E ku do ta kerkosh te verteten pervec se ne mendjen dhe ne zemren tende, ose thene ne brendesine tende Miron? Nuk mund te te jape tjeterkush pergjigjet vecse vetja jote, dhe vetja jote eshte gjithe ajo qe ti e nderton vazhdimisht.
Nuk besoj se nuk je dakord me ato qe them une sepse nuk eshte dhe qellimi im qe ti te pranosh ato qe te them une. Normalisht une jam jashte teje dhe nuk pretendoj te ndikoj sadopak ne jeten tende. 'Une' ose dikush tjeter me te cilin ti komunikon, sherbejme thjesht si nje pasqyre apo ekran perballe te cilit qendron vetem ti.
Rendesi ka qe ti te arrish te hulumtosh dhe te kuptosh gjithmone duke u nisur nga vetja jote sepse ti je boshti i rrotullimit te te gjitha ne pasqyrave te tjera.
Personalisht, une besoj ne jeten e pertejme, sepse sic e kam thene dhe ne mesazhin e meparshem, perderisa ekzistojne dhe endrrat dhe fenomene te tilla si ai i deja-vu-se, caste ne te cilat njeriu dyshon per nje ekzistence te meparshme per te cilen nuk eshte dhe aq i vetedijshem, atehere pse te mos shpresosh dhe ne pavdekesine e shpirtit?
Nejse, te pakten te mos e lejojme veten qe frika ndaj vetes, apo dyshimet e besimit tone te kthehen ne nje paranoja te vertete, pasi te jetosh me frike eshte njesoj si te mos jetosh fare ose te genjesh veten se po jeton. Pastaj nuk ia vlen te rrime e te mendojme edhe per nje doktor zemrash apo nje dijetar qe te mund tu pergjigjet te gjitha pyetjeve tona.
Te pakten une mendoj se zgjidhja eshte e brendshme dhe se vlera te tilla si dashuria mund te te japin gjithe pergjigjet e botes....
miqesisht Puhiza
Krijoni Kontakt