Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Zgjohet Al Kaeda. 30 të vdekur në sulmet në Algjeri

    Shpërthimet tronditin kryeqytetin algjerian. Në shënjestër Kryeministria



    Dy bomba i morën jetën 30 personave në kryeqytetin e Algjerisë, të mërkurën, në sulme që u morën përsipër nga Al Kaeda dhe që rrisin frikën se eksportuesi veri-afrikan i naftës do të bjerë sërish në kthetrat e dhunës së dikurshme. Organizata e Al Kaedës në Maghrebin Islamik, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet, nëpërmjet një deklarate të publikuar në internet, ku, veç të tjerash, merrej përsipër përgjegjësia edhe për sulmet e kryera në Marokun fqinj dhe shiheshin edhe fotografitë e tre martirëve, që hodhën veten në erë. Pretendimi nuk u verifikua menjëherë, por grupi, që më parë është njohur si Grupi Salafist për Predikim dhe Luftë, ka marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh vdekjeprurëse mbi forcat e sigurisë dhe shtetas të huaj në Algjeri, që nga janari. Zyrtarët ofruan fillimisht një bilanc prej 23 të vrarësh dhe mbi 160 të plagosur, por shifra ka ardhur në rritje. Një nga shpërthimet ka ndodhur pranë zyrës së Kryeministrit. Të paktën nëntë persona vdiqën dhe 32 të tjerë u plagosën, pasi një makinë bombë shpërtheu jashtë godinës së qeverisë në Algjer. Një tjetër shpërthim në një stacion policie, në lindje, vrau të paktën tetë persona dhe la po ashtu mbi 50 të plagosur. I padëmtuar nga shpërthimi, Kryeministri Abdelaziz Belkhadem, e quajti sulmin "një akt të poshtër dhe kriminal". Sulmet e dhunshme kanë ardhur në rritje në Algjeri që pasi grupi më i madh rebel, islamik, Grupi Salafist për predikim dhe luftë, ndryshoi emrin e tij në janar dhe vendosi lidhje më të ngushta me Al Kaedën.
    Shpërthimi i ndodhur në qendër të qytetit, ishte aq i fuqishëm saqë është dëgjuar në një rreze prej 10 kilometrash. Një numër punonjësish të qeverisë kanë pësuar
    ndërkohë dëmtime si pasojë e xhamave të thyer dhe copëzave të ndryshme që u shpërndanë në një zonë prej më shumë se 300 metrash. Ambulancat mbërritën menjëherë në skenë dhe policia bllokoi hyrjen për në zyrat e Kryeministrit, ku është e vendosur edhe Ministria e Brendshme. Ndërsa sulmi mbi stacionin e policisë ndodhi në lagjen lindore të Bab Ezzouar-it. Duke folur në radion algjeriane, Kryeministri Belkhadem denoncoi shpërthimet që vijnë në një kohë kur qeveria ka intensifikuar përpjekjet për pajtim kombëtar. "Ky është një krim, një akt te turpshëm. Nuk mund të përshkruhet ndryshe, përveçse si një tradhti dhe turp", tha ai. Në muajin shkurt, Grupi Salafist për predikim dhe luftë, ndërmori një seri sulmesh me bomba mbi stacionet e policisë, por korrespondentët thonë se sulmet me autobomba në kryeqytet, kanë qenë shumë të rralla. Ata shtojnë se qeveria algjeriane, kohët e fundit, kish filluar të mburrej me faktin se vrasjet vicioze të mesviteve ‘90-të, produkt i një lufte brutale mes forcave të sigurisë dhe një serie grupesh islamike të armatosura, tani i përkasin së shkuarës. Ajo valë dhune filloi pasi ushtria mori fuqi dhe u anuluan zgjedhjet, që supozohet se ishin fituar nga një grup opozitar islamik. Kulmi i luftimeve në Algjeri u arrit në vitet 1992- 1998, periudhë kjo gjatë së cilës si pasojë e terrorizmit humbën jetën më shumë se 100 mijë persona, shumica në masakra të ekstremistëve mbi fshatra të tërë. Por, u duk se rebelimi kish përfunduar në 2004-ën, kur Presidenti Abdelaziz Bouteflika, u rizgjodh në këtë post në zgjedhje paqësore dhe relativisht të lira, ndërsa ushtria qëndronte në prapaskena. Por, edhe pse lëvizjet e mbetura islamike pësuan edhe goditje të tjera në 2004-ën, ato rezervuan fuqi për të goditur qeverinë. Tensione ka pasur edhe në rajonin Berber të Kabilias e më gjerë,
    ku nuk kanë munguar as kryengritjet lokale.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 12-04-2007 më 16:25
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    Keta sjane normal!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Per Zotin, kur s'u vjen keq per sojin e tyre, as qe u dridhet qerpiku per "infedelet."

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Jane luftetare te lirise.....Rrofte Islami...Jashte Amerika nga Algjeria....Allahu Akbar!
    :P

  5. #5
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Jane luftetare te lirise.....Rrofte Islami...Jashte Amerika nga Algjeria....Allahu Akbar!
    :P

    Luftetaret e lirise se kujt?Keto as nuk e dine ç'eshte liria nuk e kane provuar ndonjehere si mund ti japesh kte titull ketyre terroristeve..Qe jane vete viktima te nje indoktrinimi fondamentalist islamik qe ska te beje fare me islamismin real...Kto nuk ndalen as perpara popullit te vet..Pastaj duke bere gjeste te tilla nuk bejne gje tjeter veçse afrojne me shume Ameriken rreth ketyre vendeve.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    "Beni dashuri , mos beni luftê"
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Zgjohet Al Kaeda.
    Kur vdes,apo merr fund ndonje gje nuk ka mundesi te ringjall veteveten pa ndikim te dikujt...
    Shiko,a eshte Alkaida qe pretendojn se eshte islamike apo jo?
    Prej 498 sulmeve terroriste në UE vetëm një është kryer nga "islamistët "





    Zyra e Policisë Evropiane (Europol) publikoi raportin e parë për terrorizmin në vendet e Unionit Evropian. Asnjë gazetë evropiane nuk i dha rëndësi këtij raporti i cili tregon se "islamistët", në vitin 2006, kanë kryer vetëm një nga gjithsejtë 498 sulme terroriste .



    Për mediat disa ngjarje ishin interesante ndërsa disa jo. Pas shpërbërjes së BRSS, SHBA-të kërkojnë kërcënime tjera për t'i karakterizuar si kërcënim botërortë dhe të rrezikshme për çka ata, amerikanët, do të kujdeseshin. Sulmet e 11 shtatorit ia dhuruan pikërisht atë armik. Kur Shtëpia e bardhë flet, mediat dëgjojnë duke u bindur.

    Në vitet e fundit, "kërcënimi islamik" është bërë temë e këndshme e mediave botërore. Në të gjitha lajmet mund të dëgjohet dhe të shihet – "muslimanët i kërcënohen shteteve të cilat marrin pjesë në okupimin e vendeve myslimane ".

    Amerika është vend i cili më së shumti i është nënshtruar frikës nga Islami, por edhe në Evropë gjërat nuk janë ndryshe. Mediat evropiane shumë shpejtë u amerikanizuan, veçanërisht kur është fjala për "lajmet islame". Mediat evropiane përfaqësojnë qëndrimet e qeverisë amerikane, ndërsa terrorizmi islam është temë e rëndësishme për gazetarët evropian .

    Sipas kësaj, do të mendonit se gazetarët evropian do të ishin më shumë të lumtur nëse Zyra e Policisë Evropiane (Europol) në raportin e parë do të shkruante për terrorizmin në vendet e Unionit Evropian. Por, gati asnjë gazetë evropiane nuk i dha rëndësi këtij raporti të Europolit .

    " Asnjë gazetë ditore suedeze apo lajmet elektronike nuk e përmendën këtë raport. Ky raport është zhgënjim për të gjitha kampanjat antiislame", tha gazetari suedez Kristoffer Larsson .



    Raporti i Europolit tregon 498 sulme në njëmbëdhjetë shtete të unionit Evropian në vitin e kaluar të cilat janë karakterizuar si "sulme terroriste". Organizata separatiste Baske ETA udhëheq në këtë listë me 136 sulme terroriste dhe është përgjegjëse për sulmin në Madrid, ku gjetën vdekjen dy persona. Për fat 497 raste tjera kaluan pa vrasjen e personave të pafajshëm .

    Çfarë ndodhi me terroristët islamik? Kur është fjala për këta terroristë, raporti i Europolit është befasues. Është e vërtetë se islamistët kanë kryer vetëm një nga 498 sulme tjera terroriste në shtetet e Unionit Evropian në vitin 2006. Nëse jeni skeptik, shikoni në faqen e Europolit ku është paraqitur raporti në tërësi. http://www.europol.europa.eu/publica.../TESAT2007.pdf

    Sikur fundamentalistët islamik të ishin përgjegjës për shumicën e sulmeve terroriste në vitin e kaluar, pa mëdyshje se ky do të ishte një nga lajmet kryesore në të gjitha gazetat ditore në mbarë Evropën. Një sulm me të vërtet është shumë i vogël dhe nuk do të ndihmoj në vazhdimin e imixhit të krijuar të "kërcënimit islam". Krahas numrit mjaft të vogël të sulmeve, raporti i Europolit përmban disa faqe kushtuar terrorizmit islam. Pra, raporti tregon madhësinë autentike të terrorizmit islamik në Evropë.

    Personat e arrestuar të cilët dyshohen për sulme të vitit të kaluar kryesisht janë mysliman – më saktë, 50% të arrestuarve janë mysliman. Raportet e shpeshta mediale për myslimanët

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga Dorontina
    "Beni dashuri , mos beni luftê"
    Beni paqe mos beni lufte .
    Njerezit nuk i bejne as dy fjale ndermjet vetit e ti thua dashuri.
    E sa larg eshte dashuria sot se .
    As çiftat (te dashuruarit) nuk po bejne sot dashuri e lere me armiçt e perbetuar.

    Mos beni dashuri beni paqe , me kto fjale ju drejtova politikanve dhe liderve mizore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Zgjohet Al-Kaeda. 30 te vdekur...
    Zgjohen psikopatet. Uroj te shfarrosen sa me pare, se deri ketu u vjen era...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Vallai jane njerezit me te "frikshem" me idete e tyre teper meskine..

    Nuk e di si akoma i le ky Zot te jetojne apo te jene mbi faqen e dheut te gjalle..

    Me vjen cudi fakti qe "kane filluar te mesojne te vegjlit e tyre ne moshe fare te vogel 12 13 vjece.. se si te therrin me thik omg eshte skandaloze..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •