http://www.shekulli.com.al/sociale/6...02/letra.shtml
"Mos guxoni mė tė pėrgojoni Kristaq Ramėn"
Letėr e Aneta Ramės, nėnės sė kryebashkiakut tė Tiranės, drejtuar z.Sali Berisha
Zoti Sali Berisha,
Unė qė po ju drejtohem publikisht jam Aneta Rama. Dikur pėrshėndeteshim. Ishin kohė tė tjera dhe ju ishit njė kolegu im i shkencės humane tė mjekėsisė. Kujtoj sot se edhe me tė ndjerin burrin tim kishit njė pėrshėndetje.
Njė ditė tė bukur, jeta e solli qė ju tė bėheshit udhėheqės i opozitės qė krijuan studentėt dhe intelektualėt shqiptarė. Mes tyre ishin siē e dini edhe tė dy djemtė e mi. Sesi rrodhėn ujėrat mes jush si udhėheqės i asaj opozite dhe djalit tim tė madh si kundėrshtari juaj i parė brenda opozitės, kėtė e dini ju. E di edhe im bir, e dinė edhe tė gjithė ata qė kanė dashur ta mėsojnė. Si nėna e Edi Ramės nuk mė takon tė flas pėr punėn dhe pėr hallet e tim biri nė rrugėn e vėshtirė qė ka zgjedhur. Kėto janė punėt dhe hallet e punės sė tij, tė cilat i gjykon dhe i vlerėson populli qė ju dėgjon dhe ju sheh tė gjithėve, ju politikanėve, ēfarė thoni e ēfarė bėni pėr tė.
Mua sot more Zoti Sali mė bie barra qė t'ju kthej publikisht mbrapsht personalisht juve, baltėn qė keni hedhur para dy ditėsh mbi Kristaq Ramėn, shokun tim tė shtrenjtė tė jetės pėr dyzet vjet. Sot unė nuk mund t'i gėlltis mė nė heshtje lotėt e dhimbjes dhe zemėrimit, siē kam bėrė plot herė tė tjera. Siē kam bėrė kur kam gjetur nė mes tė natės tim bir tė mbytur nė gjak prej kaēakėve me leva hekuri qė ju i lėshonit natėn ndaj atyre, qė si im bir s'ju bėnin hosana. Siē kam bėrė kur jam ndarė me pahir nga djali im i dytė, tė cilin ca ditė mė vonė pas tė parit ma rrahu nė rrugė po ai pushtet kriminal i vitit 1997 qė pastaj na lėshoi nėn derė letrėn pėr ta marrė ushtar kundėr Vlorės. Siē kam bėrė edhe shumė herė tė tjera gjatė gjithė kėtyre viteve kur kam dėgjuar dhe lexuar shpifje nga mė tė ulėtat dhe etiketime nga mė monstruozet nė adresėn e familjes sonė. Po ju kujtoj kėtu pėr shembull ulėrimat tuaja tė dy vjetėve mė parė nė Pallatin e Sportit ku "mė qanit hallin" mua dhe nipit tim tė dashur pėr tė marrė votat e banorėve tė kryeqytetit.
Populli ynė thotė me tė drejtė se durimi ka kufi dhe unė sot mendoj qė ėshtė dita t'ju them publikisht ndal! Ndalu burrė i dheut se nuk gjendet e shkruar as nė qiell dhe as nė tokė kjo e drejta qė i jepni vetes pėr tė pėshtyrė mbi tė vdekurin! Ndalu dhe mė dėgjoni mirė.
Kam jetuar dyzet vjet me Kristaq Ramėn dhe jam krenare pėr ndjenjat e dashurisė dhe respektit reciprok qė kanė ekzistuar gjithnjė mes familjes sonė dhe atyre qė na kanė njohur. Kjo dashuri dhe ky respekt kanė pasur si bazė traditėn e njė familjeje qė nė breza nuk ka njohur kurrė armiqėsira me njerėzit apo probleme me ligjin. Nė familjen tonė janė ushqyer dhe pėrsosur tė gjitha ato ndjenja, virtyte dhe marrėdhėnie tė shėndosha njerėzore qė garantojnė mirėrritjen e fėmijėve dhe trashėgimin e vlerave tė larta morale tek pasardhėsit. Pragun e derės sonė nė dyzet vjet e kanė kapėrcyer me qindra e qindra njerėz. Tė afėrm, miq dhe shokė tė tre brezave tė familjes, studentė tė burrit apo tė djalit tim, komshinj apo edhe njerėz nė kėrkim tė njė ndihme. Jam krenare, sepse mund tė them sot me bindje qė nė dyzet vjet as edhe njė i vetėm prej tyre nuk ka ndėrruar rrugė kur jemi ndeshur. Pėrkundrazi, kemi gjetur tek tė tėrė mikpritjen, dashurinė dhe ngrohtėsinė qė kemi dhėnė. Kėshtu qė zoti Sali pėr mua dhe pėr tim shoq, ashtu si pėr djemtė e mi dhe gjyshėrit e tyre, nuk ka qenė kurrė e mundur tė dimė ē'ėshtė njė familje ku "djali rreh nėnėn" apo ku "babai ha bukėn e djalit tė tij" siē bėrtet zotėria juaj rrugėve pėr ne!
Nė shtėpinė e Kristaq Ramės kanė hyrė e kanė dalė nė dyzet vjet shumė malėsorė. Ndėr ta edhe plot studentė tė tij nga Bajram Curri, Kukėsi, Peshkopia, Mirdita, Rrėsheni, Mati e me radhė, me tė cilėt kemi ndarė nė tryezė atė qė na ėshtė gjendur. Tė siguroj gjithashtu se nė ato zona me traditė tė vjetėr, ku ka lėnė edhe plot vepra tė tij kushtuar luftės apo figurave tė ndritura tė veriut tė Shqipėrisė, Kristaq Rama i ka gjetur kudo dyert hapur dhe tryezėn shtruar. Nga miqtė tanė malėsorė kemi mėsuar ndėr tė tjera se tradita e vjetėr e atyre zonave e ndalon malėsorin tė pėrgojojė nėnėn dhe tė fyejė tė vdekurin. Kurse ju, zoti Sali, pasi keni pėrgojuar mė shumė se njėherė nėnėn e Edi Ramės, nxorrėt nga goja para dy ditėsh njė fyerje tė pafalshme, duke e etiketuar Kristaq Ramėn si "rrugaē dhe stalinist" qė i ka transmetuar "psikologjinė e tij tė birit"!
Si ju mban dheu dhe s'ju nxihet hiē ajo faqe as si mjek, as si pedagog, as si intelektual, as si ish- President i kėtij vendi, as si udhėheqės i opozitės dhe as si malėsor, kur shkelni publikisht mbi njė tė vdekur qė njė Shqipėri e tėrė nga Tropoja nė Sarandė e mban mend me respekt?! Kristaq Ramėn e mbajnė mend me respekt nė radhė tė parė si njeri dhe pastaj si Artist i Popullit qė dha gjithēka kishte pėr tė lartėsuar nė art historinė e kėtij kombi dhe punėn e njerėzve tė thjeshtė. Im shoq ishte njė njeri i lartė nė shpirt e nė trup, njė burrė i menēur dhe punėtor i palodhur, qė e pėrcollėn nė banesėn e fundit shumė miq dhe tė panjohur tė tė gjitha bindjeve politike. Prandaj unė ju bėj thirrje publike, tė mos guxoni mė ta zini me gojė emrin e Kristaq Ramės dhe tė mos e rendisni mė traditėn apo edukatėn e familjes sime nė argumentet kundėr Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Pėr tė tjerat ja tek e keni Edin pėrballė, siē e keni pasur gjithmonė kėtu e dymbėdhjetė vjet. Bindeni popullin se im bir nuk e meriton respektin qė njė Tiranė e tėrė ka pėr tė, nė qofshi i zoti!
Aneta RAMA
Krijoni Kontakt