E kuptoj qe jam bér pak i besdishem me kto propozime e keshilla dhe besoj se do jete e parafundit pasi te fundit e kam ruajtur per me vone.
Deri me sot temat moderohen duke hequr postime qe thyejne rregullat e forumit apo jane jashte teme por neper tema ka edhe shum postime qe nuk jane as mish as peshk dhe nuk mund ti heqesh por qe fatkeqsisht mbushin temen dhe kur dikush deshiron te gjeje nje debat kostruktiv duhet te kaloje disa postime apo te kontrolloje te gjitha me radhe gje qe sjell humbje kohe nga lexuesi corientim dhe perfundimisht mosinterresim per temen sidomos kur temat kalojne 15 postime e lart sa me shum postime ka nje teme aq me larg temes jane ato ka raste qe postimi i pare me te 70 ndryshojne gati 100%.
Edhe kur ka debate serioze nga shum antar ato humbin interesin ne lumin e postimeve pa vlere gje qe i detyron ata te terhiqen dhe te mos humbin kohe me perralla me mbret nga i fundit qe futet ne forum apo qe nuk ka mbaruar ende 8 vjecaren.
Prandaj propozoj apo ju keshilloj qe disa tema ku postimet jane te shumta te moderohet edhe ne kahun pozitiv duke nxjere ne te njejten teme nje dritare
"TEME e AVANCUAR "
Ne kete menyre do kemi temen e thjeshte dhe ate te avancuar qe eshte gjithmon e njejta .Ku do te jene postimet me te mira dhe konstruktive per temen ne fjale dhe kane te drejte te marrin pjese ne debat vetem ata antare qe kane postimet ne kete teme te avancuar.
Ne kete menyr dikush si une qe nuk ka kohe te lexoje pallavra lexon vetem temen e avancuar .
Kjo do rriste cilesine e temave dhe te pjesmarresve ne debat.
Meqense kjo gje kerkon me shum pune ne moderime mund te ve ne dispozicionin tuaj per kete problem 2 ore ne dite nga koha ime sigurisht nese keni nevoje dhe nese e pranoni.
Kam vene re kohet e fundit qe keni filluar te bashkoni shum tema apo shum postime qe flasin per te njejten gje por ne kohe te ndryshme dhe rrjedhimisht edhe me synime te ndryshme por qe ne fund te fundit nuk kuptohet me asgje dhe postimet humbin kuptimin e tyre fillestar.
kjo eshte verejtje dhe jo propozim.
Ndersa per PDG-ne mendoj se duhet te kete rregulla te tjera vec atyre qe jane mbas atyre qe kam lexuar kohet e fundit:
si psh:
1- Kur behet nje regjistrim i ri ne forum para se te hyje ne pdg ti hapet nje dritare ku ti shpjegoje cfar eshte PDG-ja
dhe te kete dy opsione
a-te futet vetem nje here
b-te futet pergjithmone
nese zgjedh opsionin e futjes pergjithmon ti shpjegohet se kur kur te kaloje 40% apo 50 % te postime ne pdg do te humbase te drejten per te postuar ne forumet e tjera.
Kur behen regjistrime te reja nga IP me probleme regjistrimi te hyje ne fuqi pas 24 oresh dhe jo menjeher.
Kjo do te shmangte deri diku te dehurit derisa ti dale pija apo ti kaloj inati duke mos bere rremuje forumin.
2-Pdg-ja te lexohet vetem nga ata qe jane regjistruar ne forum dhe kane zgjedhur opsionin e deshiruar, pastaj aty brenda le te behet c'te doje.
Krijoni Kontakt