Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Abat Prend Doēi

    PREND DOĒI
    (1846-1917)





    Pikėvėshtrim nga duhet parė vepra e “munguar”. Shpesh ka ndodhur qė figurat e mėdha tė kulturės, tė cilėt jetėn e tyre e kanė gėrshetuar me politikėn, tė mos vlerėsohen nė kohė. Stinėt politike qė kanė ardhur mė pas nuk kanė lejuar klimėn e duhur pėr ndriēimin e veprės sė tyre. Ėshtė dashur kohė qė tė dalin nga terri i harrimit. Si kompensim i dhunimit tė gjatė ka ndodhur qė ndonjėri tė ngjitet nė “zenit” nga dishepujt, pas nėnēmimit ka ardhur si pėr ēudi mbiēmimi. Kjo luhatje e skajshme ka qenė shėrbimi mė i keq pėr disa korifenj tė kulturės. Nė lidhje me Prend Doēin ka ndodhur vetėm proēesi i nėnēmimit. Me sa duket nuk ka pėr tė ndodhur dhe e kundėrta. Madje vendosja e tij nė vendin qė i takon ka pėr tė qenė punė e vėshtirė. Megjithė njėfarė evokimi e shpalimi tė figurės sė tij kėto vitet e fundit, pėr shumicėn e shqiptarėve ai vazhdon tė mbetet gati ashtu si nė kohėn e tij shumė i pėrmendun e pak i njohur, sic e ka pėrcaktuar Shahin Kolonja. Mbase prej domethėnies sė kėsaj sentence duhet nisur hulumtimi e analiza.

    Shumė i pėrmendur, por pak i njohur
    Pse kėshtu? Pėr shkak tė veprės sė “munguar”? Si ka ndodhur? Nuk u shkrua? Humbi mė vonė? Apo ēėshtja qėndron krejt ndryshe?
    Pėr Doēin dhe veprėn e tij qė kur qe gjallė e mė pas janė shprehur njerėzit mė tė mėdhenj tė kohės e tė mėvonshėm, shkrimtar si Gjergj Fishta, Faik Konica, Asdreni, Filip Shiroka, Ali Asllani, Ndoc Nikaj, Milto Sotir Gurra, arbėreshė tė shquar si Dhimitėr Kamarda, Zef Skiroi e Gaetano Petrota pa harruar dhe korrespondencėn e tij me De Radėn; gjuhėtarė si Justin Rrota, Aleksandėr Xhuvani, Mahir Domi; politikanė si Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi; publicistė si Shahin Kolonja, Sotir Peci e Milo Duēi; dijetarė tė njohur bashkėkohės e pasardhės si At Pashk Bardhi, At Pal Dodaj, Dom Nikoll Sahatēia, Pal Dukagjini; studiues tė letėrsisė si Dhimitėr Fullani, Regjep Qosja, Jorgo Bulo, Muhamet Pirraku, Ėngjėll Sedaj, Isak Ahmeti; prijės e krerė tė Mirditės si Prengė Bibė Doda, Prengė Marka Prenga; personalitete tė Europės si Edit Durham, Franc Nopēa e deri Peter Bartl nė ditėt tona; duke vecuar sidomos kontributin e e biografit tė tij Pal Doēi nė monografinė “Prend Doēi- Abati i Mirditės (jeta dhe vepra)” shkruar vite mė parė e publikuar mė 1997. Megjithatė Prend Doēi ėshtė nė “zbulim” e sipėr si shumica e shkrimtarėve katolikė tė Veriut, deri mė tash si njė “brez i humbur”. Kemi tė bėjmė me njė personalitet tė lartė qė ėshtė folur si pėr rrallėkėnd nė kohėn e vet dhe nė ato tė mėvonshme, nga vendas e tė huaj, nga arbėreshė e kosovarė, nga muslimanė e katolikė, nga vendlindja e diaspora, nga qarqet intelektuale brenda dhe ato tė europės.

    “Imzot Doēi s'ka shkrue pak, por gjithherė pa emėn”.
    Prend Do ē i shkroi me pseudonimet “Primo Doēi” , “Njė djalė prej Shqypnije” dhe mendohet se dhjetra artikuj janė tė tijtė. Ai kishte bashkėpunuar qė herėt me revistėn e De Radės “Flamuri i Arbėrit” , bashkėpunėtorė tė sė cilės ishin shqiptarė dhe arbėreshė si Z. Jubani, Th. Mitko, S. Dine, N. Naēo, P. Doēi, G. Dara (I Riu), A. Santori etj. Edhe kur ishte nė Indinė Lindore me mision apostolik pėrsėri bashkėpunon me revistėn e De Radės, ku nė tetor tė vitit 1883 boton artikullin “Topografia e Lezhės nė Shqipėri”.
    Shkrimet publicistike dhe relacionet kishtare qė dėrgon Vatikanit dėshmojnė njė stil modern, ndonėse ka munguar deri tani njė hulumtim i mirėfilltė i gjithė lėndės sė shkruar prej tij, ēka do tė krijonte mundėsinė pėr njė gjykim mė tė plotė. Jo mė kot disa herė ėshtė vėnė nė dukje se “Emzot Doēi s'ka shkrue pak, por gjitherė pa emėn”. Doēi pėrmendet si njė gojėtar i spikatur.
    Prend Doēi, njė intelektual i madh i kohės, ia kishte mbushur mendjen Fishtės qė tė vazhdonte “Lahutėn” e tė kėndonte si njė rapsod homerian i maleve tė Shqipėrisė. Ėshtė po ky qė pėrkrah Ndre Mjedėn nė hapat e parė duke zbuluar tek ai poetin, intelektualin e aftė me dhunti e pėrkushti pėr shkencėn, gjuhėn, kulturėn. Akoma mė tepėr, “humbėsi i madh”, i vetvetes nxiton ta presė shekullin e ri me njė institucion letrar e gjuhėsor brilant nė qendrėn mė tė rėndėsishme kulturore tė vendit qė nga antikiteti, nė Shkodėr, mes ajkės sė dijetarėve dhe atdhetarėve rilindas. Pikerisht nė kėtė kohė ndodh “konvertimi” i shkrimtarit me njeriun e shkencės. Veprėn e tij tash e mbrapa duhet ta kėrkojmė pikėrisht te shoqėria prestigjioze “Bashkimi”, ashtu si njė pjesė e tė krijimtarisė sė Konicės nė vetė revistėn “ Albania ” si drejtues i saj nė radhė tė parė. Dihet se Doēi ka qenė njė ithtar i rralė i gjuhės shqipe. Si i tillė detyrimin ndaj saj ai nuk e shihte thjesht nė pastėrtinė e gjuhės sė vjershave tė tij. Vėzhgimet vetjake pėr tė folurėn e krahinave tė vecanta, trajtimet modeste tė gjuhės gjuhėsire nė shkrimet publicistike etj. - per me shume kliko KETU

    (Materiali ėshtė pjesė e botimit studimor "Toka e Katedraleve" me autor Ndue Dedaj)

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Abat Prengė Doēi (1846-1917)


    Hyrje
    Jeta dhe vepra e Abat Doēit, ndahet nė disa periudha. Periudha e parė i pėrket kohės kur Preng Doēi ishte meshtar i ri dhe plot vrull. I frymėzuar nga meshtarėt e zelleshėm dhe atdhetarė, qė nė rini vihet nė ballė tė punės meshtarake dhe atdhetare; periudha e dytė kur ai, si i pjekur kalon nėpėr burgje dhe nė mėrgim; periudha e tretė kur ai mori detyrėn e Abatit, dhe si prelat i lartė dhe diplomat i pjekur udhėhoqi Abacinė, e cila ishte nė rangun e njė dioqeze dhe kėshillonte mendjen shqiptare tė rilindasėve; periudha e katėrt, kur abati me menēurinė e vet i bėhej krah Qeverisė Shqiptare, e cila gjatė luftave ballkanike dhe Luftės sė Parė Boterore gjendjej nė sprova tė rėnda qeverisje.

    Kush ishte Abati i nderuar
    Preng (d) (k) Doēi (Dochi), lindi mė 7 shkurt vitit 1846, nga baba Pėr (Pren apo Pjetėr) dhe nėna Mria (Maria) nė lagjen e Parasporit, nė luginėn mė tė bukur nė botė, atė tė Bulgrit, siē e quante kėtė luginė, romancieri i njohur Fabian Barkata, nė romanin e vet Lule. Lugina e Bulgrit, gjendet nė rrjedhėn e poshtme tė lumit tė njohur tė Fanit. Kurdo, nė ēdo stinė tė vitit, nė kėtė luginė syri sheh vetėm blerim, dhe pėrreth e qark syri vėren njė rreth tė bukur pyjor. Nė kėtė luginė duke u shoqėruar mė gurgullimėn e lumit Fan tė Mirditės, i cili krijonte tinguj tė bukur kumbues, nisi Prendi i vogėl, tė dashurohej me vendlindjen.

    Hapat e parė tė njohurisė mė Kishėn dhe mė germat e abetares, Prendi i bėri sė bashku mė tė emėn duke shkuar nė Kallmet, ku ishtė rezidenca ipeshkvnore e Lezhes. Aty vazhdoi tė qėndronte pėr disa vite deri sa pėrfundoi shkollėn fillore. Nė moshėn 14 vjeēare, pikėrisht nė vitin 1856 hyri nė Seminarin Papnor tė Shkodrės, ku qėndroi deri mė 1861. Nė Seminar u dallua pėr zell dhe mėsime tė mira, kėshtu nė vitin 1861 u dėrgua nė Kolegjin Urban tė Romės pėr studimė tė larta teologjike. Gjatė studimėve nė Romė, pati rastin tė njihej mė letėrsinė Arbėreshe, historinė e Shqipėrisė dhe poetin e madh Jeronim De Rada.

    Veprimtaria meshtarake
    Pas pėrfundimit tė studimeve nė vitin 1871, Dom Preni i pajisur mė njohuri u kthye nė Shqipėri, dhe pa u ēmallur me tė afėrmit dhe vendlindjen u caktua famullitar nė Korthpulė.

    Krahas kujdesit pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, ai shqetėsohej shumė pėr gjendjen e vėshtirė tė mirditasve nėn zgjedhėn Osmane. I frymėzuar qysh nė fillim tė rinisė sė vet me idenė e thjeshtė atdhetare, sapo shkeli nė tokėn e tė parėve, nė Mirditė, pėr shkak tė trysnive tė vazhdueshme tė pushtuesve, krahas pėrkujdesit shpirtėror tė besimtarėve u dha pas ēėshtjes kombėtare. Ai, ēėshtjen kombėtare e pėrforcoi edhe kur ishte si kapelan dhe sekretar tek Abati i Oroshit, dom Gasper Krasniqit gjatė viteve 1872-1875.

    Kryengritja e viteve 1876-1977, tė mirditasve kundra osmallinjve, ishte rezultat i organizimit tė dom Prekė Doēit dhe bajraktarit tė Mirditės Preng Bibė Dodės. Puna rreth kėtij organizimi bėri qė ipeshkėvi i dioqezės sė Lezhės, Franēesko Malēinski, shtetas austriak me kombėsi nga Ukraina, ta suspendonte (shkishėzontė) dom Prengun nga shėrbimėt meshtarake. Dom Prengu, duke qenė tashmė i vėtėdijshėm sė ēfarė mendimi ka ipeshkvi pėr tė, duke mos kėrkuar mėshirė nga ai, mori arratisjen nė mal sė bashku me shumė bashkfshatarė. Kėshtu nė muajin maj tė vitit 1877 dom Prengu sė bashku me disa shokė u nisėn nėpėr shtigje malore pėr tė shkuar nė Cetinė dhe mė larg. Por udha e tij ishte shumė e shkurtėr sepse nė Vuthaj tė Guicė u zu nga ushtarėt turq dhe prej andej e dėrguan nė Pejė dhe mė nė fund nė Stambol tė Turqisė. Nga kjo ditė pėr dom Prenkė Doēin, 31 vjeēar rifilloi njė jetė me plot sprova, e cila do tė zgjaste plot njėmbėdhjetė vjet, duke kaluar nėpėr tre kontitente tė botės.

    Prend Doēi 11 vjet nė mėrgim
    Pasi u dėrgua nė burgun e Stambollit, falė njė bashkėvendasi, Nikollė Pėrlaskajt, i cili kishte qėlluar roje nėburgun e Konstadinopolit tė atėhershėm, Doēi arriti tė kontaktojė me patriarkun katolik tė kėtij kryeqyteti, armenin Stefan Azarjan, i cili sapo u njoftua pėr kėtė ēėshtje ndėrmori aksionin pėr ta liruar dom Prendin. Nė fund ia doli kėsaj pune nė krye dhe Doēi u lirua nga burgu me kusht qė tė largohej jashtė perandorisė osmane. Dhe i gėzuar pa masė, dom Prendi me ėndje u nis pėr nė Romėn e endėrruar. Ai mė 7.VII. 1877, nga Roma i dėrgoi letėr arqipeshkvit tė Shkodrės duke i lajmėruar se mrekullisht doli nga kthetrat e ushtarėve turq dhe se tashmė gjendej nė Romė, nė Kolegjin Urbano ku i kishte pėrfunduar studimet e veta.

    Meqenėse e kishte tė ndaluar tė kthehej nė Shqipėri, Doēi duke e marrė miratimin nga Selia e Shenjtė u nis pėr mision nė Tokėn e Re (Amerikė) nė vitin 1877. Ishte ky shqiptari i parė qė shkeli kontinentin e ri. Dom Prendi duke qėndruar nė anėn tjetėr tė rruzullit tokėsor, nga malli pėr vendin e vet shpesh nė mengjes i drejtohejdiellit: “Ē'prune prej dheut tė Evropės? A mi ke pa ata tė mijėt?” Nėrsa nė mbrėmje thoshte: “Mule e mu ēo shnet atyne tė mijve atje nalt ku vet e di?”

    Pėr qėndrimin e Doēit nė provincėn kanadeze Brunswick, dėshmoi edhe gazeta e kohės “The morning Freeman”, tė Brunswickut mė 22 tetor tė vitit 1881. Nė kujtimet e disa priftėrinjve kanadezė Doēi paraqitet si njė shembull shumė interesant i atdhedashurisė.

    Nė vitin 1883, dom Prendin e kishn thirrur nė Evropė me shpresa kthimi nė Shqipėri. Kėshtu ai mė 2 prill tė viti 1883 u gjend nė Romė. Pėr tė qenė sa mė afėr Shqipėrisė, Selia Shenjtė e dergoi mė 5 maj po tė kėtij viti misionar nė Tivar, ku ndejti plot gjashtė muaj. Por, pėrkundraj pėrpjekjeve qė bėri Selia Shenjte dhe kryeipeshkvi i Shkodrės P. Guerrini, pėr t'ia mundėsua kthimin nė vendlindje, Doēi me plot hidhėrim u detyra tė marrė anijen e pėrgjatė brigjeve tė Shqipėrise tė merrte rrugėn pėr nė Athinė. Pėr shkat tė shpifjeve tė cilat i bėnte Ipeshkvi i Lezhės, Malēinski drejtuar pėr nga Stambolli dhe Roma, Dom Prendi nė vitin 1884, u detyrua pėrsėri tė largohej nga Evropa, pėr tė marrė rrugė tashmė nė kontinentin e Indisė, pikėrisht nė Bombei, i caktuar sekretar i kardinalit Antonio Agliardi. Atje, si njohės i mirė i italishtes, latinishtes dhe frėngjishtes, zuri njė vend tė merituar mes tė intelektualėve tė Bombeit.

    Kthimi nė vendlindje
    Sado qė ishtė mirė nėpėr vende tė cilat ishin tė lira, Doēi nuk gjente prehje e qetėsi. Dėshira e tij e vetme ishte tė kthehej nė Shqipėri. Kėshtu pas kėrkesave tė parreshtura nga ana e tij, nga Bombei dhe Roma pėr tu kėthye nė vendlindje, mė 6 nėntor 1888, i shoqėruar nga djem tė Mirditės, i pritur katund mė katund, tashmė si abat i Abacisė Nullius (Abaci e veēantė) tė Mirditės, mbėrriti nė Orosh.

    Papa Leoni i XII me dekretin “supra montem Miriditarum”, datė 25 tetor 1888, e kishte pėrtrirė Abacinė e Shėn Lleshdrit, duke e shkėputur nga jurisdikcioni e ipeshkvisė tė Lezhės, duke e lėnė drejtpėrdrejt tė varur nga Selija e Shenjte. Sipas atij dekreti, Abacia qė pėrbėhej prej famullive te Oroshit e tė Spaēit, i shtoheshin edhe pesė famulli tė tjera tė shkėputura nga Diqeza e Lezhės: Ndėrfanda, Kalivarja, Qafa e Malit, Blinishti e Fandi. Kongregacioni i Shenjt i Propogandės, me dekretin “Ssmus D: N: Leo “, datė 27 tetor 1888 , lajmėronte Dom Prengė Doēin sė Papa Shejt e kishte zgjedhur Abat tė Mirditė.

    Duhet theksuar se kėsaj Abacie iu shtuan edhe disa famulli tė tjera, me dekret tė 30 shtatorit 1890, tė Selisė sė Shenjte: Vigu, Mnela e Gomsiqa, duke i shkėputur nga dioēeza e Sapės. Me dekret tė 31 marsit 1894 Selia e Shenjte i shtoi edhe pesė famulli tė tjera, shkėputur nga dioēeza e Lezhės: Kashnjetin, Korthpulen, Shėn Gjergjin, Ungrejt e Kaēinarin dhe me dekret 2 korrik 1906 Abacisė iu shtua edhe Gryka e Gjadrit qė i pėrkiste Sapės. Abati qėndroi 28 vjet nė detyrėn e bariut tė mirė.

    Veprimtaria letrare
    Abati Prend Doēi, pėrvese njė diplomat i shquar, nderohej edhe si poet dhe letrar. Poezinė dhe prozėn e shkroi me njė gjuhė tė rrjeshshme dhe tė pėrdorur mirė, duke i botuar nė Kalendarin Vepra Pijore, tė vitit 1916 dhe Kalendar pėr tė Gjithė, tė vitit 1925. Ai edhe pse nė tė shumtėn e rasteve shkroi pa emėr, ka publikuar rreth 32 vepra. Ndėr tė tjera edhe fjalorin e dom Dodė Koletsit tė botuar pėr nėntė vjet nga shoqėria “Bashkimi”. Doēi me themelimin e shoqėrisė “Bashkimi” nė vitin 1899 dhe tė ortografisė shqipe me germa latine, zė vend tė merituar nė literaturėn shqiptare. Pėrveē librave tė botuar prej kėsaj shoqėrie, kemi edhe Alfabetin qė Kongresi i Manastirit, i mbajtur nė nėntor tė 1908 ės, qė u miratua mė pak ndryshime. Abati cilėsohet edhe si mbrojtės dhe nismėtar i hapjes sė shkollave shqipe nė Mirditė e rrethina.

    Vdekja e Abatit
    Mė 17 shkurt 1917 duke dalė nga dhoma e nxehtė pėr tė shėtitur nė mes tė murlanit, nė oborr tė Abacisė, abati ndjeu njė dobėsi! Rrėzohet !E ndien veten keq! E vizitojnė dy mjekė austriakė qė ndodheshin nė Orosh me ushtri. Diagnoza: bronkopolmoni e dobėsim zemre! “I ka ditėt e numėruara!”, thanė mjekėt! Lajmėrohet kleri e tė afėrmit. Abat Doēi kujtohet e thotė: dies annorum nostrorum septuaginta anni, (qė jeta e njė njeriu ėshtė normalisht shtatėdhjetė vjet, (Ps. 89.10)”, tė cilat i kishte mbushur e kaluar. Thėrret Dom Zef Skanen; ai e rrėfen, ia ndan kungimin dhe sakramendin e vajimit. Kėshtu i bėrė gati, vdekja i arriti me 22 shkurt 1917, nė orėn 14.30.

    Vdiq bariu i mirė, letrari, atdhetari, duke ia ndėrtuar vetes monumentin me vepra tė pavdekshme.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    NoName, falemnderit per temen kaq interesante.

    Labeat, nese e lexon, ky ishte abati qe te pyesja, i pershkruar me aq respekt nga Edith Durham.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    D&G Feminine,
    me vjen mire qe te pelqeu shkrimi


    NoName

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •