Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Imzot Frang Bardhi

    Ju lutem sillni materiale te Frank Bardhit, peshkopit te Zadrimes ne kete teme.

    Ja pershkrimi qe i ben ai Zadrimes ne vitin 1634 (per fat te keq eshte ne anglisht, kush ka mundesi ta gjeje shqip?)

    http://www.shkoder.net/en/bardhi.htm
    Ignore List: Den Bossi

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Zombie
    Ju lutem sillni materiale te Frank Bardhit, peshkopit te Zadrimes ne kete teme.

    Ja pershkrimi qe i ben ai Zadrimes ne vitin 1634 (per fat te keq eshte ne anglisht, kush ka mundesi ta gjeje shqip?)

    http://www.shkoder.net/en/bardhi.htm

    Pershėndetje!

    Pasi lexova kerkese e juaj qe te sjellim materiale te Frank Bardhit, vendosa qė tė postoj disa materiale, nderkohė do tė perpjekemi tė sjellim prap materiale lidhur me kėtė temė.

    Pershendetje dhe uroj tė ja kaloni mirė.

    toni77

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Peshkop Frank Bardhi dhe vepra e tij

    LETERSIA E VJETĖR SHQIPTARE
    Nga:
    [1]


    FRANG BARDHI (1606-1643)


    Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten tė pabotuara dhe humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf.

    Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII.

    Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė Kallmet tė Lezhes mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit.
    Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes ( Zadrimė ) si dhe peshkop nė famullinė e Kallmetit . Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe.

    Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"

    Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj.

    Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė„.

    Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e kėtyre shkollave.

    Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare.

    Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė. Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe.

    Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe njė dialog tė shkurtėr.

    Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.

    Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.

    Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik.

    Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".

    Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit. Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.

    "Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".

    Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII .



    vazhdon-->

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Peshkopi Frank Bardhi dhe vepra e tij

    vazhdim
    Parathėnia e "Fjalorit" tė Frang Bardhit( 1606 - 1643 )

    ( Fragment)

    Tue pasunė ditė e pėrditė, tė dashunitė e mij, mbassi hina ndė Kolexhė, kujtuem(1) me qish(2) copė librė keshė me ndihmuem mbėnjaanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė saa maa parė tė ve(3); e maa fort me ndimuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shintesė kishė katolike, e s'dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s'munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh error(4) e faj hesaapetė(5), zakonetė ė ēeremoniatė e shintesė kishėsė Romėsė; mė ndy(6) jo pak mirė me marrė e me nkėthyesė n'gjuhėt cė lėtine mbė gjuhėt t'arbėneshė njė dicionar, qi tjetėr s'ashtė veēėse nja librė, qi kaa ndė vetėhe saa fjalė e saa emėna janė e gjindenė ndė kėte pjesė shekulli(7) posikuur me thanė tė nierėzet e tė shtazėvet e ujėnavet e tė malevet e tė fushavet e tė saa tjera kafshėve(8), qi gjindenė ndėnė qiellt, ende mbė qiellt, posikuur tė Tinėzot, tė engjiet e tė shintėnet... I silli librė mė pėlqei e m'u duk se kishte me u qenė pėr ndoonja ndimė, ndoonėse tė pakė e tė moritunė(9).

    Prashtu, mbassi u daashė Kolexhiet cė Zonjėsė ndė Lurijt e ershė mb'Romė pr'urdhėnit tė Kuvendit Shint(10) e tė ndriēmit nderueshimit zot upeshkėpit Sadrimėsė, tim ungjė, pr'emėnė Gjeēi i Bardhė(11), fisit sinė e ndoret sonė, shumė i urtė e i vėjyeshim, i cilli, prej sė dashunit tė Tinėzot e sė shintit Atė Papė Urbanit VIII, ashtė tash krijuem e baam argjupeshkėpi i Tivarit; e hina nė Kolexhė te janė shkollarėtė, oo ata qi xanė, me vonė mbasandaj ndėr tė paafeet me ētuem shintenė e tė vėrtetėnė feenė tanė,zunafijll tue kėthyem kėtė dicionaar mbė gjuhėt tanė, e kėtheva nsi(12) gjithė qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakė e i vogėlė, prashtu hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhėt tanė maa parė do tė falunazė(15), qi kanė zakon e banjėnė t'Arbėneshėtė kuur, sė largu oo s'tė kėtje(16), mb'udhė mpiqenė, tue vumė pėrngjat(17) tyne ende mbė gjuhėt tė Latinjet; ashtu ende do proverbia oo tė thana, ncė sijashit disa kanė zakon e i thonė Latinjtė e disa Taliantė; do adverbia ende, e gjithė saa kafshė janė nė kėtė copėzė librė, i vuna fjalė pėr fjalė, e maa parė mbė disa vuna latinisht, ani(18) pėrngjat oo pėrfundit vuna arbėnisht, e mbė tė tjera vuuna maa parė fjalėnė e rieshtnė arbėnisht, ani pėrfundit latinisht, ashtu qi ata qi tė fėdigenė(19) e tė duenė mė xanė gjuhėnė latine maa mirė e maa udob(20) t'u vinjė ...

    ... Prej Rome, dit ndė maaj 30, ndė vietėtė Krishti 1635. Shėrbėtori i zotėnijsė saaj, unė D.Frangu i Bardhė, shkollaar ndė Kolexhė tė Shintesė Fee.


    Shėnim:

    "Parathėnia ..." ėshtė nxjerrė nga origjinali, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė kėtė parathėnie gjejmė disa te dhėna kryesore mbi jetėn e Bardhit.
    Sqarime:


    ( 1) Kujtuem, sjellur ndėr mend, menduar.
    ( 2) Qish, ēfarė.
    ( 3) Saa maa parė tė ve, sa mė shumė shkon koha.
    ( 4) Error, ang. gabim.

    ( 5) Hesaapetė, tq. konceptet.

    ( 6) Mėndy, m'u duk.

    ( 7) Nė kėte pjesė shekulli, nė kėtė pjesė tė botės, nė kėtė vend.

    ( 8) Kafshėve, sendeve.

    ( 9) Tė moritunė, tė pakė, tė dobėt. Lurij (Loreto), qytet nė Itali, ku ishte njė kolegj, me emėr "Kolegji Ilirian", qė pergadiste priftėrinj e misionarė edhe pėr Shqipėrinė. Punėn pėr fjalorin, B. e filloi duke qenė akoma nxėnės.

    (10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandės sė Shenjtė, njė si organizatė e Vatikanit pėr propagandėn fetare nė vendet e ndryshme. Mbasi kreu studimet nė Loreto, B. i vazhdoi ato nė njė seminar tė Propagandės sė Shenjtė ("Propaganda Fide").

    (11) Gjeēi i Bardhė, vdiq mė 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte njė familje priftėrinjėsh, qė luajtėn rol me rėndėsi nė kishėn katolike tė vendit tonė, veēanėrisht qė nga pjesa e dytė e shekullit XVI e gjer nė pjesėn e parė tė shekullit XVII. Daja i Gjeēit, Nikolla, dhe Gjeēi vetė, patėn marrė pjesė nė lėvizjet kryengritėse tė vendit kundėr Turqisė.

    (12) Nsi, prej tij.

    (13) E solla, e pėrktheva.

    (14) Hina tue kujtuem, fillova tė mendoj.

    (15) Tė falunazė, pėrdhėndetje.

    (16) S'tė kėtje, sė afėrmi.

    (17) Pėrgjat, pranė, pėrkrah.

    (18) Ani, pastaj.

    (19) Fėdigenė, lodhen, pėrpiqen.

    (20) Udob, lehtė.


    Frank Bardhi ishte ipeshkvit i Sapės. Ishte shkruesi i parė i njė fjalori pėr gjuhen shqipe.

    toni77

  5. #5

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Frang Bardhi

    Frang Bardhi
    (1606-1643)


    Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten tė pabotuara dhe
    humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII.
    Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit.
    Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes ( Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe.
    Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"
    Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.
    Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar
    shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e kėtyre shkollave.
    Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare.
    Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė.
    Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe.
    Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe njė dialog tė shkurtėr.
    Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.
    Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.
    Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik.
    Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu
    (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".
    Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit.
    Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.
    "Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".
    Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Te lumte per temen nameless....

