Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Marrveshja e Ohrit do te zbatohet pas 15 Shtatorit ne Maqedoni

    Si duket Marrveshja fantome e Ohrit edhe me lejen e sponzorve te saj nderkometar do te filloj te zbatohet ne jete ne Maqedoni menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve qe do te mbahen me l5 shtator.Ja si e komentoin shtypi kete ngjarje.

    Ndėrkombėtarėt i kėrkojnė Shkupit: Shtyni pėr pas zgjedhjeve arrestimin e Ali Ahmetit


    SHKUP, 29 gusht - Pėrfaqėsuesit e NATO-s, OSBE-sė, Bashkimit Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Maqedoni, kanė kėrkuar nga qeveria maqedonase shtyerjen e arrestimit tė paralajmėruar tė liderėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, Ali Ahmetit, Fazli Veliut dhe Gėzim Ostrenit, deri nė pėrfundimin e zgjedhjeve nė Maqedoni. "Me arrestimin eventual tė liderėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, do tė vihej nė pikėpyetje mbajtja e zgjedhjeve parlamentare nė Maqedoni", thuhet nė letrat dėrguar ministrit Boshkovski. Nė anėn tjetėr, ministri i punėve tė brendshme tė Maqedonisė, Lube Boshkovski, ka thėnė se "liderėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare qė akuzohen pėr terrorizėm do tė arrestohen pa marrė parasysh kėrkesat e pėrfaqėsuesve tė NATO-s dhe bashkėsisė ndėrkombėtare". Partitė shqiptare, opozita maqedonase dhe pėrfaqėsues tė komunitetit ndėrkombėtar kritikuan ashpėr sot nxjerrjen e urdhėr-arrestit kundėr Ahmetit. Partia Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Arbėr Xhaferri, theksoi se Ahmeti dhe tė gjithė ish-luftėtarėt janė tė amnistuar dhe me rastet e krimeve tė luftės, merret gjykata e Hagės. Njė zyrtar i lartė i kėsaj partie, Iljaz Halimi, nėnkryetar i parlamentit, tha se kjo vetėm do tė keqėsojė gjendjen politike dhe tė sigurisė dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė arrihet deri tek njė konflikt. Halimi theksoi se kjo ndikon nė fushatėn zgjedhore tė partisė sė zotit Ahmeti, dhe shtoi se kjo mund tė jetė edhe njė lojė parazgjedhore. Zyrtari i lartė i PDSH-sė, komentoi gjithashtu veprimin e sotėm tė policisė, e cila me mjete tė blinduara dhe policė tė maskuar hoqi flamujt shqiptarė nga dy rrugė tė Tetovės, duke thėnė se flamujt do tė vihen pėrsėri nga shqiptarėt dhe do tė ruhen pėr tė mos u hequr mė nga policia. Partia pėr Prosperitet Demokratik e Abdurrahman Halitit tha se urdhėr arresti pėr Ahmetin ėshtė njė ide e marrė qė lėshohet pėr njė udhėheqės partie nė kulmin e fushatės zgjedhore. Zėdhėnėsi i kėsaj partie, Zahir Bekteshi tha se ata qė e bėjnė kėtė nuk synojnė vendosjen e rendit dhe stabilitetit, por tė kundėrtėn. Bekteshi tha se kjo mund tė ndėrlikojė gjendjen politike, tė sigurisė dhe procesin zgjedhor. Ndėrsa Partia Demokratike Kombėtare theksoi se ministria e brendshme nuk mund tė arrestojė as zotin Ahmeti dhe as ndonjė nga udhėheqėsit shqiptarė. Sekretari i pėrgjithshėm i partisė Xhevat Ademi, tha se kėto veprime e tensionojnė gjendjen dhe kėrcėnojnė ta keqėsojnė edhe mė tej atė. Njė zyrtar i lartė i opozitės maqedonase, LSDM tė Branko Cėrvenkovskit, po ashtu kritikoi ashpėr kėtė urdhėr arresti ndaj zotit Ahmeti, duke e quajtur atė njė veprim tė marrė. Sekretari i pėrgjithshėm i LSDM-sė, Gjorgji Spasov, tha se kjo bėhet pėr tė prishur zgjedhjet e 15 shtatorit. Ndėrsa kėshilltari i presidentit Boris Trajkovski pėr siguri kombėtare, Stevo Pendarovski i tha Zėrit tė Amerikės, se presidenti nuk dėshiron tė komentojė kėtė zhvillim sepse vendi ėshtė nė mes tė fushatės zgjedhore dhe ai nuk dėshiron tė pėrfshihet nė debatet pėr kėtė cėshtje. Zėdhėnėsi i ambasadės amerikane nė Shkup, Xhon Kacka, tha se nuk do tė komentonte nė lidhje me kėtė ndėrsa zyrtarė tė NATO-s dhe Bashkimit Evropian theksuan se mbėshtesin zbatimin e plotė tė ligjit pėr aministi dhe tė marrėveshjes sė Ohrit. Njė zyrtar i NATO-s i tha Zėrit tė Amerikės, se qeveria po pėrpiqet tė nxisė njerėzit pėr tė reaguar dhe pėr tė bėrė ndonjė marrėzi, sic tha ai. Ndėrsa njė zyrtare e Bashkimi Evropian tha se organizata ishte e ndėrgjegjshme pėr kėrcėnimin pėr arrestimin e Ahmetit. Zyrtarja qė nuk dėshironte tė identifikohej tha se me rastet e krimeve tė luftės merret gjykata e Hagės dhe autoritetet duhet tė konsultohen me tė para se tė ndėrmarrin ndonjė veprim, si lėshimi i urdhėr-arrestit pėr Ahmetit apo dicka tjetėr. Zyrtarja e BE-sė theksoi se kėto veprime kanė tashmė ndikim nė gjendjen nė vend, se ato po kufizojnė lėvizjet dhe fushatėn zgjedhore tė BDI-sė sė zotit Ahmeti. Megjithatė ajo shtoi se nėse autoritetet do ta bėjnė kėtė apo jo (arrestimin e Ahmetit), kjo mbetet pėr t’u parė.


    Oj sharki e lehet si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Athua a eshte e mundur?Deri me sot te kundershtosh cdo cpifje te maqedonasve e sot pernjehere te pranosh se do te "Shkosh ne Hage"per mendimim tim kjoi eshte pak apsurde dhe se me kete do te shkoj ne vend "Zbulimet maqedonase te derisotm".Dhe se mendoj se nuk eshte kurfar "Mbrojtje"kjo se nese do shkon ne HAg por operkundrazi...


    Ahmeti mbrohet: Jam gati tė shkoj nė Hagė

    SHKUP - Policia u ngut me urdhrin pėr arrestimin tim, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe ish-lider i UĒK-sė, Ali Ahmeti, (Ushtria Ēlirimtare Kombėtare - e shqiptarėve tė Maqedonisė). Nė njė intervistė pėr programin shqip tė radios "Evropa e Lirė", Ahmeti tha se kompetente pėr akuzat qė kanė ngritur kundėr tij, autoritetet maqedonase, ėshtė Gjykata e Hagės, dhe se ai ėshtė i gatshėm tė vihet nė dispozicion tė kėsaj gjykate. "Akuzat qė kanė ngritur kundėr meje autoritetet maqedonase janė pa baza, por unė jam i gatshėm qė tė vihem nė dispozicion tė Gjykatės sė Hagės", -deklaroi Ahmeti. Prokurori publik Stavre Xhikov tha dje se liderėt e UĒK-sė akuzohen pėr vepra tė cilave nuk u kalon afati dhe qė nuk hyjnė nė ligjin pėr amnisti. Ai shtoi se "pėr kėtė ka informuar Karla Del Ponten", dhe se "pėrderisa Gjykata e Hagės nuk vepron, atėhere gjykatat maqedonase do tė vijojnė procedurėn normale". Me ndėrmjetėsimin e pėrfaqėsuesve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilėt paralajmėrojnė se arrestimi i Ahmetit do tė ketė pasoja pėr sigurinė, ėshtė arritur kompromisi qė ky arrestim tė anulohet deri mė 15 shtator.

    Oj sharki e lehet si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Qebesa e mundur eshte edhe kjo,po athua a takoj ai Xhaferin a jo,sepse te dyve eshte duke u dhimbsur per se tepermi nese nuk do te egzistoj me krijesa Maqedoni.Por syt jane per te par e inshalla keta te dy shohin embushen mend.

    MAQEDONI: Solana nė Shkup: takon Gjeorgjevskin pėrjashton Ahmetin

    SHKUP (5 Shtator) - Pėrfaqėsuesi i lartė pėr politikėn e jashtme dhe sigurinė nė Bashkimin Europian Solana, mbėrriti sot pasdite, pėr njė vizitė nė Shkup. Vizita ka tė bėjė me zgjedhjet e ardhshme tė Maqedonisė qė do tė zhvillohen nė 15 shtator. "Do tė takoj tė gjithė liderėt politikė tė vendit pėr tė verifikuar aplikimin e marrėveshjeve tė paqes, tė firmosur 13 gushtin e shkuar", tha Solana me tė mbėrritur nė aeroport. Takimi i parė ka qenė ai me kryeministrin maqedonas Gjeorgjevski, i cili ndėr tė tjera ėshtė shprehur se "Qeveria ka pergjegjsine ė madhe per zgjedhjet e 15 shtatorit, Sipas tij janė krijuar tė gjitha kushtet per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e tė ndershme nė vend. Kryeministri maqedon tha se shpreson qė komuniteti ndėrkombėtar dhe monitoruesit, tė japin vlerėsime objektive pėr zgjedhjet. Lidhur me pengjet, Gjeorgjevski i ka kėrkuar Solanės tė ndėrhyjė pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje tė dhimbshme. Pasi takimit me kryeministrin Gjeorgjevskin, Solana ka takuar edhe presidentin maqedonas Boris Trajkovski. Ky i fundit eshte shprehur se pavaresisht nga incidentet e fundit, situata ne Maqedoni eshte permiresuar, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te shkuar. Te dy bashkebiseduesit rane dakort qe Maqedonise nuk i sherbejne aktet e dhunshme, sidomos ne kete periudhe. Ata pohuan se te gjithe lideret politike, duhet ta denojne dhunen dhe te izolojne njerezit qe perpiqen te frikesojne qytetaret. Trajkovski ka kerkuar mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar, ne perpjekjet e insitucioneve te vendit, per te zhvillluar zgjedhje te lira dhe demokratike. Pėrfaqėsesi europian Solana ka pėrjashtuar mundėsinė pėr tė takuar Kryetarin e BDI-sė Ali Ahmeti. " Nuk kam pėr ta takuar Ahmetin sepse ai nuk mė ka kėrkuar ndonjė takim", ka sqaruar Solana. Vizita e Solanės vjen menjėherė pas njė "shėrthimi" tė ri dhune nė Maqedoni, gjė qė kėrcėnon zhvillimin e rregullt tė zgjedhjeve. ed/ko (ANSA/BalkanWeb
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    MAQEDONI, Arifi: Hetimi i ish komandantit tė UĒK-sė, Duraku tė kryhet sipas bazave juridike

    SHKUP (7 tetor) - Nėnkryetarja e Bashkimit Demokratik pėr Integrim Teuta u takua me presidentin maqedonas Boris Trajkovski, ku shfaqi interesimin e partisė, qė rasti i arrestimit tė Sadul Durakut nga Likova, ish komandant i UĒK-sė, tė pėrfundojė ashtu siē e kėrkojnė bazat juridike. "Mendojmė se aktivitetet me tė cilat lidhet Duraku janė nėn mbikėqyrjen e Hagės", deklaroi pas takimit Teuta Arifi. Sipas saj, Duraku duhet tė jetė nė liri dhe Haga tė ngrejė aktpadi kundėr tij. Arifi informoi se lidhur me atė rast, deri tani nuk ka realizuar takim me prokurorin publik Stavre Xhikov. Ministria e Punėve tė Brendshme tė shtunėn pasdite, gjatė njė kontrolli rutinor te pika policore nė Saraj, e arrestoi Sadul Durakun nga Likova. Gjykatėsi i caktoi Durakut masėn e arrestit pėr njė kohėzgjatje 30 ditore. ro/mr (MIA/BalkanWeb)


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  3. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  4. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  5. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •