Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb 23 Qershor: Zemra e Krishtit

    Sot Kisha kremtoi solemnitetin e Zemrės sė Krishtit




    Ėshtė pėrshpirtėri e pėrhapur nė gjysmėn e 1700-tės pėrmes Shenjtores Margerita Maria Alakok.

    Me solemnitetin e Zemrės sė Shuguruar tė Jezu Krishtit, prej disa vitesh pėrkon edhe Dita e Shenjtėrimit pėr Klerin. Nisma e ka zanafillėn nė vitin 1995, kur Gjon Pali II, duke pranuar propozimin e Kongregatės pėr Klerin, caktoi datėn vjetore tė Ditės sė Shenjtėrimit pėr Klerin. Qė atėherė kjo Ditė kremtohet nė solemnitetin e Zemrės sė Krishtit ose nė ndonjė datė tjetėr tė rėndėsishme, sipas mundėsive ose traditave vendase. Sivjet u zgjodh tema e homelisė qė mbajti Benedikti XVI tė Enjten e parė tė Madhe tė papnisė “Nuk ju quaj mė shėrbėtorė, por miq”, fjalė qė Jezusi ua tha nxėnėsve tė Tij.

    “Ėshtė festa nė tė cilėn, nė mėnyrė tė veēantė, lavdėrojmė dashurinė e Hyjit” – theksoi nė audiencėn e pėrgjithshme tė sė mėrkurės, Benedikti XVI. Festa lindi nė shekullin XVII pas zbulimeve qė i bėri Jezusi Shenjtes Margerita Alakok, rregulltare e Vizitacionit. Nė vitin 1675 Krishti iu duk murgeshės, duke e ftuar ta pėrhapte flakėn e dashurisė sė Zotit e, duke ua treguar Kishave zemrėn e tij, tė kėrkonte themelimin e njė kulti publik dhe liturgjik. Rregulltarja e Kuvendit tė Vizitacionit nė Romė, motėr Klaudia Anjeza Paladino, shpjegon kuptimin e kultit tė Zemrės sė Krishtit:

    Pėrgjigje: - Nė Zemrėn e Krishtit adhurojmė dashurinė e Hyjit pėr njerėzimin, dėshirėn e Tij pėr shėlbimin universal dhe mėshirėn e tij tė pambaruar.

    Pyetje: - Ē’ do tė thotė tė jesh i devoēėm i Zemrės sė Krishtit?


    Pėrgjigje: - Do tė thotė ta adhurosh Zemrėn e Krishtit si seli tė dashurisė sė Zotit e tė mėshirės sė tij tė pambaruar. Jezu Krishti e bėri tė dukshme dashurinė e Atit pėrmes Zemrės sė Tij njerėzore, tė ndjeshme, plot me dashuri e mėshirė. Kulti publik liturgjik i Zemrės sė Krishtit bazohet mbi zbulimet qė vetė Zemra e Krishtit i bėri motrės sonė tė shenjtė, Margerita Marisė e, para saj, edhe mistikėve tė tjerė. Jezusi iu duk nėn formėn e njė dielli tė shkėlqyer e i tha kėto fjalė: ‘Kjo zemėr e shporuar mbi Kryq nga dashuria, nė vend qė tė gjejė ndėr njerėz dashuri e mirėnjohje, gjen pėrbuzje, fyerje e deri blasfemi’. E Jezusi i tha rishtas: ‘E shpėtova botėn me Kryqin e mundimeve tė mia. E tani dua ta shpėtoj pėrsėri, duke i treguar Zemrėn time, oqean i mėshirės sime tė pambaruar’. E mė pas Krishti kėrkoi kultin, jo vetėm individual, por edhe publik e shoqėror, kultin liturgjik, me themelimin e festės sė Zemrės sė tij tė Shuguruar ditėn e parė pas tetėditshes tė Solemnitetit tė Korpit tė Krishtit.

    Pyetje: - Cilat janė veēantitė e pėrshpirtėrisė tė rregulltareve vizitantine?


    Pėrgjigje: - Pėrvuajtėri e ėmbėlsi. Jezusi ka thėnė: mėsoni nga unė qė jam zemėrbutė e i pėrvujtė. Dhe e ka quajtur Vizitacionin urdhėrin mė tė dashur, sepse themeluesi e ka shprehur qartė qė ky urdhėr klaustral ka lindur nga Zemra e shporuar e Jezu Krishtit.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    ZEMRA E KRISHTIT
    23/06/2006

    L1: Oz 11, 1.3-4. 8a. C-9; L2: Ef 3, 8-12.14-19; Ungjilli: Gjn 19,31-37


    Kur gjindemi nė kėtė muaj kushtuar „Zemrės sė Krishtit“, zemrat tona dhe ne si adhurues tė kėsaj „Zemre“ tė shenjtė, kemi arritur deri nė kėtė festė, qė nė kėtė mėnyrė disi tė mundohemi me jetėn tonė t'i pėrngjajmė Jezu Krishtit, i cili ėshtė zemėr butė dhe i pėrvuajtė.

    Nėse i'a bėjmė njė shiqim „zemrės sė njeriut“ nė aspektin e shkencave mjekėsore dhe biologjike, atėherė vijmė nė pėrfundim, se pa funkcionin tė zemrės njeriu ėshtė i vdekur, i pa jetė!

    Kėshtu, zemra ėshtė burimi, dhėnėse dhe pėrēuese e jetės tonė. Ėshtė si njė orė e rrymės e cila numėron killovatėt dhe tregon se rryma ėshtė njė funkcion dhe nė pėrqim.

    Kėshtu edhe ne si besimtar, pa adhurimin, pa respektin dhe pa e treguar dashurinė ndaj kėsaj zemre tė Krishtit nuk mund tė jetojmė. Kjo ėshtė ajo Zemėr, qė neve na forcon, na udhėheqė dhe na mbush me energji tė reja shpirtėrore nė jetėn tonė krishtere.

    Etimologjia e fjalės mbi „zemrėn“: nė gjuhėn e Biblės shenjėzon qendrėn pėrsonale tė njeriut, vendi ku preket e vėrteta dhe ku lind besimi, vendi ku bien vendosjet pėr jetėn e njeriut, qendra ku prej saj fillon gjithēka: mirėsia, dashuria, mirėkuptimi, respekti, paqa, dashamirėsia, buzėqeshjet tona. Zemra, ėshtė pra e adhuruar si shenjė e dashurisė dhe e flijimit tė Jezu Krishtit.

    Po ashtu edhe nė kulturat tjera njėrėzore tė popujve tė ndryshėm zemra parashifet si simbol i dashurisė, qė tregohet ndaj Zotit e njeriut.

    Nė ditėn e shėn Valentinit ose nė ditėn e nėnave janė tė dekoruara vitrinat me zemra si njė shenjė e miqėsisė, e falenderjes dhe e dashurisė. Zemra ėshtė vendi dhe qendra e ndjenjave tona njerėzore. Nėse ne gėzohemi, atėherė zemra jonė poashtu do tė galdon.

    Kur kremtojmė festėn e „Zemrės sė Krishtit“, atėherė ne mund tė pyesim: Ēfarė roli luan sot kjo dėvotshmėri nė jetėn tonė krishtere?

    Nėse shikojmė nė aspektin historik, dėvotshmėria ndaj Zemrės sė Krishtit ka filluar tė pėrhapet qysh se nė shekullin 16/17, posaēėrisht nė rregullin e Jezuitėve. Diēka mė vonė kjo dėvotshmėri fillon tė pėrhapet edhe nė Francė, Itali, Gjermani.

    Kėshtu dalėngadalė fillon tė pėrhapet edhe nė mbarė kishėn, nėpėr shekuj dhe nėpėr tė gjithė popujt.

    Papa Leoni i XIII nė vitin 1899 i kushton botėn krishtere Zemrės sė Krishtit. Nė kalendarin e sotėm liturgjik kjo festė pranohet si festė e madhe nė vitin 1970.

    Jezusi i inkuruajon nxėnėsit e vet me kėto fjalė, qė “mos t“ju shqetėsohet zemra” (Gjn 14,1), por „zemra e juaj tė galdon dhe askush s'do t“ju merr gėzimin”. Thellbi kryesor koncentrues i Zemrės sė Krishtit ėshtė zemra e tij, kur njė ushtar nė kryq i'a shporon zemrėn ku prej saj rrodhi gjak dhe ujė. Kjo zemėr e shporuar u bė njė gurrė e sakramenteve tė kishės dhe i'u dhurohen apo ndahen besimtarėve pėr ēdo ditė.

    Kjo zemėr e shporuar u bė „burim i mėshirės dhe i hirit hyjnor“, pa tė cilin nuk do tė kemi jetėn shpirtėrore nė vetvete. „Lartėsimi i tij nė kryq u tregua me njė dashuri tė pakufi dhe u flijua pėr tė gjithė njerėzit“, veēohet nė profacionin e festės sė sotme. Kjo zemėr edhe pse u shporua me hakmarrje, u bė burim i faljeve tė mėkateve, burimi i pajtimit me Zotin dhe me njeriun, prandaj: „fali, o Zot se nuk dijnė ēka bėjnė“!

    Kėtu tregohet njė dashuri e madhe edhe ndaj mėkatarėve, sepse Jezu Krishti erdhi pėr mėkatarėt, kėshtu qė nėse ne dėshirojmė t“i pėrngjajmė kėsaj zemre duhet tė jemi edhe ne tė gatshėm qė tė falim, t'a duam paqėn dhe tė bėhemi njėrėz tė paqės, nė vetvete, nė familje, nė famulli dhe nė vendin tonė ku ne jetojmė.

    Kjo festė e Zemrės sė Krishtit ėshtė pėr tė gjithė, njė ditė e shėlbimit dhe e bekimit tė pėrjetshėm. Ta duam edhe ne kėtė zemėr hyjnore dhe tė mendojmė pastaj qė tė jemi tė ngjashėm me atė.

    Tė mendojmė edhe ne me jetėn tonė tė pėrditshme se si qėndrojmė ne me zemrėn tonė, a jami afėr kėsaj zemre apo ndoshta jam shumė larg kėshtu me duhet dashuri dhe kohė pėr tė bėrė mė shumė, apo ndoshta edhe jam nė kundėrshtim dhe nė dėshtim tė jetės sime shpirtėrore.

    Le tė jetė edhe pėr ne tė gjithė kjo ditė njė dhuratė e madhe qė Zoti ia dhuronė popullit tė vet me anė tė zemrės sė shuguaruar, qė u bė gurrė shenjtėrie pėr tė gjithė! Amen.


    Mag. Don. Kolė Gjergji,
    Kapelan nė famullinė
    Bruck a. d. Mur nė Austri

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Zemra e Krishtit



    Festa e Zemrės Krishtit na pėrkujton dashurinė e madhe qė ka Zoti At ndaj nesh. Ai bėri qė tė flijohet Biri pėr shėlbimin e tė gjithėve. Nė flijim e Jezu Krishtit nė kryq ndodhin shumė gjėra tė shprehjes sė dashurisė me tė thellė qė kishte Ai pėr ne. Jezusi e barti kryqin dhe u gozhdua nė tė. Nga kryqi ua fali armiqve…i varur nė kryq pohoi se kishte etje, jo pėr ujė por pėr shpirtrat e njerėzve. Dhe pasi dha shpirt u shporrua kraharori i Tij, u shporrua edhe zemra e Tij, nga e cila zemėr rrodhi gjak dhe ujė me tė cilat Jezu Krishti e shpėrbleu botėn.

    Kėto dy elemente mbeten deri me ditėn e sotme gurrė tė pashtershme shėlbimi pėr tė gjithė ata qė besojnė dhe iu kushtohen Atij. Shenjtėrit e kanė hetuar dhe kanė apsur ndjenja tė veēanta nė nderimin e Zemrės Krishtit. Ndėrsa mė saktėsisht kjo pėrshpirtėri fillin me 27.12.1673 kur Zemra Hyjnore i paraqitet shėn Margaretė- Maria Alacoque nga e cila Jezusi kėrkon dy pėrshpirtėri: njė orė adhurim para tė Shenjtrushmit Sakrament dhe kungimi nė ēdo tė premte tė parė tė muajit. Jezusi deshi qė tė jetė njė ditė e kushtuar Zemrės sė Tij dhe kjo pėrshpirtėri pėr ata qė e mbajnė do tė marrin hire tė shumta. Papa Klementi i XIII e shpalli kėtė festė tė festohet nė mbarė Francėn, ndersa Pio i IX dha urdhėr qė tė festohet nė mbarė Kishėn.

    Ne duke festuar dhe duke medituar mbi Zemrėn e Krishtit, kujtojmė me dashuri dhe fe atė qė bėri Jezusi pėr ne.

    Kjo ditė na pėrkujton qė tė mendojmė mbi mekatet qė i bėhen Zemrės Hyjnore. Ēdo mėkat ėshtė heshtė qė shporon kėtė Zemėr. Jezusi kur iu paraqitė shėn Margaretės i tha: „Shih kėtė zemėr e cila ndezėt flakė pėr njerėz qė i dua, shko pėrhape lajmin se kėrkoj qė tė mė duan dhe tė mė nderojnė.”
    Dashuria pra duhet tė kthehet me dashuri. Nėse Zoti ynė Jezu Krishti na ka dashur me atė dashuri sa qė u flijua pėr ne, atėherė edhe ne duhet ta duam Atė dhe tė nderojmė Zemrėn e Tij, e cila u shporrua pėr ne dhe mėkatet tona. Pėr kėtė edhe ne mund tė lutemi: Zemra e Krishtit Zotit tonė, bėj qė tė dua pėr gjithmonė!

Tema tė Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  3. Disa data historike
    Nga urtesia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  4. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Kronologjia e ngjarjeve qė nga 360 para Krishtit deri mė sot.
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •