SHENJTĖT E KRISHTERĖ TĖ SHQIPĖRISĖ
Robert Elsie

Kjo pėrmbledhje tė dhėnash e pėrqėndrohet nė zhvillimin historik tė kulteve tė shenjtėve tė
krishterė qė ishin nderuar nė Shqipėri, dhe pėrbėn njėkohėsisht njė pėrpjekje pėr tė hedhur dritė mbi
disa veēori tė besimit tė krishterė aty.
Kur merremi me krishtėrimin dhe historine e tij tė gjatė nė Shqipėri, ėshtė e domosdoshme qė
nga fillimi tė bėjmė dallimin midis krishtėrimit nė trojet shqiptare dhe krishtėrimit mes shqiptarėve si
popull. Shqipėria ka qenė, nė fakt, njė nga vendet e Europės qė u has mė hershėm me krishtėrimin dhe
ka njė histori tė gjatė me kėtė besim fetar. Dimė se pėrgjatė bregut ilir ka patur ngulime relativisht tė
hershme tė krishterėsh. I pari qė predikoi ungjillin nė Shqipėri mund tė ketė qenė vetė Shėn Pali i cili
shprehet, “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri nė Iliri plotėsova predikimin e Ungjillit tė Krishtit”
(Romakėve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar nė Epir. Njė numėr i
papėrcaktuar tė krishterėsh ka jetuar nė portin e Durrėsit nė vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katėrt
deri nė tė pestin krishtėrimi kishte lėnė gjurmė tė dallueshme anembanė vendit.
Peshkopėt e krishterė nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, dmth ofiqarėt e lartė nga Shqipėria
lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kanė marrė pjesė nė Kėshillin e parė Ekumenik qė u mblodh nė
Nikea nė vitin 325 tė erės sė re nga Perandori Konstandin (sundoi nė 307-337 e.r.) qėllimi i tė cilit mes
tė tjerash ishte tė pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorisė. Gjithashtu, pesė a gjashtė
peshkopė nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr morėn pjesė nė Kėshillin e Sardikės nė vitet 343-
344 e.r.). Gjysmė shekulli mė vonė, nė 395, Shqipėria Ilire e ndjeu ēarjen fillestare midis Perandorisė
Romake tė Lindjes dhe asaj tė Perėndimit, pasi gjendej qė nė krye tė herės nė kufirin kulturor dhe
politik mes Lindjes Bizantine dhe Perėndimit Italian. Ajo mori dhe pėrfitoi nga tė dyja kulturat por
njėkohėsisht e pėsoi keqas nė shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave tė perandorisė. Hė pėr hė, pak tė
dhėna kemi mbi Kishėn e Krishterė tė hershme nė Shqipėri ngaqė strukturat kishtare u fshinė me
pushtimin dhe ngulimet sllave tė Shqipėrisė aty nga viti 600. Fjala angleze pėr Mesjetėn e hershme
"Dark Ages" (Kohė tė Errėta), e pėrshkuan mė sė miri errėsirėn e plotė tė Shqipėrsiė sė asaj kohe.
Historia e shenjtėve nė Shqipėri fillon me njė numėr martirėsh tė hershėm tė krishterė tė cilėt
vepronin brenda vendit apo qė kishin ndonjė farė lidhjeje me tė. Kėta shenjtė, sidoqoftė, nuk ishin
shqiptarė nė kuptimin etnik tė fjalės. I pari i tyre ishte Shėn Asti (Astius), peshkop i Durrėsit nė kohėn
e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 e.r.). Gjatė kėsaj kohe, shumė tė krishterė u arratisėn nė Shqipėri
pėr t’i shpėtuar pėrndjekjes nė Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtatė martirė tė shenjtė: Peregrini,
Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, tė cilėt, me tė mbėrritur u arrestuan, u
hodhėn nė zinxhirė dhe mė pas u mbytėn nė Detin Adriatik. Vetė Asti u arrestua nga guvernatori romak
i Durrėsit, Agrikola, rreth vitit 98 e.r. dhe u torturua pėr vdekje, siē duket ngaqė nuk pranoi tė
adhuronte Perėndinė Dionis. Dita e festės sė tij ėshtė 9 korriku. Ende mė pak e njohur ėshtė legjenda e
Shėn Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Konstantinopoja. Flori punonte si gurgdhendės nė Iliri dhe
e torturuan bashkė me shokun e tij Laurin si dhe me punėtorėt e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin
(Maximus) ngaqė kishin ndihmuar nė ndėrtimin e njė kishe tė krishterė. Ai u hodh nė pus dhe vdiq
dikur nga shekulli i dytė. Disa autorė e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta tė Ulpianės, nė
jug tė Prishtinės. Dita e festės sė tyre ėshtė 18 gushti. Shėn Lefteri (Eleutherius) ishte me prejardhje
nga Roma dhe u bė peshkop i Mesinės dhe i Ilirisė kur ende s’kishte mbushur njėzet vjeē. Duket se ka
jetuar nė Vlorė. Nuk dimė shumė mbi tė pėrveē faktit qė u thirr nė Romė rreth viteve 117-120 dhe qė u
martirizua bashkė me tė ėmėn, Shėn Anthin (Anthia) dhe njėmbėdhjetė shokė gjatė njė fushate
pėrndjekjeje anti-tė krishterė gjatė sundimit tė Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festės sė tij ėshtė
18 prilli. Shėn Therini (Therinus) i ngulimit tė lashtė tė Butrintit nė jug tė Shqipėrisė sė sotme, u ther
bashkė me njė numėr martirėsh tė tjerė gjatė sundimit tė Perandorit Decio (Decius, 249-250) nė
shekullin e tretė. Dita e festės sė tij ėshtė 23 prilli, e njėjtė me atė tė Shėn Gjergjit. Sė fundmi, Shėn
Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjatė sundimit tė Perandorit Theodhos (Theodosius,
379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit tė pestė, Donati ka qenė Peshkop i Evoresė ose
Eurias, qė ndoshta mund tė identifikohet me qytetin e Paramithisė nė Ēamėri. Atij i mvishen shumė
mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar njė pus tė helmatisur, ka shpėtuar tė bijėn e perandorit nga
djalli dhe ka ngjallur tė vdekurit. Vdiq nė vitin 387. Eshtrat ia shpėrngulėn nė Kasiopi, Korfuz, nė vitin
602 pėr t’ia shpėtuar nga pushtimet e barbarėve. Kjo solli si pasojė njė ēėshtje jurisdiksioni mbi tė
drejtėn e ruajtjes tė relikeve tė shenjta, mosmarrėveshje qė u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-
604). Kulti i Donatit u pėrhap shumė gjatė mesjetės. Dita e pėrkujtimit tė tij ėshtė 30 prilli.
Historia e hershme e krishtėrimit nuk ka ndonjė rėndėsi tė veēantė pėr historinė kulturore tė
vetė popullit shqiptar, sidomos ngaqė shqiptarėt nuk kanė lėnė gjurmė tė besueshme gjatė kėsaj
periudhe dhe as gjatė pesė shekujve qė pasojnė. Ka patur njė numėr ngulimesh tė krishterėsh pėrgjatė
bregdetit shqiptar, nė Durrės, Apolloni, Butrint dhe Vlorė, por kėta kanė qenė pak tė lidhur, nė mos
aspak, me popullsinė vendase qė jetonte nė male. Kėto ngulime qenė dhe mbetėn, deri para pushtimit
turk, koloni tė banuara nga italianė, grekė, venedikas, dalmatė, sllavė, ēifutė dhe armenė, por, me sa
duket, zor se aty ka patur edhe shqiptarė. Barinjėt shqiptarė qė bjeshkonin me bagėtinė e tyre padyshim
e ndjenin veten mė tė sigurtė brenda maleve tė veta.
Siē e vėrejtėm edhe mė lart, ėshtė e nevojshme tė bėhet dallimi midis krishtėrimit nė Shqipėri
dhe Krishtėrmit mes shqiptarėsh, ashtu siē duhet bėrė dallimi midis historisė sė Shqipėrisė dhe historisė
sė shqiptarėve. Megjithė mirėkuptimin e duhur pėr aspiratat e nacionalizmit shqiptar, duhet thėnė se
pėrpjekjet e disa studiuesve shqiptarė pėr tė interpretuar se gjithė ēka i pėrket shekujve tė kaluar ka
patur njė kombėsi shqiptare, ėshtė vetėm nė tė keqen e shkencės shqiptare. Nė shtypin shqiptar janė
shfaqur emra figurash historike qė kanė qenė “padyshim shqiptarė” ose tė paktėn “ndoshta shqiptarė”.
Kėta renditen nga Aleksandri i Madh deri te Ataturku. Tė thuash pėr Shėn Astin, Shėn Donatin apo
Shėn Therinin, ose edhe mė keq, tė flasėsh pėr Shėn Jeromin, i lindur nė Stridonė tė Sllovenisė sė
sotme, ose pėr Shėn Martinin e Tursit, i lindur nė Sabari (Szombathely) tė Hungarisė, se kanė qenė
shqiptarė, do tė thotė tė flasėsh kuturu.
Siē duket, nuk ka patur ndonjė shenjt shqiptar, nė kuptimin e pastėr etnik tė fjalės dhe kjo ėshtė
e kuptueshme meqė si krishtėrimi ashtu edhe islami ishin, si tė thuash, mallra tė importuara. Me
mbėrritjen e kėtyre feve tė mėdha erdhėn edhe shenjtėt. Edhe kėta tė importuar nga jashtė. Fiset
shqiptare u konvertuan me kalimin e kohės, megjithėse, me sa duket, shumė cipėrisht. Afshi fetar nuk u
pėrhap kurrė mes tyre. Padyshim, murgjit dhe misionarėt italianė sollėn me vete kultet e shenjtėve qė
tradicionalisht adhuroheshin nga urdhrat e tyre, p.sh. shenjtėt franēeskanė pėr murgjit franēeskanė, e tė
tjerė. Megjithatė, ėshtė e qartė se besimtarėt, domethėnė shqiptarėt e konvertuar, do tė parapėlqenin
disa nga shenjtėt dhe, me kalimin e kohės, do tė bėnin zgjedhjet e tyre. Pėrnjėmend, ka njė numėr
shenjtėsh tė krishterė qė janė adhuruar nė mėnyrė tė veēantė nga shqiptarėt ndėr shekuj, figura qė aq
mirė pėrputheshin me kllapat e besimit popullor nė vend, saqė pėrfunduan tė konsideroheshin vendase.
Pikėrisht nė kėtė moment, historia e shenjtėve nė Shqipėri merr njė rėndėsi tė veēantė pėr shqiptarėt si
popull. Pse disa shenjtė u adhuruan nga shqiptarėt ndėrsa tė tjerė u lanė nė harresė? Pėrgjigjen
pėrfundimtare kėsaj pyetjeje do tė mund t’ia japin njė ditė historianėt e kishės dhe etnologėt. Tani pėr
tani, mjafton tė vėrejmė cilėt shenjtė adhuruan nė veēanti shqiptarėt.
Le t’i kthehemi dhjetėvjeēarėve tė parė tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė, periudha mu para sė
cilės, pėr arsye lehtėsisht tė kuptueshme, shqiptarėt u konvertuan nė numėr tė madh nė fenė islame. Nė
monografinė e tij Geografia Ecclesiastica dell’Albania, botuar nė 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu
i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi nė njė listė rreth 275 kisha katolike qė ekzistonin nė
Shqipėri aty nga midis dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shekullit tė gjashtėmbėdhjetė dhe mesi i tė
shtatėmbėdhjetit. Kėto kisha ishin emėrtuar sipas njė sėre shenjtėsh tė krishterė, mbi dyzet nė tėrėsi,
por po ta vėrejmė mė me kujdes listėn, shohim se mėse gjysma e kishave tė asaj periudhe mbante emrat
e vetėm katėr shenjtėve: Shėn Mėria (Santa Maria Vergine), Shėn Kolli (San Nicola), Shėnepremte
(Santa Veneranda) dhe Shėn Gjergji (San Giorgio).
Shenjti mė i pėrhapur i tė gjithėve nė Shqipėri qe Shėn Mėria. Kulti i Virgjėreshės Sė Bekuar u
ngrit nė Evropėn Perėndimore gjatė Mesjetės sė lartė kur u bė e ndjeshme nevoja pėr tė vėnė njė
kundėrpalė femėrore, tė themi njė perėndeshė, kundruall perėndisė tradicionalisht mashkullore tė
kishės sė krishterė. Nga 275 kisha katolike tė renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shėn
Mėrisė, mė shumė se cilitdo shenjti tjetėr. Kishte kisha historike katolike nė Ulqin (sot nė Mal tė Zi),
Shurdhah (Shkodėr), Dejė (Shkodėr) dhe Drisht (Shkodėr) qė ishte capitulum ecclesie S. Marie de
Drivasto e shėnuar nė 1353, Naraē (Shkodėr), Hajmel (Shkodėr), Renc (Lezhė), Fishtė (Lezhė),
Troshan (Lezhė), Kalivaē (Lezhė), Lezhė, Mėrtur (Pukė), Surroj (Kukės), Shpėrdhazė (Mirditė), Malaj
(Mirditė), Ndėrshenė (Mirditė), Ndėrfanė (Mirditė), Lurė (Dibėr), Ēidhnė (Dibėr), Gur i Bardhė (Mat),
Sebasta (Laē), Mbret (Laē), Kurcaj (Krujė), Kepi i Rodonit (Durrės) shėnuar nė 1418, Brar (Tiranė) qė
prej shekullit tė dymbėdhjetė, Skuterrė (Tiranė), Pėllumbas (Tiranė), Buēimas (Tiranė), Linzė (Tiranė),
dhe Bishqem (Peqin).
Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastirė ortodoksė pėrkushtuar Virgjėreshės sė Bekuar midis
tė cilėve ata nė: Berat qė nga viti 1797, Peshtan (Berat) Elbasan qė nga viti 1833, Ardenicė (Lushnje),
Apolloni (Pojan, Fier), qė nga fillimi i shekullit tė trembėdhjetė, Dhėrmi (Vlorė) nga shekulli i
trembėdhjetė te i katėrmbėdhjeti, Dhivėr (Sarandė) e vitit 1604, Peca (Sarandė) e vitit 1770, Piqeras
(Sarandė) e vitit 1672, Nivicė-Bubar (Sarandė) e shekullit XVII, Malēan (Sarandė) aty nga viti 1600,
Marmiro pranė Orikumit (Vlorė) qė nga fillimi i shekullit tė dhjetė, Kameno nė verilindje tė Delvinės,
Zvėrnec (Vlorė) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokastėr) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi
(Gjirokastėr) qė nga viti 1622, Koshovicė (Gjirokastėr) qė nga viti 1669, Saraqinishtė (Gjirokastėr) qė
nga viti 1634, Nivan (Gjirokastėr) qė nga viti 1702, Konicka (Gjirokastėr) qė nga viti 1789, Dhuvjan
(Gjirokastėr) Llongo (Gjirokastėr), Treneshishta (Gjirokastėr), Vanistėr (Gjirokastėr), Peshkėpi
(Gjirokastėr) qė nga fillimi i shekullit tė dhjetė, Zervat (Gjirokastėr) e hapur qė nga fillimi i i shekullit
tė dhjetė, Labovė e Kryqit (Gjirokastėr) qė nga fundi i shekullit tė dhjetė, Skora (Gjirokastėr) qė nga
viti 1773, Sopik (Gjirokastėr) qė nga viti 1770, Leusa (Pėrmet) qė nga viti 1812, Kosinė (Pėrmet) nga
shekulli i dymbėdhjetė te i katėrmbėdhjeti, Seranjperat (Pėrmet)nga shekulli XVII, Leskovik (Ersekė),
Barmash (Ersekė) qė nga viti 1616, Postenan (Ersekė) qė nga shekulli i shtatėmbėdhjetė te i
tetėmbėdhjeti, Lashovė (Ersekė) qė nga shekulli i tetėtmbėdhjetė, Voskopojė (Korēė) nga viti 1712,
Vithkuq (Korēė) nga shekulli i shtatėmbėdhjetė te i tetėmbėdhjeti, Maligrad nė Liqenin e Prespės qė
nga viti 1345, Pogradec, Niēė (Pogradec) qė nga shekulli i tetėmbėdhjetė, dhe nė Lin (Pogradec).
Shėn Mėria adhurohej sidomos gjatė shtegtimeve nė ditėn e pėrkujtimit tė saj, 15 gushti, Dita e
Ngritjes nė Qiell, e njohur nė Shqipėri si Shėn Mėria e Gushtit. Pėr ortodoksėt kjo ditė festohet si Fjetja
e Shėn Mėrisė, dikur e shėnuar mė 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani mė 15 gusht sipas
kalendarit latin. Shtegtime nė nderim tė Shėn Mėrisė pėrfshinin e dhe ngjitjen nė male tė larta,
mbeturinė e kulteve tė hershme tė para-krishtera: nė malin e Tomorrit, nė malin e Gjalicės pranė
Kukėsit, nė malin e Shėn Lleshit pranė Krujės, nė malin e Kundrevicės tė Kurveleshit, nė malin
Pashtrik nė kufirin mes Shqipėrisė dhe Kosovės. Pjetėr Bogdani (rreth 1630-1689) e pėrshkruan
festimin nė malin e fundit nė 1681 si vijon:
“ E kalojnė aty gjithė natėn, me daulle, bilbila, duke kėrcyer e kėnduar. Pas mesnate fillojnė njė
procesion tė pėrzier – muslimanėt, serbėt dhe grekėt me qirinj tė ndezur dylli, me gjatėsi tė ndryshme
sipas moshės sė personit qė i mban nė dorė. I sillen rrotull majės sė malit mė tė lartė pėr tre orė me
kėmbėt zbathur (disa nga muslimanėt qė prijnė janė kalėruar.)”
Nė Shqipėrinė qendrore, gratė shterpė udhėtonin pėr nė plazhet e Kavajės dhe tė Durrėsit pėr t’u
larė nė ujėrat e detit. Ky zakon, me tė cilin gratė shpresonin tė mbeteshin shtatzėna, u ndoq nė heshtje e
pa bujė edhe gjatė diktaturės komuniste. Nė Seltė, nė zonėn e Shpatit tė Shqipėrisė qendrore, gjatė
kėsaj dite flijohej njė lopė.
Nė fshatin e Bibajt tė Rekės sė Epėrme (Maqedoni), shqiptarėt orotodoksė festonin nė 4 dhjetor
Shėn Mėrinė e Dimrit. Edhe shqiptarėt ortodoksė tė Shqipėrisė e shėnojnė kėtė festė, e njohur edhe me
emrin Festa e Paraqitjes sė Shėn Mėrisė nė Tempull, duke e festuar mė 21 nėntor sipas kalendarit latin.
Sipas traditės, gjatė kėsaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej bukė e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej. Po
nė Rekėn e Epėrme, nė fshatin e Sencės kryhej festa e Shėn Mėrisė sė Vogėl, (rumanisht Sf_nta Maria
Mic_, vllahēe St_m_rie N’ic_) e cila pėrkujton lindjen e Shėn Mėrisė mė 21 shtator sipas kalendarit
bizantin dhe tani mė pėrgjithėsisht mė 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo ditė njihet edhe si Dita e
Bletėve, meqė pėrkon me periudhėn e vitit kur kryhet shitblerja e bletėve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i
Shkodrės e festonin ditėn e Shėn Mėrisė mė 8 shator, ndėrsa banorėt e Vuklit dhe tė Nikēės e nderonin
Virgjėreshėn mė 24 maj.
Shėn Mėria pėrnderohej nė veēanti brenda kishės katolike tė Shqipėrisė si Zoja e Shkodrės (La
Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Kshillit tė Mirė (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojės sė Shkodrės shėnohej nga tė gjithė fiset katolike tė veriut. Kėshilli i
katėrt i peshkopėve shqiptarė, i mbajtur nė vitin 1895, e shpalli Zojėn e Shkodrės “Pajtore tė
Shqipėrisė”.
Zoja e Shkodrės ka edhe njė legjendė tė vetėn:
Zoja (Madonna) gjendej nė fillim nė njė kishė tė vogėl tė Shkodrės sė vjetėr nė kėmbė tė malit tė
Rozafės, ku katolikėt e Shkodrės e pėrnderonin portretin e saj nė njė pikturė me bojė vaji. Nė 1467, kur
trupat osmane e mbanin Shkodrėn nė rrethim dhe kėrcėnonin tė ēshenjtėronin kishėn, piktura u shkėput
pėr mrekullit nga muri, u largua nga ndėrtesa dhe mori fluturimin drejt perėndimit mbi detin Adriatik
pėr nė Itali. E ndoqėn dy shtegtarė shqiptarė, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti nė pikturė i Zojės erdhi
e u preh nė qytetin e Genazzano-s pranė Romės, ku u ngrit njė kishė nė nder tė saj, Kisha e Zojės sė
Kshillit tė Mirė (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio)
Qė prej asaj kohe, vendi i shenjtė i Genazzano-s ka qenė pikė shtegtimi pėr katolikėt shqiptarė.
Rreth vitit 1700, pėrnderimi i Zojės sė Genazzano-s u pėrhap edhe mes arbėreshve tė Kalabrisė, nė
veēanti nė San Benedetto Ullano, falė klerikut Stefano Rodotą. Kisha e tanishme e Genazzano-s u
ndėrtua nė fillim tė shekullit XX dhe shtegtarėt e vizitojnė duke ecur zbathur, sidomos gjatė ditės
pėrkujtimore tė Zojės sė Kshillit tė Mirė qė ėshtė 26 prilli.
Edhe Kisha e Zojės nė Shkodėr ka qenė gjithmonė shumė e pėrnderuar nga katolikėt shqiptarė
tė veriut. Nė prill 1946, njė vit pas marrjes sė pushtetit nga komunistėt, mbi dymijė vetė morėn pjesė nė
shtegtimin tek ajo. Megjithatė, jo shumė kohė mė vonė, kisha u mbyll dhe u shndėrrua nė sallė
vallėzimi dhe nė vitin 1967, gjatė fushatės komuniste kundėr fesė, kisha u rrafshua pėrtokė.


[botuar nė / published in: Bota Shqiptare, Rome, 93, 3-16 October 2003, p. 12-13]