Shkruan:Sabri Selmani
Bashkësia ndëerkombëtare, së pari është dashur të organizojë një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, e jo të legjitimojë «dialog provincial» serbo-shqiptar kinse për «zgjidhje të çështjeve teknike». Kjo «metodikë» e zgjidhjes së konfliktit ndërkombëtar serbo-malazez, përjashton çdo mundësi reale, që Kosova të mëvetësohet definitivisht nga sundimi i egër kolonial serbomalazez.
Politika strategjike e politikës shqiptare, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e OKB-së, e Bashkimit Evropian(BE-së) dhe e NATO-s, në këto çaste, duhet të jetë kompelementare, e bashkërenduar dhe e orinetuar në përshpejtimin e transferimit të të gjitha atributeve shtetërore Kosovës, sepse kjo është e vetmja alternativë reale, e cila do të garantonte të drejtën legjitime dhe legale të njohjes së
subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës.
Vetë kërkesa për dialog edhe pse disi po mundohen ta kamuflojnë si bisedimet teknike, siç faktikisht dikur i quante vetë Millosheviqi edhe bisedimet shqiptaro-serbe, vetëvetiu ky hap do të thotë restaurim i politikës serbe dhe situatës politike në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo jep të kuptojmë se nuk ekzistojnë parametra të qarta diplomatike në qëllime apo më mirë të themi artikulim të koncepcioneve dhe prioriteteve diplomatike. Ndërsa mungesa e këtyre kritereve aq më tepër kur interesat e palëve shtrohen në tavolinë të bisedimeve sy me sy dhe pala serbe është profesionalisht aq e ngritur në krahasim me palën shqiptare, vetëvetiu krijohet bindja se do të jemi dëshmitarë të një hendikepi me pasoja afatgjata.
E imponimet po që se iu nënshtrohesh vullnetarisht peshojnë shumë. Së paku, këtë duhet ta dijë Qeveria e Kosovës. Apo duhet përkujtuar me një shembull ndoshta vullgar: luftërat gjatë tërë historisë nuk janë bërë, tek e fundit për likuidim fizik të njerëzve, por për pasuri e tyre. Andaj dhe Aleksandri i Madh, posa e pa shkretëtirën Gob në Indi u kthye prapa.
Por, ajo që mbetet zvarrë është gjithnjë statusi problematik i tyre. Po e marrim vetëm rastin e dikur Formozës e tani Tajvanit. Edhe pse gati thuajse dhjetë vjet ishte anëtar i KS të OKB-së në vend të Kinës, siç dihet ajo tani nuk është as anëtare e Asamblesë së OKB-së. Apo rasti i Qiprosë. Dikush, po mendon në analogjinë e njohjes së Sllovenisë, Kroacisë, BeH, Maqedonisë e raste të tjera si në Estoni, Mauritani, etj. Mirëpo, nuk duhet harruar faktin se asnjëra prej këtyre shteteve nuk ka mundur të anëtarësohet si shtet i pavarur e sovran para se të vendoset me referendum lidhur me statusin politik të tyre. Vetëm kur është shpallur vullneti i tyre për status politik, janë njohur si shtetet dhe janë bërë anëtar të përhershem të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Edhe neve dikur na është njohur statusi i shtetit të pavarur nga ana e Shqiperisë, por dihen efektet dhe rezultatet e kësaj njohje.
Duhet kuptuar edhe diplomacia e jonë njëherë e përgjithmonë se për t’u krijuar shteti i pavarur dhe sovran, patjetër duhet që në kuptim të akteve ndërkombëtare të shpallë vullnetin e lirë të popullit për një shtet të tillë.
Andaj, edhe diplomacia e shtetit amë nuk guxon dhe as që ka të drejtë morale e as kombëtare që të heshtë për tokat e veta, të cilat i janë shkëputur me anën e forcës e jo vullnetit. Andaj, angazhimi i saj në këtë drejtim, pa marrë parasysh, relacionet e shteteve fqinje apo të farë përfaqësuesi të “principatave” shqiptare, nuk mund e as që guxon të flasë në emër të popullit pa e pasur të drejtën sovrane të shpalljes së vullnetit të tij.
Kjo lojë e përbashkët e solidarëve dhe UNMIK-stanit është loja më e turpëshme, e
cila ka eksperimentuar në vetëvete, se deri ku mund të bëhen manovrat, me manit
politike për zgjidhje politike. Steineri na i la Standardet tu pragu e ky i fundit
Petersen, po na e le njëllosjen e luftës çlirimtare me formulimin konflikt i
armatosur.
Pak janë ata shqiptarë që nuk besojnë se pavarsia nuk do të arrihet, por janë te
shumtë ata që këtë pavarsi nuk do ta përjetojnë realisht edhe për ni kohë të gjatë.
Kjo më shumë domëthënë se në horizont; po duket hija e pavarësisë, por mungon vet
Pavarësia.
Si nje shqiptar, qofsha edhe ne Inglitere, me krenari pranoj se kam ndjek shkollat shkencore e fetare islame dhe në jetë kurrë nuk kam qenë komunist, kurse për punët e mia pres: Allahu të jete i kënaqur, që është Zot i botërave, që i njohim dhe nuk i njohim, Zot që fali mëkatin e Ademit, mori në mbrotje Nuhin, dëgjoi zërin e Jonusit në barkun e peshkut, urdhëroi zjarrin të bëhet i ftohur për Ibrahimin, rriti Musaun në pallatin e Faraonit, përkundër ëndrrës së tij dhe në fund ia hapi 12 rrugët e begatisë dhe ndërtimit të shtetit Beni Israilë
Kiel-Gjermani
Krijoni Kontakt