Ēfare eshte ky Njeri?
Nga Alban Bala
Teksti ne vijim mban firmen e Kastriot Myftarajt- nje individi te ēuditshem, quasi-fantomatik, qe publiku i gjere e besonte me teper si nje pseudonim deri diten kur Prokuroria e Pergjithshme hapi ndaj tij hetime per akuzat e nxitjes se urrjetjes nder-fetare dhe nderetnike. Hetimi tani eshte nderprere, por jo veprimtaria e ketij njeriu. Vetem gjate dy muajve te fundit ai ka akuzuar Fondacionin Soros se po ringjall ne menyre perfide nga regjistrat mesjetare te gjithe elementet me origjine ēifute ne Shqiperi dhe po i mbeshtet ata - ku ai perfshin edhe Edi Ramen e Erion Veliajn e organizates MJAFT-, si dhe pervijoi provokimin e meheret qe tronditi kontinentin duke shpifur ndaj profetit islam Muhammedit kesaj rradhe me nje akuze te pashembullt per pedofili.(?!)
Ideja e tij baze eshte ne fakt me shume se utopike. Ajo eshte e rrezikshme. Rikonceptimi kombetar shqiptar ne driten e gegeve katolike, ne formen e nje kombi krahinor te mbiquajtur alban- pak a shume si basket- duke propozuar ndarjen e Shqiperise me gjysmen e saj jugore jo-albane-sipas tij, per tu bashkuar me trojet e shkeputura jashte kufinjve nen nje flamur e fe kristiane, eshte parathenie shume e trishte e nje nisme qe per shqiptaret eshte qartesisht regresive. Ajo eshte anti-shqiptare. Ne fund te fundit ēfare kerkojne me teper qarqet ultra-nacionaliste te Vorio-Epirit?
Eshte interesante se databaza e te dhenave kryesisht personale qe ky individ ka perdorur per te sulmuar shume figura shqiptare, nga politologu Abdi Baleta deri tek shkrimtari i mirenjohur Ismail Kadare, i perngjajne si dy pika uji te dhenave qe mbledhin zakonisht sherbimet sekrete, kur pergjojne, skedojne apo hetojne mbi nje individ. Z.Myftaraj asnjehere nuk ka sqaruar se cili sherbim ia ka kaluar atij keto te dhena.
Vazhdimi ketu: http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=135
Krijoni Kontakt