Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Lekė Dukagjini

    Kush ishte Lekė Dukagjini?



    Korrieri
    nga Llemadeo







    Lekė Dukagjini ėshtė figura e dytė arbėrore e shekullit tė XV-tė pas Skėnderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar.

    Per studiuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet. Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit.

    Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit.

    Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.

    Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.

    "Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.

    Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.

    Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.

    "Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

    Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
    Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".

    Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

    Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an

    Kronologjia e jetės sė tij
    Nė shek.VII-tė permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.

    1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

    1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.

    1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

    1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

    1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.

    1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

    1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.

    1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

    1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.

    1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Za****ne per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

    1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.

    1447 Vriten ne pusi Leke Za****a se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.

    1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

    1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

    1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.

    1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

    1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

    1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.

    1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.

    1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.

    1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

    1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

    1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.

    1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.

    1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.

    1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.

    1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.

    1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.

    1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

    1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.

    1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.

    1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

    1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.

    1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Princi i perfolur Leke Dukagjini


    Nga Tonin Cobani


    Leke Dukagjini eshte nje figure historike mjaft komplekse. Madje eshte nje figure edhe e legjendarizuar, nese e pranojme kete term, ashtu sic e kemi pranuar per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastriot-Skenderbeun.

    Leke Dukagjin (1410-1481) ishte bashkekohes i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh te dy si princer trashegimtare, qe u lartesuan kur moren ne sundim dy principatat qe mbanin mbiemrat e tyre: Leka - te Dukagjineve, pas vdekjes se te atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - te Kastrioteve me 1443, tete vjet pas vdekjes se te atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjineve kishte si kryeqender qytetin e Lezhes, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe ne verilindje te Shkodres dhe shtrihej deri thelle trojeve te Serbise se sotme me kryeqender te dyte qytetin e Ulpianes afer Prizrenit; ndersa Principata e Kastrioteve me kryeqender Krujen, perfshinte Matin dhe krahinen e Dibres, duke u shtrire nga keshtjella e Rodonit ne bregdetin e Adriatikut.

    Deri ne kohen kur vihen ne krye te principatave te tyre, Leke Dukagjini kishte marre nje kulture te gjithanshme me fryme humaniste te Rilindjes Evropiane, ne qytete te tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; nderkohe qe Sk-nderbeu kishte bere nje karriere te shpejte dhe te shkelqyer prej ushtaraku ne oborrin e sulltan Muratit II.

    Ne udheheqje te Beselidhjes Shqiptare (themeluar ne Lezhe me 1444) Skenderbeu e ndien perhere prane vetes Leken (fillimisht te atin e tij Pal Dukagjinin), sepse te dy luftuan krah per krah (apo edhe iu kundervune njeri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndersa Leke Dukagjini e pasoi vepren e tij, duke u prire shqiptareve ne fazen me te veshtire te rezistences se tyre antiosmane, deri ne fund te jetes se vet (1481).

    Me te drejte kroniste e historiane, duke filluar nga Tivarasi\Biemi, Frengu, Barleti e Muzaka, bashkekohes te tyre, e deri te Gegaj e Noli te shek.XX, kane ndricuar bemat e Gjergj Kastriotit dhe neper to kane permendur edhe Leke Dukagjinin, ashtu sikunder disa princer te tjere te kohes. Por nuk do te mund te thuhet se, po me te drejte, ata, historiane e kroniste, e kane perfolur vend e pa vend Leke Dukagjinin, vetem e vetem se ishin te magjepsur prej heroit te vepres se tyre, Skenderbeu. Me me barazpeshe se historianet kane vepruar "legjendarizuesit" anonime te figurave te tilla. Nga anonimati, Skenderbeu u identifikua me princin dragua, qe guxon te matet dhe fiton ne cdo rast me kucedren; ndersa te Leke Dukagjini u pa princi engjell, qe u shfaq me guxim dhe urtesi per te ruajtur ne vazhdimesi shqiptarizmen.

    Historianet e kane perfolur qe ne krye Leke Dukagjinin, sepse kerkuan te ai nje personazh antagonist te Skendebeut per ta intriguar jeteshkrimin e heroit te vetem shqiptar, qe njohu Evropa ne perballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin te fajesonin Evropen perendimore, qe nuk arriti te krijonte nje koalicion antiosman ne Ballkan. Ata nuk guxuan te gjykonin, vecanerisht, Republiken e Venedikut, qe jo vetem nuk u qendroi aleate shqiptareve kur mbanin mbi supet e tyre nje perandori te tere te egersuar kunder Evropes, por e shrytezoi rezistencen e tyre per interesat e veta komercialiste, duke i percare princerit shqiptare me intriga, duke i kundervene ata njeri me tjetrin edhe me arme dhe, kur nuk ia arrinte kesaj, duke i shpallur armiq te Republikes dhe te Krishterimit. Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjnin. Ndersa historianet kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e tij (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj historianet heshtin. Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa qe gjalle.

    Por te perfolurit e Leke Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes se tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane ne principaten e tij e me gjere. Te perfolurit pas vdekjes ka te beje me vepren, Kanunin, qe u la trashegim Leke Dukagjini shtetasve te tij, shqiptareve. Thelbi i Kanunit te Leke Dukagjinit jane fjalet e urta te dala nga goja e tij, qe u ruajten (dhe u pasuruan) brez pas brezi per gati gjashte shekuj. Ky fenomen homerik ka legjendarizuar emrin e Leke Dukagjinit duke e kthyer ate ne nje mit te vertete, aq sa studiuesit e kane pasur te veshtire ta pranojne si nje realitet historik. Prandaj disa syresh kane vazhduar ta perflasin Leke Dukagjinin, se bashku me Kanunin e tij, ashtu si eshte perfolur e verbuar Homeri, se bashku me Iliaden e Odisene e tij (Sa per ngjashmeri edhe Leke Dukagjinit i eshte sajuar nje vella i verber). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike per Leke Dukagjinin, mund te hidhet drite per kohen dhe rrethanat kur u ngjizen fjalet e urta te Kanunit te tij.

    Ne fund te viteve '50 te shek.XV Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara: Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principates, eshte shkaterruar me themele nga turqit me pare se te binte ne doren e tyre Prizreni (1458), nje qender tjeter e zhvilluar e Principates se Dukagjineve. Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka pushtuar keshtjellen e Shatit ne Zadrime per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malesoret e Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetem ringriti qyteze-keshtjellat e veta, por siguroi ne menyre te panderprere nje ushtri te mjaftueshme qe luajti rol te rendesishim ne kuadrin e trupave te Lidhjes se Lezhes nen komanden e Skenderbut dhe me pas. Ne kembin te kesaj gatishmerie, Leke Dukagjini u siguroi malesoreve te principates se tij dhe te gjithe atyre qe u bashkuan me te per te gjetur mbrojtje, vecanerisht, pas vdekjes se Skenderbeut, lirine brenda organizimit te tyre fisnor, te cilen ne kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta te formuluara apo te rithena prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi nder shekuj si "Commom law" anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefen Gjecovit, ne kapercyell te shekujve XIX-XX.

    Ne kohen kur Gjecovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, se bashku me autorin qe e kishte dhene ate, ishin te shenjteruar prej te gjithe shqiptareve, pavaresisht nga besimi fetar i tyre. Ne popull nuk mbeti i perfolur emri i Leke Dukagjinit, perkundrazi, ai u heroizua. Fakti qe nje sundimtar ishte kthyer ne nje hero te vertete, popullor e kombetar, mund te shpjegohet sipas nje teorie qe thote se masat popullore (malesoret), duke i pranuar sundimtaret dhe kaloresit si heronj te tyre, ata vete "identifikoheshin me vlerat e prijesit dhe te fisnikerise ose, te pakten, sepse atyre u duhej ta strukturonin boten e tyre neper mjet modelesh qe u jepte grupi sundues" (P.Burke:169).

    Kanuni i Leke Dukagjinit eshte nje veper unikale me fryme humaniste e periudhes se Rilindjes Evropine ne gjuhen shqipe, e cila, megjithese u perfol dhe vazhdon te perflitet edhe sot e kesaj dite, eshte vleresuar nga studiues serioze, vendas dhe te huaj, si nje "veper monumentale" (A.Buda\Gjecovi-Kryeziu:22), "kontribut ne thesarin e kultures boterore" (C. Von Schwerin\Hylli i Drites 1939:502) dhe autori i saj, Leke Dukagjini, eshte cilesuar "nje personalitet imponues" (E.Durham:116) e "Hero Kombetar" (J.Hahn:114) i popullit te vet. Shume shkrimtare dhe artiste i kane kushtuar vepra, ne mes te te cileve Dritero Agolli ("Mundja e Leke Dukagjinit", poezi, 1969), Henrik Lacaj ("Dy princa per nje vashe", drame historike vene ne skene me regjine e vete autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit "Rozafat" te Shkodres me 1937, ku rolin e Leke Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaci), arbereshi Anton Santori ("Alessio Ducagini", melodrame, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar me 1983), piktori Naxhi Bakalli ("Kuvendi i Dukagjinit", tablo murale 4x3.2m ne Muzeun Historik te Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjell Berisha ("Rrenjet e Dukagjinit", vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota ("Leke Dukagjini", portret, Galeria e artit ne Shkoder), skulptori Sotir Kosta ("Leke Dukagjini", portret ne bronz-GKA Tirane dhe Muzeu Kombetar i Skenderbeut ne Kruje, 1982) etj.

    Si apokrif i Leke Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotes (1887-1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit ne pamje ballore, me nje veshtrim te mprehte ku bashkohet zgjuarsia dhe urtesia, veshur me nje jelek te kostumit tradicional te malesoreve te veriut, me shpate ne brez dhe me nje doreshkrim te Kanunit ne doren e majte, qe te sugjeron intelektualin humanist te shek.XV. Kur behet fjale per fisnikun fiorentinas me "nje personalitet te jashtezakonshem", Lorenzo de' Medici, me te cilin ne kemi dashur ta perafrojme Leke Dukagjinin qe ne fillim te ketij jeteshkrimi, shkruhet se "ishte nje politikan gjenial, i cili mund te dallonte pushtetin e njemendet nga shfaqjet e jashtme te tij. Frontespisi i librit te tij e tregon ne rruget e Firences, te veshur si nje qytetar i thjeshte, te rrethuar prej vajzash qe kendojne baladat e tij... Ne te vertete, Lorenzo-ja ishte nje poet i mire dhe perkrahesi me bujar i poeteve te tjere si dhe i shkencetareve e filozofeve" (K.Clark:106). Keshtu mund ta perfytyrojme deri ne nje fare shkalle edhe Leke Dukagjinin, poezite e te cilit do te ishin sentencat e Kanunit. Nese ky krahasim nuk do te shkonte, si cdo krahasim tjeter, se paku, Principata e Dukagjineve mund te perqasej me oborret me te vogla te Italise veriore ne cerekun e fundit te shek.XV, te cileve "Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences" (K.Clark:107). Dhe Leka mund te perafrohej, ndoshta, me Duken e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili "nuk ishte vetem nje burre jashtezakonisht i kulturuar dhe i mencur, por edhe strategu i madh i kohes se vet, qe diti te mbronte zoterimet e tij prej katileve qe e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij te cmuara e tregojne duke lexuar nje nga doreshkrimet e tij. Eshte i veshur me parzmore dhe tere pajimet luftarake... Pallatin e tij nisen ta ndertonin si keshtjelle mbi nje shkemb thuajse te pakalueshem dhe vetem me pas, kur fituan siguri, lejuan t'i jepnin atij pamjen e bute dhe te sterholluar, qe e bene nje nga monumentet me te bukura arkitektonike te botes" (K.Clark:107 ).

    Ne sot nuk jemi ne gjendje as te restaurojme nje keshtjelle a pallat princeror te Leke Dukagjinit,aq me pak, te mund ta vleresojme ate qe nuk ekziston me superlativa: "me i bukuri ne bote, ne mesdhe apo rajon", sepse ne ate kohe "keshtjella e qytete te lulezuara (shqiptare). me pallate e monumente. u zhdukne nga faqja e dheut . mbetne si hieje te bukurise dhe shkelqimit te vjeter" (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i Leke Dukagjinit eshte vertete monumenti me i rendesishem i kultures shqiptare gjate periudhes se Rilindjes Evropiane, qe ka gjalluar prej gjashte shekujsh dhe ka luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten e popullit, ne gjuhen e te cilit eshte krijuar.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Zbulohet botimi i vitit 1933. ''Nė kohėn e diktaturės e ruajtėm duke e mbėshtjellė me njė revistė partizane”

    Shekulli


    Zbulohet botimi origjinal i Kanunit tė Lekė Dukagjinit

    nga Kastriot Bushi


    Thotė pa mėdyshje se familja e tij ka ruajtur me fanatizėm Kanunin origjinal tė Lekė Dukagjinit, madje kėtė botim ia kanė kėrkuar disa shtėpi botuese dhe shumė shpejt do ta dorėzojė nė njėrėn prej tyre. Gjergj Bugu rrėfen pėr gazetėn se si babai i tij ka arritur ta ruajė me fanatizėm kėtė “kushtetutė”, botim i vitit 1933 edhe nė kohėn e diktaturės, kur shtėpia e tij ishte bėrė disa herė objekt kontrolli i agjentėve tė sigurimit tė shtetit. I botuar disa herė, Kanuni i Lekė Dukagjinit ka ardhur te lexuesit nė forma tė ndryshme deri nė formėn e sotme. Shtėpitė botuese kanė marrė pėrsipėr tė ndryshojnė ose tė ndėrhyjnė nė fjalė tė ndryshme, duke u munduar tė sjellin aktet ligjore dhe nėnligjore qė ndodhen aty nė formėn mė tė kuptueshme pėr lexuesit. Pėrkundėr kėsaj, familja Bugu, me banim nė Shkodėr, pretendon se ruan tė vetmin botim origjinal tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, me tė gjithė fizionominė e tij.

    Si e ruajtėm Kanunin
    Botimi qė ėshtė ruajtur me fanatizėm nga familja Bugu ėshtė i vitit 1933 dhe pa emrin e njė autori. Ai ėshtė blerė nė vitin 1956 nga Pal Bugu. Sipas djalit tė tij, Gjergj Bugu, ky botim ėshtė mė origjinali ndaj dhe kohėt e fundit ėshtė kėrkuar nga disa shtėpi botuese. “Edhe fjalėt aty janė shkruar si 560 vite mė parė”,- thotė Gjergji. Ai tregon se si babai i tij e ka ruajtur kėtė “kushtetutė qė nuk ka tė paguar”. “Im atė, Pali, e ka ruajtur nė bibliotekėn e tij, nė tė cilėn ndodheshin rreth 450 lloje librash. Ai ka mundur tė ndryshojė vetėm kopertinėn e tij. Gjatė kohės sė monizmit, kanunin e mbėshtolli, me njė revistė me partizanė, pėr ta shpėtuar nga shkatėrrimi”,- kujton Gjergji. Pal Bugu ka punuar nė ushtri si kapter. Por nė kohėn qė kryente kėtė detyrė, u akuzua se kishte harxhuar mė shumė fishekė se sa ishin parashikuar. Regjimi i asaj kohe e futi nė burg, duke e arrestuar pėr abuzime. Sapo pėrfundoi nė qeli, akuza ndryshoi shumė shpejt,. Ai u akuzua pėr agjitacion dhe propagandė, duke u dėnuar me 12 vjet burg. Shtėpia e tij u bė objekt i disa kontrolleve, por Pali e kishte gjetur mė sė miri marifetin qė Kanuni tė mos pėrfundonte nė zjarr. E kishte mbėshtjellė Kanunin me faqen e parė tė njė reviste partizane dhe e kishte vendosur mes 450 lloj librave qė kishte nė bibliotekė. “Kjo kopertinė e ruajti Kanunin nga sekuestrimi dhe babain tim nga shtimi i viteve tė burgut”. Me fanatizėm u ruajt Kanuni edhe nga djali i vetėm i Palit, Gjergji. “Babai im nuk rron mė, por qėllimi i tij ka qenė qė ēdo gjė tė mirė t’ua pėrcjellė fėmijėve dhe brezave”,- thotė Gjergji. Sipas tij, Kanunit nuk i ka ikur koha. “Por kur njė gjė nuk e konsumon, nuk ia di shijen. Kėshtu po ndodh dhe me Kanunin e Lekė Dukagjinit. Pra po ta studiosh edhe do ta vlerėsosh”. Gjergji nuk do ta jepte kėtė libėr edhe sikur ta kėrkonin ta blinin me flori. “Ėshtė njė kushtetutė qė unė e kam trashėguar nga im atė. Kam parė qė Kanuni i Lekės ėshtė botuar nga disa shtėpi botuese, por jo si ky origjinali. Pėr mua ka vlera tė jashtėzakonshme. Miliarda lekė tė mė ofronin, pėr mua nuk kanė vlerė pėrpara kėtij botimi qė zotėroj. Ky ėshtė kanuni qė ka shuar gjakmarrjen, ėshtė ky kanun qė u ka dhėnė jetė njerėzve. Ėshtė ky kanun qė e vlerėson njeriun si qenien mė tė vlerėsuar nė jetė. Ėshtė ky kanun qė ka shmangur konfliktet”,- vlerėson Gjergji. Ai thotė se gjatė gjithė jetės sė tij ka zbatuar me pėrpikmėri ligjet e kėsaj “kushtetute tė ēmuar” .“E dija qė po tė ma gjenin nė shtėpi do tė mė dėnonin dhe mua Por unė nuk mund tė rrija pa Kanunin dhe pa e studiuar atė” pėrfundon Gjergji.

    Pas viteve ’90, Pali punoi pėr pajtimin e gjaqeve
    Familja e Pal Bugut ka vite qė ėshtė vendosur nė qytetin e Shkodrės. Eshtė njė nga familjet mė tė vjetra dukagjinase, qė nuk ka trashėguar mė shumė se njė djalė. Atje nė Dukagjin familja ka shtėpinė dykatėshe, me frengji, por qė nuk banohet nga askush. Kati i parė i shtėpisė, tregon Gjergji, ka shpėrbyer pėr bagėtitė, ndėrsa nė katin e dytė jetonin pjesėtarėt e familjes. Familja dhe gjithė fisi Bugu njihet si njė familje e ndershme dhe patriotike nė tė gjithė zonėn, e respektuar dhe mikpritėse. Pas viteve ‘90 Pali punoi me misionin e pajtimit tė gjaqeve, nė zonėn e Dukagjinit dhe tė Shkodrės, deri dy vjet mė parė, kur ndėrroi dhe jetė. Nga tė njohurit cilėsohet si njeri i qetė dhe tepėr i matur. Pal Bugu e bleu Kanunin nė vitin 1956, por asnjėherė nuk tregoi, duke ruajtur besėn dhe fjalėn, se kush ishte personi qė ia dha. Nuk e tregoi as pas viteve ’90, thotė i biri.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje per temen,
    Me beri pershtypje ajo qe thua mbi ardhjen nga Franca e Dukagjineve. Di gje me teper rreth gjenealogjise se ketij fisi te madh qe cuditerisht anashkalohet kudo ? Dhimiter Pilika thote se ne nje dokument arberor te shekullit te XV i cili ai nuk e citon me emer per aresye qe kuptohet, ky fis kishte nje gjenealogji te posacme qe shkonte mbrapa rreth 30 shekuj ?!

    Un po sjell nje gjenealogji te shkurter marre nga nje liber rreth ketij fisi. Vini re emrat Ilire qysh atehere, edhe pse ka dhe emra te tjere me prejardhje Biblike. Ne fotografite qe dihen te ketij princi ai ngjan ok e koke arvanitas nga veshja, pra Epirot. Disa nga emrat ngjajne si emra qe vihen kryesisht nder orthodhokse shqiptare. Ate punen e ardhjes nga Franca edhe un e kam lexuar diku por sikur nuk ma mbush shume mendjen sidomos pasi kam lexuar se cka thote Dhimiter Pilika per ta, dhe "heshtja heretike" ndaj ketij fisi qe cuditerisht ka lene shenjen e vet me te madhe me Kanunin mijeravjecar Homerik qe kane koduar ne shkrim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 07-05-2006 mė 13:48
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga NoName


    1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
    Nje korrigjim i vogel ketu:

    Qyteti i Ulpianes (Prishtines se sotme) ka qene i themeluar qysh ne kohen e Dardaneve dhe Ilirise, ka qene nje nder qytetet kryesore dardane dhe ilire ne ate kohe por qe ne shek. 4 dhe 5 eshte shkaterruar fare. Prandaj sot quhet Prishtina, nga Prishja e Ulpianes. Qyteti duhet te jete rithemeluar nga Pali e jo themeluar, sepse ka qene i themeluar shume kohe para Palit.

    Shkrime shume interesante NoName. Nuk e kisha dijtur me pare qe edhe Leka paska qene prishtinas apo ulpianas. Kjo me ben edhe me shume krenar per perkatesine time qytetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 07-05-2006 mė 15:38
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Prishtina duhet ti emeroj disa nga sheshet kryesore me emrin e rithemeluesit te qytetit Pal Dukagjini, me emrin e nje nga shqiptareve me famoz te lindur ne Prishtine, Leke Dukagjini, dhe te vendos buste te medha te tyre. Poashtu edhe nje sheshi duhet ti vihet emri i Niketa Dardanit, kompozitorit te Te Deum Laudamus, qe ka qene nga Ulpiana. Keta e meritojne me shume se edhe Nene Tereza, emri i se ciles i eshte vene rruges kryesore te qytetit.

    Katoliket duhet ti vejne emrat e Shen Florit dhe Shen Laurit, nga Ulpiana, martire te krishterimit, kishave te tyre.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Lekė Dukagjini (1410-1481)
    Nga Rina_87 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 17:47
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •