1. Eshte shkencerisht e gabuar te thuash se lufterat nuk do te mbarojne asnjehere, sepse kafshet bejne lufte, dhe qeniet njerezore jane si kafshet. Ne rradhe te pare, kjo nuk eshte e vertete, sepse kafshet nuk bejne lufte. Nuk mund te konsiderohet sjellje agresive lufta per ekzistence. Ne dallim nga kafshet, njerezit zoterojne nje kulture humane qe mund ta modifikojne. Nje kulture ku eshte e pranishme lufta ne nje shekull te caktuar, ne nje shekull tjeter mund te ndryshoje dhe te jetojme ne paqe me popujt fqinje

2. Eshte shkencerisht e gabuar te thuash qe lufta nuk mund te mbaroje sepse ben pjese ne natyren njerezore. Argumentimet mbi natyren njerezore nuk mund te provojne asgje, sepse kultura jone njerezore na ofron potenciain per te ndryshuar natyren tone nga nje gjenerate ne nje tjeter. Eshte e vertete qe genet qe na transmetohen nga veza dhe spermatozoidi te femijet, influencojne sjelljen e tyre. Por, eshte gjithashtu e vertete qe jemi te influencuar nga kultura ku rritemi dhe qe mund te marrim persiper pergjegjesine e veprimeve tona

3. Eshte shkencerisht e gabuar te thuash qe dhuna nuk mund te mbaroje sepse qeniet njerezore dhe kafshet e dhunshme jane ne gjendje te jetojne me mire dhe te kene me shume femije se sa te tjeret. Ne te vertete, rezultatet e kerkimeve shkencore tregojne se qeniet njerezore dhe kafshet jetojne me mire kur mesojne te punojne mire bashke

4. Eshte shkencerisht e gabuar te thuash qe jemi te detyruar te jemi te dhunshem per shkak te trurit tone. Truri ben pjese ne trupin tone si duart dhe kembet. Mund te jene te gjitha te perdorura per bashkepunimin po aq sa per dhunen. Meqenese truri eshte baza organike e inteligjenes sone, na lejon te mendojme per ate qe duam dhe duhet te bejme. Dhe meqenese truri ka potencial te larte te te mesuarit, mund te gjejme menyra te reja ne te berit te gjerave.

5. Eshte shkencerisht e gabuar te thuash qe lufta eshte shkaktuar nga "instikti". Pjesa me e madhe e shkencetareve nuk e perdor me termin "instikt" sepse asnje nga veprimet tona, nuk eshte kaq i determinuar sa te mos modifikohet nga te mesuarit. Natyrisht, kemi motivime dhe emocione, si frika, merzitja, seksi dhe uria, pro secili prej nesh eshte i pergjegjshem per menyren ne te cilen i shprehim. Ne luften moderne, vendimet dhe veprimet e komandanteve dhe ushtareve, pergjithesisht nuk bazohen ne emocione. Perkundrazi, ata ndjekin detyrat e tyre ne baze te stervitjes se marre. Kur ushtaret sterviten per lufte, dhe kur njerezit japin aprovimin per nje lufte, u mesohet si te urrejne dhe te kene kujdes nga armiku. Problemi me i madh, eshte te mesohet se perse sterviten keshtu ne rradhe te pare nga drejtuesit politike dhe nga massmedia