Në pikën kufitare të Merdarit policia serbe ka arrestuar katër shqiptarë nga Kosova

Prokuple, 13 prill - Në pikën kufitare të Merdarit ndërmjet Kosovës e Serbisë policia serbe ka arrestuar katër shqiptarë nga Kosova, siç thuhet, për shkak të posedimit të pasaportave të falsifikuara. Bëhet fjalë për Dervish C. (26) nga fshati Komoran i Gllogocit, Naim H. (23) nga Klina dhe Sokol M. (25) e Arben T. (26) nga Prizreni.

Të gjitha ata kanë tentuar që natën midis të martës e të mërkurës të kalojnë ilegalisht në pikën e kontrollit kufitar, që pastaj të transferohen në Evropën Perëndimore, njoftojnë mediat serbe. Pas marrjes në pyetje, gjyqtari hetues i Gjykatës komunale në Kurshumli ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Të arrestuarit gjenden në Burgun e Qarkut në Prokuplje.

Të arrestuarit gjendeshin në autobusin "Adio turs" që qarkullon rregulisht në linjën Prizren Beograd.

Kosova.com