Pavarësia dhe Sovraniteti i Kosovës
--------------------------------------------------------------------------------
(Sqaroi; për të mos mbet ne borxh dhe për të mos krijuar alibi se vetëm unë kam te drejtë ather po e postoi edhe shkrimin e zotriut, në tansi teksti: beku...)
Nexhmedin SPAHIU
- Pavarësia dhe Sovraniteti i Kosovës, është kërkesa më maksimaliste e mundshme.
- Nuk i duhet kujt nënshkrimi i Rugovës, Dacit, Kosumit, Thacit e Surroit, po ne na duhet nënshkrimi i Bushit, Solanës, Koshtunicës, Buckovskit, Sali Berishës e Gjukanoviqit. Kosovës i duhet nënshkrimi i tyre i njohjës së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Ajo cfarë e bëri Vuk Drashkoviqin të qeshte ishte ndërhyrja e Adriatik Kelmendit se Kosova vec e ka bërë kompromisin e saj duke hequr dorë nga bashkimi me Shqipërinë. Drashkoviqi kishte të drejtë të qeshte me naivitetin e gazetarit kosovar, por jo vetëm të tij por edhe të një pjese të mirë të klasës politike dhe intelegjencisë së Kosovës. Kjo është sikur të thuash se unë po bëj kompromis se kam hequr dorë nga banimi në shtëpinë e vëllait dhe kam vendosur të ndërtoj shtëpinë time. Jo, ky nuk është kompromis. Është gjëja më e mirë që një familje përkatësisht një komb mund të bëj për vete. Ja ta zëmë sikur statusi i Kosovës të mos jete pavarësia dhe sovraniteti I saj por bashkangjitja Shqipërisë. Po sikur mbas disa vitesh kosovarëve t’u teket të shkëputen nga Shqipëria, atëherë kosovarëve do t’u duhet ta zhvillojnë edhe një luftë që të arrijnë statusin e pavarësisë e sovranitetit të cilin e kanë në shteg tani.
Nëse Kosova do të jetë e pavarur dhe sovrane atëherë mundësia e bashkimit të saj me ndonjë shtet tjetër mbetët e hapur përfshi këtu Shqipërinë. Megjithëse praktikat e ngjajshme tregojnë se kjo ka pak gjasa të ndodhë. Romunia dhe Moldavia, Bullgaria dhe Maqedonia kanë rast unifikimi por kjo nuk po ndodhë edhepse askush nuk po I pengon. Rastri më tregues është ai mes Malit të Zi dhe Serbisë. Sërbët dhe malazezët edhe pse I takojnë një etnie, një feje një gjuhe dhe ndodhen në kuadër të një unioni shtetëror, tendenca është që të ndahen e jo të bashkohen.
Tek e fundit, a është më mirë të kesh dy vota në OKB apo vetëm një?
Kështu është një gaf trashanik që të thuhet se ne kemi bërë kompromis. Problemi me Beogradin nuk është një cështje që duhet zgjidhur me rrugë kompromisi. Detyra e klasës politike të Kosovës është jo të merr poza prej heroi që nuk do ta nënshkruajë këtë apo atë zgjidhje të ofruar për Kosovën por t’I imponohet Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare si subjekt ndërkombëtar. Nuk I duhet kujt nënshkrimi I Rugovës, Dacit, Kosumit, Thacit e Surroit, por ne na duhet nënshkrimi I Bushit, Solanës, Koshtunicës, Buckovskit, Sali Berishës e Gjukanoviqit. Na duhet nënshkrimi I tyre I njohjës së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
*Autori është analist politik dhe drejtor I RTV Mitrovicës
Krijoni Kontakt