Mė 1 korrik tė vitit 1643 vdiq ipeshkvi Frang Bardhi, shkrimtar i letėrsisė sė vjetėr shqiptare.
Pra si sot, mė 1 korrik tė vitit 1643 vdiq ipeshkvi shqiptar Frang Bardhi ipeshkėv, shkrimtar i letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Ai lindi nė Kallmet tė Zadrimės nė vitin 1606. Studioi nė kolegjin kishtar tė Loretos nė Itali dhe nė atė tė Propaganda Fides tė Vatikanit nė Romė. U emėrua ipeshkėv nė dioqezėn e Sapės. Krahas misionit e punės meshtarake e pastaj ipeshkvnore, Bardhi pati njė kujdes tė veēantė pėr kultivimin e kulturės shqipe dhe pėrparimin e popullit shqiptar, e kėshtu zhvilloi edhe veprimtari tė dendura letrare dhe shoqėroro-politike.
U mor me pėrkthimin e veprave katekistike, liturgjike e fetare nga italishtja dhe latinishtja nė shqip pėr formimin shpirtėror tė besimtarėve tė krishterė. Po Frang Bardhi njihet edhe si leksikografi i parė shqiptar, si historian i folklorit e si etnograf. Qė kur ishte student nė kolegj pat filluar tė shkruajė nė latinisht vepra qė mė vonė e bėnė tė njohur. Disa prej tyre janė: "Fjalor latinisht-shqip", e "Gjergj Kastrioti, Epirioti Skėnderbeu".
Nė veprimtarinė e tij shoqėroro-politike Bardhi do tė jetė nė radhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u ēliruar nga zgjedha e huaj osmane, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit e tė gjuhės shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit shqiptar nėn sundimin e egėr osman, dėshira e pėrpjekjet pėr ta ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht bariun shpirtėror Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė ai i dėrgonte herė pas here Papės e Propaganda Fides.
Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhet tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"
Relacionet e ipeshkvit Frang Bardhit kanė edhe shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit shqiptar, pėr zakonet, traditėn, sfidat dhe perspektivat pėr njė tė ardhme nė liri e begati.
Krijoni Kontakt