Toka Shenjte: mesazhi i imzot Sabahut pėr Pashkė
( 12. 04. 06 )
Hidhėrim pėr situatėn tragjike nė Tokėn Shenjte, por edhe shumė forcė pėr tė shpallur pasurinė dhe fuqinė e dashurisė sė Zotit dhe shpresėn qė buron nga aftėsia pėr ti dashur izraelitė e palestinezė. Kjo ėshtė sinteza e Mesazhit tė Pashkėve drejtuar besimtarėve nga Patriku i Latinėve i Jeruzalemit, imzot Mishel Sabah.
Hidhėrohemi pohon Patriku - kur jeta jonė e pėrditshme ėshtė tepėr larg vizionit tė Zotit me ne, tė dashurisė sė tij pėr tė gjithė e frytit tė Shpirtit Shenjt nė shpirtin tonė. E kjo, sepse veprimtaria e prijėsve, ashtu si edhe e individėve dhe e grupeve, zhvillohet sipas logjikės se duhet vrarė pėr tė mbijetuar, se duhet urryer, pėr tė mundur frikėn e shtypjen. E pra vijon Imzot Sabah pavarėsisht nga njė realitet i tillė i hidhur, duhet tė shpallim e tė rishpallim se toka ku Zoti ka folur e nė tė cilėn e ka bėrė tė njohur dashurinė e tij pėr tė gjithė, duhet tė mbetet tokė e Hyjit. Ne jemi tė aftė pėr tė dashur e pėr tė zbatuar drejtėsinė, tė aftė pėr tu ēliruar nga vdekja qė deri tani na u imponua prej frikės, lindur pėr shkak tė dhunės e tė terrorizmit; pėr tu ēliruar nga pushtimi, qė na u imponua prej ligjit tė mė tė fortit si dhe nga logjika e vdekjes dhe e urrejtjes. Por duhet tė nisemi nga parime tė reja, nga njė vizion i ri i jetės, duke u bėrė thirrje me gjithė zemėr shkaktarėve tė kėsaj tragjedie pa fund: Ju qė vrisni, mos vrisni mė; ju qė urreni, mos urreni mė; ju qė pushtoni toka, kthejuani tė zotėve, sepse vetėm dashuria e besimi mund tė na ndihmojnė pėr ta rifituar lirinė e humbur, sigurinė e zhdukur e pavarėsinė e dėshiruar. Sigurisht pranon Imzot Sabah njė gjuhė e tillė ėshtė e huaj pėr tė gjithė ata qė mbajnė nė dorė frerėt e pushtetit. Prandaj Patriku u drejtohet edhe atyre, duke pohuar: Edhe ju jeni tė aftė tė doni, tė jetoni e ti shndėrroni marrėdhėniet ndėrmjet dy popujve tė Tokės sė Shenjtė nė marrėdhėnie jete e paqeje e unė ju uroj tė tėrėve pėr Pashkėt e krishtera, tė gjitha bekimet e Zotit!
Krijoni Kontakt