Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121

    Si komunikon Perëndia me njerëzit?

    Tek Bibla shikojme se Perendia komunikon me njerezit e vet me keto gjashte menyra:

    1. Vizite e thjeshte dhe prezence engjejsh te cilet ne fillim duken si njerez; keshtu psh paraqiten engjejt tek Avraami (Zan. 18), tek Loti (Zan 19), tek Gideoni (Gjyk. 6:11-23), tek prinderit e Sampsonit (Gjyk. 13:3-21), tek babai i Joan Pagezorit, Zakaria (Luk. 1:11-20) dhe tek nena e Zotit (Luk. 1:26-38), per te transmetuar porosite e Zotit.

    2. Shikim me fenomene simbolike; si paraqitet Zoti tek ferra e zjarrte dhe flet tek Mojsiu (Eks. 3-4) ose tek mali i zjarrte ne Sina ku flet tek Israeli (Eks. 19:17-20. 20:18-22) ose tek njerezit qe ishin prezente tek Pagezimi i Zotit si pellumb (Mat. 3:16, Luk. 3:22, Mark. 1:10).

    3. Shikim. Vetem tek dy burra nga Dhjata e Vjeter dhe tek kater nga Dhjata e Re, tek Mojsiu (Eks. 19-34), sidomos 33,12-23) dhe tek Eliu (I Mbret. 19:11-18) ne Sina, tek te njejtit prape dhe tek dishepujt Pjeter, Jakob dhe Gjon gjate metamorfozes ne mal (Mat. 17:1-9, Mark: 9:2-10, II Pjet. 1:17-18) dhe tek Pavli (I Kor. 9:1).

    Keto tre menyra jane te drejtperdrejta, ka dy menyra te tjera ne menyre jo te drejtperdrejte qe jane:

    4. Endrra. Referohen te pakten 15 raste te tilla komunikimi, endrra e avimelehut te Jesareve (Zan. 20:3-7), endrra e Jakobit ne bethil (Zan. 28:12-17), endrra e Jozefit (Zan. 37:5-10), endrrat e faraonit (Zan. 41), endrra e Solomondit ne Gavaon (I Mbret. 3:5-15, II Kron. 7:12-22) dhe ne jeruzalem (I Mbret. 2:2-9, II Kron. 7:12-22), endrra e Nabukodonosorit (Dan. 2) dhe pemen (Dan. 4), endrra e gruas se Pilatit (mat. 27:19), endrra e Pavlit ne Troade (Vep. 16:9-10). Me shpesh rastisen tek njerez te huaj, primitive dhe jo profete taktike.

    5. Degjim. Zbulese vetem se degjuari te Perendise tek Profetet, pa vizion. Eshte menyra me e shpeshte komunikimi te Perendise me Profetet dhe Apostujt.

    Menyra e fundit eshte menyre e vecante.

    6. Vizion ose Zbulese ne gjendje ekstatike. Zbulese e Perendise tek njerezit e vet. Ka diference nga endrrat se behet ku njeriu eshte i zgjuar, ngjan me Shikimin por nuk eshte e tille, ngjan edhe me viziten e engjejve por nuk eshte e tille dhe nuk behet brenda gjendjes fizike te dhe te mjedisit natural te njeriut por jashte tij. Sikur 'rrembehet' njeriu jashte normalitetit, dhe eshte menyre shume e forte qe e lodh dhe e shuqizon njeriun, disa here duke e lene pa fuqi per ore ose dite te terra. kjo menyre perdoret shpesh per te transmetuar nga ana e Perendise sekreteve te medha, qe jane te nevojshme per planin e ekonomise hyjnore, dmth te perpjekjes te Perendise per shpetimin e njeriut.

    Tek Bibla egzistojne, ne qofte se numerova mire, 30 te tilla Zbulesa, 21 ne Dhjaten e Vjeter dhe 9 ne Dhjaten e Re, qe sa kalojne vitet jane edhe me te medha, deri sa te fundit ne Dhjaten e Vjeter dhe e fundit ne Dhjaten e Re te perbejne gjate prezantimit te tyre libra me vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-04-2006 më 11:54

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Kurse njeriu me Perëndinë komunikon vetëm me një mënyrë: LUTJE.

    Dhe njeriu është në prezencën e Krishtit, Shpirtit të Shenjtë, Engjëjve, Shenjtorëve, Etërve të Kishës, të drejtëve, të parëve tanë, vetëm gjatë liturgjisë hyjnore në Kishë.

    Përjetimi më i afërt i besimtarit me Perëndinë e Gjallë është kungimi me Trupin dhe Gjakun e Krishtit ku natyra njerëzore përpihet nga ajo hyjnore. Ajo që ne na pëlqen ta quajmë parajsë, fillon pikërisht me atë Kupën e Shenjtë që mban Misterin e gjithë Mistereve të Kishës së Shenjtë.

    Albo

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Te gjitha menyrat qe Zoti perdori ne Dhjaten e Vjeter per te komunikuar me njerezit ishin vecse hija e realitetit te Dhjates se Re.

    Ne kohen e Dhjates se Re, Ati dhe ne komunikojme nepermjet Frymes qe Ai na ka dhene brenda nesh.

    Ai na flet ne Fryme dhe ne e adhurojme ne Fryme.
    Ky eshte komunikimi i vertete qe kerkon Ati.

    Komunikimet e Dhjates se Vjeter ishin per nje qellim te caktuar, ndersa komunikimi frymor midis Atit dhe bijve te Tij, eshte i perditshem dhe i perhershem.

    Kur Veli i Pjeses me te Shenjte te Tempullit u gris, tregoi pikerisht se rruga per te komunikuar me Te tani eshte e hapur per te gjithe ate qe e deshirojne kete.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Problemi eshte tek terminologjia qe perdor Tannhauser. Per temen qe ka zgjedhur ai, me i pershtatshem do te ishte termi "Zbulim" dhe jo "komunikim", pra menyrat se si Perendia u zbulohet njerezve.


    Ndersa tek komenti i Matrix-it shihet rreziku i mentalitetit evangjelist, i tipit dualist, ku DHV ndahet krejtesisht nga DHR dhe i kundravihen njera tjetres; njera e mishit, tjetra e frymes; njera hije, tjetra reale.


    Ne Kishen e krishtere kjo relate nuk eshte pare keshtu. Megjithese, vertete, ato perbejne dy stade, ato jane pjese e se njejtes zbulese, ku e dyta ploteson te paren me teper se sa e zhvlefteson. Si te tilla, ato te dyja jane Zbulesa ne Fryme, sepse Perendia nuk mund te zbulohet ndryshe e as mund te kuptohet pervec se ne Fryme. Shembulli me tipik per kete eshte Davidi.


    Pra, duhet balancuar mire dualiteti DHV me DHR, duke mos humbur Unikalitetin e tij.


    Si nje shembull i ketij dualiteti unik, mund te sherbeje edhe periudha e sotme e DHR. Megjithese pas Krishtit, ne flasim per NJE periudhe, periudhen e DHR, ku Mbreteria e Zotit eshte prezente dhe Veli i komunikimit me Zotin eshte grisur permes, prape ekziston nje periudhe pas Krishtit qe ne stad eshte me i larte se stadi i sotem. Kjo eshte periudha e pas Gjykimit te Fundit.
    Pali, ndryshimin e stadit te sotem te DHR me stadin e pas gjykimit te fundit te po DHR e cileson si, nqs ne sot shohim si nepermjet pasqyres, atehere do te shohim sikunder shihemi.
    Pra, edhe sot ne DHR ne jetojme ne nje fare menyre ende nen pengesa, qe priten te clirohen dhe te plotesohen me nje periudhe tjeter, dhe ashtu sikurse (komunikimi ne) DHV u plotesua me DHR, edhe (komunikimi ne) DHR do te kete nje plotesim ne fund te koherave.
    Por qe te treja periudhat formojne NJE Zbulese ne Fryme.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    faktin qe DHV, ne thelb ishte nje hije, e pohon qarte Letra per Kolosianet

    Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna; këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.

    (Kolosinave 2:16-17)


    Por, cfare do te thote Hije.

    Hije ne terminologjine biblike, nuk do te thote jo-reale, abstrakte (sic pohonin Gnostiket, vecanerisht Mani).

    por dicka qe tregon drejt REALITETIT.(Qe eshte Krishti).


    Krishti eshte permbushja e DHV ne cdo aspekt.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Por edhe fakti qe Pali thote se ne, pas Krishtit, shohim ende si ne pasqyre, tregon se ne ende jemi ne nje gjendje 'hije' ne krahasim me ate qe do jete pas Gjykimit te Fundit.
    Kur flasim per hije ne sensin jo-reale, e kemi fjalen, jo per terminologji biblike, por per tendencat e mentalitetit protestant, qe kundravejne DHV me DHR me teper se sa e shohin si nje Zbulese te plotesuar ne Dy faza, dhe qe kane cuar ne koncepte te gabuara sikurse, DHV ka te beje me gjerat e mishit, DHR me te frymes; tradita e religjioni qe shihet ne DHV shihen pra si te mishit, ndersa ne DHR duhet nje kundravenie e ketyre dhe per te arritur kete shtremberohen pasazhe biblike.

    Me nje fjale, humbet sensi i te qenit te NJE zbulese.

    Ne fakt, ata qe kane folur ne Fryme me Zotin ne periudhen e DHR, jane te pakte ta kene bere sikurse e beri Moisiu, Davidi, Ilia etj.

Tema të Ngjashme

  1. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  2. Judejte, te tjeret dhe Jezui
    Nga Qafir Arnaut në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 17:05
  3. Besimi , E Verteta , Llogjika Dhe Fakti.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-04-2003, 21:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •