ARBEN KONDI(kryeredaktor I gazetes Skenderbeg-gazeta e vetme e shqiptareve te Australise
Shėtitje me nėnėn
nė Dandenongun e Jugut
Sa herė qė flas me prindėrit nė telefon do tė mė mbysė trishtimi. Veēanėrisht biseda me nėnėn rėndon shumė. Ishte kėtu para pak kohėsh e nuk munda ta mbaja dot. Apo nuk e pėlqen aq shumė Australinė. Mbi gjithshka Melburnin kėtė qytet fantastik. Kafenė buzė Jarrės e shijonte jashtėzakonisht. Rufiste lėngun e zi qetė e thoshte:
-Ky po. Ky ėshtė vend. E ka bekuar Perėndia vetė!
Por ėshtė edhe diēka tjetėr tepėr e rėndėsishme qė e lidh aq ngushtė nėnėn time me Australinė. Nė Brisbenin e largėt (Gold Kost) ka vėllanė e saj tė vetėm. Ai qe arratisur prej ferrit komunist dantesk plot 54 vjet mė parė. Si tė thuash qenė ndarė fėmijė e u ripanė pleq. Kurse nė Shaperton mundi tė derdhte lot mbi varrin e nėnės sė saj. Lehtėsoi shpirtin, hoqi njė marraz tė madh. Kujtoj se plot 20 vjet mė parė, kur gjyshja ime ndėrroi jetė, nėna e pati qarė fshehurazi nė bodrumin e shtėpisė. Po si mund tė bėnte ndryshe? Diktatura I pat shpallur armiq tė popullit njerėzit e saj.
Pas bisedės telefoni mbeti mbi tryezė. Nuk ndihesha aspak I qetė. Njė si peshė e madhe mė shtypte nė gjoks. Nuk mundem tė qėndroj mė Brenda. Pėrshėndeta gruan dhe djalin dhe dola. Veē u ktheva prapė. Kish rėnė shi. Morra ēadrėn. Ndjeva nevojėn tė ecja nė kėmbė. Rrugėt e Dandenongut tė Jugut, ku shqiptarėt dominojnė si numėr fėrshėllenin pa prerė prej makinave.
Vetiu kėmbėt bėnė drej kryqėzimit tė madh tė udhėve Kirkham e Hammond road. E kapėrceva atė e u gjenda nė trotuarin qė tė ēonte tek shkolla fillore. Kėtej me nėnėn shėtisnim shpesh. Kjo udhė asaj I pėlqente, pasi nė tė thuajse flitej vetėm shqip. Mu bė sikur nėnėn e kam nė krah. Zėrin e saj e ndjej praėn.
-Kėtu more bir , sikur je nė Tiranė. Fėmijėt flasin vetėm shqip.
Bėj mė tej. Gjendem nė udhėkryqin e milkbarit tė vogėl. Nė krah tė djathtė kam shtėpitė e bardha e tė mėdha tė Malikėve, tė cilat nėna I pat krahasuar me sarajet e bejlerėve nė kohėt e shkuara. Me djemtė e kėsaj familjeje unė njihem. Kujtoj se luftėn e Kosovės ata e kanė ndihmuar sė tepėrmi. Besoj se edhe gazetėn shqiptare do ta mbėshtesin njė ditė. Me Dritonin, tė voglin jemi bėrė shokė. Na lidhi futbolli.
Shiko, shiko- shprehet nėna sapo kemi hedhur udhėkryqin. Dhe gjėndemi nė trotuarin e djathtė tė rrugės Ėilliams. Kjo shtėpi qėnka allasoj dykatėshe pėrsėri, porse e re, moderne.
Nuk e njihja personalisht tė zotin e saj, por pėr tė mė pat folur diēka Prend Dodaj, njėri prej botuesve tė gazetės Skėnderbeg. Kujtoj se ai kish tė njėjtin emėr me timin. Mbiemrin nuk ja sjell dot ndermėnd. Me duket se ėshtė nga Shkupi. I martuar me njė vajzė kėshėvare. Martesat midis shqiptarėve nga mbarė hapėsira jonė etnike mė kanė pėlqyer gjithnjė. Ky element kaq I rėndėsishėm jetėsor I lidh akoma mė ngushtė shqiptarėt. Ky fakt ėshtė tipik nė Dandenong. Tek e fundit ērėndėsi nėse jemi shqiptarė tė Shqipėrisė, tė Kosovės, tė Iliridės, tė Luginės sė Preshevės, tė Malit tė Zi apo tė Camėrisė? Mbi gjithshka ėshtė e rėndėsishme qė jemi shqiptarė dhe Brenda damarėve tanė na rrjedh I njėjti gjak.
Megjithatė ndėrtimi I kėsaj shtėpie mė pat tėhequr vemėndjen. Qe ndryshe prej shtėpive tė tjera. Me njė arkitekturė bashkėkohore.
Ecnim mė tej. Habia e nėnės nuk ka tė sosur. Vėshtrimi I saj kalonte san ė njė krah nė krahun tjetėr tė rrugės. Kur unė I thashė se tė gjitha kėto shtėpi janė tė shqiptarėve, ajo u ēudit mė shumė. Aq mė tepėr kur unė theksova se tė gjithė kėta shqiptarė janė tė njė fshati (Kėshavė) praėn Manastiritnė Maqedoni, kufi me Greqinė.
Nuk thuhet mė kot se shqiptarėt janė shumė tė zot, - u shpreh nėna qė pyeti. po australianė apo tė huaj tė tjerė nuk ka nė kėtė udhė?
-Ka pak, - u pėrgjegja unė, por shtėpitė e tyre nuk janė tė mėdha e me dy kate si tė shqiptarėve, por vetėm me njė kat.
-Vėrtet?!- bėri nėna.
-Vėrtet thashė unė qė shtova. Nė mos gaboj nė krye tė kėsaj rruge jeton vetėm njė Italian qė ka njė shtėpi dykatėshe.
-Pastaj- vazhdoi nėna, mua mė pėlqejnė shumė kėtu oborret. Plot me lule shumėngjyrėshe e me bar tė prerė. Si parajsa tė vogla duken.
Qesha lehtė. E njihja mirė lirizmin e shpirtit tė nėnės time. Nuk gaboj kur them se krahas babait, njė pjesė e poezisė sime ka rrjedhur prej saj. Krahasimi qe I goditur, por oborret e shtėpive australiane nuk janė meritė e shqiptarėve. Tė gjithė oborret e shtėpive kėtu, janė tipikė, tė veēantė. Ndonėse tė vegjėl e tė mbledhur, ato janė tė ujdisur, tė bukur. Nė to do tė gjesh lule nga mė tė shumėllojshmet, tė njohura e tė panjohura pėr ne shqiptarėt. As oborret europiane nuk janė tė tillė. Atyre ju afrohen diēka oborret amerikane, megjithatė oborret australiane pa dikutim mbeten mė tė bukurit nė botė.
Prej ēimentos sė kuqe shtruar nė oborr njoha njėrėn prej shtėpive tė Sulejmanėve. Edhe ata janė shqiptarė prej Kėshave. Nuk para njihem me ta veēse kam dėgjuar se familja e tyre ėshtė ndėr mė tė kamurat mes gjithė shqiptarėve tė Australisė qofshin kėta nė Dandenong, Melburn, Shaperton, Sidnej, Mariba, Adelajde, Brisben etj. Nejse. Realisht, Sulejmanėve nuk para ju ndihet zėri. Shohin punėt, bizneset e tyre. Janė shumė fetarė. Ndėrkohė qė kam mendimin se mund ti ndihen mė pranė kombit tė tyre. Kujtoj se ne qėniet njerėzore nuk jemi tė pėrjetshėm. Kombi, atdheu ynė ėshtė I kėtillė. Sidoqoftė, nė Dandenong Sulejmanėt janė tė respektuar, paēka se xhelozia, cmira tipike shqiptare, ballkanase bėn punėn e saj. Kur ja thashė nėnės kėto ajo u shpreh:
-More beni, pos a tė zot qėnkan shqiptarėt e Australisė. Kėta e nderokan vėrtet Shqipėrinė.
-Ashtu ėshtė,- thashė unė. Shqiptarėt e Dandenongut e tė gjithė Australisė vėrtet janė punėtorė e tė zotė por I ka ndihmuar edhe shumė shteti. Jo mė kot thuhet se Australia ėshtė vendi mė I mirė nė botė.
Mė pėrshėndeti nė shqip njė I panjohur. Ju pėrgjigja insiktivisht. Ato caste portreti I nėnės u ēbė. Vura re se shiu kishte pushuar ose mė tė rrallė lėshonte ndonjė pikėz loti. Mbylla ēadrėn. Ndeza njė cigare. Fijen e shkrepses nuk e hodha nė rrugė porn ė vendin e duhur, nė kosh. Njė bori makine mė pėrshėndeti sėrish. Vrikthi arrita tė shquaja Danin, Ramadan Aliun. Nė sediljen e pasme kshte fėmijėt. Si shumė kėshėvarė tė tjerė edhe Dani ka ndėrtuar njė shtėpiu tė re, tė bukur e me tri kate. Kėshėvarėt vėrtet janė punėtorė tė shquar. Pėr ta mė bėhet qejfi por mė vjen edhe keq. Dita ditės po mė krijohet pėrshtypja se mendimi pėr tu kthyer nė vendlindje tek ketė ėshtė I harruar. Investimet e rėndėsishme nė ndėrtime shtėpish kėtu nė Australi e dėshmojnė qartė kėtė. Realisht Australia po bėhet atdheu I tyre I ri. Po vendlindjen vallė kujt do tja lėnė? Sllavėve? Veē kjo sėmundje nuk ka prekur vetėm shqiptarėt e Kėshavės. Pėr fat tė keq porsi njė sėmundje ajo ka infektuar tė gjithė shqiptarėt nė Australi.
Danin e solla ndėr mend edhe pėr njė fakt tjetėr. Nė hapat e para tė botimit ai u afrua shumė gazetės shqiptare. Madje shkroi edhe njė artikull pėr fshatin dhe fshatarėt e tij. Gjithashtu kujtoj se pat thėnė se kėshėvarėt janė tė interesuar pėr gazetėn shqiptare. Ata e duan ta kenė atė tjesht si njė shenjė serioze tė identitetit tė tyre kombėtar.
Po ēuditėrisht Dani humbi, u tret. Si kripa apo si sheqeri le ta gjejė vetė. Personalisht do tė mė vinte keq qė edhe ai si ca tė tjerė tė jetė tėrhequr pėr shkak tė kritikės qė I bėri gazeta dy-tri tė rinjėve tė cilėt u sollėn shumė keq nė futboll me tė rinjtė e Shqipėrisė e tė Kosovės. Mbajta hapur e kėtij incidenti fryhet ende me sa duket prej disa dashakeqėsve tė cilėt e kanė mė tė lehtė tu shėrbejnė tė huajve se sa kombit tė tyre.
Dani dhe shtėpia e re e tij mė solli pėrsėri pranė imaxhin e nėnės. Sjell ndėrmend se ajo e pat pėlqyer shumė atė shtėpi. Bile ishte shprehur kėshtu:
- E bukur e me tri kate siē e ke edhe ti Beni nė Tiranė. Veē po mė duket se ėshtė diēka mė e madhe.
Pjesė e bukur e Dandenongut tė jugut ėshtė edhe zona pranė fushave tė futbollit tė Prishtinės, skuadrės sė shqiptarėve. Veēmas rruga Albert e cila shkrihet nė autostradėn Hammmond ėshtė tepėr e kėndshme. Edhe kėtu pothuajse tė gjitha shtėpitė janė dy katėshe. E natyrisht tė gjitha janė tė shqiptarėve. Mes tyre bie nė sy njė trikatėshe e veēantė tė cilėn pa e tepruar aspak do e krahasoja me ato tragetet e mėdhenj qė lidhin Australinė me ishujt pėrqark. Xhimi apo Vergimi siē quhet pronari I saj po ashtu ėshtė nga Kėshava. Njė tjetėr gjė qė e bėn akoma mė interesant atė ėshtė fakti se tash sė fundi Xhimi fitoi edhe zgjedhjet locale pėr kėshilltar nė Dandenong. Vlen tė theksohet se ai ėshtė I vetmi shqiptar qė arrin njė sukses tė tillė. Ndėrkohė qė gazetės sė vetme tė shqiptarėve tė Australisė I ka qėndruar larg. Nė tė nuk ka vėnė as edhe njė reklamė tė vetme paēka ėshtė njė tregtar I sukseshėm e mbi tė gjitha zotėron edhe njė dyqan tė madh me produkte mishi nė Pllacėn moderne. Sidoqoftė tash Xhimi apo Vergimi me pozicionin e ri qė ka fituar ka shanc tė madh tju shėrbejė bashkėatdhetarėve tė tij e pėrse jo edhe gazetės Skėnderbeg.
Veē nėna pėlqente sė tepėrmi nė Dandenongun e jugut veēanėrisht udhėn e xhamisė sė shqiptarėve. Apo nuk I kanė bėrė tash sė fundi ata vendit tė tyre tė shenjtė edhe njė mur rrethues tė madh e tė bukur.
- Prandaj janė kaq mirė shqiptarėt kėtu nė Dandenong,- shprehej nėna. Sepse e duan dhe e respektojnė Zotin e Ai I do e I shikon ata.
Shtėpinė e Manes, njėrit prej djemėve tė Qenan Zekirit nėna e pėlqeu po ashtu.
E bukur ėshtė edhe kjo,- tha. Njėsoj si e tė vėllezėrve.
Idrizin nėna e njihte pasi ai tok me nėnėn e tij e pati mirseardhur nė shtėpi. Pastaj me Zekirajt tashmė unė jam mik. Ata janė ndėr familjet mė atdhetare tė Dandenongut. Babai I tyre, xha Qenani e ka ndihmuar shqiptarizmin si kėtu e po ashtu edhe nė vendlindje. Me kėtė rast theksoj se edhe mua, djali I tij Idrizi mė ka mbėshtetur shumė. Veē njė gjė nuk kam arritur tė kuptoj tek Zekirat. Pėrse vallė kanė mbetur kaq gjatė pa reklamuar bizneset e tyre si shumė shqiptarė tė tjerė. Pėr mė tepėr qė tashmė gazeta shpėrndahet jo vetėm nė Australi por edhe nė vendlindje. Ndėrkohė qė ėshtė theksuar shpesh se Skėndėrbeg nuk I shėrben askujt tjetėr veēse ēėshtjes kombėtare shqiptare.
Porse nėna mė shumė se gjithshka nė Dandenongun e jugut pėlqente udhėn Kirkham pas kryqėzimit me autostradėn Hammond road. Kjo udhė pėrfundon me sallėn e rusėve. Si kudo edhe kėtu blerimi ėshtė I spikatur. Deri tek milkbari pranė shtėpive tė mėdha tė Rudvi Sadikut, njė burrė fisnik e I heshtur ndėrtesat janė thuajse dy katėshe. Sigurisht nė pronėsi tė shqiptarėve. Nė kėtė anė tė Dandenongut tė jugut bie nė sy frutat e nė mėnyrė tė veēantė limonat. Nė ēdo stinė ato janė tė mbushur plot me kokrra. E papėrsėritshme ėshtė pamja e tyre buzė mbrėmjeve. Kokrrat e verdha tė sjellin ndėrmend dritat e porsa ndezura. Pikėrisht mes kėtij vizioni kaq tė bukur fillon tė zbehet vetė kulti I shqiptarėve tė Dandenongut tė jugut.
- Posi ka mundėsi, - pyeste nėna, - qė shqiptarėt kėtu nuk kanė arritur tė ndėrtojnė qoftė edhe njė qėndėr tė vetme kombėtare?! Po festėn e botės ku e bėjnė ? Tek shtėpia e botės, jo tek e tyrja?
Duke I njohur kėto tė meta tė shqiptarėve, unė heshtja. Ose mė mirė tė them qė meditoja nė heshtje. Po ēfarė ti tregoja nėnės ? Qė shqiptarėt e australisė pėr fat tė keq janė tė pėrēarė e tė paorganizuar. Ti thoja qė komunitetet e tyre drejtuese pothuajse nė tė gjithė Australinė janė inegzistuese? Apo ti thoja se nė kėtė nėntor (2005) festa e flamurit nuk u arrit tė organizohej fare nė Dandenongun e jugut. Pėr mė tepėr qė flamurin tonė kombėtar ne presim ta zyrtarizojmė nga dita nė ditė nė qendėr tė Prishtinės dardane.
Bėmė djathtas pėr nga rruga Morvell. Pak sekonda mė tej nėnėn e tėrhoqen disa vila tė vogla me oborre tė shkėlqyera pėrpara.
- Po kėto shtėpi kukullash janė?- pyeti nėna.
- Kėto, - u pėrgjigja unė,- janė shtėpi pushimi (azile) pėr pleq. Ato I ka ndėrtuar bashkėsia ruse.
- Prit more bir,prit- foli nėna, - se mu ngatėrruan ca gjėra. Nuk po kuptoj se kush bėn shumicėn nė Dandenongun e jugut shqiptarėt apo rusėt?
- Ne shqiptarėt,- u pėrgjigja unė.
Prisja qė nėna tė reagonte mė tej, por ēuditėrisht ajo heshti. U bė e menduar si pak minuta mė parė. Pėllėmbėn e dorės sė majtė e vuri nėn mjekėr duke tundur kokėn lehtė. Pas kėsaj u shpreh:
-Me sa duket edhe kėtu nė Australi njėsoj si nė Shqipėri e kudo shqiptarėt janė tė zotė si individ por jo si kolektiv. Sa keq, sa keq
Patėm arritur fare pranė shtėpisė sonė. Karshi shtėpia e Lulit, njė shqiptari prej Korēe. Pak kohė mė parė, vėllai I tij Fatosi mundi tė blejė njė shtėpi tė re ndonėse nuk ka bėrė ende tri vjet kėtu nė Australi. Mė tej ėshtė shtėpia e Isait, mikut tim tė ngushtė. Tok me Myxhen, Isai e ka mbėshtetur jashtėzakonisht gazetėn Skėnderbeg. Vura re se nė shkallėt e shtėpisė ku banoj unė pat dalė Mirela me Arbrin. Po na prisnin. Kur u gjendėm brėnda ndjehej aroma e njė supe tė mirė dhe e njė pice.
- Tė lumshin duart moj bijė, - uroi nėna tek hymė brenda
Krijoni Kontakt