Idealista pa ideal
Anton HARAPI,
Qe se i a mrrijtėm edhe ksajė: Politika shtini ndėr gjire tė veta- po thuej- tė gjitha lamijet e jetės nierzore. Sod nuk kemi vetėm politikė shtetnore e kombtare; politika ka depertue nė jetėn shoqnore, ekonomike, etj, etj. Hini der nė kulturė e matet t'a bajt pėr veti edhe jetėn morale.
Shka don me thanė politikė? Shfrytėsim i rasės, i ndolljes, i ēastit. Kshtu nemose tash sė voni shkruetė, e, - me shumicėn e shkrimtarėve t'onė- kuptote nji shqyptar nė shej pėr idealogi nierzore e atdhetare. Ksajė sod i thonė politikė reale.
Ktij parimi e ktij sistemi na shqyp i thomi me e qitė ujin nė mulli tė vet, me ēė do mndyrė e me ēė do mjet, pa marrė para sysh as parim as drejsi, por vetėm e vetėm si t'a levertisė e si tė del ma mirė pėr veti a pėr ēashtje qi ke marrė mbi veti.
Nė kėt mndyrė politika bahet njė farė avokature, por me kėt ndryshim, se prej avokati kėrkohet ligjė e drejtsi, me sa nieri i politikės, nė themel tė ktij parimi, po desht vėrte tė bajė politikė, e xen vetin tė liruem prej ēė farė do ligje, edhe tė nderės e tė moralit. Suprema lex e tija asht dobija reale e konkrete qi do tė xjerrė. Kallzojn pėr Knjaz Nikollėn e Malit tė Zi, se t'ue ndejė 'i ditė me nji mik tė vetin, paska ra bisedimi mi politikė.
Shka asht politika? -e pvetka mikun Knjazin. Tue pasė ngurrue aj nė tė pėrgjegjun, mė len, t'a kallėzoj Madhni, i tha miku: Politikė don me thanė, po tė rrejsh ti, unė me duartrokitje tė brohoris: Tė lumėt! E po rrejta un, tė mė burgosish si fajtuer, pa pas tė drejtė tė lypi arsye.
Nė perjudhėn t'onė kemi vojtė pėrnjiherė nė kulmin e pėrparimit e nė kulmin e krizeve. Kemi kriz menduar edhe nė lamėn politike.
Nierzt e kohės, nierzt e politikės nuk po dijn t'u apin dum problemeve tė mdha qi u kan ra mbi krye; e kta jo aq prej nevojve tė reja shoqnore, tė cilat, kah ditė pėr ditė shtohen, kapėrthyeshėm ngatrrohen, por sidomos pse, kanė xanė tė nisin prej disa parimeve tė gabueme, si t'ishte nė dorė tė tyne t'i ndrrojn natyrė nierit e punve; sa ma haptė duen tė shohin, nierzt e politikės, aq ma tepėr janė tė ngushtuem tė kufizohen nė dobi e leverti; kndej kėrkesat e tyne gjithherė tė paplotsueme, dishiret e vullndesa e tyne gjithmonė tė pangishme.
Kjo asht nji punė e vėrtetė, se nierzt sod nuk po merren vesht shoq me shoq mbi kuptimin themeluer tė jetės, nė daē si vehtje, nė daē edhe si kolektivitet; e pra ditunija socjologike e etike ka mrrijtė nė nji zhvillim tė mrekullueshėm.
Qė sod, problemi i jetės asht vu, por kush asht burrė t'a zgidhė? Kta pra don me thanė, e as shkenca, as teknika nuk mjaftojn. Ata tė cillt i kan dalė zot, udhėhejksat, organiatorėt, njerzt nė fuqi duen tė nisin prej nji parimi, prej parimi politik, kah ata vetė e dijn se nuk hecė. Ky ėshtė kontrasti rrotullues i shoqnis nierzore. Jeta moderne, koha e jonė, analizue mirė, nė fund tė fundit asht materjaliste pa dyshim. Qe ktu asht ndeshja e krizeve: Udhėhjeksat e soēėm duen tė jenė idealista materialist.
Dy ide tė pashoqnueshme, dy punė tė papėrkueshme, dy skaje tė kundėrta, qi ndryshojn e rrin larg sa qiell e dhe.
Idealista pa ideal, pse nė fund tė fundit materjalista.
Mirė po edhe ksajė i duel boja; u pa e po shihet kjartė se as kshtu nuk ban. Idealogija materjalistike njėmend bani bankrrotė teoretikisht, sa m'u mbajtė e m'u thirrė si asht njėmend, e ndyt, por praktikisht po ka nė dorė gati gjithshkafen.
Nieri, si do tė hecė fati i tij, nuk asht berr, nierzimi kėrkoi arsyen e ksajė gjėje mendore e praktike e pveti: a ka se si mund tė jemi idealista materjalist? Edhe ksajė iu gjet kllefi. Ideali politik, po i materjalizuem, psi i pshtetun vetėm nė leverti, u vesh me nji formė tė hijshme e tė pėrshtatun, qi ia qorroj syt shumkuj. U krijue "mistika" politike. U kapėrcye metafizika, edhe pse u kapėn nė mistikė! S'ka ma vėshtrime e parime tė ngulta e tė njėmendta, por shndėrrime mendimi, kapėrcim kuptimi, transformim jete, ba me ma tė madhin elasticitet, sajue me ma tė haptėn fantazi, t'faqė me mndyrėt ma tė ndėrrueshmet. Ky asht kulmi i rropameve politike nierzore tė kohės s'onė. E nieri met aj se aj, veēse u buer ekvilibri ndėrmjet tij e rrethit brenda tė cilit rrnon: Institucjonet nierzore, familja, shteti, shoqnija, organizatat etj., ata shka asht, nuk i gjegjin aspiracjoneve tė kohės. Tash pra njana dysh: a se duen ndrrue institucjonet nierzore, a se duen sherue smundjet shpirtnore e rropamet e nierit modern. Lamshi i jetės, kshtu i ngatėrruem suell shum smundje nė jetėn nierzore, e para ndėr tė cillat asht mosbesimi nė politikė, qi, pėr rrjedhim tė natyrshėm, kurrkund nuk u ndie ma keqas se nė lamen ekonomike. Dyshimi, droja, mosbesimi e kan kapė pėr fyti, financėn ndėrkombėtare e janė mė kuti t'ia marrin frymėn, me sa ekonomit kombtare ndjekin nji udhė fatale pa e dijtė se ku do tė dalin.
Vemja e mosbesimit ndėrmjet kombeve shkaktoi autarkit ekonomike e po krijon nji "ekonomi pėr luftė"; kredit e shpenzimet pėr mjete luftarake po e kapėrcejn, kėrrēikun ekonomik nė setcillin vend; ekonomit kombėtare janė tė ngushtueme tė ndjekin rrjedhjen e fatin e gatimeve luftarake. Nė kėt mndyrė u mekanizua jeta financjare e ekonomike; shtetet, me randim e dam tė madh tė popujve, do tė caktojn pėrfitimin e konsumin nė themel tė nevojve e tė mjeteve luftarake; industrit e mdha muerėn shkas e randsi tė parė, me sa industrit e vogla nė dobi tė popullit si b.f. bujqsija, mbeten nė tė dytin rend. Rrjedhimi i natyrshėm i kėti sistemi janė taksat. Ekonomija e vendit shkon e maron ndėr tė dheta e ndėr pagesa, nė vend tė themelohet ndėr pėrfitime reale.
Interesa e pėrbashkėt, qi sod ēė mos kurr, demek po merret pėr ideal e po hyjnohet, asht ba vegel pėr qėllime tė tjera; e mira e pėrbashkėt mbet nji emblem i bukur, por gja abstrakte, qi maron pluhun sysh. Nė tjetren anė pėrkrahen interesėt e veēanta: dobija e klasės dirigjente, politika ushtarake, industrit luftarake etj. Tė gjitha kto pėrligjen me fjalėn e bukur, me arsyetimin sofistik, me trajtėn tėrhejkėse "e mira e pėrbashkėt".
Kso dore politika s'ka kund themel: qėllimi shoqnuer nuk ama qėllim, por mjet i qėllimeve tė tjera, natyrisht jo tė para, as tė pėrgjithta, por tė dyta e tė veēanta.
Prej se sunduesėt nuk dijn a por nuk duen tė dijn shka janė e ku do tė maten ndolljet politike, nierzimi do tė vuej gjithnji, si kje nė pagjė, si nė luftė. Ndėr sė marri tė kohės s'onė, bje nė sy ēė mos kurrnji tjetėr, kontrasti i madh, se mos ēė kur dishrohet e ēohet nė qiell pagja, e ēė mos kurr bota asht shtrėngue pėr luftė; kurr s'a folė ma madhnisht se tash pėr nji sistemacjon vllaznuer pėr popujt, e kurr s'janė ba ma shum studime pėr t'a ba luftėn sa mė dėrmuese e antinjerėzore.
Udhėhjeksat e popujve kan ba nji gabim tė madh: kan harrue se nieri si nieri, e populli si popull, me sa mund tė bajnė pa ajr e pa ushqim, aq mund tė bajn pa mirsi e drejtsi; ata rrehen, tue kujtue se problemet e jetės nierzore mund tė zhvillohen vetėm me formula, pa vlerė tė njėmendta shpirtnore; ata e tregojn vetin tė padijshėm po s'u kujtuen se e keqja s'muhet veteėm me tė keq e se lufta nuk ka dert pėr luftė.
Thue s'mrrijn nierzt tė kuptojn kaq e gja? Po sugure, veē kaq s'mjafton; lypet edhe t'a dishmojn ket tė vėrtetė, e pėr t'a ba kėt hap shpėtimtar duhet sinqeritet, ndėrgjegje e guzim. Pa kta, tė gjitha rropamet tjera janė fjalė n'erė, qi njerzt e errėt pėrdorin pėr tė luejtė gurt e vet nė korris tė jetės nierzore.
Tash dy pvetje:
A e dijm na shqyptarėt se nė ēė parim themelohet e mbas cillit sistem rrjedhė jeta e jonė vetjake, shoqnore, morale, ekonomike e politike? E po patėm diejenin a jemė tė paisun me at sinqeritet, ndėrgjegje e guzim, qi lypen pėr t'a zhvillue e pėrfundue problemin e jetės?
Botuar mė 1936
Krijoni Kontakt