Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nese Berisha ka dhene licensen per shkollen Greke ne Himare eshte akti me tradhtues qe eshte bere ndonjehere ne historine e 100 viteve te fundit te Shqiperise. Ne nje vend ku Greqia nuk ka fare pune eshte skandaloze te sanskionohet boterisht i qenurit Grek i nje vendi qe kurre nuk ka qene i tille. Skandal.

    Michi ti edhe mund te kesh te drejte, por heren e fundit qe ne Shqiptaret/Iliret i beme gjerat duke dhene e marre besen, mbetem pa histori. Pa kontrate, ose me sakte pa nje leter qe tregon se cili je ti zoti Gejxh atehere per cfare me takohet Berisha mua me kete person qe sot mund te jete off-record neser mund te jete on-record pasneser kushedi se car mund te na dali. I bie qe ti je perseri ne kontradikte me Albon qe e mbron kete gjest te Sali Berishes ose kete situate te krijuar, pasi nese ky person fantazem here esht off record, atehere presupozon qe edhe eshte on record, dmth PERFAQESON DICKA, dhe jo sic thote Albo qe ky person esht nje pensionist leshko qe merr pensionin.

    Sa per dijeni Gejxhi ka dore ne cdo shkrim antishqiptar qe del ne NYTIMES, ashtu sic doli dhe pordha e Olsi Jazexhiut ne faqet e para te NYTIMES para disa ditesh se si nuk lihet Nene Tereza te perfaqesohet ne shkoder. Skandal eshte per ne, por besoj se ka probleme me madhore ne bote per NYTIMES se sa te merret me deklaratat e nje pjese te komunitetit musliman shqiptar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #22
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    O Cyclo e di mre lal qe ka ne dore tera shkrimet bashke me ate te cia's georgin me origjine nga himara mduket qe kane lidhje farefisnore me edin e rames. Ato bene 97-ten me lobin grek edhe leshin zan causha etj,, nga burjget e greqise qe te bejn rromuja, edhe kane punuar cdo dite qe sala mos te kthehet me ne pushtet.
    O cyclo ska gje qe e ka takuar vlla se sala nuk blihet si tosi ai nuk i leshon pe ktij .
    Se ashtu eshte i krijuar maloku nuk shitet dot.

  3. #23
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Kam kohe qe nuk lexoj dhe nuk jam i informuar reth politikes Shqiptare . Duke u hedhur nje veshtrim te shpejte shkrimeve ne kete teme me beri pershtypje dicka .
    Ata prej jush qe deri para disa vitesh e kishin shpallu "Kejxhin " te padeshiruar ne Shqiperi dhe Nanon tradhetar e bir bushtre ejt etj sepse u takua me te , sot jane dakort qe Sala te ulet kembekryq e te pije nje dopje me te .....................

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Te me falesh per kete nderhyrje, se un nuk para kam qejf te analizoj shkrimet e tua, por kesaj rradhe, do ndalem tek nje kontradikte thelbesore. Kur ky njeri nuk ka asnje pushtet as ne Tirane, as ne Washington e as ne Athine, ateher ne emer te kujt flet ky person per te zgjidhur problemet e minoritetit grek ne shqiperi me nje kryeminister te Shqiptareve te zgjedhur nga Shqiptaret qe PERFAQESON SHQIPTARET ?
    Ky pensionist amerikan flet ne emrin e tij dhe te atyre pese miqve dhe te afermve qe ai ka ne lobin grek. Mendimi i tij mund te merret parasysh dhe ai mund te kete njohje ne komunitetin greko-amerikan, dhe mund te influencoje qendrimet e tyre, por Gage as nuk perfaqeson lobin grek dhe as nuk i ka dyert e hapura nga qeveria greke ne Athine.

    "Gogoli Gage" eshte nje produkt i mediave shqiptare dhe vete Berishes, qe nga momenti qe ai e shpalli person te padeshiruar ne Shqiperi, qe rriti statusin e tij s ne syte e shqiptareve edhe ne syte e grekerve. Dhe mediat shqiptare sot e perdorin gogolin per te krijuar sensacionin, dhe sensacioni shet gazeta.

    Pa harruar edhe nevojen e "nacionalisteve te rruges" si ne Greqi dhe Shqiperi per te patur nje "gogol" apo "djall" qe perfaqeson armikun imagjinar te Enver Hoxhes. Edhe sikur te mos ekzistonte nje Gage apo Berisha, ju do ta shpiknit nje vetem per te perligjur "nacionalizmin" tuaj. Cudia me e madhe per njerez si ju nuk eshte vizita e Gage, cudia me e madhe per ju eshte normalizimi i maredhenieve shqiptaro-greke.

    Albo

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Kur do i thoni ketij idhullit tuaj qe te takohet edhe me perfaqesuesit e shoqatave shqiptare ne Greqi? Si eshte e mundur qe ky idhulli juaj bashke me Nanon kur vijne ne Greqi nuk lejne vend te bukur pa shetitur dhe harrojne te takohen me perfaqesuesit shqiptare ketu?
    Kryeplaku, une nuk kam idhuj dhe kur une shkruaj shpreh mendimin tim. Dhe mendimi im nuk ndryshon as brenda 24 oresh, as brenda 1 muaji, as brenda 1 viti, mendimi im ngelet i qendrueshem dhe e provon koha si te vertete, ashtu edhe sic e ka provuar.

    DIPLOMACI DO TE THOTE TE MOS ULESH ME NJE TRYEZE KU BEHEN BISEDIME RETH PROBLEMESH ANEKZISTANTE (pra mos futesh ne axhenden e bisedimeve probleme qe nuk ekzistojne per ty se eshte sikur i njeh ato probleme, pra nese ne rethana te tjera bisedimet beheshin 0 me 0 tani ne i bejme poshte 0 per ne dhe siper 0 per te tjeret).
    Une do te te them ate qe diplomacia ESHTE dhe jo ate qe diplomacia NUK eshte sic ben ti me siper. Diplomaci nenkupton dy gjera: komunikim + negocim. Nuk mund te negociosh pa komunikuar, ashtu si nuk mund te besh diplomci kur jeton me mentalitetin e llogores se luftes: une ne llogoren time e ti ne llogoren tende ne perjetesi.

    Ashtu si Gage ka interesat e veta te zemres, ashtu edhe qeveria shqiptare ka objektivat e veta qe kerkon te arrije. Dhe kur negocion, do te thote te japesh dhe te marresh. Nese per Gage eshte e rendesishme shkollimi i minoritet grek ne gjuhen greke, per qeverine shqiptare eshte e rendesishme shkollimi i 20% te gjithe popullsise se Shqiperine qe punon, meson e jeton prej vitesh ne Greqi.

    Nese nuk ke besim tek kryeministri Berisha, mos voto per te dhe je ne rregull. Por nese nuk kupton thelbin e qendrimeve te tij dhe politikave te qeverise qe ai kryeson, ben mire te pyesesh qe te mesosh. Pasi Berisha po ul hunden e tij dhe po i shtrengon doren nje prej armiqve te tij te veteshpallur, vetem qe te normalizoje dhe avancoje maredheniet midis dy fqinjeve, prej te cilave me shume se kushdo fitojne emigrantet shqiptare ne Greqi. Pra je ti si emigrant shqiptar ne Greqi qe perfiton nga kjo "diplomacia e fshehte".

    Ne 8 vjetet ne opozite Berisha ka mesuar te mos personalizoje politiken e qeverise shqiptare dhe te mos bier ne kurthin e atyre qe duan te stigmatizojne te keqen me emrin e Berishes. Kurse Gage dhe lobi grek kane mesuar ne keto 8 vjet, qe ai gogoli me emrin Berisha qe te gjithe e urrenin e luftonin, arriti jo vetem te mbijetoje por edhe te triumfoje kur gjithe bota dukej sikur ishte kthyer kunder tij. Dhe greket jane aq te zgjuar sa te dine qe armikun qe nuk e mundin dot ta bejne mik me cdo kusht.

    E kam thene edhe here tjeter.... nese Athina mendon se ne i shkelim te drejtat greke... bujrum atje i ka gjykatat e te drejtave njerezore (sic ben me Turqine le te bej me Shqiperine). Shqiperia ka probleme gjyqesore per te zgjidhur me Greqine, prandaj neve nuk na interesojne zgjidhjet politike por zgjidhjet ligjore qe anashkalon kaq vjet Greqia. Neve jemi ata qe duhet te vendosim se kur do i cojme ceshtjet ne gjykata.... pra nuk duam ne te na bejne bishtin e Athines (midis ketyre takimeve dypaleshe dhe ketyre pakteve qe nenshkruan qeveria shqiptare me ate greke) ku Athina do vendosi se si dhe se kur do zgjidhen keto probleme!
    Interesi kryesor i qeverise shqiptare ne maredheniet Shqiperi-Greqi eshte mireqenia e emigranteve te saj ne Greqi. Nuk ka interes me te madh se ky per shtetin shqiptar, dhe te gjitha problemet e tjera jane dytesore dhe te parendesishme ne kontrast me mireqenien e 20% te popullsise se R. Shqiperise qe perben 5% te gjithe popullsise greke.

    Nese ti kujton se maredheniet shqiptaro-greke apo axhenda e qeverise shqiptare avancon vetem duke luajtur "te fortin" dhe "karten e gjyqit", atehere ti nuk e ke idene as te diplomacise dhe as te interesave dypaleshe greko-shqiptare. Une po te them vetem kaq, qe asnje problem qe i mban pezull keto maredhenie nuk gjen zgjidhje as sot as mot, as 100 vjet si sot, nese nuk ekziston nje vullnet i mire politik midis te dy paleve. Dhe eshte pikerisht ky vullnet i mire politik qe Berisha dhe kryeministri grek po mundohen te krijojne me qendrimet e tyre, ne menyre qe edhe nacionalistet e rruges te marrin e kuptojne mesazhin e tyre me kohen.

    Gage e ka kuptuar kete gje 3 vjet me pare, ju ende nuk e keni kuptuar akoma.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-04-2006 mė 13:14

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ky pensionist amerikan flet ne emrin e tij dhe te atyre pese miqve dhe te afermve qe ai ka ne lobin grek. Mendimi i tij mund te merret parasysh dhe ai mund te kete njohje ne komunitetin greko-amerikan, dhe mund te influencoje qendrimet e tyre, por Gage as nuk perfaqeson lobin grek dhe as nuk i ka dyert e hapura nga qeveria greke ne Athine.

    "Gogoli Gage" eshte nje produkt i mediave shqiptare dhe vete Berishes, qe nga momenti qe ai e shpalli person te padeshiruar ne Shqiperi, qe rriti statusin e tij s ne syte e shqiptareve edhe ne syte e grekerve. Dhe mediat shqiptare sot e perdorin gogolin per te krijuar sensacionin, dhe sensacioni shet gazeta.

    Pa harruar edhe nevojen e "nacionalisteve te rruges" si ne Greqi dhe Shqiperi per te patur nje "gogol" apo "djall" qe perfaqeson armikun imagjinar te Enver Hoxhes. Edhe sikur te mos ekzistonte nje Gage apo Berisha, ju do ta shpiknit nje vetem per te perligjur "nacionalizmin" tuaj. Cudia me e madhe per njerez si ju nuk eshte vizita e Gage, cudia me e madhe per ju eshte normalizimi i maredhenieve shqiptaro-greke.

    Albo
    Te me falesh dhe nje here per kete nderhyrjen time.

    Nje gje qe nuk kuptoj une eshte qe keta pese miqte e Gejxhit pse nuk vijne vete ne shqiperi te flasin per problemet e minoritetit Grek, apo se si Shqiperia qe ekonomikisht kontrollohet 70 % nga Greqia, duhet qe te kontrollohet 90 % psh qe te hyje ne Europe ose cfare te duan keta nga minoriteti qe ska ekzistuar kurre ne Himare e deri tek ai ne malesine e Gjakoves por sjellin nje pensionist si perfaqesues te tyre ?

    Ketu ka dy gjera, ose pese miqte e Gejxhit nuk kane tru ose pese miqte ne lobin Grek te Gejxhit jane njerez qe nuk duhet te dalin ne skene per aresye qe vetkuptohen. Ne te dy rastet enigma zmadhohet dhe ne te dy rastet pensionisti eshte gjithmone e me teper koka e organizatave Greke qe si axhende paresore kane vetem nje ceshtje, AUTONOMINE E IPES(ose ne Greqisht Epiri - nga greqishtja e lashte, toke kontinentale, sepse pjesa tjeter nuk eshte kontinentale !).
    Me thuaj nese dicka qe thashe siper eshte e GABUAR. Ke dhe temen e Qafirit ku DJE ne BOSTON pika thelbesore qe autonomia per Epirin.

    Tani pjesa numer dy. Michi thote, dhe kjo dihet qe Gejxhi eshte mik me George Tenetin dhe George Teneti eshte i lidhur me Ramen. Ta di Michi se me sa veta esht i lidh George Teneti me farefis ne Himare e ne Gjirokaster do habitet po nesje(disa nga fiset jane Dhima-jt(ku emri spikat pasi kemi figuren famkeqe Pirro Dhimen, Muci, Koka etj). Fakti qendron qe nje nga miqte e pensionstit tone eshte George Tennet nje shqiptar 24 karatsh, qe vendosi te behet Grek per aresye karriere si shume te tjere dhe i cili dihet qe ka gisht ne trazirat per Shqiperine, pra shoku i pensionistit tone eshte ish-drejtori i pergjithshem i Sherbimeve Sekrete te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Me tutje kemi letren e Gary Kokalarit dhe fakte te tjera qe dihet se takimi i pare ose ardhja e para e ketij personi eshte bere me perfaqesuesin e atehrshem te Amerikes si Ambasador ne Shqiperi. Pra u bene dy miq, George Tennet, ish-drejtori i Sherbimeve Sekrete Amerikane dhe perfaqesuesi i Amerikes ne Shqiperi, James Jeffrey i cili shoqeronte Gejxhin ne ate kohe. Letra e Kokalarit tek Ris(qe ky Kokalari esht mbeshtetes i cmendur tek Berisha deri para pak kohsesh) len te kuptosh se perseri Ambasada Amerikane ka gisht ne kete ceshtje, duke qene se edhe para dy-tre vjetesh ishte po kjo ambasade qe sajoi takimin. Pra miqte e pensionistit u bene TRE. Teneti, Jeffrey dhe Ries. Mirepo miqte e Gejxhit nuk jane tre, pasi Ries ka bashkeshkortin e saj ne Athine, pra miqte e Gejxhit jane kater, Ish-drejtori i pergjithshem i CIA-s, Ambasadori i para 10 viteve i Amerikes ne Shqiperi, Ambasadoresha e Amerikes ne Shqiperi, dhe Ambsadori i Amerikes ne Athine dhe te gjithe keta shtrihen ne nje hark kohor qe dihet 12 vjecar deri tek nje hark kohor i papercaktuar per lidhje te tjera qe ky njeri mund ti kete pasur dhe i ka dhe nuk dihen. PRA VEREHET NJE VAZHDIMESI NE POLITIKEN E JASHTME AMERIKANE PER CESHTJEN E EPIRIT e cila heret a vone kur Kosova de dali e pavarur, kur Sali Berisha te bej premtimin e tij rreth rregjistrimit ne baze fetare, do ndryshojne dhe "llogjikshem" numrat qe Departamenti i Shtetit Amerikan do japi per minoritaret. Loja qe luhet e kam thene me kohe dhe e perseris. Shkembim i Dardanise me Epirin.

    Tani qe te parandaloj disa pika qe ti me siguri do parashtrosh qe te devijosh nga debati un them qe ne shqiptaret i jemi borxh shtetit Amerikan per cfare ka bere ne Dardani, por ti si njeri qe jeton ne Amerike dhe qe ke mesuar historine Amerikane e di shume mire se ky vend ka nje shtresezim te TMERRSHEM burokratik dhe shume pushtete paralele dhe prandaj eshte vecse ne kete vend te zhvilluar qe lindin teorite e konspirimit, se si ka Masone apo Iluminati qe kontrollojne cdo gje pasi mali apo Piramida eshte kaq i larte saqe dhe ne distance ta shikosh me dylbi nuk ja arrin ta shikosh dot majen sepse eshte e mbuluar ne menyre te perjetshme me RE. Pra nuk shikohet kurre politika ose politikat dhe nuk merret vesh kurre se kush mund te jete x apo y njeri qe i vervit keto. Bush, Rice etj jane thjeshte figura qe kane pas me qindra PHD-ra qe kontrollojne njeren ane te pushtetit, por ke dhe politikat e shumellojshme te Kongresit, Shtepise se Perfaqesuesve etj etj etj. E vetmja menyre per te shikuar majen eshte qe ta hypesh malin vete, gje qe eshte e pamundur. Dhe kjo kuptohet fare mire me shqetesimin paresor jo te "NACIONALISTAVE TE RRUGEVE" ne Shqiperi por te njerezve te sukseshem dhe te shkolluar te diaspores Shqiptare ne Amerike !!!

    Tani flasim per pese shoket e Gejxhit ne organizatat e ketushme. Ose keta shoke jane budallenj(ne kuptimin qe ndjenjat patriotike i kane disa here me te larta se ekstremizmi i Gejxhit- pra jane ne nivelin Xenophobia) dhe kane vetem para dhe prandaj kane zgjedhur kete Pensionistin per t'i perfaqesuar, ose keta persona ngaqe kane para dhe ngaqe kontribuojne direkt nuk duhet te dalin ne shesh. Pra ne te dy rastet Pensionisti leshko dhe babaxhan qe ka vuajtur shume nga tragjedia e tij familjare nga shqiptaret, na del koka e lobit Grek qe si axhende paresore bashke me qeverine e Athines ka AUTONOMINE E IPES.


    Tani flasim per marredheniet Greqi-Shqiperi
    Kemi te bejme me nje vend qe sistematikisht kerkon autonomine e Epirit nga Australia e deri ne Amerike duke u munduar qe orthodhokset Shqiptare ti rregjistroje si Greke qe te krijoj nje ceshtje te paqene.

    1) Nuk mjafton figura e Janullatosit per t'i treguar botes se cfare tolerance kane shqiptaret dhe se jane greket qe nuk kane kete tolerance ?

    2) Cfare ben Janullatosi, njeri i perendise kur vriten emigrantet shqiptare ne Greqi qofte per nje ndeshje futbolli ?

    3) Si ka mundesi qe zoti Karolos Papulias anullon viziten e tij me homologun Shqiptar ne nje nga turpet dhe skandalet dipllomatike me te medhaja qe ka njohur historia moderne shqiperi-greqi vetem perse PENSIONISTAT(keta jane pensionsta ne kuptimin e vertete pasi nuk kane as breke ne ..... duke qene se pronat ja ka marre Greku dhe nuk kane asnje mbeshtetje nga qeveria Shqiptare) dolen dhe shfrytezuan te drejten e tyre KUSHTETUESE qe eshte ne cdo vend demokratik ne bote...ne Angli psh dalin Skoceze, Gale e IralndezoVerior qe kerkojne me teper autonomi, ne Spanje dalin Basket etj. Te vetmet vende qe bejne perjashtim jane 1) Serbia qe ka penguar gjithmone etnite e saja 2) Greqia me shqiptaret por dhe me te tjere dhe 3) Turqia me Kurdet. Te pakten e kane nga nje gje te perbashket keto shtete "kaq te ndryshme" sidomos dy te parat me kete engjullin qe disa shqiptare kane ose gjejne tek Turqia(nesje kjo histori qe mund te debatohet diku tjeter).

    4) Si eshte e mundur qe ti thua se po normalizohen marredheniet nderkohe qe investimet jane vetem ne sens unik. Jane nja 10 banka greke ne shqiperi, produket cdo gje vjen andeja nderkohe qe ne nuk eksportojme gje tek Greqia ose nese nuk kemi fuqi eksportuese efekti qe kjo PERMBYTJE GREKE ka ne tregun tone eshte SHFAROSJEN e fermereve shqiptare, dhe kjo shpjegohet perse te gjithe largohen nga fshati, harrojne kulturen e tyre, dhe TJETERSOHEN ose me sakte SHPERFYTYROHEN ne nje proces transformues(si pasoje e presionit per integrim nga jashte e nga brenda) teper te shpejte qe po ndodh me Tiranen dhe rrjedhimisht me Shqiperine qe po qenderzohet tek qytetet e medhaja. Eshte njera ane dobia qe investimet e huaja sjellin (hapjen e vendeve te punes) eshte tjeter ane kur keto behen qellimisht pa plane nga pala jone ose nen trysni te forte Greke dhe ne nje zballance totale qe sjell fenomenin e mesiperm. Pra te gjitha keto levizje nuk jane PA MEND, por sjellin kete shkaterrim kulturor te vlerave, keto vetvrasje qe shofim perdite dhe kete degradim duke qene se cdo gje po ndodh shume shpejt dhe pa plan qellimisht.

    5) Si eshte e mundur qe nje minister i Greqise vjen pa piken e fteses duke SHKELUR CDO PROTOKOLL pra duke percudnuar shtetin tone te zgjedhur nga Shqiptaret dhe shkel ne Himare per hapjen e nje shkolle Greke sikur Himara te ishte pjese e Greqise dhe jo e Shqiperise ?


    Te lutem mi shpjego pak keto marredhenie ne permiresim, dhe sidomos miqesite e pensionistit Nicholas Gaxojanis.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 10-04-2006 mė 14:16
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Cyclotomic,

    Ke shkruar aq mire, sa s'ka.

    Kam degjuar ketej nga Shqiperia se edhe vet Ky Nikolla Gaxhojanis, duhet te jete shqiptar, ose te pakten vlleh, pasi eshte me origjine nga Kastriza e Gumenices, qe sipas kujtimeve te nje ish-drejtori apo zv. Ministri te jashtem te Viteve 80 te qeverise te atehershme shqiptare per rivendosjen e mardhenieve shqiptaro-greke, ishte fshati qe kishte rreth 3000 veta shqiptare(came) ortodokse qe flisnin dhe degjonin radio-Tiranen e asaj kohe.

    Kshu qe kam frike se edhe ky duhet te jete ndonje shqiptar me gjak i konvertuar ne grek, si shume e shume te tjere...

    Ke degjuar gje edhe ti per kete gje?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ku di gje un se car mund te jete ky, por ka mundesi qe te jete dhe sic thua. Un per vete me sa di kam nje pjese te familjes me origjine vllahe nga Maqedonia. Me sa i njoh une vllahet, kjo jo sepse dua te mbroj ate pjese te vogel te fisit tim, por me sa i njoh jane njerez puntore e paqesore dhe nder te vetmit qe kane shkuar mire me shqiptaret. Per kete kam konfirmime dhe nga shqiptaret muslimane te Maqedonise qe jane kryesisht njerez paqesor dhe intelektuale qe kane luajtur rrol ne procesin e kombformimit shqiptar. Origjina e tyre eshte teper e erret, here dalin Tirrheno-Etruske, here Ilire te Latinizuar here Rumune here dhe si nje nga arteriet kryesore ne formimin e identitetit "Romak" here dicka ne vete qe ska shtet! Enzo Gatti dhe Jean Cloude Faveryal dhe Robert D'Angely(i cili e derivon emrin vllah nga vlla- popull vella) e trajton shume ceshtjen vllahe dhe i quan nje popull shume i lashte, por me teper nuk kam lexuar pjese per ta dhe nuk di cte them. Por eshte nje element qe duhet zbardhur dhe esht nje element qe i perket te dyve, edhe Greqise edhe Shqiperise.
    Shume here ulem e mendoj se ceshtja e Shqiperise dhe Greqise fillon tek problemi i identietit qe dy kombet kane, qe nuk dine qarte historine e tyre ose mesojne mashtrime, dhe rrjedhimisht kemi njerez qe jane shqiptare dhe ndihen Greke. Kjo me perforcohet nga fakti se nuk kemi shqiptare qe ndihen sllave por shqiptar qe tradhtojne shqiperine per serbine per leke apo per pushtet por jo ne ate pike sa te ndihen teresisht serbe si Pirro Dhima apo Tennet dhe asimilimi ne veri ka ndodhur dhunshem. Pra ka dicka ndermjet ketyre dy popujve qe eshte pak sa e cuditshme dhe lidhet ne menyre thelbesore me identitetin. Kjo ceshtje ka terrbuar per shume kohe dhe vete intelektualet e Jugut dhe te Himares - Petro Marko(te cilit cdo fis me te drejte ne Himare i dilte Shqiptar) - ose Fan Noli qe nuk e kuptonte kete fenomen shqiptaro-grek dhe arriti sa gati ti mallkonte vete shqiptaret ose ti ironizonte ne poezite e tija. Me siguri nje nga keto aresye mund te jete dhe bashkjetesa ne lufte apo ne dhune apo ne paqe qysh prej fillesave te historise qe dihet dhe nuk dihet. Intelektuale te tjere Arvanitas e Arberesh i quajne nje popull ... hajde merre vesh si mund te jene nje popull duke qene se Greqia gjithmone imponohet me dhune sa here ne ciklet e historise ajo eshte siper rrotes dhe ne poshte.

    Por sa here mendoj nje gje te tille( jo per faktin qe kemi te bejme me dy popuj te lashte se kjo dihet) menjehere i therras mendjes dhe pyes veten perse nuk ndodh asnjehere fenomeni i kundert, qe Greku te ndihet Shqiptar ? Mbase esht fakti qe ne jemi nje shtet shume i varfer dhe Greqia ka mbeshtetje paresore ne Europe dhe fakti eshte qe 200 vitet e fundit historia eshte rishkruar teresisht ne favor te tyre. Mbase politika Greke(Kali i Trojes) ka qene me me efekt dhe sistematike dhe me mend se ajo e bazuar vetem ne dhune e Serbise ne perpjekjet e tija per te greqizuar jugun. Kalin e Trojes gjithmone e kena pas brenda ne edhe pa e fut Greku ne kalane e Priamit. Nje gje qe dihet dhe qe un kam besim eshte qe aresyet jane shume te hershme dhe jo te ketyre 200 viteve te fundit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 10-04-2006 mė 14:57
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    fatet e njė kombi nė Udhėn e Shkronjave

    fatet e njė kombi nė Udhėn e Shkronjave


    nga E. Mezini
    Shkurt 2006




    E morra edhe unė mundimin t’i bashkoj disa shkronja dhe tė formuloj disa fjalė meqėnėse ėshtė bėrė e modės kėto kohėt e fundit tė bashkohen shkronja dhe tė formulohen fjalė. Tė gjithė bashkojnė shkronja tani -sikur tė jen ushtrime aritmetike, nga ato tė fillores ku bashkonim gogla pėr tė nxjerrur shifra- qysh nga kafja e Rremės e deri tek stafi i Berishės! Me ndihmėn e mediave tashmė shkronjat kanė fituar rėndėsi tė paparė, shkojnė e vijnė Tiranė-Athinė, Athinė-Bruksel dhe anasjelltas.

    Dikush del dhe flet nė emėr tė njė komuniteti, dikush tjetėr flet nė emėr tė nje kombi dhe nė fund del mė i forti dhe “ia mbyll gojėn tė gjithėve” nė emėr tė Bashkimit Europian! Kėshtu shkronjat e para – “tė nxjerrura gabimisht”- ose moderohen ose fshihen fare pėr ti lėnė rradhėn shkronjave tė reja… duke krijuar kėshtu Udhėn e Shkronjave.

    Megjithatė unė nuk po e humb kurajon tė formuloj fjalė. Djersa tetvjeēare nė mėrgim, sidomos kur bėhet fjalė pėr mėrgim nė Greqi, besoj se i bashkon mė fortė shkronjat! Sepse nėse nuk dalim vet ne emigrantėt tė bėrtasim atėhere kush tjetėr do e bėj pėr ne? Do e bėj shteti grek qė na gris pasaportat dhe qė na vjedh ekonomitė midis proēeseve tė legalizimit, do e bėj drejtėsia greke qė na dėnon pa gjyqe, do e bėj ushria greke qė na sakaton doganave apo shteti shqiptar qė nuk na i mbron tė drejtat (pasaportat qė na grisen kufinjėve shkruajnė me shkronja tė mėdha : “kjo pasaportė ėshtė pronė e shtetit shqiptar”!).

    Shtetin shqiptar nuk duket se e emancipojnė problemet e shtetasve tė vet jashtė kufinjėve, do thoshte dikush se ikja jashtė e shtetasve shikohet si njė zgjidhje e vetkuptueshme dhe e domosdoshme nga ky shtet. Nuk duket se e emancipojnė fėmijėt qė rezultojnė viktima tė trafikut tė organeve as fati i Shqiptarėve qė rezultojnė tė humbur nė kufirin shqiptarogrek.

    Pra kėto dhe dhjetra probleme tė tjera qė do duhej tė pėrbėnin axhendėn e poltikės sonė tė jashtme apo tė marrėdhėnjeve dypalėshe me shtetin fqinjė grek as qė pėrmenden ndonjėherė! E gjithė polemika e marrėdhėnjeve dypalėshe rrotullohet reth fatit tė minoritetit grek nė Shqipėri! Sigurisht qė nuk e vėjmė nė dyshim se nė njė shtet demokratik tė drejtat e pakicave duhet tė gėzojnė respekt por kjo presupozon qė nė fillim respektohen tė drejtat e shumicės! E pra po tė bėjmė krahasim numrash –meqėnėse kohėt e fundit tė gjithė po kapen me numrat dhe shifrat e popullsisė shqiptare- shtetasit shqiptarė qė banojnė nė Greqi, pamvarsisht nga kombėsia, janė numėr shumė here mė i madh sesa ata minoritarėt qė ende po preferojnė jetesėn brenda kufinjėve shqiptarė!

    Janė kėta emigrantė qė nuk munden tė pėrparojnė si individė ngase duhet tė paguajnė “haraēin” –si nė kohėn e Bizantit apo edhe tė Perandorisė Osmane- pėr qėndrimin nė Greqi, ngase nuk iu njihen diplomat, ngase nė administratėn greke Shqiptarėt nuk mund tė punėsohen, ngase punėt e mira nuk lėshohen tek shtetasit shqiptarė, ngase megjithėse mund tė ken edhe 16 vjet nė Greqi apo mund t’iu jenė lindur dhe rritur fėmijėt me atė vend ata nuk mund tė marrin nėnshtetėsinė greke (mė bėn pėrshtypje qė Omonia dhe PBDNJ nuk po nxjerrin ndonjė ankesė mbi kėto ēėshtje qė gjunjėzojnė edhe minoritarėt nė Greqi).

    Diskriminimi nuk mbaron me kaq, ajo qė diskriminohet mė tepėr ėshtė vet identiteti i Shqiptarit! Administrata greke i ndan shtetasit shqiptarė nė dy kategori, nė homogjenė grekė (dmth. bashkėkombės grekė) dhe nė “alogjenė” tė kombėsisė shqiptare. Pėrfitimi i tė parėve ėshtė “haraēi” i zvogėluar i qėndresės, pensione nė raste tė veēanta, pajisja shumė herė mė e kollajshme me dokumenta dhe disa lehtėsira tė tjera praktike, si psh. vende “mė tė mira” pune se Shqiptarėt e tjerė dhe disa vende vakante studimi qė iu lėshohen nė universitete nga Ministria e Arsimit dhe e Feve e Greqisė. Megjithatė problemi nuk ėshtė “fati” i disa shtetasve shqiptarė qė tė ken njė komoditet mė tė mirė nė shtetin fqinjė, problemi janė kriteret sesi bėhet kjo ndarje. Tė drejtėn e minoritarit nga administrata greke nuk e gėzojnė vetėm ata qė nė ēertifikatat e tyre vėrtetohen se kanė kombėsi greke. E gėzojnė gjithashtu tė gjithė ata qė kanė prejardhje nga fshatrat qė shtrihen poshtė lumit Vjosė, e gėzojnė pėrgjithėsisht ata qė e kanė prej’ardhjen nga zonat qė shtrihen poshtė qytetit tė Vlorės, e gėzojnė Ortodoksėt shqiptarė, e gėzojnė anėtarėt e komunitetit vlleh tė Shqipėrisė dhe e gezojnė edhe ata qė kanė lekė pėr tė paguar avokatėt grekė! Pra me pak fjalė duket qartė se shteti grek nga njėra anė ka krijuar pėrcaktimin e vet reth minoritetit grek nė Shqipėri –duke i dhėnė pėrmasa shumė herė mė tė mėdhaja se ato qė njeh shteti ynė- dhe nga ana tjetėr i jep mundėsinė shumė Shqiptarėve qė tė kthejnė kombėsinė nė greke! Dhe kush e ka parasysh se ē’lloj pengesash i krijohen Shqiptarėve gjatė legalizimit do bjeri ndakort se ndrimi i kombėsisė nė kėtė vend pėrbėn zgjidhje tė mirė pėr shumė bashkatdhetarė!

    Kjo ėshtė pak a shumė gjėndja e mjerueshme e komunitetit shqiptar nė Greqi dhe shteti jonė jo vetėm qė nuk ndėrhyn pėr ndryshimin e kėsaj gjėndjeje apo pėr mbrojtjen e identitetit shqiptar (siē e detyron edhe neni 8, paragrafi 1 i Kushtetutės sė Shqipėrisė, ku thuhet : “Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj” apo neni 59, paragrafi 1/j. qė flet pėr : “mbrojtjen e trashėgimisė kombėtare kulturore dhe kujdesin e veēantė pėr gjubėn shqipe”) por po pėrgatitet pėr aventura tė reja. Kėsaj radhe Berisha i moderuar midis njė rregjistrimi tė popullsisė ėshtė pėrgatitur seriozisht t’i tregojė Athinės dhe Brukselit se nuk ka asnjė lidhje me Berishėn e kallashėve tė 1997-ės. Vetėm se z. Berisha ka harruar njė hollėsi tė vogėl, ai vet mund tė jet moderuar por Athina zorė se moderohet! E konstatuam me praktikat e zotėrinjve Micotaqis dhe Samaras, e konstatuam me vizitat e z. Kranidiotis nė jug tė vendit gjatė pėrleshjeve tė 1997-ės,e e konstatuam me fjalimet e z. Stefanopulos dhe anullimet e z.Papulias… Athina nuk ndryshon rrugė!

    Mbase mileniumi ka sjellur njė frymė tė re nė marrėdhėnjet dypalėshe por kjo nuk mjafton pėr tė na vėrtetuar se Athina nuk dėshiron tė ket fjalė nė ēėshtjet shqiptare. Fjalimi i disa ditėve mė parė i z. Papulias vėrtetoi se tani Athina synon tė monopolizojė edhe dėshirėn tonė pėr tė hyrė nė B.E. Nėse Athinės i interesonte thjesht minoriteti atėhere do i lėnte kushtet e hyrjes tonė pėr mė vonė, nė fazė tė parė do i interėsonte thjesht hyrja nė njė organizatė ku kufinjtė midis „Greqisė mėmė“ me „bijėn Dropull“ do ē’pėrbėheshin vetvetiu! Ēudia ėshtė se nga kėto qėndrime tė Athinės nuk na u shqetėsuan as pėrfaqėsuesit e minoritetit, ose mė mirė do ishte tė pėrmendnim se qėndrime tė kėtilla kanė ardhur fillimisht nga anėtarėt e PBDNJ dhe pastaj u pohuan nga Athina. Kėshtu lanė tė duket se minoritarėt mė mirė do jetojnė me pasaporta jo-komunitare sesa me komunitare-europiane tė cilat do i siguronin edhe vende mė tė mira pune nė Greqi –ku jeton pjesa dėrrmuese e tyre- por edhe hyrje dalje mė tė lirė me bashkatdhetarėt grekė nė Greqi por edhe nė Amerikė apo Australi. Pra mė nė fund Omonia me PBDNJ duhet tė vendosin me kė janė... me minoritetin apo me Athinėn?

    Sikur tė mos mjaftonin tė gjitha kėto doli z. Berisha dha ia „vuri kapakun“ ēdo aspirate shqiptare me njė rregjistrim ku ēdo shtetas shqiptar na paska tė drejtėn tė zgjedhi sipas dėshirės fenė dhe kombėsinė. Dhe e morri z. Berisha kėtė vendim nė njė kohė qė pėrtej kufirit Athina na paska lėnė tė kuptohet se „homogenjėt“ (dmth. minoritarėt grekė, Vllehėt rumanfolės, Ortodoksėt shqiptarė me qėndim nė Greqi dhe ata qė paguajnė avokatin) do ken mundėsinė me kalimin e kohės tė fitojnė nėnshtetėsinė greke. Kėshtu Athina e theksoi pėrsėri se nuk i bėhet vonė se kush ka hedhur mė shumė djersė nė kėtė vend, tė drejtė kanė ata qė do deklarohen me kombėsi greke. Sepse ajo qė ka mė tepėr rėndėsi pėr Athinėn ėshtė qė pasaportat greke tė mos shkruajnė kurrė kombėsi shqiptare! Pra shteti grek i frikėsohet krijimit tė njė minoriteti shqiptar nė Greqi.

    Por pėrsėri ēėshtja nuk ka tė mbaruar. Athina mirė qė nuk do qė tė ket minoritet shqiptar nė Greqi por nuk dėshiron as qė tė humbasi minoritetin grek nė Shqipėri. Kėshtu z. Berisha, me apo pa qėllim, na doli pėrsėri aleat i Athinės me thėnjen e tij gjatė fushatės elektorale se qeverija e tij do tė jet pro pasaportizimit nga ana e Athinės tė ēdo minoritari dhe se nuk do lejonte qė minoritarėt me nėnshtetsi greke tė humbasin shtetėsinė shqiptare.

    Kėshtu Udha e Shkronjave duket se ku e ka shtegun.

    *Athina e bėri tė qartė se rruga e Shqipėrisė pėr nė B.E. duket tepėr e gjatė, megjithėse kėtė e dinė edhe vet Shqiptarėt.

    *Emigrantėt nė Greqi shikojnė midis ndrimit tė kombėsisė njė mundėsi qė ta bėjnė mė pak komplekse qėndresėn e tyre nė Greqi dhe gjithashtu e shikojnė si njė mundėsi qė dikur tė bėhen edha ata pjesė e familjes europiane. Dhe pėr sa kohė kėta emigrantė nuk shikojnė asnjė tė ardhme nė Shqipėri –nė tė njėjtėn kohė qė Athina nuk i bėn lėshime- ndrimi i kombėsisė bėhet rrugė e vetme!

    *Tirana me rregjstrimin e programatizuar nga stafi Berisha, ku ēdokush do tė gėzojė tė drejtėn tė zgjedhi kombėsinė sipas dėshirės (siē deklaroi z. Berisha pėr kanalin satelitor „Klan“ me 06/01/2006) i jep emigrantėve nė Greqi atė rrugėdalje qė pėr vite me radhė po prisnin. Pra emigrantėt me njė deklarim tė thjeshtė se nuk kanė kombėsi shqiptare do munden tė pėrfitojnė tė drejtat e homogjenėve grekė, midis tė cilave parshikohet edhe pajisja me nėnshtetsi greke (propozim i dalė si fillim nga opozita e z.Papandreu, qė ndodhet nėn pėrpunimin e pozitės tė z. Karamanlis).

    *Athina pas deklaratės sė z. Berisha se nuk do e humbasin minoritarėt, me nėnshtetėsi greke, shtetėsinė shqiptare e ka rrugėn tė hapur pėr t’i dhėnė pasaportat greke „minoritarėve“.

    *Kėshtu duke arritur fundin e „Udhės sė Shkronjave“ –kush e di edhe tematikėn e filmit tė Kinostudios e ka parsysh vet pėrfundimin- Athina nga njėra anė arrin tė eleminoj ndėrtimin e njė minoriteti shqiptar nė Greqi dhe nga ana tjetėr e shumėfishon minoritetin grek nė Shqipėri. Pra me pak fjalė atė qė nuk arritėn tė realizojnė Serbėt nė Kosovė mė tanksa arrijnė ta realizojnė shkronjat qė bashkojnė politikanėt shqiptarė para kamerave apo ne sallat e mbyllura tė takimevė dypalėshe shqiptarogreke.

    Sigurisht qė nuk ėshtė qėllimi i kėtij shkrimi propaganda pro krijimit tė njė minoriteti shqiptar nė Greqi dhe as propaganda kundra minoritetit grek nė Shqipėri. Gjithashtu nuk dua tė lėj sė kuptuari se politika ėshtė matematikė ku mbledhja e faktorėve A me B nxjerrin gjithmonė rezultatin C. Por besoj se mė nė fund ka ardhur koha qė paria e kėtij shteti tė sensibilizohet reth simbolikės sė saj. Sepse pėrveē partisė, grupacioneve apo detyrimeve brenda apo jashtė-shtetėrore ajo qė mė tepėr pėrfaqėsohet nga njė politikan ėshtė kauza kombėtare. Pra duhet mė nė fund ta kuptojnė pėrfaqėsuesit e kėtij shteti nacional se politika nuk ėshtė thjesht bashkim shkronjash dhe formulim fjalėsh. Ēdo fjalė e nxjerrur nga njė kryetar shteti detyron njė shtet apo njė komb tė tėrė. Pra ėshtė pėrgjegjėsi e politikanit qė gjithmonė tė parashikojė rrezikun mė tė madh pėrpara se te vazhdojė nė veprimin mė tė vogėl. Njė shtet mė tė ardhme ėshtė ai shtet qė di tė mbrohet nga rreziqet!

    Gjithashtu nė fjalėn politike pėrbėn domosdoshmėri serioze lidhja e ngushtė midis interesit kombėtar, qėllimit, mjetit dhe rezultatit tė mundshėm. Kur flitet pėr komunitetin shqiptar tė Greqisė bėhet fjalė pėr njė numėr prej reth 700 000 apo mė tepėr shtetasish shqiptarė. Pra nuk mundet njė politikė serioze tė mos marri parasysh reth 25 me 30% tė popullsisė shqiptare. Rregjistrimi i popullsisė me pėrkatėsinė kombėtare ishte diēka qė duhej kryer kohė mė parė por nė kėtė moment nuk mundet tė realizohet pėr shkakun e thjeshtė se shteti grek na ka nxjerrur pėrballė fakteve tė kryera. Me abuzimet dhe grekėzimet e Athinės rezultati i njė rregjistrimi ku pėrmendet kombėsia sipas dėshirės ėshtė tjetėrsuar pėrpara se tė fillojė proēesi. Ky lloj rregjistrimi, nėn hijen e fakteve tė kryera nga Athina, do duhej tė problematizonte edhe vet pėrfaqėsuesit e minoritetit grek. Nėse ata besojnė nė veēantinė dhe trashgiminė e vlerave tė minoritetit grek do duhej tė parėt tė kėrkonin nga Athina ndalimin e grekėzimit tė jo-minoritarėve!

    Shteti shqiptar do mundej tė kryente njė rrėgjistrim tė tillė vetėm kur Athina tė ndalonte abuzimet qė shtyejnė emigrantėt nė ndrimin e kombėsisė. Pra nė kėtė moment detyrė e shtetit tonė -qė qartėsisht parashtrohet nė Kushtetutėn e Shqipėrisė (neni 8, paragrafi 1): „Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj“- ėshtė thirrja ndaj Athinės qė tė ndalojė abuzimet dhe grekėzimet mbi emigrantėt shqiptarė. Ky lloj rregjistrimi i popullsisė pėrballė fakteve tė kryera tė Athinės jo vetėm qė bie ndesh me kėtė qėllim kombėtar dhe me Kushtetutėn por kthehet nė veglėn e Athinės. Dhe njė rezultat i kėsaj shkalle nuk mund tė konceptohet ndryshe pėrveēse si dėshtim kombėtar!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    sa sekret paska qene

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •