Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Mbytja e Titanikut dhe muzikantët tanë!

    Fatos Lubonja:

    Mbytja e Titanikut dhe muzikantet tane

    Nderkohe qe i gjithe shtypi yne bubullonte e bubullon me ngjarjen e shekullit, duelin Berisha - Ngjela, mbushur me fotot e medha te protagonisteve e me komente gjithfareshe politikanesh e analistesh gjithfaresh mbi Berishen autoritar apo mbi pergjimin e pabese te Ngjeles, ne nje cep te vogel te nje gazete pashe nje lajm qe iku thujse pa u komentuar. Ishte nje deklarate e Guvernatorit te Bankes, Fullani, i cili paralajmeronte se vendi mund te perballet me nje krize shume te forte ekonomike per shkak te rritjes artificiale qe i ka bere krimi cmimeve te shitjes se ndertimit.

    Sipas guvernatorit (i mbeshtetur tek te dhenat e INSTAT), nderkohe qe kostoja e ndertimit eshte rritur shume pak gjate vitit 2005, cmimet e shitjes vazhdojne te kene ritme rritjeje shume me te medha. Me gjuhen e tregut ne kete rast thuhet se kemi te bejme me nje "kerkese" te forte, por problemi eshte se ku e ka burimin financiar kjo kerkese e forte.

    Sipas guvernatorit keto jane parate e krimit dhe te emigracionit. E nderkaq, lidhur me keto para, ne deklaraten e Fullanit thuhet: "Burime te tilla si te ardhurat nga emigracioni, apo nga aktivitetet te jashteligjshme vleresohen se jane resurse financiare te perkohshme, te veshtira per t'u parashikuar, nderkohe qe jane zerat kryesore qe financojne degen e ndertimit. Per rrjedhoje, nje renie e mundshme e shpejte e burimeve te siperpermendura do te sjelle kufizime te forta ne kerkese, por edhe ne deget e lidhura me te". (Panorama 7 prill 2006).
    Gjithe sipas guvernatorit, per sa kohe kerkesa do te vazhdoje te jete e madhe, gjithcka do te jete e qete. Por problemi do te vije kur kerkesa te zvogelohet. Pra, kur parate e paligjshme te frenohen dhe kur emigrantet te mos financojne me familjet e tyre. Ne kete rast, vlera e nje metri katror do te filloje te zbrese deri ne piken e kerkese - ofertes normale.

    Duke patur parasysh se nje page mesatare ne Shqiperi duke u bazuar edhe ne sektorin privat, sipas guvernatorit, eshte rreth 40 mije leke kuptohet se po te hiqen parate e pista, nuk mund te financohet kurre blerja e nje dyqani me nje cmim 3 mije euro/metri, apo e nje apartamenti me nje cmim 800 euro/metri. Per pasoje, ne rast te uljes se cmimit, te gjithe kolateralet e vendosura ne banka, qe sipas Fullanit, garantojne rreth 80 per qind te kredive, do te zhvleresoheshin. Po ashtu do te zhvleresoheshin edhe sektoret qe financojne, ose prodhojne per ndertimin qe eshte industria me e fuqishme ne vend. Ky do te ishte fillimi i nje krize ekonomike dhe financiare, qe, gjithe sipas guvernatorit, ndoshta do te krahasohej me ate te fundit qe ka kaluar Shqiperia. Dmth me ate te renies se piramidave.

    Zgjidhjen guvernatori nuk e jep, por lan duart duke thene se eshte urgjente te nderhyhet - duke na kujtuar nje larje duarsh te disa vjeteve me pare (1996) te nje tjeter guvernatori, Lunikut.

    Kush ka parasysh jeten e emigranteve te ndershem ne Perendim dhe njeheresh faktin se kostoja e jetes ne Shqiperi eshte, ne shume aspekte, e barabarte, ne mos me e shtrenjte, se ne Perendim e ka te qarte se te ardhurat nga emgracioni i ndershem nuk mund te jene kryesore per mbajtjen gjalle te kesaj industrie. Ato mund te vlejne per te mbajtur me buken e gojes te afermit e papune, por jo per te blere dyqane me 3000 euro metri katror e apartamente me 800 euro metri katror. Eshte evidente, prandaj, se fati yne eshte kryesisht ne dore te krimit e se, qe te mos pesojme krizen per te cilen paralajmeron guvernatori ne na duhet te lutemi nate e dite qe krimi te vazhdoje i qete aktivitetin e tij.

    Mirepo edhe aventurieri me i paturpshem e ka te veshtire te pranoje kete logjike. Jo me kot guvernatori thote se "eshte urgjente" te nderhyet. Sepse edhe sikur te ishte keshtu, pra se krimineleve shqiptare per hir te mbijeteses se Shqiperise do tu lihej aktivitet i lire trafiqesh e droge, pasojat e nje ekonomie te tille jane katastrofike sepse nje ekonomi i ndertuar mbi krimin jo vetem se pjell vetem krim te metejshem, padrejtesi, polarizim, pasiguri per te ardhmen dhe ate qe tashme e thone te gjithe se ka ndodhur ne Shqiperi: kapjen e shtetit, por e degradon tere shoqerine duke sjelle me ne fund edhe kolaps ekonomik.

    Ky pra eshte problemi me i madh qe ka vendi. Guvernatori paralajmeron se anija eshte e cpuar ne fund dhe duke futur uje pra duke iu afruar rrezikut te mbytjes. Mirepo nderkaq cfare po ndodh ne Shqiperi? Ajo cka po ndodh te kujton historine e mbytjes se Titanikut, kur, nderkohe qe transoqeaniku mbytej, kapiteni i dha urdher orkestres qe te vazhdonte te luante muzike ne menyre qe te mos krijohej panik. E ndersa orkestra luante valset e Shtrausit Titaniku mbytej. Kuptohet, tek ne nuk behet fjale per valse te Shtrausit as per lojen fisnike te asaj orkestre. Ne vend te valseve te Shtrausit muzikantet e orkestres sone vazhojne avazin e vjeter. Ata bejne zhurme me bilbila e buria e grushta e shqelma se kush te marre timonin e anijes.

    Kjo "muzike" e marrjes se timonit e transferuar se fundmi edhe brenda mazhorances, qe ndryshe perkthehet si lufte per pushtet e perfitime personale, shohim se amplifikohet ne televizione e gazeta nga gjithfare gazetaresh e analistesh qe per cdo gje flasin (vecanerisht kane merak autoritarizmin e Berishes) por vec per krimin e organizuar jo, duke terhequr vemendjen e njerezve nga problemi real qe ka vendi rreziku i mbytjes se anijes. Eshte nje orkester shume e pabese sepse nje pjese e muzikanteve tane duket se e bejne me vetedije kete loje duke e ditur se per ata do te kete barka shpetimi. Ashtu si shpetuan, madje dolen te pasuruar, edhe me 97-ten. Dhe pa care koken se cfare pasojash do te krijoje mbytja per te tjeret. Madje nje pjese duket se jane te vetedijshem se vetem mbytja e anijes mund t'i shpetoje. Kurse te tjere duken aq driteshkurter sa nuk u shohin syte pertej timonit te lakmuar dhe qejfit personal qe mund t'u krijoje ai packa se guvernatori i paralajmeron per mbytjen edhe te qejfit te tyre me mbytjen e anijes.

    Dhe si per cudi dhe moscudi nderkohe qe rreziku vjen e behet me i madh tingujt e kenges kakofonike "Ne lufte per timonin" te muzikanteve tane vijne e behen me shurdhues duke lene pak shprese se veshet e tyre te shurdhuar nga miopia e interesit personal jane ne gjendje te degjojne zerat qe u thone se perpjekja e perbashket per te mbyllur te carat ne fund te anijes eshte me e rendesishme sesa lufta per timonin e saj. E nderkaq, klasa e dyte dhe e trete ne fund te anijes, e lene ne terr dhe e pafuqishme per tu organizuar, duket se do te jete ajo qe do ta paguaje perseri me shtrenjte mbytjen e saj.

    Korrieri
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shkrimi eshte shume i drejte, dmth shqetesimi qe ngrehet, gjithashtu dhe portretizimi per duelin e shekullit qe eshte nje idiotesi me oke e dy politikaneve te rradhes Berisha dhe Ngjela qe vetem sa e ndalojne vendin dhe e cojne ne regres. Megjithate di te them qe parate nuk jane 80% krim e 20% imigracion sic te krijohet pershtypja ne kete artikull apokaliptik. Duhet te merret parasysh se nuk jane vetem shqiptaret qe po blejne shtepira, por ka shume nga ata qe vijne nga Maqedonia, pra shqiptare te maqedonise qe kane ikur me vite ne emigrim dhe kane enderr te kene nje apartament sado te vogel ne shqiperi(prandaj dhe kerkesa e cdo gje eshte rritur). Ke grupin e dyte qe eshte grupi i Dardanise. Keta te fundit jane dhe me te pasur se shqiptaret e maqedonise dhe po japin dhe keta kontributin e tyre me parate qe sjellin nga jashte duke blere shtepira. Grupi i trete eshte dhe vete grupi i atyre emigranteve nga shqiperia qe kane kuptuar se jetesa ne kryeqytet gjithmone e me shume po lezetohet, madje nje shumice e ketyre tre grupeve kane filluar te blejne shtepine e dyte e te trete ne Tirane dhe po hidhen fuqimisht ne bregdet, ku fillimisht orteku i ndertimeve eshte ne Durres e kushedi me pas mund te jete dhe ne Vlore.

    Qe eshte nje fenomen per tu shqetesuar ky i shtepive kjo nuk diskutohet, pasi ky fenomen shqeteson dhe Federal Reserve Amerikan, duke qene se rritja e shtepive ben qe njerezit te kujtojne se te investosh ne shtepi eshte gje me mend pasi gjithmone mund ta sheses per fitim ne te ardhmen. Kjo ne nje ekonomi si Amerika eshte me problematike se e jona pasi sjell qe nje sasi e madhe parashe e individeve qe ose e kane ose futen ne borxhe mobilizohet per blerje asetesh te patudnshme per nje kohe shume te gjate(zakonisht 30 vjet). Kjo sjell qe keta individe nuk do jene ne gjendje te luajne me stoqe ne burse, dhe gjithashtu do kete nje terheqje per blerje bondesh shteterore, gje qe ne Amerike eshte dicka e domosdoshme pasi deficiti buxhetor i brendshem eshte skandaloz, dhe tani per tani kryesisht po e mban Kina dhe Arabia dhe vete investuesi i brendshem. Ka dhe shume probleme te tjera per nje ekonomi si AMerika qe nuk ja vlen te zgjatem tani, por persa i perket shqiperise un nuk shoh ndonje problem kaq te madh. Turqia ka vite me hiperinflacion nderkohe qe ne relativisht me ate ekonomine tone me te ngecur nuk jemi dhe aq keq.

    Ajo qe shqeteson ne shqiperi eshte cmimi i larte qe eshte gati me i larte se ne perendim. Kjo eshte qe te ben te mendosh se si jetojne keta njerez qe jane atje ?? Edhe un kur kam vajtur jam habitur pasi lluksi eshte tejet i madh. Njera nga aresyet per kete shtrenjti eshte monopolizimi i mallrave nga politikanet, dhe e dyta eshte fakti qe ne nuk prodhojme me asgje ne vend ! Cdo gje importohet si rrjedhoje shtohen kostot doganore, ose edhe nese kalohen kontrabande gjerat behet sikur kane kaluar jokontrabande e perseri ka shtime sikur te jete zhdoganuar rregullisht malli.

    SHpresa eshte qe ky bum ndertimesh te kapi dhe rrethet e tjera jo vetem Tirane-Durres, ne te kundert nese ka ulje drastike kerkesash mund te ndodhi ajo qe flitet me siper. Nuk duhet te jepen alarme te tilla pasi demton shume opinionin dhe mund te kete nje terheqje jo si rrjedhoje e "ndalimit te krimit" por e artikujve te tille qe nuk kritikojne qendrime te caktuara por krijojne panike. Pak a shume sic u be ne vitin 2000 kur Greku hapi llafin e falimentimit te BK-se dhe u be nami. Me sa di une BKursimeve pati nje humbje ne rezerva ne disa dhjetra miliona dollare si aresye e kesaj pune.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 10-04-2006 më 21:22
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Berisha: Deputeti Ngjela, jashtë grupit parlamentar të PD
    Nga mergimi98 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 24-01-2011, 11:08
  2. Mbytja e Përmetit - Qako Mantho
    Nga Fiori në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2007, 19:27
  3. Shpëtojnë nga mbytja 18 shqiptarë
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-09-2004, 10:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •