
Postuar mė parė nga
Yes*
Nje gjeni, nuk shihet si i tille nga njerezit, nese nuk te ngjall admirim. C'rendesi ka nese eshte prapa apo pas ekrani, nese me ngjall admirim?!
Gjenite zakonisht, ne te shumten e rasteve, kane pasur probleme me pershtatjen ne shoqeri, pra te jene te pranuar ne shoqeri, sepse jane te vecante, dhe si te tille nuk kemi si t'i kuptojme dhe te masim gjenialitetin me kriteret tona subjektive. Ata Triumfin dhe suksesin ne Jete, e kane ndryshe nga njerezit e thjeshte, prandaj edhe mund te duken ne pamjen e pare paragjykuese; si deshtake.
Gjenite gjithmone sulmohen, por ata nuk e vrasin mendjen per kete fakt sepse nuk iu interson te jene te pranueshem ne nje shoqeri qe vendos kritere per te qene i pranueshem dhe me jete te sukseshme, por ecin te patundur ne udhen e tyre te Urtesise....
Gjeniu mbetet gjeni, si pas ekranit si ne jeten e tij te vecante!
La Roshfuko ka thene shume bukur : " Vetem njerezit e medhenj kane te 'meta' te medha"...eshte mese e natyrshme sepse kjo shkon sipas parimit te proporcionalitetit.
Sa per ilustrim, shume gjeni qe i kane dhene shume njerezimit, kane vdekur te braktisur, te harruar ne nje jete te vetmuar dhe te varfer. Por a ka qene vertete jeta e tyre, e vetmuar dhe e varfer, qe njerezit t'i quajne si deshtake? Jo, Ata jane gjeni dhe bejne jete prej gjeniu.
Wilde psh ka vdekur ne mjerim dhe i vetmuar, por nuk ka qene humbes, ata qe e shohin si humbes, jane pikerisht humbesit, ata qe kane jete te deshtuar.
Gjeni nuk eshte ai qe nuk imiton te tjeret, por Ai qe nuk arrijne ta imitojne te tjeret...
Krijoni Kontakt