  8. #8
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Ky qoka ster-ster-ster-ster-ster gjushi jom
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Frang Bardhi, i vėrteti sipas kohės

    28 Maj Titulli: Frang Bardhi dhe relacionet e tij

    Autori: Tonin Ēobani

    Botimi: Misioni katolik shqiptar



    Pasqyrimi i dhėnė i tematikės, nė shikim tė parė, ndoshta, do ta ēonte lexuesin nė mendimin se, libri i Tonin Ēobanit "Frang Bardhi dhe Relacionet e tij" paraqet njėfarė pėrshkrimi konservativ historik, e qė nė fakt, nuk ėshtė ashtu, pėrkundrazi: nė ndėrthurje tė diskursit tė vet nė tematikėn historizuese, autori me vetėdije, vende-vende me mjeshtri tė rrallė dhe me distancė ndaj refleksionit tė shumėfishtė, pėr tematikėn e tij enorme arrin tė bėjė njė prezantim sa rrėnjėsisht historik, shumė tė qartė, tė pasuruar me tė dhėna deri nė pėrfeksionizėm, thellėsisht i bindshėm deri nė palcė, sovran deri nė provokime, njėkohėsisht, i aftė pėr tė paraqitur tėrė zhgoglitjen, mbulueshmėrinė dhe pakapshmėrinė e problematikės, me tė cilin e tėrheq lexuesin nė njė lexim tė tendosur.

    Gjatė leximit lehtazi vėrehet pozita e autorit, si njohės i rrjedhave kohore, i cili e sjell Frang Bardhin nė letra shqipe si gjymtyrė nė trupin

    kombėtar nė prag tė 400- vjetorit tė lindjes sė tij. Pėr ta shtjelluar leximin e shumėsisė tekstuale tė vėzhgimit, nė mėnyrė qė ai tė jetė sa mė substancial, autorit i ėshtė dashur ta dimensionojė me kujdes fizionominė e kishės katolike ndėr shqiptarė nė vargvitet e tėrbimeve tė egra otomane nė Shqipėri tė asaj kohe, kur mungonte kleri vendor, nė kohė kur ai i duhej mė sė shumti Shqipėrisė, duke ia afruar lexuesit kohėsisht "shumė afėr" Frang Bardhin tė kapshėm, i cili mezi shpėton nga pusia-prita, qė i bėhet atij, por, njėkohėsisht, duke e stėrholluar atė nė njė person, i cili di t'ia vendosė drejtpeshimin civilizimit kristian, duke ia vėnė atij pėr krah emancipimin e popullit shqiptar.

    "Mosekzistenca e klerit vendor, ballafaqimi me klerikė tė huaj, "tė cilėt nuk ia dinė hallet shqiptareve" e, qė, me mosdashjen pėr ta mėsuar gjuhėn shqipe shkojnė deri nė rrafsh tė dukurisė sė shtyrjes sė besimtarit aq jars, sa qė rrėfimin ta bėjė me pėrkthyes, duke e relativizuar deri nė pakuptueshmėri besueshmėrinė e individit (pėr t'u rrėfyer) para lotit nėpėrmjet priftit. Vrulli i madh njerėzor, tė cilin e hasim te Bardhi, pėr tė mas braktisur rrėnjėt kristiane ndėr shqiptarė, e qė nė Relacionet e tij do tė shprehen si kėrkesa tė pėrsėritura pėr tė shkolluar shqiptarė nė kolegjet e huaja fetare; kėrkesa pėr tė emėruar nė dioqezat e vendit ipeshkvij shqiptarė, qė disa prej klerikėve tė arsimuar tė hapnin shkolla pranė rezidencave ipeshkvore etj", shkruan nė parathėnin e kėtij libri Don Ndue Ballabani.

    Si ēėshtje tejet jokonvencionale, por shumė pragmatike, nė rend tė parė njerėzore dhe deri nė palcė kombėtare (edhe pėrkundėr diskursit kristian qė priftit nuk preferon tė bėjė be), Frang Bardhi me vetėdije tė plotė kapėrcen lutjen dhe, duke bėrė be nga thelbi i shpirtit. Autori e legjitimon tekstin duke e inkorporuar nė strukturimin e tematikave tė veta, tė cilat i ka shpėshtjellė nė mėnyrė tė jetė efikase: nė vend tė apologjisė sė artikuluar, formulon logjikėn tekstuale, qė pozicionimin e vet nė rrafshin e paraqitur kulturor e zhvesh plotėsisht nga narracioni konvencional i njohur deri tani nė letrat shqipe, duke u dhėnė shkallėn e normės njohurive tė pėrgjithshme kulturore tė kristianizmit ndėr shqiptarė e, nė anėn tjetėr, kėto nocione tė paraqitura nė mėnyrė sociale, tė mbrojtura me fuqi, tė mitizuara dhe vazhdimisht tė politizuara, nė mėnyrė konsistente i ka ballafaqur nė rrafshe konkrete: me metodologjinė e interpretimeve klasike tė shkencave shoqėrore, tė cilat i zotėron nė mėnyrė sovrane, i ofron lexuesit si provokim, e pastaj e mbindėrton rrjedhshmėrinė nė mėnyrė plotėsisht burimore, nė rrafsh tė barabarėsisė strukturore. Siē analizon Ballbani "pasqyrėzimin e kėtillė autori e fut natyrshėm nė tekst pa ngarkesa tė llojit belbėzues, sepse e ka tė qartė qėllimin, duke i shtruar lexuesit linearizmin sociokulturor, duke ia afruar atij Frang Bardhin nė kohėn, nė tė cilėn vepron, rrethanat qė e stėrngarkojnė dinamizmin e tij dhe ndėrkamsat e njėpasnjėshme, qė ēojnė deri nė humnerė apo deri nė mbytje siē ishte rasti me Pjetėr Budin. Me lehtėsi, pa iu duk e e arsyeshme t'i shtjellojė ato, me njė kthesė tė befasishme tematike, tė cilėn e rrumbullakėson nė Relacionet e veta, autori e lidh nė vazhdueshmėrinė skenike tė shqyrtimit tė tij: nė kanunizimin njerėzor- juridik tė shqiptarizmės, ku, si tema bartėse heton, nė njėrėn anė, orientimet kulturore thelbėsore tė trashėgimisė kristiane mbi shqiptarizmin, qė janė tė ritualizuara deri nė shkallė tė kuptueshmėrisė". Kapitujt dhe rrjedhshmėria e tyre nė tekst paraqiten si entitetete sociale duke ia shtrirė lexuesit hartėn e prezencės kristiane nė atė pjesė tė shoqėrisė shqiptare brenda suazave tė ipeshkvisė. Instalimin e pasqyrave sekuenciale, autori kėsaj radhe e zhvillon nė mėnyrė strikte: duke prekur definimin kristian tashmė tė copėzuar shqiptar, duke shprishur perpetuimin e orientimeve tė tilla kulturore nėpėrmes kombėtares, fuqisė sė kishės (edhe pse tė varfėr), duke e ngarkuar atė dukuri bindshėm me tematikė tė pėrbashkėt, aty-kėtu tė fshehur, por qartėsisht tė definuar. Libri i Tonin Ēobanit "Frang Bardhi dhe Relacionet e tij" paraqet, sė paku, katėr cilėsi tė shkėlqyeshme, qė mund t'i zbėrthejmė. Sė pari, siē u tha, ėshtė pozicionimi i tij i vetėdijshėm i legjitimitetit analitik tė rrjedhės historike; sė dyti, stili i tij i shkrimit qė shpreh lehtėsi sovrane tė analizės e qė nuk shkel asnjėherė normėn e shpjegimit akademik, duke mos rėnė nė kurth tė euforisė shterpė tė "historicizmit"; sė treti, rrėfimi krenar dhe vende-vende i prekshėm dhe sot nė imagjinarin e begatshėm kulturor dhe, sė fundmi, qėndrimi i tij, i cili reflektohet me vazhdimėsi kėmbėngulėse, qoftė nga pozita shkencore, e cila, njėkohėsisht, e bėn tė dallueshėm autorin si analitik, qoftė nga aspekti qė e bėn veprėn thellėsisht shkencore.

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    IN MEMORIAM: Imzot Frang Bardhi

    400-vjetori i lindjes sė imzot Frang Bardhit,
    shkrimtar e figurė e lartė kishtare nė Prishtinė




    (29.11.06)


    Festohet nė diasporėn shqiptare 400 vjetori i lindjes sė Frang Bardhit. Ipeshkvi Frang Bardhi ka hyrė nė historinė e kulturės kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė shqipe me dy vepra origjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje, pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit.

    Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua ipeshkėv i Sapės ( Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u ēliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe. Vdiq nė moshėn 37-vjeēare.



    Imzot Frang Bardhi (1606-1643)


    Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606.

    Rrjedh nga njė familje e njohur, qė pėr shumė kohė kishte nxjerrė arqipeshkvij dhe kapedanė dhe kishte lidhje me venedikun. Gjergj Bardhi ungji i tij, tregoi kujdes tė veēante pėr Frangun, pėr shkollimin e tij dhe ngritjen ne hierarkinė fetare tė vendit.

    Mėsimet fillestare i mori nė rrethet e vendlindjes, dhe nė moshėn 22 vjeē u bė prift.

    Studimet e larta i kreu nė Itali, nė kolegjin e ilirian tė Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides, nė Romė. Mė 1635 u emėua Peshkop i Sapės (Zadrimė) ku shėrbeu derisa vdiq nė moshėn 37 vjeēare.

    U dallua si dijetar e krijues i zellshėm.

    Relacionet e tij drejtuar Papės kanė shumė te dhėna pėr gjendjen e mjeruar tė popullit nėn zgjedhen turke, pėr zakonet, traditat etj etj.

    Detyrėn e Peshkopit e sheh jo vetėm si njė misionar kishtar por edhe qė tė pėrgatisė tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarve tė huaj nė viset shqiptare. Ai vetė kishte nxitur e derguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do merrnin ne dorė drejtimin e kėtyre shkollave.

    Ai mbeti megjithatė njė ngafigurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare per kohėn kur jetoi.

    Autor i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqipe. Veprimtaria e tij i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Nė historinė e kulturės shqiptare ka hyrė si leksikografi i parė shqiptar, si historia, folklorist dhe etnograf.

    Bardhi la dy vepra origjinale: Dictionarium latino - epiroticum (1635, Romė ), ("Fjalori latinisht - shqip" dhe "Skėnderbeu" (1636, Venedik) (Apologji) Kėto vepra e lidhin atė me humanizmin. Bardhi njofton vetė se ka pėrkthyer edhe libra fetarė, tė cilėt sot nuk njihen, dhe se ka shkruar disa relazione pėr viset shqiptare, tė cilat kanė vlerė historike.

    Fjalori latinisht -shqip" vepėr tė cilėn e shkroi kur ishte student dhe e botoi me qėllimin e mirė siē shkruan vetė "... t'i ndihmonte gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa mė parė tė ve..."

    Fjalori pėrmban 2500 fjalė shqipe, dhe ėshtė fjalori i parė nė shqip. Krahas spjegimit nė latinisht jepet edhe ajo ne italisht, kurse nė shtyllėn shqip jep kuptimin ne turqisht, rradhė nė sllavisht, qė dėshmon pėr njohje nga Bardhi tė kėtyre gjuhėve. Krahas fjalėve jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre.

    Pėr herė tė parė gjuha shqipe pėrballohet me njė gjuhė aq tė pėrpunuar sa latinishtja.

    Pėrkthimi shqip mbeshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore. Me ketė vepėr zė fill leksikologjia shqiptare e Bardhi quhet Leksikologu i Parė Shqiptar.

    Nė fund tė fjalorit autori ka pėrfshirė edhe material gjuhėsor.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frang Bardhi (1606 - 1643)
    Nga StormAngel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 19:07
  2. Frang Bardhi:Aleksandri i M. lindi ne Petrele
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2008, 19:29
  3. Frang Bardhi
    Nga militanti1980 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2004, 04:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •