Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Question KONKLAVA: Ēfare ndodh kur te vdes nje Pape?

    Ēfarė ndodh kur tė vdes njė Papė?


    Pas vdekjes sė njė Pape kardinalėt e Kishės katolike mblidhen nė njė takim tė njohur si “Kėshilli i Kardinalėve” nė Kapelėn Siktina tė Vatikanit, pėr tė zgjedhur zėvėndesin e tij. Kardinalėt mbyllen nė disa nga katet e Pallatit tė Vatikanit dhe mblidhen nė Kapelė pėr tė votuar. Ata diskutojnė, votojnė katėr here nė ditė dhe nuk mund tė largohen nga pallati pa zgjedhur Papėn e ardhshėm. Nė kėshill marrin pjese vetėm kardinalėt 80 vjeē e poshtė dhe aktualisht janė 117 tė tillė.
    Sa herė qė nuk arrihet tė dalė njė fitues, kardinalėt djegin letrat e votimit me kashtė tė lagur, nė mėnyrė qė nga djegia tė dale tym i zi nga oxhaku i Kapelės. Sapo Kėshilli tė zgjedhė njė papė tė ri, kardinalėt i lėnė tė kuptojė botės se e kanė bėrė zgjedhjen e tyre, duke djegur vetėm letrat e votimit, duke nxjerre tym tė bardhė. Papa i ri del pastaj nė ballkonin e Bazilikatės sė Shėn Pjetrit pėr tė bekuar besimtarėt e mbledhur nė shesh. Kur vdes njė papė, Kamerlengoja e tij, (quhet Kardinali qė ėshtė pėrgjegjės pėr Thesarin e Papės dhe zėvendėson dhe ushtron pushtetin e Papės nė tė gjitha pėrkohėsisht, deri sa tė mos zgjidhet Papa i ri) nė mėnyrė zyrtare i duhet qė tė konfirmojė zyrtarisht vdekjen e tij dhe tė pėrgatisė Funeralin si edhe tė mbledh Konklavėn (Mbledhja me dyer tė mbyllura e kardinalėve) qė do tė zgjedhin zėvendėsuesin e tij. Kamerlengoja dhe tre nga Kardinalėt e zgjedhur si asistentė pėr kėtė qellim vendosin se kur do tė vendoset trupi i Papės nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit pėr homazhet e publikut. Ata sigurojnė gjithashtu qė shenjat e tij dalluese do tė thyhen, kėshtu qė nuk do tė mund t'i pėrdor askush. Nuk lejohet autopsia. Funerali zgjat 9 ditė, ndėrsa data e funeralit dhe varrimi do tė vendosen nga kardinalėt nė mes tė ditės sė katėrt dhe tė gjashte, pas vdekjes se tij. Papėt varrosen ne kriptėn (qelėn e nėndheshme) poshtė Bazilikės sė Shėn Pjetrit. Ne mėnyre tradicionale, ata janė varrosur ne njė arkivol te punuar me drurin e qiparisit, qė ėshtė brenda shumė i gjere - dhe pastaj janė mbuluar me njė kapak prej pishe. Kėshilli i kardinalėve drejton punėt e pėrditshme gjatė ‘inter regnum’ (Kohes ndėrmjetėse mes dy papėve). Fuqia e tyre ėshtė e limituar dhe shumė nga Administrata Qėndrore e Kishės qe ka atribute kryen funksionet. Konklava qė do tė zgjedhe Papėn e ri i fillon punimet ne Kapelėn Sikstina ne Vatikan ndėrmjet 15-20 ditėve pas vdekjes sė tij. Kardinalėt, tė cilėt janė tė mbyllur nė Vatikan gjatė kohės se punimeve tė Konklavės, do tė vendosin ditėn e saktė. Pėr herė tė parė, ata nuk do tė jetojnė nė Kapelė apo nė Dhomat qė janė pranė muzeut tė Vatikanit, por nė Rezidencėn e Re, qė ėshtė nė Vatikan. Tė 117 kardinalėt, qė janė nėn moshėn 80 vjeē, janė tė lejuar per te votuar. Ata kane nevojė pėr njė shumicė prej tė paktėn dy tė tretave, plus njė votė, pėr tė zgjedhur. Kur Konklava ka zgjedhur Papėn, ai pyetet nėse pranon apo jo dhe se ēfarė emri dėshiron qė tė mbajė. Menjėherė si tė bėhet kjo, atij i vishen rrobat papnore - rrobaqepėsit mbajnė disa masa njėkohėsisht - dhe zė vend nė njė fron Kapelėn Sistinė, pėr tė pritur nderimin e kardinalėve tė tjerė, qe i japin nderimin e tyre dhe i premtojnė bindje. Bota do ta kuptoje qė ėshtė zgjedhur Papa, kur njė zyrtar do tė djegė fletėt e votimit qė janė tė pajisura me kimikate tė veēanta dhe qė bėn qe tymi i bardhė tė dale jashtė oxhakut tė Kapelės. Ata pėrdorin kimikate tė tjera, qe tė bėjnė edhe tym te zi duke treguar me kete rast votimin e papėrfunduar. Menjėherė pas kėsaj, Dekani i Kolegjit tė Kardinalėve, del nė Ballkonin Qendror tė Bazilikės sė Shėn Pjetrit pėr tė lajmėruar turmėn nė shesh me frazėn "Habemus Papam" ("Ne kemi njė Papė"). Papa i ri do tė shfaqet pastaj me rrobat papale dhe do t'i jap turmės sė mbledhur bekimin e tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Kontributi i Krishterimit dhene shkences

    gabim gjate postimit...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •