Dje kisha vajtur per xhiro deri ne Korinth me disa shoke, per te pire ndonje kafe.
Andej nga ora 1800 qe kalonim ne rruge shikoj nje tip qe me ngjau si Edi Rama.
Nuk ben vaki thashe, me bejne syte. Cne Edi ketej? U be Korinthi Tirane?
Pas pak me erdhi nje familjar dhe me tha hajde dhe ti ne salle se do flasi z. Rama per emigrantet dhe do krijoi degen e partise socialiste ne Korinth.
Pse jo?
vajta dhe une, me vune me zor ne karriget e para, helbete.. si intelektual..Kishin ardhur nje deputet nga Pasoku, nje nga Nea Dhimokratia dhe me pas erdhi dhe Prefekti i Korinthit. U mblodhem nja 200-250 veta.
Kishte ardhur Edi Rama, ish ministri i kultures Blendi Klosi, nje Sajmir (sja mbaj mbiemrin) qe ishte pergjegjes per resursin e partise dhe ca te tjere.
Biseda zgjati reth 2 ore, me fjalim dhe pyetje nga emigrantet.
Pastaj vazhduam me nje cocktail. Atje kisha dhe rastin te bisedoj me Edin. Njeri i thjeshte mu duk. Nje karakteristike qe dallova ishte humori i tij. Edhe brenda ne salle bente humor edhe me pas nga afer. Biseduam per disa probleme
Cili eshte probabiliteti te dalesh per kafe ne Korinth dhe te takosh Edi Ramen? Ketu as ne Tirane nuk behen gjera te tilla...
Sa e vogel eshte bota.
Krijoni Kontakt