Sot, 11 prill, Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Madalenėn e Kanosės
Sot, e Marta e Madhe, Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Madalenėn e Kanosės.
Madalena lindi nė Veronė tė Italisė nė pallatin e famshėm tė familjes sė saj, mė 1 mars tė vitit 1774. Pati njė fėmijėri tė trishtueshme, plot me ngjarje tė dhimbshme. I jati i vdiq shumė shpejt, ndėrsa e ėma u martua pėrsėri, duke i braktisur fėmijėt. Madalena, akoma e parritur, u sėmur rėndė e u shėrua me shumė vėshtirėsi. Por sėmundja e saj qe providenciale, sepse pikėrisht ndėrsa lėngonte nė shtrat, ndjeu thirrjen pėr tia kushtuar Zotit gjithė ēi kish mbetur nga jeta. Mė 1796, pasi nė Veronė hynė trupat e Napoleon Bonapartit, Madalena nisi tė mblidhte rreth vetes disa nga vajzat e braktisura, tė cilat i strehoi sė pari nė njė shtėpi tė pėrkohshme, pastaj nė shtėpinė e zonės sė Shėn Zenit, njė nga mė tė varfėrat e qytetit. Rreth saj u grumbulluan nėntė shoqe e kėshtu lindėn Bijat e dashurisė, qė mė pas u njohėn me emrin e themelueses si motrat kanosiane. Madalena vdiq nė moshėn 61 vjeēare mė 10 prill 1835, tė Premten e Mundimeve tė Krishtit. U shpall e Lume nga Papa Piu XII nė vitin 1941, shenjte - nga Gjon Pali II mė 2 tetor 1988.
Krijoni Kontakt