Dy Maji - festë e krenarisë
Mr. Vaxhid Sejdiu
Atyre që nuk e njohin mirë historinë, është mirë për t’ju treguar se 5 Maji – Dita e dëshmorëve të kombit nuk festohet ne një fshat por festohet në Kryeqytet
DyMaji- festë e krenarisë kombëtare, Dy Maji- emblemë e lavdisë dhe heroizmit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ditë e shënuar për luftëtarët e lirisë, për familjet e dëshmorëve, për vepromtarët e çështjes kombëtaredhe mbarë popullin shqiptarë. Por, ditë e injoruar nga strukturat udhëheqëse të subjektit që thirret në emër të luftës dhe UÇK-së.
Një paradoks i llojit të vet;të thiresh në emër të UÇK-së dhe të mos marish pjesë asnjëherë në një nga datat më të lavdishme të historisë së popullit shqiptarë në IRJM, nuk do mend se të shtynë të mendosh, se mos vallë kjo inorancë dhe ky anashkalim është pjesë e marrëveshjeve të koalicionit qeveritar, pjesë e marrëveshjeve dhe kushtëzimeve politike, pjesë e vendimeve anti shqiptare. Të mos nderosh me nderimet më të larta datën kur Fadil Nimani- Komandant Tigri bashkë me bashkëluftëtarët e Brigadës 113 “Ismet Jashari- Komandant Kumanova” shpalli këtë anë- zonë të lirë, përballë makinerisë ushtarake dhe policore, që kishtë marrë për obligim të shfarosë me dhjetëra e dhjetëra fshatra shqiptare është më tepër se faj. Të mos respektosh vullnetin dhe dëshirën e luftëtarëve të lirisë, të cilët u rradhitën vullnetarisht nën hijen e flamurit kombëtar dhe me emblemën e UÇK-së në ballë, na duket e çuditshme dhe jo njerëzore. Të mos festosh 2 Majin- në Sllupçanin heroik dhe të organizosh një festë tjetër po në këtë fshat “ PROVOKIM I LLOJIT TË VET” që mund të quhet “ Provokim i paqës”.
Atyre që nuk e njohin mirë historinë, është mirë për t’iu treguar se 5 Majin- Dita e dëshmorëve të kombit nuk festohet në një fshat por festohet në kryeqytet. Pra, është obligim kombëtar që me 2 Maj të përkujtohet me nderimet më të larta Kalaja e Pamposhtur- Sllupçani, Vaksinca, Matejçi, Hotla dhe tërë Karadaku i Kumanovës, kurse 5 Maji të festohet nëShkup- në kryeqytetin e vilajetit. 2 Maji dhe Sllupçani për shqiptarët në IRJM janë si 5 Marsi dhe Prekazi. A ka mendje të shëndoshë që mendon se nuk duhet të përkujtohet 5 Marsi dhe Prekazi. Natyrisht se jo.
Por, që pesë vjet shohim të njejtin skenar, ndarje, përçarje dhe injorancë. Përpjekje që kjo festë e rilindjes së shqiptarëve të kësaj ane të zbehet dhe të anashkalohet. Përpjekje që kjo festë t’i takojë të së kaluarës dhe jo ditës së re, për të cilën ditë ishin sakrifikuar me dhjetëra e dhjetëra luftëtarë lirie dhe me mijëra e mijëra banorë të kësaj ane të barrikaduar për “vdejke a liri”, duke u shndërruar në murr të gjallë të rezistencës kombëtare. Të kujtojmë Majin e 2001, Majin e Preshevës së përgjakur, Majin e fitores! Shtatëdhjetë e dy ditë në një shtet rrethim, shtatëdhjet e dy ditë përballë vdekjes, shtatëdhjetë e dy ditë mbi ta u zbraz tërë arsenali shtetëror mbi popullin e pafajshëm. Dhe deri sot askush nuk kërkoi falje, askush nuk doli përpara përgjegjësisë.
Dosia e familjes Zymberi, masakra e Lubotenit, Bit Pazarit, Poroit thërret ndërgjegjën kombëtare, në veçanti forcën politike që thiret në emër të sakrificës. Tanusha, Sllupçani, Malina, Breza, Vaksinca, Hotla, Matejçi, Haraçina shpesh u befasuam nga deklaratat, fjalimet dhe refrenet e politikës ditore. Paramilitarët u sistemuan dhe u shpërblyen duke vrarë shqiptarë, po ku mbetën familjet shqiptare?
Ende janë të freskëta kujtimet për vullnetarët e lirisë dhe dëshira e tyre për të veshur uniformëne e UÇK-së, për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin kombëtar. I freskët është kujtimi për ata që ranë në altarin e lirisë me amanet në gojë, nënat që me qëndrimin e tyre burrërorë “tronditën” mediat dhe politikën ndërkombëtare, gratë që lindën nën breshërinë e plumbave dhe nuk pranuan të ngjitën në autobusët e “Jug – Turistit” për të lëshuar pragun e shtëpisë dhe fëmijët që më parë pranuan vdekjen se sa të ndahen nga prindërit. Nuk mund të harohen fjalët burrërore të thëna nga goja e shokëve të Ismat Jasharit që kishin ardhur për ti dalë zot vatanit. Nuk mund të harohet gjaku i atyre që u bënë themel për të ndarë hovin e hileve të politikës anti shqiptare. Dyfytyrësia politie e ka lënë jo një herë pa tekst apo pa koment luftëtarët e lirisë, veprimtarët e UÇK-së, si dhe gjithë banorët e kësaj ane. Banorët e kësaj ane i kanë të shkruara me shkronja të mëdha ata të cilët i nderuan dhe me shkronja edhe më të mëdha ata të cilët i injoruan dhe ua kthyen shpinën. E gjatë është lista e tyre…
Musa Xhaferi i cili falë gjakut të dëshmorëve kapi majën më të lartë të hierarkisë së dërzhavës, asnjëherë nuk e pa të udhës ti vizitojë familjet e dëshmorëve, asnjëherë nuk e obligoi vetentë përkulet para varrezave të dëshmorë në Sllupçanin heroik. Ky akt është akti më pa precedent në historinë e njerëzimit, ku një funksionarë i ngritur nga djersa dhe gjaku i luftëtarëve të lirisë, injoron popullin e kësaj ane. Zv. Kryeministri i dërzhavës, të cilin e obligon posti shtetëror asnjëherë nuk morri iniciativë që të bëjë diçka në shërbim të kësaj populate të djegur dhe të përvëluar gjatë 2001-shit. Me mijëra fëmijë të traumatizuar por nuk e pa të udhës që ta bëjë një projekt për ta, ti ndimojë kësaj populate, së cilës asnjëherë nuk i doli në ndihmë. Po në vend që ti ndimojë banorët e kësaj ane, ai lëshoi derklarata “rrëqethëse” mbi ta, siç është rasti i helmimit të nxënësve të shkollave të mesme të Kumanovës, të sulmit militarë mbi Brezë duke vrarë dy të rijë, të problemeve të pazgjidhura në Tanushë dhe në vende të tjera. Agron Buxhaku i cili “krenar” merr pjesë në manifestimin e Krushevës, ku ofendohet rëndë, por nuk e obligon veten të marrë pjesë në Sllupçan etj.
Pesë vjet kemi priturse individë të caktuar do ta korrigjojnë vetveten dhe do ti kthehen trungut, por fatkeqësisht “ata” po e përfundojnë mandatin duke mos e kthyer as edhe një cast kokën në drejtim të atyre që quhen me emrin simbolik “liri kombëtare”. Pesë vjet kemi pritur që dikush do të ngopet dhe do të mendojë për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Pesë vjet kemi pritur që dikush do të ngopet më në fund dhe do të mendojë edhe për integrimin e luftëtarëve të lirisë, obligim që del edhe nga Marrëveshja e Ohërit, në emër të së cilës thiren aq shumë. Pesë vjet kemi pritur që në natyrën shqipëtare do ti shohim copëzat e lirisë, ideal i vetëm i dëshmorëve të kombit. Por, parashtrohet pyetja a ishte vetëm kjo padrejtësi që iu bë kumanovarëve dhe luftëtarëve të lirisëq? Natyrisht se jo edhe ligjet që u nxorën në parlament ishin anti shqiptare, ku me votën a atyre që thiren në emër të luftës, shqiptarëve të Kumanovës ju mohohet e drejta e gjuhës dhe përdorimi i simboleve kombëtare. Por, falë angazhimit të të gjithë atyre që e kanë në shpirtë 2 Majin- 2 Maji do të festohet, nderohet dhe përkujitohet deri sat ë jetë gjallë populli shqiptarë.
*Autori është ish- kryetarë i Fondit “Liria kombëtare” të UÇ Kombëtare në Zvicër*
Krijoni Kontakt