Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 95 prej 95
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2002
    Vendndodhja
    rumani
    Postime
    6
    sipas mendimit tim, do te ishte me mire qe te mos cliroheshim nga frika per vdekjen.
    frika per vdekjen, e nxit me shume njeriun qe te zbatoje ligjet, dhe te kete nje sjellje disi te mire ndaj te tjereve.
    ndryshe do te gjendeshim perballe nje anarhie te pergjithshme.
    dua te shtoj, qe frika ka nje fare kuptimi pozitiv, ne existenten tone.



    miqesisht
    piter

  2. #82
    Une shpesh kam frike kur therrasin emrin tim...

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Piter eshte e vertete qe frika ka dhe rolin e saj pozitiv, por nuk e pranoj faktin se eshte mire qe njeriu ka frike nga vdekja.

    A nuk te duket se ne fund te fundit njeriu eshte i roberuar prej kesaj frike?
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2002
    Vendndodhja
    rumani
    Postime
    6
    the hobbit, referimi im nuk bente pjese te fakti se njeriu duhet te mendoje friken ne cdo moment te jetes se tij, por mjafton qe ai ta mendoje kete frike para se te kryeje nje veprim ne dem te te tjereve.
    te pakten keshtu e argumentojne kontraktualistet si (hobbes, locke, rousseau) friken ndaj vdekjes.
    ne fund te te fundit te gjithe jemi rober, edhe po mos mendojme per friken ndaj vdekjes


    miqesisht

    piter

  5. #85

    Re: C`fare eshte frika

    Postuar mė parė nga Mirron
    Do te deshiroja qe te dija me teper mendime prej jush reth ``frikes``nga kush frikesohemi dhe pse frikesohemi shpesh here,a jemi te afte te mposhtim kete brenda vetes sone?A nuk eshte kjo nje lufte qe behet brenda secilit prej nesh ne jeten tone te perditshme,ku secili eshte e perjeton?A ka ilac frika?

    Debati ne eshte kanalizuar ne friken prej vdekjes nderkohe qe tematika dhe posti#1 ka pasur qellime pak me te ndryshme. Kur i lexoj keto fjalet qe kam kuotuar me siper me lind nje pyetje qe do te deshiroja t'ia pyesim se bashku vetes.

    Pse njeriu ka frike nga frika?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #86
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Jam shprehur me pare qe frika eshte ndjesia para nje eksperience te panjohur. E vetmja eksperience e paperseritur eshte vdekja! Ndoshta kjo eshte arsyeja qe i referohemi asaj. Frika ndaj frikes eshte instikt i pakontrolluar! Ilaci i frikes eshte trimeria!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #87
    Postuar mė parė nga Mina
    Jam shprehur me pare qe frika eshte ndjesia para nje eksperience te panjohur.

    Nje kundershembull mjafton dhe perkufizimet bien, po te them nje:
    Une e di qe flaka djeg dhe dhemb, e kam provuar dhe me pare, pra megjithse e njoh ate lloj eksperience vazhdoj ta kem frike.
    Pra per te analizuar friken nuk eshte e domosdoshme te analizosh vetem friken nga vdekja. Aq me teper qe vdekjen nuk dolem ne sot ta analizojme sakte pasi jane lodhur e sterlodhur koka e sterkoka e s'kane nxjerre dot tamam gje ne drite.
    Shembuj si ai i flakes ka plot te tjere, me qindra...
    Pra frika nuk mund te perkufizohet si ndjesi para dickaje te panjohur.
    Me sa di une, e sigurt deri me sot eshte qe para dickaje a nje eksperience te panjohur, rritet adrenalina, rritet pulsi, shtohet dhe shpeshtohet frymemarrja, sistemi eshte ne gadishmerine maksimale gati per te panjohuren me te gjithe perceptoret ne maksimum.
    Sa per trimerine, nuk bie dakort me ty, nuk ka se si te sherosh friken me trimeri. Nese di ndonje menyre, le ta diskutojme.

    Egziston nje lloj "ilaci" ndaj frikerave te paracaktuara, i cili eshte EKSPERIENCA e perseritur disa here, apo pervoja ne shkalle te larte, por jo ndaj frikerave te pergjithshme dhe te panjohura me pare per individin.
    Padyshim qe frika nga vdekja nuk hyn aty me siper, pasi vete vdekja si eksperience na eshte e panjohur, por, eshte e gabuar qe te identifikosh friken me friken nga vdekja.

    Po asaj pyetjes na sa nje parrulle PPSH-je do na i pergjigjet njeri?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #88
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nje femije, ne muajt e pare te jetes, a mendon se e ka kete ndjesi? Nese degjohet nje zhurme e forte, ai tkurret! Si mendon, quhet frike kjo? Une them qe ai e mbart friken sepse reagon ne kete moment! Ndersa ne rastin tjeter: nje femije qe nuk e di se cfar i shkakton kontakti me nje objekt te nxehte, e prek ate pa problem. Eshte e pamundur qe ky femije te perserise me kete veprim, sado ta detyrosh! Keshtu kete eksperience e perjeton vetem nje here, jo disa here! Ai fikson fenomenin dhe eshte e pakendeshme per te te perjetoje dhimbje! Frika eshte nje ndjesi qe e ruan njeriun! Ai qe ka frike mund t`i ruhet gjithshkaje por jo Zotit, prandaj kanalizohet biseda ne kete drejtim!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Si gjithmone Sokol ke prirjen per ti zgjeruar dhe analizuar temat dhe kjo eshte nje gje e mire, por akoma me mire eshte te ngelemi ne thelbin dhe thjeshtesine e gjerave.

    Nese do shikonim ikonen e njerit te sotem do ta karaklterizonim si epoka e zenitit te teknologjise
    epoka e maralit ne nadir
    epoka e ateizmit te theksuar
    epokae gjumit fetar
    epoke "paqeje", por pa paqe.

    Por nese do te donim me nje fraze te karekterizojme epoken tone do ta quanim : " EPOKA E FRIKES"

    Sot njeriu ka frike , vdekjen, shendetin, Perendine, pasurine e tij, te ardhmen e femijve, gjitonon e tij etj etj...por nder to me e madhja eshte frika ndaj vdekjes prandaj dhe ndoshta vdekja eshte bere sinonim me te, sepse aty arrin kulmin e saj.

    C'fare eshte frika?

    Ne fakt do doja ta shikoja dhe krahesoja termin frike pak me termin ne gjuhen greke, pasi eshtye nje gjuhe qe per cdo fjale ka dhe nje kuptim te vecante...
    Frika (fovos)
    (folja)
    Trembem (fovume): vrapoj, largohem per te ikur ndaj dickaje
    frike : ne levizje per tu larguar (nga folja fevgo)

    Perse kemi frike ndaj Frikes?
    Per faktin se behet fjale per nje ndjenje, dobesie, pse jo faji
    per nje parashikim shpetimi nepermjet largimit, kjo analoge me graden e kercenimit.
    edhe ketu permbledhim panikun, tmerrin, ankthin, qw jane nga gjendjet me te keqija nevropsiqike.

    Ne mitologjine grekeve te lashte, Fovo (frika) ishte femija i Arit dhe i Afrodites.
    Ne mbuojen e Agamemnonit qe kishte te gdhendur nje ftytyrw luani Aleksandri i Madh ofronte flijime para cdo beteje

    Shume drej pra u vendos ne mitologji prane perendive te vdekjes dhe te epsheve. Frika kishte brenda saj ferrin...

    Megjithate Sokol presim mendimi tend....

    pershendetje
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  10. #90
    Eshte me interes menyra se si e paraqite friken, "largim nga dicka", mbase edhe mund t'i shtoja nje fjale me teper, t'a beja "largim instiktiv nga dicka ",pasi frika eshte 100% instiktive, pavarsisht se duke perparuar shoqeria ne planin teknologjik gje qe ka bere te mundur aplikimin e saj me metoda moderne. Pra perseri ajo mbet nje element teresisht instiktiv. Besoj se per friken instiktive biem dakort.

    Per mua mitologjia greke eshte vec alegori, shekullin e shkuar e kane lidhur dhe me psikologjine, por per mua mbet gjithmone alegori. Ne kete kuader, me terhoqi vemendjen se ne c'plan e shtrove, Pra si bije te Marsit (Arit) dhe Aferdites. Eshte hera e pare ne fakt qe Marsin po e shoh te identifikuar me perendine e vdekjes. Me sa di une, Marsi eshte paraqitur kudo, si ne literature te hershme si dhe ne ate te vjetren si perendia e luftes (nervave te tendosura dhe inateve me shume se vdekjes). Kujtojme fjalimet qe Barleti ve ne goje te Gjergje Kastriotit kur donte te ulte gjaknxehtesine e ushtareve te tij "Or burra, po ju paska marre mendte vera e Marsi...". Edhe serialet qesharake qe kane dale ne mode kohet e fundit ne TV si "Zina" apo "Hercules", e paraqesin Marsin si perendine e luftes. (Ne fakt tani ve re nje injorance te theksuar mbi perkatesine e Marsit dhe Athines te cilat ngaterrohen shpesh. Athinen disa bashkebisedues (greke shumica) e paraqesin perendi te diturise, ca te tjere thone e luftes, sa te tjere thone dhe e luftes dhe e mendjes, hajde merre vesh). Mbase lidhja midis luftes dhe vdekjes eshte aq e fuqishme sa qe i bashkon te dyja ne nje te pandare, rezultatin pra, vdekjen.
    Sidoqofte, fakti qe Frike paraqitet ne mitologji si "pjelle e marteses midis Dashurise dhe Urrejtjes (po e zevendesoj luftenn me urrejtje, pasi nuk i ndajne shume gjera, lufta shpesh eshte finalizimi i urrejtjes), eshte jashtezakonisht me interes. Fare mire mund ta ndjekim debatin ne kete linje.

    Nje linje tjeter me interes me rrjedh edhe prej vete mendimeve te shprehura prej antareve: Dikush shkush kerkon ta shmange (ne thelb te mendimeve te shprehura mbizoteron shmangia), dikush tjeter tenton t'i gjeje "ilac" etj...
    Ne kete kuader, duke pare se shume diskutante kane kete element te perbashket (gati te tere njerezit ne fakt), u perpoqa te kanalizoj biseden me ate pyetjen e madhe Pse kemi frike prej frikes. Pra shume diskutante ketu e marrin te qene faktin se frika duhet eleminuar, frika eshte dicka negative, frikes i duhet ikur pra...
    Shume prej nesh besoj se kane frike prej Frikes. Pyetja ime eshte pse duhet te kemi frike prej saj? Eshte e natyrshme te kesh frike apo te panikohesh kur prane ke nje rrezik, fjala vjen nje gjarper a cdo lloj situate qe ne e perceptojme si rrezik, ketu biem dakort. Por nese biem dakort qe frika eshte dicka e natyrshme, sic eshte dhe e qeshura, gezimi, lumturia etj, perse gjendjet e tjera emocionale i simulojme apo i kerkojme me cdo kusht nderkohe qe edhe vete frika e cila eshte njesoj me to , e natyrshme pra, u dashka larguar? Kete kam parasysh kur pyes PSE KEMI FRIKE NGA FRIKA. Pra ne nuk eshte thjesht se i largohemi objektit apo situates qe na krijon panik, por ne i druhemi edhe vete gjendjes emocionale qe na pushton, nderkohe qe ajo eshte po aq e natyrshme (ne natyren tone) sa edhe lumturia apo ndienja te tjera... Pse pra i druhemi asaj ndienje? Pse kemi frike nga frika pra?

    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  11. #91
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    ...perse gjendjet e tjera emocionale, i stimulojme apo i kerkojme me cdo kusht, nderkohe qe edhe vete frika, e cila eshte njesoj me to.....
    Gjendjet emocionale qe ti permend Sokol, te japin ndjesi te kendeshme, ndersa frika: te pakendeshme! Si mund t`i renditesh bashke! P.sh lindja e nje femije eshte kenaqesi qe njeriun e ben te lumtur, ndryshe nga nje fatkeqesi natyrore, e cila e trishton njeriun! Ku qendron ngjashmeria midis tyre? Friken nuk e kerkon njeriu por e mbart dhe eshte nje lloj gadishmerie per t`u shmangur nga rreziku qe mund t`i sjelle pasoja te renda! Ndryshon problemi tek njerezit me paranoje qe frikesohen nga cdo gje! Kjo nuk eshte normale sepse ata gjate gjithe kohes jane ne tension! Mendoj se edhe me trimi ka frike por nuk e shfaq ate! Kjo eshte diferenca qe e shquan nga te tjeret!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Shume mevend pyetjet qe ke shtruar ne fund Sokol, por te them te verteten nuk e di se ku synon te dalesh. Megjithate eshte nje tem qe mund ta shikosh ne shume kendveshtrime.

    (parenteze) Eshte e vertete ajo qe thua me lart per perendine athina. Por nga burimet e fundit me njerez qe ne vertete jane rritur me kete mitologji, Athina referohet me teper si perendi e diturise. Por me pas kjo veti e saj u shfrytezua ( u perdor) edhe per mbrojtjen e trojeve dhe keshtu gjerat u ngaterruan. Kujtojme ketu dhe luftrat e njohura teper te hershme...

    Por pyetja jone mbetet. Pse kemi frike prej frikes?
    Ajoqe po mendoja ishte se ne fund te fund te kemi frike sepse jemi te pafuqishem (shpesh here) per ta perballuar kete frike.
    E gjitha kjo ngjall nje ndjenje te pakenaqshme brenda nesh.
    Nese shikon filmin Supermen atje shikon nje person ku misherohetr fitorja ndaj frikes. Ai ishte i gatshem te perballonte cdo lloj situate...e megjithate....
    Frika, ashtu si edhe dashuria, gezimi, urrejtja eshte nje pjese e ndjenjave tona, pra e dhe e gjendjes sone emocionale. Pa anen emocionale ose te ndjenjave mund te themi se vete njeri do te ishte nje mekanizem "arsyetues".
    Vete emocini (ndjenja) eshte nje eshte nje gjendje psiqike (shpirterore) qe ne te shumten e rasteve nuk varet nga ne.
    Objektet materiale te botes sone te jashtme psh nje peisazh, nje melodi, nje ushqim i mire, na shkaktojne nepermjet shqisave tona trupore, kenaqesi ose pakenaqesi, gezim ose hidherim> etj...
    Por bota jone e brendshme psiqike, bota e perceptimeve dhe ideve tona, qe vazhdimisht qarkullon ne shpirtin tone, me ane te mendimeve, kujtimeve, edhe ajo shkakton gezim ose hidherim, shprese ose deshperim, frike ose force, dashuri apo urrejtje e keshtu me radhe...
    Pra te gjitha keto paraqesin gjendje te fuqishme emocionale ne shpirtin tone.
    Fakt eshte se te gjitha ndjenjat e ndryshme emocionale shkaktohen vetem nga nje lloj ndjenje, << ate te dashurise>.
    Vossuet thote se : "vere poshte dashurine, dhe do shikosh se
    do lindin te gjitha ndjenjat. Hiqe dashurine dhe do shohesh se te gjitha do te zhduken.
    Ne te vetete kur lind frika? Thjesht kur jemi ne rrezik te humbim dicka qe duam...
    Ose kur lind gezimi? Tjesht kur fitojme , marrim ate qe duam... dhe keshtu me radhe...
    Nese e shikoni me vend le ta kapim dhe nga ky kendveshtrim...


    pershendetje
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  13. #93
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    sokolit.
    te perpiqesh te shmangesh friken nuk eshte te kesh frike nga frika.
    njeriu synon te perftoje ne jete sa me shume kenaqesi shpirterore dhe fizike,nuk them se kjo eshte qellim jete por ama eshte synim i pergjithshem. besoj se pranohet. frika eshte nje mase mbrojtese ndaj gjithckaje qe pengon realizimin e kesaj kenaqesie si psh. dhimbje fizike, coroditje mendore, gjendje e keqe emocinale etj.
    pra frika ne vetvete perfaqeson shmangie.E pare ne kuptimin instiktiv une nuk mendoj ka se cfare diskutohet rreth saj, ne kete prizem gjithcka eshte e thjeshte, e heq doren nga zjarri sepse me djeg. kam frike nga lartesite sepse po te bie thyej eshtrat.

    Ajo qe mund te lejoje diskutim eshte pikeveshtrimi tjeter, frika nga gjendjet shpirterore dhe mendore jo te mira qe ka te beje me te qenurit tone ne shoqeri.si manifestohet kjo frike, kur shfaqet dhe si ne persona te ndryshem me botekuptime te ndryshme, cfare eshte e perbashket ,cfare jo, kush eshte ILACI.
    edhe ne kete prizm ajo perseri eshte e vlefshme dhe gjithmone perfaqeson shmangie.
    psh une kam frike nga rethana dhe situata te panjohura sepse nuk e di se si do ti zoteroj ato situata, do arrij te perftoj kenaqesine qe me nevojitet ne format e mia personale apo jo? une kam frike ne kete rast.eksperienca eshte nje ilac i mire por eshte si kofini pas te vjelit, ketu flasim per frike nga e panjohura, kjo eshte frika me e frikshme.
    frika manifestohet me gjendje te crregullt emocionale dhe me simptoma fizike. ne si edhe cdo gje tjeter ne kete bote na duhet te reagojme ose me mire te kunderpergjigjemi vazhdimisht,eshte ligj universal .une gezoj kur jam ne dasme, qesh kur degjoj nje barcalete, etj.ne pergjithesi reagoj ne perputhje me synimin per te perftuar kenaqesi sepse jam ndertuar(faktore:,shoqeria, eksperienca,grupi social,formimi individual)ne menyre qe keto gjera me japin kenaqesi.Perballe nje mundesie qe kercenon prishjen e kenaqesise time, crregullimin e ekujlibrit tim emocional duket e LOGIKSHME qe reagimi im te jete coroditje, crregullim.

    opinioni im.
    ne kete rast me duket e vlefshme sepse me mobilizon, behem gati, pergatis guxim, vemendje,paketen time morale, aftsite fizike, me ve ne prove cdo gje brenda meje.synohet persosje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 20-12-2002 mė 07:46

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240
    frika:
    Frika eshte e mbjellur te qdo individ qe merre fryme dhe egziston qe nga mosha e femijerise e deri ne vdekje.
    Egzistojne gjashte lloj frikash ;1.frika nga humbja e dashurise ;2.frika nga varferia;3.frika nga humbja e pasurise.4.frika nga vdekja por gjdo individ kur esheh se i eshte afruar koha per te vdekur ai gradualisht fillon ta pergadise vetveten psiqikisht lidhur me vdekjen.5.frika nga kritika e ambientit ne te cilin jeton ,qe eshte nje mekat per njerezit qe marrin frym qe eshte njera nder dobesite me te medha te individeve,sepse drejteperdrejt ndikon ne zhvillimin e personalitetit te secilit njeri ne bote,largone sa ma shume nga vetja e juaj. tjetren tjeter here.
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  15. #95
    pershendetje . mendimi im personal, frika eshte pjese e ēdo personi dhe qenjeve njerezore, ajo eshte pjes e jetes per secilin. Frik nuk ka vetem ai qe nuk eshte i pergjeshem.por frika nuk duhet te mbizotroj ne trurun e shpirtin e njeriut aqsa te behet reflekt i besdishem. aq sa njeriu te hetoje ēdo sekonde e minute me frike, frike duhet patur athere kur duhet patur, por jo te jetohet nen trysnine e frikes .I zgjuar dhe inteligjent eshte ai person qe mposht friken kur ajo e ka mbnerthyer , duhet patur frik por frik me karar . une per veten time kam patur momente frike , por kam kohe qe nuk e njoh me friken , kam kohet e fundit kame bere publike disa fakte konkrete per implikimin ne vendime te pa drejta te gjykatave , dhe prekurorive si dhe te implikimit te tyre ne trafiqe te ndryshme , te implikuar dhe avokat si dhe noter se bashku me ta , jam kercenuar me vdekje nga disa persona , por nuk kam ēare koken fare nga kercenimet , nuk kam frik fare nga askush , nuk jetoj me frike , ne se nje dite do te ndodhe , le te ndodhe por me frike nuk jetohet , frika duhet hedhur poshte , pa humbur vigjilencen. u zgjata pak por mendova se mund tu sherbej .Mos kini frike te thoni dhe te deklaroni te verteten dhe pse dikujt do ti duket e hidhur .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 24-04-2006 mė 20:58 Arsyeja: korrigjim gabimesh ortografike

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Odeonet
    Nga Dito nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 01:15
  2. Tė kujtojmė Kėngėtaren Anita Bitri !
    Nga TiLoNcE nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 18-10-2007, 11:15
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Si e ka emrin ajo lulja mor aman? me ate eren e ngrohte e te embel
    Nga katana nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 18:26
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •