Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Nuk eshte kryeministri shqiptare qe vizitoi kryetarin e lobit grek ne Amerike, eshte kryetari i lobit grek ne Amerike qe viziton kryeministrin shqiptar ne Tirane. Cfare tregon ky akt i thjeshte pa njohur fare se cfare eshte diskutuar? Qe kreu i lobit grek ne Amerike (nese ai eshte vertet i tille) respektojne autoritetin e shtetit shqiptar dhe kryeministrin e zgjedhur me voten e shqiptareve. Per kete, te gjithe ju duhet te gezoheni qe lobi grek zgjedh komunikimin direkt me qeverine shqiptare per problemet e minoritetit grek apo maredheniet midis dy fqinjeve. Alternativa tjeter qe e kemi pare ne te shkuaren nga lobi grek ka qene minimi i punes se qeverise dhe demtimi i imazhit te krereve te shtetit, sic e provoi vete Berisha gjate viteve qe ishte president.

    Ne rastin e Gage dhe lobit grek me Berishen, kjo "dashuri e vonuar" e tyre per Berishen nuk erdhi thjeshte nga qendrimet e Berishes, ai erdhi nga fakti i thjeshte se ata nuk arriten qe te shkaterronin e ndalnin dot karrieren politike te Berishes, edhe pse bene te pamunduren per ta bere nje gje te tille realitet. Dhe armikun qe nuk e mund dot, eshte mire ta besh mik. Kjo eshte e vertete si per Gage dhe lobin grek, edhe per vete Berishen i cili pati 8 vjet kohe ne opozite per te reflektuar mbi gabimet e te shkuares dhe korrigjuar ato.

    Dhe se treti, boll me teorine e "gogolit" pasi Gage nuk eshte nje "armik i betuar i Shqiperise", sic e etiketojne mediat shqiptare, por eshte nje pensionist ne Amerike qe ka patur nje sukses ne profesionin e tij si gazetar, shkrimtar e publicist. Pa harruar qe ai nuk ka asnje pushtet politik as ne Amerike, as ne Shqiperi dhe as ne Athine. Lidhja e tij me Shqiperine eshte me shume personale pasi ka lindur ne nje fshat ne kufirin shqiptaro-grek dhe ka perjetuar nje tragjedi familjare per te cilen ai ka bere me faj shqiptaret.

    Dhe se fundmi, ndryshimi i toneve ne maredheniet Shqiperi-Greqi keto 3 vitet e fundit nuk ka ardhur as per merite te Berishes dhe as per merite te Gage, ka ardhur si rrjedhoje e diktatit te interesave dypaleshe ne nje Ballkan qe eshte duke lindur nje shtet te ri qe do te flasi shqip. Pa harruar edhe impenjimin direkt te SHBA qe ka ndermjetesuar dhe lehtesuar komunikimin midis dy paleve, duke i bere te dy palet te kuptojne qe maredheniet e tensionuara midis dy shteteve jane jo vetem ne dem te interesave te te dypaleve, por jane edhe nje paradoks ne vetvete pasi shqiptaret e greket jane te vetem popuj ne Ballkan qe nuk jane sllave. Emerimi i ciftit Ries ne Tirane e Athine ishte vetem gjesti i diplomacise amerikane per normalizimin e maredhenieve midis dy fqinjeve.

    Dhe nese takimi ka dale tek Korrieri, ai nuk ka se si te kete qene sekret.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-04-2006 mė 23:21

  2. #12
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Albo ky ka lidhje me te hershme familjare me te paret e edi rames. Edhe me George Tenetin qe cohej cdo mengjes edhe bente propagande anti Berishe deri sa u lodhen dhe sic the ti me siper qe nuk arriten ta shkaterronin karrieren politike te Berishes. Albo ky ka lidhje farefisnore me shum prej thanasave edhe ktyre qe ishin ne pushtet. Ne me lobin grek ect benin proagande deri sa vinin shkume ne goje por e pane se spo arrijne gje edhe e lane tani.

    kolombi jane te terbuar kundra Berishes, Gage me miqte e tij ne lobin grek edhe me edin tosin e george tenetin. Kurse kjo shoqja jone Lunesta edhe te terbuar per edi ramen edhe idete me ngjyra/ bojra te tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MICHI : 09-04-2006 mė 23:42

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nuk eshte kryeministri shqiptare qe vizitoi kryetarin e lobit grek ne Amerike, eshte kryetari i lobit grek ne Amerike qe viziton kryeministrin shqiptar ne Tirane. Cfare tregon ky akt i thjeshte pa njohur fare se cfare eshte diskutuar? Qe kreu i lobit grek ne Amerike (nese ai eshte vertet i tille) respektojne autoritetin e shtetit shqiptar dhe kryeministrin e zgjedhur me voten e shqiptareve. Per kete, te gjithe ju duhet te gezoheni qe lobi grek zgjedh komunikimin direkt me qeverine shqiptare per problemet e minoritetit grek apo maredheniet midis dy fqinjeve. Alternativa tjeter qe e kemi pare ne te shkuaren nga lobi grek ka qene minimi i punes se qeverise dhe demtimi i imazhit te krereve te shtetit, sic e provoi vete Berisha gjate viteve qe ishte president.

    Ne rastin e Gage dhe lobit grek me Berishen, kjo "dashuri e vonuar" e tyre per Berishen nuk erdhi thjeshte nga qendrimet e Berishes, ai erdhi nga fakti i thjeshte se ata nuk arriten qe te shkaterronin e ndalnin dot karrieren politike te Berishes, edhe pse bene te pamunduren per ta bere nje gje te tille realitet. Dhe armikun qe nuk e mund dot, eshte mire ta besh mik. Kjo eshte e vertete si per Gage dhe lobin grek, edhe per vete Berishen i cili pati 8 vjet kohe ne opozite per te reflektuar mbi gabimet e te shkuares dhe korrigjuar ato.

    Dhe se treti, boll me teorine e "gogolit" pasi Gage nuk eshte nje "armik i betuar i Shqiperise", sic e etiketojne mediat shqiptare, por eshte nje pensionist ne Amerike qe ka patur nje sukses ne profesionin e tij si gazetar, shkrimtar e publicist. Pa harruar qe ai nuk ka asnje pushtet politik as ne Amerike, as ne Shqiperi dhe as ne Athine. Lidhja e tij me Shqiperine eshte me shume personale pasi ka lindur ne nje fshat ne kufirin shqiptaro-grek dhe ka perjetuar nje tragjedi familjare per te cilen ai ka bere me faj shqiptaret.

    Te me falesh per kete nderhyrje, se un nuk para kam qejf te analizoj shkrimet e tua, por kesaj rradhe, do ndalem tek nje kontradikte thelbesore. Kur ky njeri nuk ka asnje pushtet as ne Tirane, as ne Washington e as ne Athine, ateher ne emer te kujt flet ky person per te zgjidhur problemet e minoritetit grek ne shqiperi me nje kryeminister te Shqiptareve te zgjedhur nga Shqiptaret qe PERFAQESON SHQIPTARET ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Cyclotomic po them i gje. Ky flet ne emer te lobit grek, por eshte Off-record ( jashte rekordit zyrtar ). Edhe ky me miqte e tij jane munduar me mish e me shpirt qe Sala mos te vinte ne pushtet. Edhe kto kane majt aq gjate Edin edhe tosat ne pushtet. Se i kane gjakrat njelloj.

  5. #15
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Cyclo...

    S'ka faj ky greku!

    As Berishes s'i vej faj!

    Fajin e kan ata qe i dhane voten,dhe tash Shqiperia paguan cmimin.

    Per te dyten here

    sa keq.

    S'u mbushen mend shqiptaret e mjere.

    Kurre.

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Pupupu sa me urrejtje flisni o njerez. Une Berishen per vete se honeps dot si nje politikan super i deshtuar qe eshte por kjo sdo te thote te flas budallalleqe vend e pa vend edhe atehere kur nuk duhet. Ne kete rast ai si kryeminister ben shume mire qe e takon sGejxhin sepse ne kete menyre i mat pulsin per nje vendim te caktuar qe ta zeme Berisha ka vendosur te marri. Takon sot Gejxhin dhe i blen mendjen (si lobist i njohur qe ai eshte), neser takon ambasadorin tone ne Usa dhe Gerqi, pasneser takon kryetarin e org 'Cameria' dhe 'Omonia', pasipasneser minsitrin tone te jashtem, lexon edhe sinopsin politik te muajit per mardh AL-GR dhe pastaj ulet kministri dhe duke qene ne dijeni te qendrimeve dhe korenteve te ndryshme merr bie fjala nje vendim politik sa me koherent e te bazuar ne fakte konkrete, jo ne urrejtje inatcore te kultivuara hershem si psh propozon dodoni qe sja ka haberin politikes dhe vjen e flet si kacagjel.

    Dhe ju qe nxirrni brockulla te tipit 'berisha agjent i grekut' beni mire ti faktoni keto llafe me fakte konkrete perndryshe dukeni qesharake. Ashtu une mund te nxjerr agjente gjysmen e botes, po sa vlere kane fjalet e papeshuara? Ketu spo i bej apologji Sales por po e analizoj situaten realisht, e jo me presh ne .... Mjaft u bete kot nacionaliste edhe atehere kur sduhet e njerez.

  7. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Ne lidhje me temen,ky Gejxh eshte nje anti-shqiptar i terbuar,po kjo nuk do thote se nuk duhet te takohemi apo bisedojme me tipa te tille.

    Nese jo,oburra ngrini serisht muret e Berlineve,se bunkeret kane ngele akoma, te ruhemi nga Gejxhet,Bregovicet dhe gripi i pulave.......................
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nuk eshte kryeministri shqiptare qe vizitoi kryetarin e lobit grek ne Amerike, eshte kryetari i lobit grek ne Amerike qe viziton kryeministrin shqiptar ne Tirane.
    Kur do i thoni ketij idhullit tuaj qe te takohet edhe me perfaqesuesit e shoqatave shqiptare ne Greqi? Si eshte e mundur qe ky idhulli juaj bashke me Nanon kur vijne ne Greqi nuk lejne vend te bukur pa shetitur dhe harrojne te takohen me perfaqesuesit shqiptare ketu?

    Pse?

    Me i rendesishem qenga Gage per Shqiperine sesa emigrantet ne Greqi, kush i jep me shume leke Shqiperise? Pse, cfare perfaqesonka me shume ky Gage sesa keto shoqatat shqiptare ketu?


    DIPLOMACI DO TE THOTE TE MOS ULESH ME NJE TRYEZE KU BEHEN BISEDIME RETH PROBLEMESH ANEKZISTANTE (pra mos futesh ne axhenden e bisedimeve probleme qe nuk ekzistojne per ty se eshte sikur i njeh ato probleme, pra nese ne rethana te tjera bisedimet beheshin 0 me 0 tani ne i bejme poshte 0 per ne dhe siper 0 per te tjeret).

    E kam thene edhe here tjeter.... nese Athina mendon se ne i shkelim te drejtat greke... bujrum atje i ka gjykatat e te drejtave njerezore (sic ben me Turqine le te bej me Shqiperine). Shqiperia ka probleme gjyqesore per te zgjidhur me Greqine, prandaj neve nuk na interesojne zgjidhjet politike por zgjidhjet ligjore qe anashkalon kaq vjet Greqia. Neve jemi ata qe duhet te vendosim se kur do i cojme ceshtjet ne gjykata.... pra nuk duam ne te na bejne bishtin e Athines (midis ketyre takimeve dypaleshe dhe ketyre pakteve qe nenshkruan qeveria shqiptare me ate greke) ku Athina do vendosi se si dhe se kur do zgjidhen keto probleme!

    Sallat e mbyllura te takimeve koke me koke -per probleme qe nuk njohim- vetem mire nuk sjellin!

  8. #18
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nuk eshte kryeministri shqiptare qe vizitoi kryetarin e lobit grek ne Amerike, eshte kryetari i lobit grek ne Amerike qe viziton kryeministrin shqiptar ne Tirane. Cfare tregon ky akt i thjeshte pa njohur fare se cfare eshte diskutuar? Qe kreu i lobit grek ne Amerike (nese ai eshte vertet i tille) respektojne autoritetin e shtetit shqiptar dhe kryeministrin e zgjedhur me voten e shqiptareve. Per kete, te gjithe ju duhet te gezoheni qe lobi grek zgjedh komunikimin direkt me qeverine shqiptare per problemet e minoritetit grek apo maredheniet midis dy fqinjeve. Alternativa tjeter qe e kemi pare ne te shkuaren nga lobi grek ka qene minimi i punes se qeverise dhe demtimi i imazhit te krereve te shtetit, sic e provoi vete Berisha gjate viteve qe ishte president.

    Albo

    Albo mos na i zhduk edhe ate pak respekt qe mund te na ket mbetur per ju! Se me keshtu mendje do na nxirrni nga lekura ju por edhe shume emigrante te tjere ne SHBA/Europe qe mendojne si ju (dhe qe na nxjerrin disa rezoluta-kerkesa qe vetem poshte na i hedhin imazhin e ketij vendi)!

    Shqiperia nese pret qe te njihet nga nje fare lobi grek qe dita dites po vdes atehere Shqiperia me mire mos qofte!

    Shqiperia eshte shtet status quo i njohur nga 194 anetaret e OKBs dhe shtet komb te cilit ketu e 60 vjet nuk i eshte mohuar ndonjehere zyrtarisht e drejta e teresise gjeografike dhe ligjore.... dhe dilni ju dhe na thoni qe shyqyr qe po na njohin keta langaraqet menxyreshumtit e hipodromeve amerikane!


    Jo more burre.... nuk kemi ne nevoje per njohjen e tyre ata kane nevoje per njohjen tone! Ata nuk i nxe vendi rehat se po kane 30 vjet qe vetem deshtime kane si lob (i'u morren gjysmen e Qipros dhe nuk bene dot asgje, nje kantidat qe nxoren per president nuk arriti te fitoje dhe dite per dite po behen pakice ne partine demokratike ne te cilen po fitojne avantazh minoritetet e tjera). Jane ndare ne 100 grupe qe zihen si harrixhinjte me njeri tjetrin dhe nuk i ka ngelur me vend as ne Athine..... dhe cfare bejne tani gjeten kete fare qeverie qe quhet qeveri shqiptare dhe po mundohen te gjejne kundershtare per te fituar keshtu edhe ata nje vend ne stadium.

    Dhe ne cfare bejme, i themi mire se erdhet... lozni me ne sa te doni!

    turp

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Berisha nuk pėrgėnjeshtron takimin me Gejxh

    Sipas njė burimi nga qeveria Berisha, Gejxh i ka kėrkuar Berishės ndihmė pėr liēencėn e shkollės greke nė Himarė dhe ka marrė pėrgjigje pozitive.

    Ja dhe njė letėr e Geri Kokalarit drejtuar Berishės nė lidhje me kėtė ēėshtje:

    (Balli i Kombit nė internet:
    http://ballikombit.albanet.org/modul...rticle&sid=284)



    Berisha nuk pėrgėnjeshtron takimin me Gejxh

    Letėr nga Geri Kokalari

    Prof. Dr. Sali Berisha
    Republika e Shqipėrisė
    Tiranė, Shqipėri

    Zoti kryeministėr,

    Ende nuk kam marrė njė pėrgjigje nga ju pėr letrėn time tė datės 2 prill nė lidhje me njoftimin e gazetės "Korrieri" mbi vizitėn e Nikolas Gejxh nė Shqipėri. Heshtja juaj mbi kėtė ēėshtje tregon vetvetiu se ju jeni takuar me Gejxh; megjithatė kam arritur tė marrė mė shumė informata mbi kėtė ēėshtje.

    Kėshtu kam mėsuar se Gejxh vizitoi Shqipėrinė javėn e kaluar qė tė merrte njė liēencė pėr shkollėn greke nė Himarė, dhe se po punon pėr kėtė projekt sė bashku me Kostandina Bezhanin, ish-drejtoresha e Institutit tė Minoriteteve nė Ministrinė e Ceshtjeve Sociale dhe tė Familjes. Me sa kuptoj unė Gejxh u takua me ju sė pari pėr tė kėrkuar ndihmėn tuaj pėr liēencėn dhe nė kėtė takim ju i premtuat qė do ta ndihmoni qė procesi tė pėrshpejtohet. Mė pas ai pati njė takim privat nė shtėpinė e Fatos Nanos me kėtė tė fundit.

    Ėshtė i nevojshėm konfirmimi juaj i menjėhershėm publik. Nėse nuk bėni njė deklaratė brenda 48 orėve, kjo do tė ishte njė konfirmim pėrpara shqiptarėve se ky informacion ėshtė i vėrtetė. Nė atė rast iu takon shqiptarėve ta pėrcaktojnė se pėrse Kryeministri i Shqipėrisė ndihmon Gejxhin, njė armik i njohur i shqiptarėve i cili ka si qėllim final helenizimin e Shqipėrisė.

    Nė kopje tė kėtij mesazhi po vendos Ambasadoren Marci Ries dhe po e pyes nėse ajo kishte dijeni paraprakisht pėr kėtė takim dhe nėse nė ndonjė farė mėnyre e ka ndėrmjetėsuar atė.

    Ju faleminderit,
    Me respekt,
    Geri Kokalari
    E drejta vonon, por nuk harron!

  10. #20
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Pupupu sa me urrejtje flisni o njerez. Une Berishen per vete se honeps dot si nje politikan super i deshtuar qe eshte por kjo sdo te thote te flas budallalleqe vend e pa vend edhe atehere kur nuk duhet. Ne kete rast ai si kryeminister ben shume mire qe e takon sGejxhin sepse ne kete menyre i mat pulsin per nje vendim te caktuar qe ta zeme Berisha ka vendosur te marri. Takon sot Gejxhin dhe i blen mendjen (si lobist i njohur qe ai eshte), neser takon ambasadorin tone ne Usa dhe Gerqi, pasneser takon kryetarin e org 'Cameria' dhe 'Omonia', pasipasneser minsitrin tone te jashtem, lexon edhe sinopsin politik te muajit per mardh AL-GR dhe pastaj ulet kministri dhe duke qene ne dijeni te qendrimeve dhe korenteve te ndryshme merr bie fjala nje vendim politik sa me koherent e te bazuar ne fakte konkrete, jo ne urrejtje inatcore te kultivuara hershem si psh propozon dodoni qe sja ka haberin politikes dhe vjen e flet si kacagjel.

    Dhe ju qe nxirrni brockulla te tipit 'berisha agjent i grekut' beni mire ti faktoni keto llafe me fakte konkrete perndryshe dukeni qesharake. Ashtu une mund te nxjerr agjente gjysmen e botes, po sa vlere kane fjalet e papeshuara? Ketu spo i bej apologji Sales por po e analizoj situaten realisht, e jo me presh ne .... Mjaft u bete kot nacionaliste edhe atehere kur sduhet e njerez.



    Hhahaha vdekshka un per ty sa mire ke fol ne ne paragrafin e fundit. Kurse te parit ja ke fut kot. Si mund ta quash ate te deshtuar moj shegushe. Kthim te tille pas renies ku ra ai veshtire se e ka bere kush moj Shege.


    Kurse ti unreal futu ti se ta garantoj un qe shoqata quhet > Edi/ Tenet/Gage.
    Salen e ka hale ne sy Gage kshu qe skane shanse te bejne parti bashke.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •