete te ndryshme mund te merren vesh me njeri tjetrin duke perdorur gjuhet e lartpermendura. E kjo tregoi qe njerezit nuk ja shihnin interesin/nevojen kesaj gjuhe.

    Gjithashtu, adaptimi i nje gjuhe e re eshte nje proces shume i kushtueshem dhe ky fakt e beri akoma me te veshtire zhvillimin e Esperantos.

    Kaq mbaj mend nga ato c'ka kam lexuar dhe perderisa kjo ceshtje nuk diskutohet me ne Evrope tregon qe dhe Evropa e ka kuptuar qe s'mund te kete nje gjuhe unike te sajen edhe pse do te ishte bukur te flisnim ne gjuhen e kontinentit tone, e jo te atij Amerikan.

    Keto ishin pengesat qe penguan lindjen dhe hapjen e gjuhes unike Esperanto.

    Megjithate mua me pelqen qe te mbeten te gjitha gjuhet, se mbartin me vete kulturen dhe historine e popujve ne kohe.

  6. #6
    hej Romeo si je?

    Esperanto do te ndihmonte te kishim nje gjuhe te perbashket por ama, te gjitha shtetet do te ruanin gjuhet kombetare te tyre, duke e pasur Esperanton si gjuhe te dyte.
    Besoj se do te ishte lezetshem te zhvillohej dicka e tille, por sipas fakteve eshte gati e pamundur.
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  7. #7
    ~mistrece~ Maska e Baby^Doll
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    132
    Citim Postuar më parë nga njeriu2006
    Ketu tek ne nuk ka per t'u futur kurre.
    Ne shqiptaret jemi popull konservator, per sa i perket ketyre gjerave.
    Ne ende nuk perdorim dot sistemin e ri te lekut, qe ka 30 vjet qe zbatohet.
    Vazhdojme ende me leke te reja e me leke te vjetra.
    Le me nje gjuhe artificiale, qe s'na e zevendesoi dot as turku ne 500 vjet.

    shume bukur e ke thene
    ?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •