Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shkolla e Baletit :Rikthim nė identitet

    Shkolla e Baletit :Rikthim nė identitet

    Mashtrimi me termin Akademi Danci dhe e vėrteta e shkresave zyrtare.....historia e njė emri- fantazmė, qė u pėrdor gjerėsisht nga ish- drejtori Arjan Sukniqi dhe shtypi nė vitet 2002-2005...shkolla e baletit nė njė mbrėmje baleti nė TOB....rikthimi tek baleti klasik dhe Mouline Rouge nė njė version tė ri....

    Milena Selimi


    Nga pėrqasjet me filmat dhe librat, mendoja se fantazmat janė vetėm shpirtra tė vdekur, qė pėrpiqen tė qėndrojnė rreth nesh, tokėsorėve, dhe tė na falin me qenien e pazėshme ndonjė shenjė pėr tė na orientuar me piketat qė ne, shtegtarėt e kėsaj bote, e kemi tė vėshtirė t’i ndiejmė me shqisat tona tė prekshme. Fantazma mė e afėrt ose “The ghost” moderne quhet “Akademia e Dancit”, apo shkolla e baletit, (?!), njė shkollė e nderuar pėrgjatė viteve tė saj, me pėrgatitjen e balerinėve tė shkėlqyer, qė falė njė keqmenaxhimi disavjeēar ua kemi falur me shumė bujari kompanive dhe teatrove prestigjiozė tė botės. Ngrehina ėshtė nė njė ndėrtim shtesė tė katit tė tretė, i cili ka filluar prej disa muajsh dhe ėshtė strehuar tek ish-shkolla “Migjeni”. Skelat metalike qėndrojnė nė heshtje, asnjė gjurmė punėtorėsh, asnjė lėvizje betoniere. Pėrpiqem tė kaloj nga hyrjet anėsore, pyes kalimtarė tė cilėt mė orientojnė se “Shkolla e Baletit” (kėshtu e identifikojnė kalimtarėt e rastit) ėshtė larguar...diku….pastaj ndeshem me thasėt e stėrmėdhenj tė rrobave tė vjetra, me zėrat e ngjirur qė thėrrasin pantallona, njėmijė lekė copa…janė bėrė njėsh me muret rrethues tė ngrehinės sė pagojė. Balerinėt , sonte do tė jenė nė njė koncert nė TOB, duke iu rikthyer baletit klasik, pa anashkaluar kėrcimin kontemporan, por nė baza profesionale. Po lėnė pas njė histori tė shėmtuar, njė emėr qė s’ka ekzistuar kurrė...Sa lekė kushton dinjiteti i humbur i njė shkolle?


    Akademia e Dancit dhe emri “fantazmė” i njė shkolle.

    Nė katin e dytė tė ish-shkollės “Migjeni”, sekretare Fatimja ka ndėrruar tre drejtorė. Me njė periudhė 40-vjeēare nė administrim dokumentesh, pėrgjigjet plotėsisht e bindur se “nė shkresat e mia, Akademia e Dancit nuk ka ekzistuar kurrė”. E rreptė, e drejtuar vetėm nga ligji, me njė shkodranēe tė ėmbėl, mirėpret kėrkesėn e “ABC” pėr tė parė arkivin e dokumenteve, gjithmonė edhe me njė miratim nga drejtoresha e sapoemėruar. Qė nga viti 1993, kur ajo merret me dokumentacionin, nuk ėshtė shkruar, nuk ėshtė vulosur dhe nuk ekziston asnjė shkresė drejtuar Akademisė sė Dancit. Gjithēka, nė rrugė zyrtare me Ministrinė dhe Drejtorinė Rajonale tė Arsimit ėshtė komunikuar nėpėrmjet emėrtesės “Shkolla Kombėtare e Koreografisė”. Bona, financierja e shėndetshme, tregon tė njėjtėn histori nė shkresat dhe dosjet e saj. E zbut paksa situatėn duke u shprehur se “ishte njė dėshirė e madhe qė shkolla jonė tė quhej Akademi. Por nė shkresat financiare unė kam komunikuar gjithmonė me vulėn dhe kokėn aktuale, si kjo qė shihni kėtu”. Thashethemnaja duket se ka nisur qė me ministrin Ruka, ėshtė ndėrprerė nga mosinteresimi i Blushit dhe ėshtė ‘vulosur’ gojarisht me ministrin Memushi, me rastin e njė mbrėmjeje gala tė kėsaj shkollė, diku nga vitet 2002. Fjalėt, “ju jeni tashmė njė Akademi e Dancit”, kanė marrė shumė duartrokitje nga tė pranishmit, dhe mėsuesit e gjorė kanė fėrkuar duart pėr pagesat qė do t’u shtoheshin. Por, duket se shiriti i pėrurimit ka qenė vetėm njė gjest mediatik, pėrpara kamerave dhe gazetarėve qė s’kanė kuptuar kurrė se flitej pėr njė gėnjeshtėr. Akademia e Dancit ka pėrfaqėsuar veten me kėtė emėr jashtė Shqipėrisė, madje ka marrė edhe disa trofe, qė sot rrinė mbi tavolinėn e drejtores sė re pėr tė treguar mashtrimin, apo njė dėshirė tė pamundur dhe donkishoteske tė njė drejtori qė drejtoi si deshi, punoi si deshi, ndėrroi programet e shkollės pa u konsultuar me askėnd dhe rrahu gjoksin pėr sukseset e veta pėrpara kamerave, pa u ndalur nga askush.



    Akademia e Dancit, thjesht emėr mediatik

    Blerina Arbana ėshtė drejtoresha e sapoemėruar. Ka kryer shkollėn e baletit dhe studimet e larta nė AAB. Lėviz nė tė gjitha ambientet e sallės sė TOB-it pėr tė drejtuar balerinėt nė koncertin e sė shtunės. Sqaron se Akademia e Dancit ėshtė vetėm njė gėnjeshtėr. Flet pėr ABC, ekskluzivisht nė kėtė intervistė:


    Po thoni se Akademia e Dancit nuk ka ekzistuar kurrė?
    Nė tė gjitha dokumentet zyrtarė jemi identifikuar me emėrtimin “Shkolla Kombėtare e Koreografisė”. Akademia e Dancit ka qenė vetėm njė emėr mediatik dhe erė publiciteti.


    A mėsohet kėtu baleti kontemporan?
    Mendoj se ėshtė vetėm fillimi i sqarimit tė katrahurės qė ka ndodhur me kėtė shkollė. Nga drejtori Sukniqi janė eliminuar mėsimet profesionale si “karakteri i huaj”, “karakteri shqiptar”, mėsimi i folklorit dhe piano sekondare, e cila kryhet vetėm nė dy vitet e para tė shkollės. Kjo shkollė nuk ka njė metodologji tė mėsimit tė kėrcimit kontemporan. Ne na mungojnė termat dhe shprehjet e mėsimit tė kėtij zhanri tė kėrcimit.


    A mund tė sqaroni tendencėn e kėsaj shkolle?
    Kjo ėshtė njė shkollė kombėtare e mėsimit tė baletit klasik dhe elementėve tė kėrcimit popullor. Akademia e Arteve nuk mund tė mbushė boshllėkun e dancit kontemporan. Aq mė shumė stafi i mėsuesve, tė cilėt, janė ende nė nivele tė shkollės sė mesme. Prurjet dhe kualifikimet e stafit pedagogjik, janė nga detyrat e para qė duhen realizuar qė tė mundim ti kthejmė dinjitetin e humbur kėsaj shkolle.


    A do tė jetė shfaqja e sotme njė nga treguesit?
    Njė mbrėmje baleti, me rreth 30 nxėnėsit mė tė mirė tė kėsaj shkolle. Rikthimi nė drejtimin e dikurshėm tė saj, qė mbetet baleti klasik. Me zhvillimet dhe mundėsitė tona, tė paktėn ky ėshtė drejtimi qė ka treguar se nxjerr balerinė me nivele tė shkėlqyera. Do tė ketė pjesė nga Liqeni i Mjelmave, Don Kishot, Manon, Arrėthyesi dhe njė pjesė koreografike nga Mouline Rouge, konceptuar mbi puante.


    Ku do tė shkojė kjo shkollė e baletit?
    Kemi filluar afrimin e studentėve tė shkolluar jashtė Shqipėrisė, nė Moskė, apo gjetkė, pėr tė ringritur stafin. Njėherėsh po mundohemi tė vendosim marrėdhėnie me shkolla tė tjera tė baletit, gjithmonė nė baza profesionale dhe jo amatoreske. E adhuroj kohėn kur isha njė nxėnėse nė shkollėn e baletit me drejtor, mėsuesin tim tė mrekullueshėm, Petrit Vorpsi. Mendojeni vetė, sa shumė kohė tė humbur kemi kaluar...


    Pagesat qesharake nė TOB

    Sistemi i shkollimit pėr njė balerin fillon me studimin nė Shkollėn Kombėtare tė Koreografisė qė nė klasėn e pestė dhe vazhdon deri nė pėrfundimin e shkollės sė mesme, ku merr diplomėn me drejtimin -balerinė klasike dhe vendi i pėrshtatshėm pėr tė punuar ėshtė i vetmi institucion artistik i baletit TOB. Aty falė njė seleksionimi paraprak bėhet plotėsimi i trupės nė kategoritė: Solist i parė 20 mijė lekė, solist i dytė 16 mijė lekė dhe trupa e baletit 14 mijė lekė. Nė tė tilla kushte shumica e balerinėve shqiptarė kėrkojnė tė jenė pjesė e formacioneve tė baletit tė programeve televizive dhe shumica preferojnė tė emigrojnė jashtė vendit, duke kėrkuar aftėsimin profesional dhe mė tej akoma mundėsinė pėr tė arritur njė mirėqenie tė konsiderueshme. Kujtojmė se jeta skenike e njė balerini shkon deri nė 20 vjet.


    Rrjedhjet e balerinėve shqiptarė pas viteve ‘90

    Ilir Kerni
    Ish-solist i parė nė TOB. Larguar nga Shqipėria nė vitin 1991. Sot ėshtė solist i parė nė Teatrin Nacional tė Zagrebit. Dy herė i nderuar me ēmime tė para (Zagreb) si balerini mė i mirė i vitit. Ēmimi i fundit pėr rolin Mefisto nė vitin 2002.


    Ludmill Ēakalli & Tania Sulejmani
    Ish-solistė tė parė nė TOB. Larguar nga Shqipėria pas viteve ‘90. Sot janė mėsues tė baletit klasik nė Itali, nė Akademinė “Professione Mas” e nė Akademinė “Tv Shoė”.



    Astrit Zejnati
    Balerin i parė nė “Ballet Arizona” USA .


    Altin Kaftira
    Ish-solist nė TOB. Sot balerin i parė nė “Dutch National Ballet” Hollandė.


    Kledi Kadiu, Ambeta Toromani
    Ish-solistė tė parė nė TOB. Sot balerinė nė programet italiane “Amici”etj.


    Ilir Shaqiri, Leon Ēino
    Ish-solistė nė TOB. Sot balerinė nė programet italiane “Buonna Domenica”, etj.


    Marlon Dino
    Ka kryer shkollėn e baletit nė Tiranė. Balerin nė Austri nė “Vienna State Opera”.


    Aris Golemi
    Ka emigruar nė USA dhe filloi tė japė mėsim nė “Performing Arts Academy”Atlanta.


    Leonard Ajkun
    Drejtor artistik i kompanisė “The Ajkun Ballet Theatre” NewYork. Veprimtari e sukseshme artistike nė tė gjithė Evropėn, USA dhe vendet aziatike. Njė filial i kėsaj kompanie gjendet edhe nė Palermo, Itali, ku gjenden dhe selektohen balerinė.


    bLargohet nga Shqipėria nė vitin 1998 . Balerin nė Austri nė “Vienna State Opera”.


    Gentian Doda
    Ish-solist nė TOB. Largohet nga Shqipėria nė vitin 1997. Solist i parė nė Madrid nė “Compańķa Nacional de Danza”.


    Orjola Islami
    Nga “Royal Opera House” Londėr fiton tė drejtėn tė jetė soliste e parė nė shfaqjen “Movin Out” nė Brodway 2004.


    Vjola Hajati
    Nga Tirana e mė pas Belgjika, sot ėshtė balerinė e parė nė “Mouline Rouge” Paris.


    ABC nr.31-Milena Selimi
    10.04.2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pirro gumenica
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    north america
    Postime
    2
    seshte emri i shkolles se si quhet
    problemi eshte se cdo drejtor qe ka ardhur mbas viteve 90 thote "Rikthim nė identitet"
    POR ASJ SHKOLLE I KA HUMBUR INDENTITETI ME KOHE
    PA PROGRAME TE QARTA PA MESUES ME EXPERINCE
    ME DUKET SE ASNJE PREJ TYRE SKA KERCYER NJE HERE TE VETME
    MENDOJNI VET SE SI KA VAJTUR PUNA
    pgumenica

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Kalaja e Gjirokastres, rikthim ne identitet
    Nga Asriana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2006, 10:49
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •