"Përvoja me diktaturat dhe kujtimet nga to në Evropën e shekullit të 20"

Zgjerimi i BE-së nuk ka zmadhuar vetem tregun e brendshem, potencialin e fuqisë punëtore dhe numrin e qëndrave turistike, por ka shumëfishuar edhe takimin me historinë e kujtimet e saj. Por për vendet e Evropës lindore nuk mund të thuash se kanë të njëjtën pervojë dhe kujtim nga diktaturat. Këto çështje trajtoi një konferencë me titull "Përvoja me diktaturat dhe kujtesa e tyre në shekullin e 20 në Evropën Lindore, histori e përjetuar dhe e hulumtuar", e organizuar me 04,05.5 nga universiteti Humboldt në Berlin se bashku me shoqërinë gjermane për studime të Evropës Lindore.

Cfare ka mbetur në kujtese nga historia evropiane e shekullit të 20, historiani Jërg Baberovski i universitetit Humboldt të Berlinit përgjigjet:

"Në cdo vend të Evropës është diçka tjetër. Kjo është mënyra evropiane, që mund të jenë të ndryshme. Ne e perceptojmë njëri-tjetrin si evropianë, ne e durojmë edhe kujtimet e të qënit ndryshe, dhe pranojnë se secili ka të drejtë në mënyrën e tij."

Takimi bëri të qartë se çfarë plagësh ka lënë pas pushtimi nazist dhe regjimi stalinist në vendet e Evropës qëndrore dhe lindore.

Ish ministri i jashtëm polak dhe njëkohësisht historian Vladislav Bartosevski, i cili ka kaluar 8 vjet nën dy diktatura në kampe dhe burgje, pershkroi problemet e njerëzve në ish vendet e bllokut komunist, por edhe rrezikun për t´u bërë spiun i rregjimit në fuqi.

"Shumica e njerëzve në shtetet e bllokut të Lindjes, jo vetëm në Poloni, edhe në RDGj, Cekosllovaki, Hungari, në Rumani, Bullgari kanë patur me vite cdo ditë problemin, si t´ia dalin, si të mbijetojnë, por në të njëjtën kohë të shmangin "poshtersirat" e medha, duke praktikuar megjithatë "poshtersira të vogla".

Ish ministri i jashtëm polak tha se ai vetë ne kohën e Stalinit e ka patur me të lehtë se të tjeret, sepse ka qenë në burg. Njerezve që nuk kanë qenë në burg u është dashur cdo ditë të merrnin dhjetera vendime. Atyre çdo ditë u është dashur të vendosin në lidhje me partinë dhe organizatën e rinisë, lidhur me perndjekjen e kishës dhe masa të tjera, që e kanë vështirësuar jetën sociale.

Ndersa në Rusi kujtesa historike dominohet nga më shumë se 70 vjet rregjim komunist, në vendet e Evropës qëndrore situata duket ndryshe. Prandaj nuk është për t´u çuditur, që për shkak të pervojave të ndryshme historike, ka kujtime të ndryshe.

Për shkak të ndërrimit të pushtuesve përgjithësisht është e vështirë të ndash viktimat nga keqberësit, thotë historiani nga Lituania Alvydas Nikzentaitis i universitetit Klaipeda. Meqenese disa grupe të popullsisë fillimisht bënin pjesë te viktimat dhe pastaj te keqberesit e anasjelltas.

Nikzentaitis tha se në Lituani dhe vende të tjera balltike vitet e fundit për krijimin e një fare kulture te re historike unike.
Kristian Ungvari historian nga Budapesti foli për problemet me kulturën e kujtesës në vendin e tij.

"Po ta shohim kulturën e kujtesës, atëherë kemi një problem të madh në shoqërinë hungareze, e cila është në fakt shumë e përcarë. Këtë vit festohet revolucioni dhe lufta çlirimtare e 1956 në një vend, ku sipas anketimeve 75% e popullsisë mendon, se Janosh Kadar ish kryetari i partisë komuniste ka qenë politikani më i madh i shekullit 20."

Për historianin Ulrich Herbert të universitetit Albert Ludwig në Freiburg:
"Shoqëritë e Evropës qëndrore ndryshe nga ajo ruse janë më ndryshe më kokëforte, në një farë mënyre me rezistente. Traditat nacionalkomuniste luajnë këtu rol, po ashtu si edhe katolicizmi, apo partitë fshatare."
Cfare qëndrimi duhet mbajtur ndaj ketyre pervojave dhe kujtimeve nga diktaturat. Ulrich Herbert thotë se për kete duhet folur, sepse përndryshe grupe të mëdha njerëzish, miliona zhduken pa gjurmë në erresirën e historisë. Fundja njerëzit duhet të dinë thotë historiani Ulrich Herbert. Deri tani permasat e represionit, përndjekjes, pushkatimeve, vrasjeve masive, debimeve, vdekjes në kampet sovjetike nuk i janë bere fare të qarta vetëdijes së njerëzimit.

Por jo vetem Evropa Qëndrore dhe Lindore është vater e diskutimeve për kujtesen e së kaluares, krijimin e identitetit dhe legjitimimin politik, tha ish kryetarja e parlamentit dhe kryetarja e shoqërisë gjermane për Evropën Lindore, Rita Süsmuth në hapje të konferencës.

"Edhe ne në Gjermani kemi të bëjmë me zhveshjen e kujteses nga mitizimi, heqjen e magjisë të kujteses së Gjermanisë demokratike për të kapërcyer dallimet në marrëdhëniet gjermano-gjermane dhe për të arritur një konsens sozial ndermjet qytetareve nga Gjermania e dikurshme perendimore dhe ajo lindore."


Sabine Ripperger