Nga Arben Kondi(kryeredaktor i gazetes se vetme te shqiptareve te Australise)
Gazetari I gazettes Skënderbeg: Fillimi i vitit 2006 e njëkohësisht fundi i këtij dimri shënoi ofensivën më të re helene drejt Jugut të Shqipërisë si dhe ndaj asaj që njihet si plaga më e dhimbshme e kombit tonë, pra Camerisë martire.
Thesproti: Po është e drejtë. Janë shumë ngjarje të këtij dimri të ftohtë që e vërtetojnë plotësisht këtë. Prandaj dua ti përmend rradhazi ato. Natyrisht, në fillim kujtoj incidentin e paprecedent të Sarandës, kur zoti Karolios Papulias (presidenti grek) anulloi takimin e tij me Presidentin Moisiu. Pastaj vjen shtetëzimi i dhunshëm, “ligjor” i Gjykatës së Lartë Greke ndaj pronave të çamëve autoktonë. Në rradhë është tolerimi absurd qe lidhet me rregjistrimin e popullsisë sonë në bazë të kriterit te ri kombëtar e fetar(?) bashkë. Natyrisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur hapjen e shkollës së parë greke në Himarë.
E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Athina zyrtare nepermjet vete kreut te kishes helene z.Kristodulis e kurorizon, e pagëzon këtë ofensive bizantine. Madje kryepeshkopi grek arriti deri atje sa ti kerkoje të gjithë bashkombasit te tij që të ngrene në Vorioepir flamurin e helenizmit.
Gazetari I gazettes Skëndërbeg:Pra, po të shpreheshim figurativisht do të thonim se lukunia politiko-propagandistike greke skërmiti egërsisht catejt e vjeter e te mprehte?
Thesproti:Pa diskutim. Veçse këtë herë ofensiva greke është më e egër e ka front, ka shtrirje më të gjere. Ajo nuk është me e fokusuar vecse në një problem të vetëm siç është për shëmbull çështja came. Përmes sulmit të saj më të ri, Athina zyrtare ka për qëllim të karfosë (të çbëj) përfundimisht tragjedinë came, pastaj të krijojë precedentin delikat fe-kombësi ne Jugun e Shqipërisë, si dhe nëpërmjet shkollës greke te helenizoje me tej Himarën. Pra thënë ndryshe po synon seriozisht të hedhë hapa të mëtejshme në drejtim të realizimit të “Megalaidesë”.
Përmes këtëj këndvështrim, kete ofensive do ta konsideroja si më të rrezikshmen në këto 15 vitet e fundit të demokracisë se brishte shqiptare. Sigurisht, këtu nuk mund të harrojmë në asnjë mënyrë kombinimin e heshtur, prefekt të saj me punen e sprovuar te gjeneralit te mirenjohur te Asfalisë greke në Tiranë, “fortlumturinë” se tij zotit Janollatos si dhe gjithë shpurres qe e ndjek.
Vec diçka tepër të rëndësishme dua të theksoj ketu qysh në fillim rreth problemit te Camërisë. Një gjë duhet të jetë tepër e qartë si për ne shqiptaret e po ashtu edhe per te tjeret. Çamëria nuk mund të jetë kurrë çështje pronash apo parash, qofshin këto edhe të shifrave stratosferike në flori apo në dollarë. Çamëria as nuk mund të blihet as nuk mund të shitet. Ajo mbetet plaga më e rëndë që ende rrjedh gjak prej shtatit të kombit tonë. Problemi i saj është identik me çështjen e Kosovës packa se momentalisht nuk mund te kete shtrirje aq te gjere. Po në mos sot, nesër ajo patjetër do tëmarre rrugen e zgjidhjes. Kujt vallë i shkonte ndërmend 10 vjet më pare se Kosova do fitonte Pavarësinë? Dhe këtu nuk ka asgjë të veçantë, asgjë të jashtëzakonshme. Po ndodh një proces historik fare normal për ne shqiptarët që thjesht quhet Bashkim Kombëtar. Dhe kete realitet te ri ne Ballkan, Perendimi e njeh mire e ne menyre te qyteteruar po e perkrah. Arsyeja eshte sepse Europa tok me Ameriken jane me se te bindur qe kombi shqiptar ne Ballkan eshte me properendimori nga te gjithe.
Gazetari I gazettes Skënderbeg:Pak më lart ju përmendët termin “Megalaide”. A mund të qendroni diçka më gjerë këtu?
Thesproti:Patjetër. Siç kam theksuar edhe herë të tjera qoftë në shtypin apo mediat e Shqipërisë, Kosovës apo Iliridës, “Megalaideja” ose thënë shqip “Ideja e madhe” as më shumë e as më pak është strategjia pushtuese greke ndaj fqinjëve të saj (Shqipëri, Maqedoni, Turqi, etj). Ajo lindi me krijimin e vet shtetit të pavarur grek në vitet 1820-30. Në thelb të saj qëndron mentaliteti i vjetër bizantin i cila siç dihet i dha mundësi helenëve që realisht ta sundonin Ballkanin. Pikërisht këtë ëndërr të vjetër sundimi kërkojnë ta bëjnë realitet grekët përmes “Megalaidesë”. Dhe duhet pranuar se në këtë drejtim ata nuk kanë qënë të pasuksesshëm. Për këtë do të mjaftonte të përmendnim një fakt domethënës. Të mos harrojmë se kur Greqia fitoi Pavarësinë (1820-30), ajo ishte brenda kufujve te saj natyral. Pra shtrihej ne Peloponez, Athinë dhe ne disa ishuj. Jashte ketyre kufijve qendronte jo vetem Epiri, Maqedonia dhe Traka, por edhe Kreta, Korfuzi, Dekadontezet etj. Sipërfaqja e saj e atëhershme ishte 50 mijë km katrorë. Kurse sot grekët kanë arritur jo vetëm ta dyfishojnë territorin e tyre, por edhe ta kapërcejnë atë. Konkretisht. Sot harta e Greqisë i ka kapërcyer të 110 mijë km katrorët. Pra mbi dyfishin e territorit te saj natyror. Me pas me kalimin e viteve viktima te pushtimit te saj u bene vec te tjerave edhe Epiri e bashke me të edhe Camëria martire.
Gazetari I gazettes Skënderbeg: Pra thënë ndryshe “Megalaideja” është e njëjtë me “Naçertenien”qe njihesh si platforma apo programi pushtues serbe në Ballkan e qe tashme po varroset perfundimisht?
Thesproti: Tamam ashtu…
vijon
Krijoni Kontakt