Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    *
    Anëtarësuar
    15-07-2009
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    1

    Lightbulb Ftesë për rininë shqiptare të Brukselit

    Përshëndetje vëllezër dhe motra,
    jemi një grup i vogël të rinjësh shqiptarë dhe ftojmë të gjithë të rinjët dhe të rejat e Brukselit që të
    lajmërohen në këtë temë ose në e-mail adresën që gjindet në fund të postimit.

    Pse?
    - Sot siç e dini në Bruksel mungon organizimi i mirëfilltë i rinisë shqiptare.
    - Ato pak shoqata që janë, janë shoqata e organizata që përkrahin njëren apo tjetrën parti.
    - - Si pasojë e kësaj nuk ka bashkim e as organizim të mirëfilltë, sidomos tek rinia shqiptare.

    Për kë bëhet fjalë?
    - Për të gjithë të rinjët e të rejat shqiptarë/e (pa dallim feje e krahine shqiptare) të Brukselit dhe të periferisë të Brukselit.
    - Për të gjithë ata/ato nga moshat +16 vjeç deri në 30 vjeç(nëse tejkalohet pak nuk është shumë problem).

    Për çfarë do bëhet fjalë apo për çfarë do shërbej kjo mbledhje apo organizim?
    - Fillimisht për mbledhjen dhe bashkimin e rinisë shqiptare.
    - Diskutimin e problemeve që has rinia shqiptare në shkollim (studime) dhe në punë në Bruksel.
    - Vetëdijësimin i rinisë shqiptare rreth rëndësisë së ndryshimit të politikave aktuale që po luhen në trojet tona
    nga ndërkombëtarët por edhe nga politikanët "shqiptarë".
    - Vetëdijësimin i rinisë shqiptare rreth rëndësisë së unifikimit të shqiptarëve që pas një kohe do çoj edhe drejt ribashkimit
    të trojeve tona dhe të popullit tonë të ndarë në shumë pjesë.

    Si dhe kur do të bëhet mbledhja apo tubimi i parë?
    - Tubimi i parë do të mbahet kur numri i të paraqiturëve apo të interesuarëve të jetë nga 10 deri në 20 persona.
    (nëse ky numër do jetë më i madh do jetë akoma më mirë, sepse do ketë më shumë ide dhe mendime se si duhet të arrimë deri tek një organizim
    i mirëfilltë i rinisë shqiptare në Bruksel)
    - - Nëse nga tubimi i parë nuk arrimë në ndonjë përfundim (do ishte gjë e mirë, pasi vendimet është mirë të mirren në praninë e sa më shumë
    të rinjëve e të rejave shqiptarë/e), atëherë të interesuarit e parë do e përhapin lajmin tek shoqëria e tyre shqiptare që normalisht do duhej
    të rriste numrin e interesuarëve për një organizim të tillë, për organizimin e rinisë shqiptare në Bruksel.

    Për çdo paqartësi, pyetje apo kërkesë mund të më kontaktoni në e-mail adresën e mëposhtme ose përmes mesazheve private, këtu në forumin shqiptar.

    Ju falemnderit,
    Ndryshuar për herë të fundit nga p3llazg : 22-07-2009 më 18:07

  2. #2
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Salut =)

    Un jam nga Franca, jetoj ne Metz ne Lorraine ( 57 ), Brukselin e kam 3 ore larg dhe do ishte interesante pse jo. Desha me dit, me çfare date bohet ky miting ( lol ) ?
    D'Oh!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •