Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Kërkoj ndihmën e shqiptarëve nga Maqedonia

    Kerkova me pare ndihme te nje rubrike tjeter e forumir per te gjetur nje person por nuk me ndihmoj kush.Personi apo personat me mbiemrin LLeshi ndodhen ne Maqedoni dhe keshtu qe po shkruaj te kjo faqe me shprese se dikush mund te me ndihmoje.


    Pra interesohem per Zyber LLeshin dhe familjan e tij qe mendohet te jete ne Gostivar apo Tetove.Historia e zhdukjes se tij eshte keshtu.

    Diku ne vitin 1920-22 ne moshen 14 vjeqare djali yne i quajtur Zyber LLeshi mashtrohet nga disa hajdute qe e marrin per te vjedhe ne zonat e Tetoves e Gostivarit. Duke qene se ai ishte pothuajse femije hajdutat kur kthehen nga Tetova e braktisin dhe e lene ne Maqedoni Zyberin.Ata i thone gjyshit tim se Zyberi ishte ndare nga ata dhe se dinin me ku ishte.Keshtu familja ime humbet cdo lidhje me te duke e konsideruar te vdekur.Hyrja e komunizmit ne Shqiperi beri te pamundur lidhjet me shqiptaret e viseve tjera dhe qeshtja e Zyberit u harrua.Me ardhjen e demokracise shume te rinj shqiptare nga krahina e ime iken per te punuar ne Tetove e Gostivar.Nje i ri nja nje fshat fqinj i imi takohet me nje pjestar te familjes se Zyber LLeshit.Ai e pyet se nese eshte nje fshat me emerin LUSEN dhe se a ka me ne kete fshat fis me mbiemrin LLESHI.Personi qe e pyet djaloshin ishte shume i interesuar per te gjetur rrenjet e tij Ky djalosh nuk kishte ditur si ta sqaronte per fisin tim dhe pasi kthehet ne fshatin e tij rastesisht takon nje bashkefshatar timin dhe e pyeten per fisin tim.Ai i tregon se kur kishte qene me pune ne Maqedoni e kishte pyetur dikush nese kishte nje fis me emnin LLESHI por nuk i kishte kallxuar vendndodhjen e sakte te tyre.Keshtu edhe pse morem vesh se dikush nga fisi yne ndodhet ne Maqedoni ne nuk arritem te gjejme se ku ato ndodhen dhe se a jane pikerisht pasardhesit e djalit tone.Kemi bere disa perpjekje per te gjetur ate personin qe kishte punuar ne Maqedoni por nuk arritem ta gjenim.Edhe kur mesuam dicka te e verteta nuk arritem.Duke qene se ne forumin shqiptar ka mjaft anetare nga pjesa shqiptare e Maqedonise vendosa tju drejtohem juve.

    Pra te nderuar antare qe mund te dini dicka ju lutem me ndihmoni.Pra une kerkoj ZYBER LLESHIN nga fshati LUSEN krahina e LUMES ne verilindje te Shqiperise.Mendohet te jete ne Tetove apo Gostivar. KUSH NJEH DIKE ME MBIEMRIN LLESHI ESHTE I LUTUR TE ME NJOFTOJE SI KETU NE FORUM OSE NE POSTEN ELEKTRONIKE.Edhe dicka tjeter ju lutem ..si mund ta kontrolloj numratorin telefonik te Maqedonise me shpresen se aty mund te gjej dike me mbiemrin Lleshi.

    ju faleminderit

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Personi ne fjale mund mos jete gjalle dhe mos egzistoje ne numeratorin telefonik prandaj nese din ndonje emer te pasardhesit te tij qe te kerkojme ?

    p.s Me kete emer nuk kishte ne rajonin e Tetoves dhe Gostivarit.

    p.p.s www.whitepages.com.mk mirepo eshte me pagese dhe ate vetem per neve ne Maqedoni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cimo : 22-08-2006 më 03:15

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Faleminderit ballist. sigurisht qe zyberi nuk mund te jete gjalle por ai do kete pasardhes te tij.une nuk di ndonje emer te pasardhesve te tij por duke qene se ne jemi te prirur ti trashegojme emrat e gjakut tone mundet qe ai nese ka te pakten nje djale tia kete vene emnin e babait te tij MERE oseIMER ose te vellezerve te tij si OSMAN, BRAHIM. MET..Gjithsesi ballist edhe nese gjen te pakten nje njeri me mbiemrin LLeshi une jam i interesuar ta kontaktoj. Ballist nuk eshte e thene qe ai te jetoje saktesisht aty ku kam thene une pra ne tetove ose gostivar por edhe ne rajone te tjera te viseve shqiptare ne maqedoni . gjithsesi pasi i ke hyre kesaj pune une te falenderoj dhe pres ndonje lajm nga ti.pra te gjithe personat qe kan lidhje me mbiemrin LLeshi te besimit musliman jam i interesuar ti kontaktoj.

    Faleminderit

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Kaprotja do te dergoj adresen time te msn ne privat per kontakt me te lehte dhe per disa sqarime te vogla te kemi me lehte pakez.

    Pershendetje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Sipas kesaj qe shkruani:
    Ne maqedoni ka shume prej Llesheve. Disa familje jane ne shkup, disa ne fshatin bllace te shkupit, pjesa dermuese jane ne diber.
    ke familjet manuke dhe sefere t'luznise, ke litajt, tocet pi lume,
    ke familjen luma ne tetove qe jane intelektual te ngritun dhe njeri nga ata eshte doktor.
    andaj ta tjeshtezojme muhabetin dhe te veni kontaktin me keta familje.
    me mire e kerkoni Lazim dumanin ne shkup ose qerim liten i cili ka njohuri mbi fiset e tilla dhe familjet qe jetojne ne maqedoni.
    urtësia

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Thumbs up

    urtësia , më befasove me njohjen e këtyre familjeve gati në gjithë Iliridën .

    Po ndërhyj pak në postimin tënd pa të keq - vetëm për të ndihmuar nevojtarin/ren .

    Familja Manuke ( e Demir Manukës ) , me sa e dij unë janë shpërngulur si familje komplet nga Lulznëja e tani jetojnë ( nëse nuk gaboj ) në Belgjikë ,përmi dyzet vjet .
    Familje Lleshi ka në Dibër të Madhe dhe ate janë tre llojesh .
    Një palë Lleshe janë me preardhje nga Zogje e Dibrës së Vogël dhe janë të ndarë ,disa jetojnë në Reshan të Dibrës së Vogël e disa jetonin në Reshan të Dibrës së Madhe - nën fshatin Spas afër Bllatës e tani më jetojnë në qytet .Këta janë Lleshe të një gjakut/një familje pra .
    Prej kësaj familje ishte Axhi Lleshi - kryetari i presidiumit të Shqipërisë .

    Por ka edhe do Lleshe të tjerë ( që janë si racë e kuqe e pak si shkurtabiqa ) e të cilëve nuk ua dij origjinën se nga e kanë .Janë vetëm dy familje të vetme të këtij lloji .
    Ne i thërasim Lleshët e kuq apo ata Kuqat e llesheve .
    Po është edhe njëfar Sefer Lleshi edhe ky i vetëm si familje ,nuk e dij se nga është .


    Është një Familje Toçi në Dibër të Madhe ,por është e ardhur bukur moti kohë - shum -shum vite para luftës dytë botërore .

    E këta të tjerët që i ke përmendur ,vërtet që të gjitha këta familje janë të ardhur në Iliridë ,por që kanë hikur gjatë kohës së dullës .
    E për besë, pjesa dërmuese kanë qenur njerëz të këqij ,punonin për pushtetin sllav. Po i çfajsoj pak se ndoshta i ka deturuar nevoja të bëhen të tillë .



    Po më duket që këta Litet janë të Selitës ?nëse nuk gaboj .

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    faleminderit urtesia dhe drini

    Faleminderit per informacionet qe jepni ketu per qeshtjen time . Une nuk e di se si jan sjelle shqiptaret e LUMES pasi kan ardhe ne Iliride por vetem nje gje do ju thoja se lumnjani kurre nuk eshte bere vegel e dikujt me shekuj.Ajo eshte e njohur per trimerine dhe mikpritjen e saj qe nga kohet e Turqise e deri me sot.Nji kronikan turk kur e ka vizituar LUMEN dhe ka pare banoret e saj ju ka ngjit nofken ''Asqeri'' qe do te thote luftetare.Jo me kot ajo quhet edhe shpesh LUMA E KUQE. Edhe Sllobodani ja ka dite mire historine Lumes pasi eshtrat e babait te tij ose te gjyshit jane ne lumin Drin . Sa per mikpritjen e saj ajo u tregua ne luften e fundit ne Kosove ku ajo mbajti peshen kryesore te saj dhe jo me kot kryeqendra e saj KUKESI u propozua per cmimin Nobel per paqe. Por nejse i leme keto gjera dhe ti kthehemi problemit tim.Ka shume LLESHE nga zona e Dibres fis me te cilin ne LLESHET e LUMES nuk kemi asnji lidhje. Edhe disa fise qe ju permendni nuk i njohim. Por fisi LITA eshte nga nje fshat fqinj me fshatin tim dhe eshte fis i njohur.Une mendoj se mund te dine dicka per djalin tone keta te fisit LITA.Nga Ballisti Tetove kam mesuar se ne Tetove ka nji restorant qe per emer mban pikerisht emrin e fshatit tim pra emrin LUSNA.Une kam mbaruar fakultetin e histori-gjeografise dhe kam kerkuar gjithe harten e trojeve shqiptare dhe nuk kam arritur te gjej fshat apo fis te njejte me fshatin tin ,pra nuk ka gjekundi fshat apo fis me emrin LUSNA APO LUSEN Une mendoj se personi apo personat qe e zoterojne kete restorant jane pikerisht prej fshatit tim pasi nuk do kishte interes tjeterkush ti vinte restorantit emrin e nji fshati qe nuk do ishte fshati i tij.Pra nese ka mundesi te me tregoni se si mund te lidhem me zoteruesit e ketij restoranti por edhe me Qerim Liten apo Lazim Dumanin do jua dija shume per faleminderit.
    Pres ndihmen e cdokujt
    Me nderime LLESHI

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    O Drini,
    Eshte e vertet ajo qe thua.
    Por une nuk desha te futem aq thelle, nuk desha te permendi Stafen e te tjeret, kurse sa i perket familjes se demajrit, ato verte jane ne belgjike bile ka edhe sternipin e tij me vete Mynirin e Luznise djal seferesh.
    Kurse sa iu perket Litajve, me prijashtim te hamzait rahmet koci atij, e dijme forte mire se kush ishte xhaferi dhe te tjeret, por mendoi se nuk ia vlen qe ne kete faqe te zgjerohem ne kete teme.
    Ne fshatin Bllace te shkupit jetojne nje lagje e tere qe mbajne mbiemrin Lusnjani dhe bash do bej pyetje mos dijne gje keta per familjen e Zyberit.
    e sa i perket kontaktit me qerim liten nuk dij cka te them, ai punon ne MPB te maqedonise, ne kabinetin e vete ministrit kurse une me at person nuk komunikoi, por do te perpiqem te angazhoi njerez te tjere dhe nese ai pergjigjet pozitivisht, neve perseri do te jemi ne kontakt.
    te fala,
    urtësia

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    shume faleminderit urtesia.

    Shume faleminderit Urtesia per informacionet qe me jep.Me befason me te dhenen se nji lagje e tere mbajka per mbiemr emrin e fshatit tim.Por kam frike se po e ngaterron me emrin Lumnjani pasi jane shume te ngjashem,pra siq e sheh ketyre dy emrave ju ndryshon vetem germa '' s ''.Gjithsesi ti pyet per ma shume prane kesaj lagjeje por do te te them edhe dicka tjeter.Jam shume i sigurte qe djali jone Zyberi nuk jeton ma bile edhe femijet e tij ( nese ka ) mund te jene te moshuar.Nese ti pyet per Zyberin ka mundesi edhe te mos e njohin ate por me e sakte do ishte te pyetje edhe per pasardhesit e tij. Gjithsesi une jam i interesuar te njoh te gjithe ato qe e kan prejardhjen nga fshati im pavaresisht nese keta dine apo jo dicka per djalin tone.
    Per sa i perket Qerim Lites mua me mjafton thjeshte edhe vetem adresa e emailit te tij dhe pastaj e kontaktoj vete ate.Ose edhe nji adrese emaili te ministrise se puneve te brendeshme te maqedonise do bente pune.
    Gjithsesi shume faleminderit Urtesia per angazhimin tend per te me ndihmuar

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    nuk besoj se mund te ndihmoj shume ne kete drejtim por vec nje gje te them se familje LLeshi ka edhe ne Ladorisht dhe Zagracan te Struges

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-07-2009, 14:02
  2. Permbledhje dua te zgjedhura
    Nga Nur_11 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 08:09
  3. Kërkoj ndihmën tuej :Literaturë për Arkitekturën
    Nga RTP në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-05-2007, 06:34
  4. Lutje për Muslimanët
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •