Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 95
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2002
    Vendndodhja
    rumani
    Postime
    6
    sipas mendimit tim, do te ishte me mire qe te mos cliroheshim nga frika per vdekjen.
    frika per vdekjen, e nxit me shume njeriun qe te zbatoje ligjet, dhe te kete nje sjellje disi te mire ndaj te tjereve.
    ndryshe do te gjendeshim perballe nje anarhie te pergjithshme.
    dua te shtoj, qe frika ka nje fare kuptimi pozitiv, ne existenten tone.



    miqesisht
    piter

  2. #82
    Une shpesh kam frike kur therrasin emrin tim...

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Piter eshte e vertete qe frika ka dhe rolin e saj pozitiv, por nuk e pranoj faktin se eshte mire qe njeriu ka frike nga vdekja.

    A nuk te duket se ne fund te fundit njeriu eshte i roberuar prej kesaj frike?
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2002
    Vendndodhja
    rumani
    Postime
    6
    the hobbit, referimi im nuk bente pjese te fakti se njeriu duhet te mendoje friken ne cdo moment te jetes se tij, por mjafton qe ai ta mendoje kete frike para se te kryeje nje veprim ne dem te te tjereve.
    te pakten keshtu e argumentojne kontraktualistet si (hobbes, locke, rousseau) friken ndaj vdekjes.
    ne fund te te fundit te gjithe jemi rober, edhe po mos mendojme per friken ndaj vdekjes


    miqesisht

    piter

  5. #85

    Re: C`fare eshte frika

    Postuar mė parė nga Mirron
    Do te deshiroja qe te dija me teper mendime prej jush reth ``frikes``nga kush frikesohemi dhe pse frikesohemi shpesh here,a jemi te afte te mposhtim kete brenda vetes sone?A nuk eshte kjo nje lufte qe behet brenda secilit prej nesh ne jeten tone te perditshme,ku secili eshte e perjeton?A ka ilac frika?

    Debati ne eshte kanalizuar ne friken prej vdekjes nderkohe qe tematika dhe posti#1 ka pasur qellime pak me te ndryshme. Kur i lexoj keto fjalet qe kam kuotuar me siper me lind nje pyetje qe do te deshiroja t'ia pyesim se bashku vetes.

    Pse njeriu ka frike nga frika?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #86
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Jam shprehur me pare qe frika eshte ndjesia para nje eksperience te panjohur. E vetmja eksperience e paperseritur eshte vdekja! Ndoshta kjo eshte arsyeja qe i referohemi asaj. Frika ndaj frikes eshte instikt i pakontrolluar! Ilaci i frikes eshte trimeria!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #87
    Postuar mė parė nga Mina
    Jam shprehur me pare qe frika eshte ndjesia para nje eksperience te panjohur.

    Nje kundershembull mjafton dhe perkufizimet bien, po te them nje:
    Une e di qe flaka djeg dhe dhemb, e kam provuar dhe me pare, pra megjithse e njoh ate lloj eksperience vazhdoj ta kem frike.
    Pra per te analizuar friken nuk eshte e domosdoshme te analizosh vetem friken nga vdekja. Aq me teper qe vdekjen nuk dolem ne sot ta analizojme sakte pasi jane lodhur e sterlodhur koka e sterkoka e s'kane nxjerre dot tamam gje ne drite.
    Shembuj si ai i flakes ka plot te tjere, me qindra...
    Pra frika nuk mund te perkufizohet si ndjesi para dickaje te panjohur.
    Me sa di une, e sigurt deri me sot eshte qe para dickaje a nje eksperience te panjohur, rritet adrenalina, rritet pulsi, shtohet dhe shpeshtohet frymemarrja, sistemi eshte ne gadishmerine maksimale gati per te panjohuren me te gjithe perceptoret ne maksimum.
    Sa per trimerine, nuk bie dakort me ty, nuk ka se si te sherosh friken me trimeri. Nese di ndonje menyre, le ta diskutojme.

    Egziston nje lloj "ilaci" ndaj frikerave te paracaktuara, i cili eshte EKSPERIENCA e perseritur disa here, apo pervoja ne shkalle te larte, por jo ndaj frikerave te pergjithshme dhe te panjohura me pare per individin.
    Padyshim qe frika nga vdekja nuk hyn aty me siper, pasi vete vdekja si eksperience na eshte e panjohur, por, eshte e gabuar qe te identifikosh friken me friken nga vdekja.

    Po asaj pyetjes na sa nje parrulle PPSH-je do na i pergjigjet njeri?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #88
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nje femije, ne muajt e pare te jetes, a mendon se e ka kete ndjesi? Nese degjohet nje zhurme e forte, ai tkurret! Si mendon, quhet frike kjo? Une them qe ai e mbart friken sepse reagon ne kete moment! Ndersa ne rastin tjeter: nje femije qe nuk e di se cfar i shkakton kontakti me nje objekt te nxehte, e prek ate pa problem. Eshte e pamundur qe ky femije te perserise me kete veprim, sado ta detyrosh! Keshtu kete eksperience e perjeton vetem nje here, jo disa here! Ai fikson fenomenin dhe eshte e pakendeshme per te te perjetoje dhimbje! Frika eshte nje ndjesi qe e ruan njeriun! Ai qe ka frike mund t`i ruhet gjithshkaje por jo Zotit, prandaj kanalizohet biseda ne kete drejtim!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Si gjithmone Sokol ke prirjen per ti zgjeruar dhe analizuar temat dhe kjo eshte nje gje e mire, por akoma me mire eshte te ngelemi ne thelbin dhe thjeshtesine e gjerave.

    Nese do shikonim ikonen e njerit te sotem do ta karaklterizonim si epoka e zenitit te teknologjise
    epoka e maralit ne nadir
    epoka e ateizmit te theksuar
    epokae gjumit fetar
    epoke "paqeje", por pa paqe.

    Por nese do te donim me nje fraze te karekterizojme epoken tone do ta quanim : " EPOKA E FRIKES"

    Sot njeriu ka frike , vdekjen, shendetin, Perendine, pasurine e tij, te ardhmen e femijve, gjitonon e tij etj etj...por nder to me e madhja eshte frika ndaj vdekjes prandaj dhe ndoshta vdekja eshte bere sinonim me te, sepse aty arrin kulmin e saj.

    C'fare eshte frika?

    Ne fakt do doja ta shikoja dhe krahesoja termin frike pak me termin ne gjuhen greke, pasi eshtye nje gjuhe qe per cdo fjale ka dhe nje kuptim te vecante...
    Frika (fovos)
    (folja)
    Trembem (fovume): vrapoj, largohem per te ikur ndaj dickaje
    frike : ne levizje per tu larguar (nga folja fevgo)

    Perse kemi frike ndaj Frikes?
    Per faktin se behet fjale per nje ndjenje, dobesie, pse jo faji
    per nje parashikim shpetimi nepermjet largimit, kjo analoge me graden e kercenimit.
    edhe ketu permbledhim panikun, tmerrin, ankthin, qw jane nga gjendjet me te keqija nevropsiqike.

    Ne mitologjine grekeve te lashte, Fovo (frika) ishte femija i Arit dhe i Afrodites.
    Ne mbuojen e Agamemnonit qe kishte te gdhendur nje ftytyrw luani Aleksandri i Madh ofronte flijime para cdo beteje

    Shume drej pra u vendos ne mitologji prane perendive te vdekjes dhe te epsheve. Frika kishte brenda saj ferrin...

    Megjithate Sokol presim mendimi tend....

    pershendetje
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  10. #90
    Eshte me interes menyra se si e paraqite friken, "largim nga dicka", mbase edhe mund t'i shtoja nje fjale me teper, t'a beja "largim instiktiv nga dicka ",pasi frika eshte 100% instiktive, pavarsisht se duke perparuar shoqeria ne planin teknologjik gje qe ka bere te mundur aplikimin e saj me metoda moderne. Pra perseri ajo mbet nje element teresisht instiktiv. Besoj se per friken instiktive biem dakort.

    Per mua mitologjia greke eshte vec alegori, shekullin e shkuar e kane lidhur dhe me psikologjine, por per mua mbet gjithmone alegori. Ne kete kuader, me terhoqi vemendjen se ne c'plan e shtrove, Pra si bije te Marsit (Arit) dhe Aferdites. Eshte hera e pare ne fakt qe Marsin po e shoh te identifikuar me perendine e vdekjes. Me sa di une, Marsi eshte paraqitur kudo, si ne literature te hershme si dhe ne ate te vjetren si perendia e luftes (nervave te tendosura dhe inateve me shume se vdekjes). Kujtojme fjalimet qe Barleti ve ne goje te Gjergje Kastriotit kur donte te ulte gjaknxehtesine e ushtareve te tij "Or burra, po ju paska marre mendte vera e Marsi...". Edhe serialet qesharake qe kane dale ne mode kohet e fundit ne TV si "Zina" apo "Hercules", e paraqesin Marsin si perendine e luftes. (Ne fakt tani ve re nje injorance te theksuar mbi perkatesine e Marsit dhe Athines te cilat ngaterrohen shpesh. Athinen disa bashkebisedues (greke shumica) e paraqesin perendi te diturise, ca te tjere thone e luftes, sa te tjere thone dhe e luftes dhe e mendjes, hajde merre vesh). Mbase lidhja midis luftes dhe vdekjes eshte aq e fuqishme sa qe i bashkon te dyja ne nje te pandare, rezultatin pra, vdekjen.
    Sidoqofte, fakti qe Frike paraqitet ne mitologji si "pjelle e marteses midis Dashurise dhe Urrejtjes (po e zevendesoj luftenn me urrejtje, pasi nuk i ndajne shume gjera, lufta shpesh eshte finalizimi i urrejtjes), eshte jashtezakonisht me interes. Fare mire mund ta ndjekim debatin ne kete linje.

    Nje linje tjeter me interes me rrjedh edhe prej vete mendimeve te shprehura prej antareve: Dikush shkush kerkon ta shmange (ne thelb te mendimeve te shprehura mbizoteron shmangia), dikush tjeter tenton t'i gjeje "ilac" etj...
    Ne kete kuader, duke pare se shume diskutante kane kete element te perbashket (gati te tere njerezit ne fakt), u perpoqa te kanalizoj biseden me ate pyetjen e madhe Pse kemi frike prej frikes. Pra shume diskutante ketu e marrin te qene faktin se frika duhet eleminuar, frika eshte dicka negative, frikes i duhet ikur pra...
    Shume prej nesh besoj se kane frike prej Frikes. Pyetja ime eshte pse duhet te kemi frike prej saj? Eshte e natyrshme te kesh frike apo te panikohesh kur prane ke nje rrezik, fjala vjen nje gjarper a cdo lloj situate qe ne e perceptojme si rrezik, ketu biem dakort. Por nese biem dakort qe frika eshte dicka e natyrshme, sic eshte dhe e qeshura, gezimi, lumturia etj, perse gjendjet e tjera emocionale i simulojme apo i kerkojme me cdo kusht nderkohe qe edhe vete frika e cila eshte njesoj me to , e natyrshme pra, u dashka larguar? Kete kam parasysh kur pyes PSE KEMI FRIKE NGA FRIKA. Pra ne nuk eshte thjesht se i largohemi objektit apo situates qe na krijon panik, por ne i druhemi edhe vete gjendjes emocionale qe na pushton, nderkohe qe ajo eshte po aq e natyrshme (ne natyren tone) sa edhe lumturia apo ndienja te tjera... Pse pra i druhemi asaj ndienje? Pse kemi frike nga frika pra?

    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Odeonet
    Nga Dito nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 01:15
  2. Tė kujtojmė Kėngėtaren Anita Bitri !
    Nga TiLoNcE nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 18-10-2007, 11:15
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Si e ka emrin ajo lulja mor aman? me ate eren e ngrohte e te embel
    Nga katana nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 18:26
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •