Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Shna Ndou dhe Shenjterorja e Laēit

    Shna Ndou dhe Shenjtėrorja e Laēit


    Qė prej shekujsh, shėnjtėrorja e Shna Ndout, mbahet si vendi mė i shenjtė nė Shqipėri, vend ku pelegrinohet prej besimtarėve tė tė gjitha besimeve.

    Dy pikat kryesore tė takimit janė: Shpella e Shna Vlashit dhe Shenjtėrorja e Shna Ndout.

    Shna Vlashi ishte Ipeshkėv i martirizuar i Sebastės. Nė Kishėn e vjetėr lexohej: “Kjo Kishė u shugurua prej shumė tė ndertit Gjon Brunit, Arqipeshkėv i Tivarit, nė vjetin e lindjes sė Zotit 1557, datėn 2 dhjetor’ Nė fillim tė shekullit XX aty bėri shėrbim At Shtjefėn Gjeēovi dhe shumė franēeskanė shqiptarė.
    Shenjtėrorja e Laēit ishte e para qė u mbyll prej diktaturės komuniste nė qershor tė vitit 1966. Diktatori Hoxha nuk u mjaftua me kaq, por ashtu siē u pėrpoq tė fshinte nga shpirti i kombit, gjithēka tė krishterė, e hodhi asgjėsoi me dianmit Shenjtėroren. Ringjallja fillon me 13 qershor tė vitit 1990. Mijėra qytetarė nga e gjithė Shqiperia marrin pjesė nė kremtimin e ditės sė Emrit tė Shna Ndout. Meshtari 84 vjeēar shkodran At Leon Kabashi, duke bekuar popullin tha: ‘Zoti e Shenjti Shna Ndue ua plotėsoftė dėshirėn!’

    Dhe kjo dėshirė ishte liria prej diktaturės. Rindėrtimi i shenjtėrores dhe i gjithė infrastrukturės pėrreth, filloi nė vitin 1992, nėn sipermarrjen e ANTONIANUM tė Bolonjės. Punimet e drejtėpėrdrejta nė shenjtėrore filluan nė korrik tė vitit 1993 dhe pėrfunduan nė fund tė majit 1994.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Eshte e vertete qe vizitohet nga mijera besimtare qe kerkojne sherim, pasuri,
    femije, lumturi..etj etj. Une vete personalisht kam qene nje here dhe kam
    mbete e mahnitur ca ka kriju dora e Perendise. Lum ato qe besojne thuaj.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Gabim Teknik...!

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Shenjtėrorja e shėn Andout nė Sebaste – Laē


    Shenjtėrorja nėpėr shekuj
    Pėr disa shekuj me radhė kjo Shenjtėrore konsiderohet si vendi mė i shenjtė nė tokėn e Shqipėrisė, i frekuentuar prej besimtarėve tė tė gjitha rajoneve.
    Ky vend quhet i “shenjtė” sepse Zoti u flet kėtu zemrave tė besimtarėve, i dėgjon lutjet e tyre dhe shpeshherė me mėnyra tė jashtėzakonshme i plotėson dėshirat e tyre.
    Besimtarėt gjatė shekujve kėtu kanė pasur dy pika takimi:
    • Shpellėn e shėn Vlashit dhe
    • Shenjtėroren e shėn Antonit.
    Pėrballė vendit tė shenjtė nė majė tė malit shihen gėrmadhat e njė kalaje tė vjetėr. Aty dikur ishte qyteza e Sebastes ku ishte ipeshkėv shėn Vlashi i cili kishte ikur nga qyteza dhe ishte fshehur nė atė shpellė nė shkėmbinj tė gjallė. Paganėt e zunė dhe e mbytėn.
    Franēeskanėt erdhėn nė Shqipėri nė v. 1240 dhe pėrhapėn edhe devocionin e shėn Antonit. Qė nga viti 1349 dokumentat e pėrmendin si Kuvend i Noviciatit ku fretėrit fillojnė jetėn shpirtėrore duke e kaluar me uratė, pendesė e dėshirė pėr t’u shenjtėruar nė atė vetmi malore. Historiani i Provincave franēeskane tė Dalmacisė, P. Fabiandich, kur shkruan pėr Kuvendin e Fretėrve tė Sebastes thotė: “Kisha e vjetėr mbahet dhe ēmohet me devocion si Shenjtėrore, si prej tė krishterėve ashtu edhe prej myslimanėve, tė cilėt dynden aty me shumicė pėr ta kremtuar festėn e shėn Antonit. Provinca franēeskane e Shqipėrisė e mbajti gjithmonė si kuvend mė me rėndėsi, sepse vizitohet nga shtegtarėt prej tė gjitha anėve tė Shqipėrisė”.
    Nė murin e Kishės brenda ishin dy mbishkrime nė gjuhėn latine, i pari: HOC TEMPULUM CONSECRAVIT R. D. IOANNES BRUNNUS ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS ANNO INCARNATIONIS DNI MDLVII. D 2 DIMB, qe nė gjuhėn shqipe do tė thotė: “Kjo Kishė u shugurua prej shumė tė nderuarit Gjon Brunit, Arqipeshkėv i Tivarit nė vjetin e lindjes sė Zotit 1557 me datėn 2. dhjetor. Ndėrsa i dyti thoshte se nė vj. 1605 i pari i fretėrve Fra Gjon Kolleshi e riparoi kishėn.
    Aty nga viti 1832 fretėrit shqiptarė u shuan si Provincė, por nuk u shua devocioni i shėn Antonit, i cili u mbajt pėr disa kohė prej misionarėve tė huaj italianė. Ndėr mė tė pėrmendurit janė:
    1) P. Gjon a Carpo, frat i Provincės sė Bolonjės, i cili mori nė dorėzim edhe famullinė e Laēit nė v. 1866, ku edhe vdiq e u varros nė v. 1860. Nė rrasėn e varrit tė tij ishte ky mbishkrim: D.O.M. HIC IACENT OSSA R P IOANNIS A CARPO QUI IN CURSU MISSIONIS ANIMAM DEO REDIDIT IN HOC HOSPITIO LACI-SEBASTE DIE XXVII OCTOBRIS 1869.
    2) P. Gjon Catellani, edhe ky frat i provincės sė Bolonjės, prefekt i Misionit tė Epirit, vdiq mė 29.04.1879.
    Nė fillim tė kėtij shekulli kėtu shėrbeu P. Shtjefėn Gjeēovi dhe me radhė tė gjithė fretėrit e tjerė shqiptarė. Nė vitet ’30 At Tomė Bicaj e At Kelmend Miraj projektuan dhe filluan punimet pėr njė rrugė automobilistike: u ndėrtua pranė Shenjtėrores njė bujtinė pėr strehimin e shtegtarėve, u ndėrtuan edhe parmakėt rreth oborrit tė Shenjtėrores.
    Nė tetor tė vitit 1944, ndėrsa ishte famullitar P. Marjan Prelaj, hospici u dogj prej gjermanėve, por shpejt u rindėrtua pėrsėri prej tij e prej P. Engjėll Sopaj (Paliq).

    Shenjtėrorja nėn pushtetin komunist
    Pėr shumė kohė Shenjtėrorja e shėn Antonit gjatė regjimit komunist nuk pati shqetėsime. Gjatė v. 1952 u ndėrtua banesa e madhe dykatėshe pėr shtegtarėt, ndėrsa famullitar ishte P. Filip Mazrekaj. Nė vitin 1965 famullitar ishte P. Mark Papaj, ku filluan tė bėhen disa riparime tė rėndėsishme nė Shenjtėrore.
    Qeveria, duke e parė frekuentimin e pandalshėm tė popullsisė nė kėtė vend tė shenjtė, qė edhe pse nėn komunizmin, po vinte duke e shtuar besimin nė tė Lartin Zot, kur i shihte punėt e mėdha e tė ēuditshme qė ēdo ditė ndodhin nė kėtė Shenjtėrore, vendosi qė ta shpallte “Zonė tė ndaluar” pėr popullsinė, si “zonė ushtarake e policore, me dhunė e kamxhik u pėrpoq ta ndalonte besimin nė Zotin. Ky vend i shenjtė nė Sebaste ishte i pari qė u mbyll prej Pushtetit komunist. Gati njė vit mė vonė, nė shkurtin e v. 1967, duke u fshehur pas “Rinisė Studentore Revolucionare” qė filloi me pėrdhunimin e Kishės sė Shėn Vlashit tė Durrėsit, “Shtabi revolucionar pėr zhdukjen e besėtytnive fetare”, sipas modelit kinez tė Lin Biao, organizoi sulmin satanik, mė shkatėrrimtar, qė njeh historia, kundėr tė gjitha objekteve fetare, pa marrė parasysh as vlerat historike, as kulturore, as artistike. Nuk u kursyen as kryqat e varrezave dhe dhunimi i eshtrave tė tė vdekurve. Kisha e fundit nė Shkodėr u mbyll mė 19 mars 1967, ajo e Zojės sė Rruzare. Udhėheqėsit e Shtetit komunist me mburrje e shpallėn Shqipėrinė “Shteti i parė ateist nė botė”, qė pėr ta ishte mburrje. I kishte verbuar inati kundėr Zotit. Kėshtu nuk kaloi shumė kohė dhe vendin e shenjtė nė Sebaste tė Laēit e hodhėn nė erė me eksploziv, si Shenjtėroren e shėn Antonit ashtu edhe Shpellėn e shėn Vlashit.
    Me gjithė terrorin e madh ushtrohej kundėr besimtarėve, kjo Shenjtėrore e shėn Antonit qe e vetmja shpresė e njerėzve plot halle qė me lot nė sy, me sakrifica e rrezik pėrshkonin fshehurazi shkurret e shkrepat e kėtij mali pėr tė kėrkuar ndihmė vetė prej tė Lartit Zot, me ndėrmjetėsinė e shėn Antonit.
    Kjo gjendje frike e terrorit vazhdoi deri nė njė ditė.

    Ringjallja fillon

    Me datėn 13 qershor tė vitit 1990 nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė vėrshuan besimtarėt e tė gjitha feve pėr ta lutur tė Madhin Zot e Shenjtin Shėn Anton. Atė ditė nuk pati fuqi qė t’i pengojė, as policia, as organizatat e rinisė komuniste. Mali i shėn Antonit nė Sebaste u mbush plotė me njerėz, aq sa udhėheqėsia e partisė u shqetėsua dhe i urdhėroi njerėzit vet qė t’i vinin nė dispozicion tė gjitha mjetet e komunikacionit, jashtė ēdo orari, mjaft qė populli i mbledhur aty tė shpėrndahej sa mė parė. Radio Tirana nuk mund ta fshihte kėtė ngjarje tė jashtėzakonshme nė Shqipėri dhe e dha lajmin gėnjeshtar: “Nė malin e Laēit, dje u organizua njė piknik i madh popullor nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, ku morėn pjesė mbi gjashtėmijė veta”. Ndėrsa P. Leon Kabashi, plak 84 vjeēar, i cili shkoi aty t’i pėrcjellė prej shumė shtegtarėve shkodranė, i lutur prej popullit qė tė tregonte njė mrekulli tė shėn Antonit, ai u tha: “Po pse? Ēka kėrkoni ju mė tepėr? A nuk ėshtė kjo njė mrekulli e madhe qė unė, plak 84 vjeēar, me ju tė gjithė tė gjendem sot kėtu tė bashkuar pėr ta lutur shėn Antonit?” P. Leoni, pasi qė i bėri njė lutje shėn Antonit u kthye dhe e bekoi gjithė popullin, pastaj u tha: “Zoti e Shenjti Anton ua plotėsoftė dėshirėn!” Dėshira e tė gjithėve ishte liria.
    Me tė vėrtetė, pas qa vitesh tė kaluara nėn zgjedhėn e robėrisė mė poshtėruese tė ndėrgjegjės, kjo ishte dita e parė qė populli guxoi tė kėrkojė sė paku aq liri sa tė lusė Zotin.
    Prandaj, pėr ne shqitparėt, pa dallim besimesh, ky vend e kjo datė e 13 qershorit janė edhe mė tė shenjta. Nė krye gjashtė muajve populli shqiptar hyri nė rrugėn e lirisė.

    Rindėrtimi i Shenjtėrores

    Fillimi i vitit 1991 ishte fillimi i ringjalljes shpirtėrore. Mbi gėrmadhat e kishave populli mblidhej pėr ta lutur Zotin dhe pėr t’i zhvilluar ceremonitė fetare.
    Inati i komunizmit kundėr Zotit kėtu nė kėtė vend shenjt nuk kishte lėnė asgjė nė tokė. Pėr ndėrtimin e Shenjtėrores duhej njė mrekulli dhe ja:
    Nė vitin 1991 P. Ernesto Caroli, drejtor i ANONIANUM i Bolonjės e mori pėr sipėr ndėrtimin e Shenjtėrores sė re, po mbi ato themele tė Shenjtėrores sė vjetėr. Nė marsin e vitit 1992 u bė pėrurimi i punimeve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •