Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Takim sekret midis Berishės dhe Gejxh

    Marrė nga Balli i Kombit ne internet:
    http://ballikombit.albanet.org/modul...rticle&sid=275


    Mbi takimin e Berishės me Gage (Gejxh)

    Gary Kokalari

    Dy letra pėr z. Sali Berisha dhe ambasadoren Marci Ries mbi takimin e Gage me Berishėn

    Prof. Dr. Sali Berisha
    Republika e Shqipėrisė
    Tiranė, Shqipėri

    Nė botimin e datės 31 mars 2006 gazeta Korrieri njoftonte (shih artikullin mė poshtė) se Nicholas Gage ka vizituar kohėt e fundit Shqipėrinė ku ka patur takime tė fshehta me Fatos Nanon dhe me ju.

    Shqiptarėt janė tepėr tė shqetėsuar nga aktiviteti i Nicholas Gage nė Shqipėri. Shqetėsimi i madh i komunitetit shqiptaro-amerikan mbi kėtė ēėshtje i ėshtė shprehur Sekretarit tė Shtetit Kolin Powell nė njė letėr dėrguar nė datėn 9 janar 2003. Ju duhet ta kuptoni se takimi i njė drejtuesi shqiptar me z. Gage, armik i njohur i shqiptarėve, ngre shumė dyshime.

    Si rrjedhojė, jam i detyruar t'ju bėj pyetjet e mėposhtėme:
    1. A e ka vizituar kohėt e fundit z. Gage Shqipėrinė dhe a ėshtė takuar me ju dhe z. Nano?
    2. Nėse z. Gage ka vizituar Shqipėrinė, ju lutem publikoni axhendėn e takimeve dhe arėsyet e implikimit tuaj.

    Shqiptarėt meritojnė qė ju tė pėrgjigjeni publikisht pėr kėtė ēėshtje. Nėse ju do tė zgjidhni heshtjen, kjo do tė nėnkuptonte se ju pranoni qė keni patur me tė vėrtetė njė takim tė fshehtė me z. Gage.

    Ju faleminderit.
    Me respekt,
    Gary Kokalari

    Letėr ambasadores Ries

    Ambasadores Marci Ries
    Ambasada amerikane
    Tiranė, Shqipėri

    Nė botimin e datės 31 mars 2006 gazeta Korrieri njoftonte (shih artikullin mė poshtė) se Nicholas Gage ka vizituar kohėt e fundit Shqipėrinė ku ka patur takime tė fshehta me kryeministrin Berisha dhe me Fatos Nanon.

    Disa herė ju ėshtė treguar qartė ju dhe Departamentit tė Shtetit se komuniteti shqiptaro-amerikan ėshtė tejet i shqetėsuar nga aktiviteti i Nicholas Gage nė Shqipėri. Shqetėsimi ynė i madh mbi kėtė ēėshtje i ėshtė shprehur Sekretarit tė Shtetit Kolin Powell nė njė letėr dėrguar nė datėn 9 janar 2003. Ėshtė bėrė gjithashtu e qartė se shqiptaro-amerikanėt nuk shikojnė ndonjė arėsye qė Departamenti i Shtetit t'i japė ndonjė ndihmė logjistike ose politike njė qytetari privat si z. Gage, sidomos kur pėrpjekjet e tij shkojnė nė drejtim tė kundėrt me politikėn amerikane nė Ballkan.

    Si rrjedhojė, jam i detyruar t'ju bėj pyetjet e mėposhtėme:
    1. A e ka vizituar kohėt e fundit z. Gage Shqipėrinė dhe a ėshtė takuar me Sali Berishėn dhe Fatos Nanon?
    2. Nėse z. Gage e ka vizituar kohėt e fundit Shqipėrinė, a e ka ndihmuar ambasada juaj ose ambasada amerikane nė Greqi pėr organizimin dhe kryerjen e kėtyre mitingjeve?
    3. Nėse dini diēka pėr kėto mitingje, ju lutem tė publikoni axhendėn e tyre dhe arėsyen e implikimit tuaj.

    Pėrgjigjet tuaja do tė ishin me shumė interes.

    Ju faleminderit,

    Me respekt,
    Gary Kokalari


    Marrė nga Balli i Kombit ne internet:
    http://ballikombit.albanet.org/modul...rticle&sid=275
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga karaburuni : 09-04-2006 mė 09:40
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Artikulli i gazetės "Korrieri"

    Nikolas Gejxh, vizite sekrete ne Tirane

    E Premte, 31 Mars 2006
    Drejtuesi i lobit grek ne Shtetet e Bashkuara ka biseduar pak dite me pare me Kryeministrin Berisha lidhur me trajtimin e minoritetit, ndersa ka kontaktuar edhe me ish-Kryeministrin Nano Nikolas Gejxh, greko-amerikani qe drejton nje nga lobet me te fuqishme ne Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar pak dite me pare nje vizite te shkurter ne Tirane. Duke preferuar te qendroje larg vemendjes se mediave, Gejxh mesohet te kete patur takime dhe bisedime me Kryeministrin Sali Berisha, ndersa ka kontaktuar edhe me ish-kryetarin socialist Fatos Nano. Permbajtja e bisedimeve ka mbetur e rezervuar, ndersa burime te besueshme politike i thane ā€œKorrieriā€-t se ato perqendruar ne marredheniet Shqiperi-Greqi dhe trajtimin e minoritetit grek ne jug te vendit. Ne vecanti, biseda e Gejxh me ish-armikun e tij Berisha mesohet te jete perqendruar te problemi i arsimimit te minoritetit grek, ndersa vetem nje muaj me pare nje zyrtar i larte i qeverise se Athines mori pjese ne inaugurimin e nje shkolle ne Himare. Ceremoni qe shkaktoi debate ne Shqiperi, ndersa Ministria e Arsimit konfirmoi se ende nuk ka dhene leje per hapjen e nje shkolle te tille.

    Gjithashtu, nje bisede Gejxh ka patur edhe me Fatos Nanon, ndersa burime prane ish-Kryeministrit e klasifikuan ate si private dhe ku jane prekur tema te marredhenieve shqiptaro-greke. Detajet kane munguar, ndersa Gejxh njihet per ndikimin e tij ne Athinen zyrtare dhe aktivizimin e lobit greko-amerikan prane Uashingtonit zyrtar. Ne viziten e zhvilluar prej tij ne vitin 2002, te paren prej shpalljes person ā€œnon grataā€ nga Berisha ne vitin 1995, Nikolas Gejxh (Nikos Gatzoyiannis) shoqerohej nga ambasadori i atehershem i SHBA ne Tirane, Xhejms Xhefri.

    --

    Gejxh: Si u pajtova me Berishen

    E Premte, 31 Mars 2006
    Sali Berisha dhe Nikolas Gejxh kane vendosur paqen mes tyre tre vjet me pare, pasi lideri i atehershem i opozites priti ne zyren e tij lobisti greko-amerikan. Ish-Presidenti kishte vendosur shpalljen si person te padeshirueshem te Gejxh, duke e akuzuar ate si financues te ngjarjes se Peshkepise ne kufirin shqiptaro-grek, te pasuar me arrestimin e pese minoritareve greke, drejtues te shoqates ā€œOMONIAā€. Ne shtator ’95, gjate nje vizite ne Boston, Berisha ishte shprehur me tone te ashpra kunder Gejxh, ne ate kohe kryetar i nje prej organizatave te diaspores greke.

    Gjate vizites se vitit 2002 ne Tirane, Gejxh ka deklaruar se mes tij dhe Berishes kishte patur keqkuptime. ā€œAskush nuk eshte i perkryer vec zotitā€, ka thene amerikani me origjine greke, ne nje prononcim per mediat shqiptare. Duke kembengulur: ā€œMe Berishen kemi patur keqkuptimeā€. Ai ka vijuar, duke thene se ā€œmungesa e kontakteve kishte penguar sheshimin e ketyre mosmarreveshjeveā€. Gjithashtu, ne prononcimet e tij per mediat shqiptare, Gejxh ishte shprehur se takimi i tij me ish-Presidentin nuk do te behej, nese te dy do te kishin mbetur ne te njejtat pozicione te shume viteve me pare. ā€œKur Berisha me akuzoi si financues te ngjarjes se Peshkepise, mendova se ai ishte nje politikan i keqā€, ka thene Gejxh.

    Gejxh, nje armik i shqiptareve ne Ballkanā€

    E Premte, 31 Mars 2006
    Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan ka mbajtur nje qendrim te ashper kritik kunder Nikolas Gejxh. ā€œDiaspora shqiptaro-amerikane e njeh mjaft mire Nikolas Gejxh-in si nje armik te interesave shqiptare ne Ballkan. Sic dihet edhe nga dokumentet publike, Federata Panepiriote e Amerikes, Kanadase dhe Australise (FPAKA), organizata qe Gejxh perfaqeson, i referohet Shqiperise se Jugut si ā€œEpiri i Veriutā€ dhe e konsideron ate te si nje territor te pushtuar nga Shqiperiaā€, thuhet ne reagimin e KKSHA, pas vizites se pare te Gejxh ne Tirane. ā€œNikolas Gaixh (i) vazhdimisht i portretizon shqiptaret e fese ortodokse si greke, duke ofenduar keshtu Kishen Ortodokse Shqiptare dhe kongregacionin e saj neper bote, (ii) ekzagjeron pa mase dhe ne menyre publike numrin e minoritet grek ne Shqiperi, duke e cuar ate deri ne 400-600 mije nje shtremberim i realitetit qe eshte nje e dhjeta e kesaj shifre, dhe (iii) ankohet ne Uashington dhe gjetke per mungesen e te drejtave te minoritet grek ne Shqiperi, gje qe eshte ne konflikt te drejtperdrejte me perfundimet qe jane arritur ne nje sere vleresimesh pozitive te Keshillit te Europes, Komisionit Europian dhe organizatave te tjera nderkombetareā€, thuhej ne reagim.

    Kush eshte Nikolas Gejxh

    E Premte, 31 Mars 2006
    Nikolas Gejxh ne vitin 1994 ishte kryetar i Federates Panepiriote te Amerikes, Kanadase dhe Australise, nje prej organizatave te diaspores greke. Ai u shpall me nje dekret te Presidentit Berisha si person i padeshirueshem dhe te gjitha pikat e kalimit te kufirit kishin urdher te ndalonin hyrjen e tij ne territorin shqiptar. Ky fakt ndikoi jo pak ne ashpersimin e marredhenieve Tirane-Athine. Qe duket u normalizuan vetem pas zgjidhjes se ceshtjes se 5 drejtuesve te OMONIA-s. Ata u liruan nga burgu, duke zbutur tensionet qe kishin sjelle ne Shqiperi mijera emigrante, te cilet punonin ne shtetin fqinj. Megjithate, Nikolas Gejxh, nuk pati mundesine te hyje ne Shqiperi per 7 vjet. Nderkohe, vizita e tij e tashme duket te kete lidhje me ndryshimin e klimes politike ne vend. Emri i Nikolas Gejxh eshte permendur edhe gjate marredhenieve te tensionuara Nano-Meta si ndermjetes i nje takimi mes tyre.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Sa na duan keta greket, nuk i ze gjumi per ne !

    ps.Jam kurioz deri ku do te shkoje tradhetia e Berishes.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ej pak me shume gjakftohetesi. Mos ti biem ne qafe kot edhe atehere kur nuk duhet berishes. Kur je k.minister duhet te besh takime me te gjitha palet e spektrit politik per te krijuar nje ide sa me te qarte te situates.

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Lunesta ja ke fut koooooooootttttttttttt

    Sali Berisha eshte agjent i regjur i Greqise .Ai arrestoi minoritaret greke kur mori pushtetin ne fillim, me arsyen, qe gjithe bota ta merrte vesh, qe ne Shqiperi ka greke.Me vone shkatarroje ekonomike shqiptare sipas urdherave te Greqise dhe shqiptaret i katandisi skllever per ekonomine greke.
    Dhe ne fund dha goditjen finale : Organizoi se bashku me greket famekeqjen 97`.

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Ej pak me shume gjakftohetesi. Mos ti biem ne qafe kot edhe atehere kur nuk duhet berishes. Kur je k.minister duhet te besh takime me te gjitha palet e spektrit politik per te krijuar nje ide sa me te qarte te situates.
    Dua,s'dua per kete postim te heq kapelen.


    Ne lidhje me temen,ky Gejxh eshte nje anti-shqiptar i terbuar,po kjo nuk do thote se nuk duhet te takohemi apo bisedojme me tipa te tille.

    Nese jo,oburra ngrini serisht muret e Berlineve,se bunkeret kane ngele akoma, te ruhemi nga Gejxhet,Bregovicet dhe gripi i pulave.......................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Presidenti i greqise vend i BE anulon nje vizite se ca qyqar protestonin per padrejtesite---kurse ne leme nje njeri qe ka shpallur hapur qe punon qe greqia te marr jugun e shqiperise---ketu ironia matrapazlleku etj eshte pa kufi

    Kjo si ceshtje eshte shume e thjeshte.

    Po je ne politike shume vite do konsumohesh e te tjeret te kapin e te kondiciojne me lehte, ne hapat qe ben e ne vendimet qe do maresh ne te.

    Nje shembull: Ilir Meta edhe pse PS qe me shume ndikim grek pas Nanos, vetem se qe i ri i tha JO grekut per regjistrimin e shkollen ne himare--edhe ata skishin cti benin se edhe te drejte nuk kane.

    Prandaj shume politikan ne bote po u bene lidera , parashikojne nje kariere ne drejtim 4 ose 8 vjet [se per kaq kohe je produktiv e ben ca do] se politika te konsumon e ne fund te tjeret te kapin ne aq gjera sa je kundraproduktiv per partine edhe per veten, nuk ben ca do, e me teper i sherben te tjereve qe te kondicionojne per hapat e meparshem, se vetes.

    Prandaj shume parti sjellin nje udheheqet te ri,[JO KOTE] e nje udheheqes i ri eshte nje pazar i ri nga fillimi, e keshtu partite ridimesionojne veten e fitojne, e shume gjera ikin me liderin e vjeter e shpetojne nga shume kondicione e ngarkesa qe lideri e politika qe shkoi do krijoj.
    Kjo eshte nje fare rilindje per sistemin, fillim nga e para pa ngarkesa, e kjo i jep zhvillim e nuk eshte kote, edhe partite fitojne.

    Ky eshte mekanizmi e eshte llogjik e funksionon .


    Saliu me greket eshte teper i pa fuqishem ti thote jo, per te shkuaren e tij, nje udheheqes i ri ne PD nuk do ti kete keto ngarkesa, e do ta kete me lehte te thote JO .
    Pra ne rastin tone ne sakrifikojme vendin e partine per liderin ne bote ndodh e kunderta, ne bote e civilizuar ku udheheqesi vet nuk behet penges per vendin e partine e tij, se ne thelb ka ardhe ti bej mire vendit e grupit qe perfaqeson.

    Te Saliu eshte dhe me keq, se PS kishte opoziten e djathte qe e sulmonte ne kete pike, Sala e ka ne xhep kete PS nuk e sulmon, po keshtu nje udheheqes tjeter do ndiente presion te kjo ceshtje, kurse Sala eshte per vet rethanat ben ca te doj e si kerkon njeri se i ka ne dore vete ata qe duhen te thone--dhe ata qe e kane blere kane kapur koken tamam.

    PDja po te kishte nje drejtus tjeter kur erdhi ne pushtet ai skishte pse i bente keto, e Saliu po te qe i sinqert qe kostoja e pushtetit te tij qe e rende per vendin e partine e tij te vente keto interesa para e te kishte lene nje tjeter.
    Se vet nuk do fitoj gje, do jete ne nje karrike qe sic po ben deri tani ka bere me shume per greket e ata qe se kane votuar se sa per njerezit e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 09-04-2006 mė 16:47
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Ej pak me shume gjakftohetesi. Mos ti biem ne qafe kot edhe atehere kur nuk duhet berishes. Kur je k.minister duhet te besh takime me te gjitha palet e spektrit politik per te krijuar nje ide sa me te qarte te situates.


    Ide me te qarte apo te turbullt?
    Pse ta takoj fshehurazi? Le ta takonte(nese e ka takuar) hapur le te dilnin ne nje konfernce per shtyp bashke dhe kemi bo kete muhabet ...punet e qeveris bohen troc.

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sipas kesaj llogjike, meqe duhet me taku si lider qe je te gjith spektrin politik, i bie qe Izraelitet te takojne te gjithe spektrin politik palestinez dhe anasjelltas(e kam fjalen per spektrin politik qe i perket ekstremistave). Gjithashtu edhe zoti Bush ben mire te ftoj Bin Ladenin ne amerike, sepse ai jo vetem qe i perket spektrit politik arab, por ai ja kalon atij politik ne aftesite dhe ndikimin qe ka. Ose kur mbaroi lufta ne Kosove, duhej qe Rugova te takoheshe me Milloshevicin meqe dhe ai eshte perfaqesues i spektrit politik dhe eshte shteti numer nje qe Kosova kerkon te zgjidhi problemet, sic kemi dhe ne shqiptaret e shqiperise Greqine qe na ka marre trecerkun e tokave e perseri kerkon te marri me metoda te ndyta.

    Pastaj moj Selenite... cfare thua moj vajze, se na qenka Berisha kryeminister dhe duhet te takoj gjithe spektrin ? Po mire atehere ja zene se nuk e shkrujta ate fjaline siper, zere se ti ke te drejte bashke me ata qe te ndjekin nga pas. POR KUR ZOTI PROFESOR DOKTORR SALI BERISHA ISHTE NE OPOZITE DHE NUK KISHTE ASNJE LLOJ DETYRE SHTETERORE(DUKE QENE SE EDHE ATO QE KISHTE SI DEPUTET NUK I KRYENTE SEPSE BOJKOTONTE PARLAMENTIN BASHKE ME GRUPIN E TIJ) PSE AI QE ORIGJINALISHT E "SHPORRI" GEJXHIN E TAKOI NE NJE TAKIM PO TE FSHEHTE NE 2002 ?????????

    Cfare absurditetesh degjojme dita dites.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 09-04-2006 mė 20:39
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Cdo politikan shqiptar qe takohet me tipa te tille, jo vetem qe humb shume nga vlerat patriotike te tij, por edhe nga vlerat intelektuale e morale. Le pastaj qe po del kunder punes dhe dollareve te lobit shqiptaro-amerikan kunder tij per te mbrojtur interesat tona kombetare.

    Uroj qe te mos jete i vertete ky lajm dhe politikanet shqiptare te mos takohen kurre me me te.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •