LUTJA SHPIRTIT SHENJT
(E frymėzuar me himnin latin 'Veni Sancte Spirtus')
Eja Shpirt Shenjt, prej thellėsisė sate tė Trinisė.
na shėndrit me rrezen e dritės tėnde,
me atė dritė qė ndriēon vetėdijen
dhe forcon vullnetin qė tė shkojė pas dritės.
Eja, Ati i tė varfėrve, i tė varfėrve nė shpirt,
tė cilėt i don me plotėsinė e dashurisė Hyjnore.
Ti nuk je vetėm dhurues dhuratash, por dhurues i vetes,
dhuratės mė tė madhe dhuratės Atė e Bir.
Ti je Ngushlluesi mė i mirė! E ēfarė miku i mrrekullueshėm qė je!
Fjala Jote, edhepse heshtje, ėshtė vetė ėmbėlsia.
Ngushllimi Yt ėshtė plot freski,
i butė si pėrqafimi.
tėrė pikllimin dhe dyshimin e zhduk nė ēast.
Nė mundimin e qėndresės ndaj tundimit, Ti je aty,
nė premtimin e fitores.
Prania Jote ėshtė fitorja jonė.
Me butėsi i nxit zemrat tona tė frikėsuara qė
Ty ta dhurojnė besimin.
Nė mundimin mė tė madh, betejėn e vetėdorėzimit,
Ti je pushimi ynė paqa nė thellėsitė e shpirtėrave tanė.
Nė zjarrin e betejės, flladi Yt freskon
dhe qetėson pasionin tonė kryengritės,
qetėson frikat tona kur duket se po humbim.
Ti i fshin lotėt tanė kur rrėzohemi.
Ti je ai qė jep mėshirėn e pendimit
dhe shpresėn e sigurtė tė faljes.
O dritė, gėzim i mallėngjyer!
Mbushi zemrat e fėmijėve tė tu besnik
deri nė thellėsitė mė tė mėdha!
Pa Ty nė ne nuk ka jetė hyjnore
Dhe kurrfarė viryti, ėshtė e kėputur fryma Jote.
Shpirti ynė ėshtė i vdekur dhe ska jetė.
Derisa Ti nuk i vėn buzėt tua nė gojėn tonė
Dhe nuk ua hukat frymėn e jetės.
Prekja Jote ėshtė si vesa,
por dora jote vepron me fuqi.
Ajo ėshtė e butė si puhia,
e prap, Ti je edhe nė stuhi.
Si ēurg prej furrės sė madhe ,
Ti i shterron tė gjitha fuqitė tona,
vetėm sa pėr tė shkrirė ngurtėsinė e zemrave tona.
Na hudh para vetes si gjethet e thara
nė shtrėngatėn e dimrit,
vetėm sa pėr tė na i vėnė kėmbėt nė rrugė tė ngushtė.
Tani, si era e fuqishme qė po vjen,
derrdhi nė ne lumenjt e shiut pėr ti larė mėkatet tona.
Ujiti me mėshirė zemrat tona tė thara.
Shėroji plagėt qė Ti i ke djegur.
Jepu tė gjithė besnikėve tė tu,
me atė besimin e vėrtetė qė vetėm Ti e jep,
shtatė dhuratat e tua tė shenjta.
Na jep virtytin e denjė,
Na jep vetėveten.
Garanto qėndresėn deri nė fund!
E atėherė, gėzimin e amshuar!
Amen.
Krijoni Kontakt