Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Grekët na gënjyen për shqiptarët

    Rrëfimi i Janus Lichuto,



    “Grekët na gënjyen për shqiptarët”

    4 të huajt lënë Sarandën pas përmbytjes së jahtit luksoz


    --------------------------------------------------------------------------------

    Luan Sejdini
    rrethet@gazetashqiptare.com

    Sarandë

    Mëngjesi i djeshëm në Sarandë prodhonte 4 polakë që vraponin për të gjetur një vend në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz. Nuk ishin të panjohur për vendasit. Ishte ekuipazhi i cili i shpëtoi djegies së jahtit luksoz që brenda natës u përpi nga flakët dhe deti në një prej gjireve të zonës. “Grace” një mrekulli polake që fluturonte nën flamurin kombëtar tanimë është fundosur dhe është kthyer në një skelet hekurishtesh të mbytura. Janus Lichuto, Janus Gagolevski, Jarosvla Grala dhe Irena Bojko tregojnë se si i kanë përjetuar ditët shqiptare, vetëm pak çaste përpara se të nisnin udhëtimin me tragetin e linjës. Janë të irrituar, por jo me sarandjotët por me grekët: “Na thanë përpara se të vinim këtu se do të gjenim njerëz të egër të cilëve nuk duhet t’ju afroheshim, por e vërteta doli krejt ndryshe, – thotë Irena, – në Sarandë gjetëm njerëz të ngrohtë të cilët na respektuan dhe na krijuan shumë komoditet”. Lichuto, i cili është njëkohësisht edhe pronari i jahtit, ka thënë se: “Do të falënderoja një prej agjentëve shqiptar, Bilbil Musaraj që na shpëtoi jetën. Nëse ndihma do të kishte ardhur 10 minuta me vonesë, ndonjëri prej nesh nuk do të ishte fare këtu. Unë jam zotuar që do të vij verën e ardhshme prapë në këtë vend me një hajt më të mirë se ky. Ndahem me impresionet më të mira”. Lichuto është prej biznesmenëve më të suksesshëm të Polonisë. Kapiteni i anijes Gegolevski e tregon në mënyrë të tillë eksperiencën e tij: “jemi katër polakë nga vende të ndryshme dhe miqësia na bashkoi për të bërë një udhëtim të tillë. Ne tani jemi dhe më shumë miq, madje kemi një miqësi shqiptaro-polake. Është vend i bukur, njerëzit janë të dashur dhe humanë”. Irena, e dashura e pronarit vazhdonte të insistonte se kishte mbetur shumë e zhgënjyer me ato që u kishin thënë helenët: “Nuk e dija konfliktin mes grekëve dhe shqiptarëve dhe për këtë u besova. Kam ndërruar komplet mendim”. Jahti ka qenë një prej më luksozëve që është parë ndonjëherë në brigjet shqiptare. Me një gjatësi prej 25 metrash ai kushtonte plot 10 milionë euro dhe i gjetur në fund të detit, pas një shkëndije të një gjeneratori është vërtet hidhëruese. Gjithsesi, me sa u pa dje, pronarët nuk e kanë qarë shumë humbjen e tij, madje kanë premtuar se do ta vizitojnë sërish Shqipërinë me një jaht edhe më modern. Zjarri i cili ka ndodhur pardje në mëngjes, ka përpirë menjëherë me flakë jahtin dhe vetëm ndërhyrja e kapitenerisë shqiptare ka bërë të mundur sistemimin e situatës. “Në fillim u trembëm shumë, – tregon pronari i jahtit, – megjithatë më pas e kuptuam se kishim të bënim me një popull shumë të dashur”. Polakët gjatë gjithë paradites kanë dalë nëpër rrugët e Sarandës duke bërë Pazar, madje edhe duke blerë veshmbathje që mungonin nga zjarri i madh që kishte rënë.



    Zjarri, shpëtojnë paratë dhe pasaportat
    Katër polakët e gjendur në jaht kanë arritur që përpara fundosjes së mjetit të shpëtojnë të gjithë shumën e parave që kishin me vet dhe pasaportat e kartat e nevojshme të kreditit apo mjetet e tjera të identifikimit. Në një kohë rrufe ata nuk kanë pasur mundësi që të largojnë nga jahti mjetet e ndryshme që përdoren për lundrim, matjen e largësisë së koordinatave, frigoriferë, kompjutera, ushqime dhe veshmbathje. Këto të fundit në fakt kanë qenë pak problem, pasi teksa zbritën në tokë polakët vunë re se nuk kishin mundësi të ndërroheshin. Nën kujdesin e vendasve ata kanë dalë nëpër qytet dhe kanë arritur të blejnë veshmbathje për ditët në vijim.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    S'mbarojn kurre intrigat greke per ti hedhur balte identitetit shiqipetar, por gjithemone ama e verteta del ne pah.

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  4. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •