Imzot Ernest M. Ēoba
Ipeshkev i Shkodres (1913-1980)



Me datėn 8 tė mujit janar 1980 vdes nė spitalin e burgut tė Tiranės Imzot Ernest M. Ēoba, Ipeshkėv i dioqezės sė Shkodrės.

Kur asht shkėputė Shkodra nga Arkidioqeza e Tivarit, asht ba arqipeshkvia e Shkodrės qė ka qenė dikur, tue fillue tashti me arqipeshkvijt Imzot Karl Poten, Imzot Pashko Guerinin, Imzot Jak

Serreqin, Imzot Lazer Mjeden, Imzot Gasper Thaēin pėr tė arrijtė te i gjashti Ipeshkvi Ernest M. Ēoba.

I biri i Luigj Ēobės dhe i nanės shumė tė divoēme Ursolinės, e mbesa e piktorit tė permendun tė Shkodres Kolė Idromenos. Me rastin e largimit nga Shkodra, per shkak se Shkodra u rrethue nga Mali i Zi, familja banoi deri nė mbarim tė luftės nė Laē tė Vaut tė Dejės. Kėtu leu monsinjori me 16 fruer 1913, ku edhe u pagėzue.

Njė fėmijė me njė natyrė shumė tė mirė. Nė moshėn 7 vjeē do tė merrte krezmimin. Ka hy nė shkollėn fillore nder jezuitė. Aty pati thirrjen pėr urdhnin e meshtarisė nė Seminarin e Jezuitėve.

Mbasi ka marrė maturėn ndoq mėsimet e nalta pėr filozofi e teologji. Gjatė studimeve, daja i nanės sė tij, Kolė Idromeno ka pasė njė dėshirė tė madhe ta kishte pranė vetes nė shtėpinė e tij, qė e donte aq fort. Me lejėn e jezuitėve, ai jetonte nė shtėpi dhe ditė pėr ditė shifte meshėn dhe vinte nė seminar pėr studime. Asht shugurue meshtar nė kishen e jezuitėve nga Imzot Della Pietra me 9 fruer 1936 e me 11 fruer 1936 ka ēue meshen e parė, ditėn e Zojės Lurdė, nė kishen e jezuitėve. Nė kėtė ditė, 9.II.1961 jam shugurue edhe unė prej Tij e kam thanė edhe unė meshen e parė, pse ka qenė dėshiri i Tij qė tė mė shuguronte edhe mue nė kėtė datė, mbas 25 vjetėsh. Kam shumė gjana pėr t'iu falė nderės kėtij Imzoti, personė qė ka pasė aq cilėsi tė mira nė jetėn e vet.

Ka qenė ndihmės famullitar i Shkodrės, kur ishte famullitar Dom Mikel Koliqi. Njė punėtuer i shkathtė nė sherbim tė famullisė, Dom Ernestoja sherbente nė kishė, sherbim tek tė sėmurėt, nė vorrime nė tė gjitha nevojėt qė kishte kisha. Kur Dom Mikeli mori revisten e permendun “Kumbona e sė diellės”, Dom Ernestoja ishte punėtuer i zellshėm i saj. Ishte redaktori i revistes dhe shkruente artikuj me pseudonimin Erba.

Kur asht ba statuti i Kishės Katolike nė Shqipni, Kisha donte tė kishte ipeshkvij, se i kishin pushkatue, si: Imzot Frano Gjini dhe Imzot Gjergj Volaj , ndėrsa Imzot Gasper Thaēi vdiq heret nga njė sėmundje e randė. Atėherė, Mons. Bernardin Shllaku, Ipeshkėv i Pultit kėrkonte tė baheshin katėr ipeshkvij tė cilėt i caktoi dhe detyrimisht do t'ia jepte kryeministrit tė atėhershėm Mehmet Shehut qė t' ia pėrcillte pėr t'ia dėrgue Selisė Shejte. Papa Piu XII nuk aprovoi ata tė katėr, por dy tjerė qė nuk ishin nė listė qė do tė ishin: Imzot Ernest Ēoba pėr arkidioqezėn e Shkodrės me titull dhe Ipeshkėv, Imzot Pjeter Dema pėr arqipeshkvinė e Durrėsit me titull ipeshkvi i dioqezės sė Durrėsit. Kėta do t'i shuguronte Mons. Bernardin Shllaku qė u ba simbas statutit, kryetar i Kishės Katolike tė Shqipėrisė, qė do ta mbante deri nė nanduer tė vjetit 1956, kur Imzoti do tė vdiste e vendin e tij do ta kishte Imzot Ernest M. Ēoba.

Mons. Ēoba ka pasė njė trup tė shkurtė, dy sy tė shkathtė, ku mbante perherė syze tė zeza nė kishė, nė sherbime dhe nė zyre dhe kishte njė tė ecun tė ngadalshėm. Mons. Ēoba ka qenė ipeshkvi ma i sprovumi nė njenėn anė e ma fatlum nė anėn tjetėr, se gjindej ndėr dhimbjet ma tė fortat tė Kishės e tė idealit tė saj pėr tė qenė martir. Njė periudhė e vėshtirė pėr atė nė tė gjitha punėt qė kishin me i pėrkitė pėr tė krye detyrėn e lartė si duhet, njė misionar i pėrgjakun nė tokėn e vet.

Kishte cilėsi fort tė mira. Unė kam qenė njė personė fort e afėrt e tij. Ishte i pervujtė, i qetė, i mbatun, i qeshun, i papritueshėm e i dashun me tė gjithė, tue i respektue tė gjithė, me njė qėndrim nderimi ndaj tė gjithėve. Fillonte, sė pari, ipeshkvijtė, meshtarėt, popullin e sidomos tė vobektit. Ishte i palodhun nė sherbime, deri te ata qė nuk i perkitshin si ipeshkėv. Monsinjori do tė gjindej ēdo ditė, veē tė diellesh dhe festave tė urdhnueme, mbasi mbaronte meshen e orės gjashtė tė mengjesit, dimen e verė, me vizitat qė i bante tė sėmurėve tė qytetit, ma tepėr nder koliba e baraka, lagjeve tė humbuna tė qytetit, pėr t'u dhanė sakramendet shejte, veprime kėto e sa tjera qė e kishin ba tė fitojė popullaritet tė madh e njė simpati e dashuni nga ana e tė vorfenve, tė cilėt me ata ēka kishte, i ndihmonte. Nderonte tė gjithė, edhe fėmijtė e vogjel, krejt popullin e njerėzit e ēdo besimi qė njifte. Nuk bante dallim. I begenisun me folė me tė gjithė, me tė madhin e me tė voglin.

Ishte njė ipeshkėv, qė, megjithėse nuk e lejonte diktatura tė shkonte nė Koncilin II tė Vatikanit, bani qė tė hynte shpirti e fryma e koncilit ndėr disa veprime, kėshtu qė e kishte anticipue atė ndėr ne. Nisi tė thohej mesha nė lterin me fytyrė kah populli nė gjuhėn shqipe dhe ndonjė njoftim tjetėr.

Njė njeri qė, tue kenė qytetar, kuptonte ma sė miri jetėn e qytetit dhe kohėn. Jo vetėm ata qė e kanė njoftė, por sidomos ata qė kanė ndejė pranė tij, siē mė ka tokue mue tė punoj me tė ē'prej vjetit 1958 deri nė vjetin 1976 qė jam arrestue, kam pa njė personė me shumė njohje dhe njė njeri, ēuditnisht, largpamės.

Monsinjori ishte guximtar per punėt e mėshehta dhe me rrezik, deri sa aty me shugurue mėsheftas disa meshtarė, deri nė shtatė, e njė ndėr ata do tė ishe edhe unė qė u shugurova nė dhomėn e tij personale. Kishte marrėdhanie tė rregullta me klerin e sidomos konfidenca me disa meshtarė per probleme serioze tė Kishės me shtetin. Lidhej shumė me Pader Pjeter Meshkallen e Dom Gjon Kovaēin, ordinarin e Zadrimės. Donte shumė Pader Anton Lulin, Dom Injac Gjokėn qė e mbante shembull tė lartė e meshtar shejt e sa e sa tjerė. Monsinjori e shifte mirė gjendjen e Kishės nė Shqipni e kishte shumė nevojė me vu nė dijeni Selinė Shejte. Pėr kėtė do ta ndihmonte e motra, e cila ishte e martueme me njė italian qė qe i detyruem nga shteti tė mos rrinte nė Shqipni, pse donte tė mbante nėnshtetėsinė italiane. Atėherė, me largimin e tė shoqit, e motra mbas do kohet, merrte prej tij njė pension mujor dhe shkonte ēdo muej nė ambasadėn italiane pėr ta marrė. Atėherė, Monsinjori pregaditėte njė material ndėr letra cingareje me probleme vetėm kishtare, por tue vu nė dijeni nėpunėsin e sigurtė tė ambasadės per t'ia dergue.

Njė ngjarje shumė e randėsishme, shugurimi i kishės katedrale me aq pompozitet. Kjo ndodhte me rastin e 100-vjetorit tė kishės. Pėr t'i dhanė hov jetės e religjionit, nė ato kohė aq tė vėshtira, nisėn pregaditjet disa kohė pėrpara, si zbukurimi i kishės me afreske tė Testamendit tė Vjetėr e ttė Ri, njė udhėkryqe tė re nga skulptorė tė ndryshėm, me lterin e ri, ashtu si asht sot, me pregaditjen e korit. Festa u ba shumė e bukur me pjesėmarrjen e madhe tė popullit e tė meshtarėve tė tė gjitha dioqezave, me daten 19 prill 1958.

Kur ishte ndihmės famullitar, punonte me zell nė Shoqninė e vogėl tė kryqtarėve, pranė etenve jezuitė, qė kishte drejtor At Jak Gardinin S.J. dhe qė i ndihmonte frateli jezuit, Franēesk Ljarja.

Monsinjori, kur ishte ndihmėsfamullitar, jepte mėsimin e katekizmit nder shkolla shtetnore dhe ma vonė, kur ishin kishat ende tė ēiluna, deri nė shkurt 1967, e jepte nė Kishė tė Madhe pėr pregaditjen e Kungimit tė Parė dhe Krezmimit dhe te diellave jepte orė besimi pėr fėmijė qė ishin krezmue. Mbasdite jepte per popull, me shumė interesim, shpjegimin e Tetamendit tė Vjetėr e tė Ri. Ishte njohės i mirė i tri gjuhėve: latinisht, italisht, frengjisht dhe njė ekspert i teologjisė morale dhe i landėve tė religjionit. Ishte shumė praktik nė punėt e fesė. I aftė tė punojė nė kohė normale e providencial nė epokėn e terbueme tė komunizmit shqiptar.

Po avitej koha e mbylljes sė kishave dhe i tė gjitha komuniteteve fetare. Shteti e trazonte shumė kishėn. Filluen tė baheshin kontrolle kush vjen nė kishė dhe kishte roje qė merrshin shėnime e bajshin gjithfarė dredhishė nga shteti permes organizatės sė Frontit, tė rinisė, tė pionierit. Gjithmonė gjithēka nė drejtim tė Sigurimit. Nuk lejoheshin mėsuesit dhe njerėzit qė punojshin nė zyre, tė shkojshin nė kishė. Ndalohej ramja e kumbonėve nga Tirana deri qė do tė vinte shpallja e fletėrrufeve kundra fesė, klerit, zakoneve tė quejtuna mbrapanike. Fletėrrufetė u vunė nė tanė Shqipninė, mbas Fjalimit tė 6 shkurtit 1967. Me datėn 24 shkurt, Monsinjori qe thirrė nė Komitetin Ekzekutiv tė qytetit dhe unė e pėrcolla. Aty, nė komitet, kemi gjetė P. Agostin Ashikun, provincialin e franēeskanėve, tė cilin e urdhnuen tė lironte kuvendin, me perjashtim tė 4 dhomave. Ndėrkohė, nėsa ishim ne nė komitet, forcat e Sigurimit erdhėn nė Arqipeshkvi, ku priten Monsinjorin. Mandej ushtruen kontroll tė rreptė. Mbasdreke sollėn makinat pėr tė ēue materialet e Arqipeshkvisė te kuvendi i franēeskanėve te Arra e Madhe. Me kėtė rasė e urdhnuen Monsinjorin tė braktisė Arqipeshkvinė e tė shkojė nė Kuvendin e Fretenve te Arra e Madhe. Ne e nesre, Monsinjori mė tregoi njė shkresė qė famullia e Stajkes protestonte pėr mbylljen e kishės sė Stajkes, tė firmosun nga anėtarėt e kėshillit tė kishės, nė emėn tė fshatarėve. Kjo shkresė mund tė gjindet ndėr arkiva tė shtetit. Ndėrsa “mbledhjet e popullit” vazhdojshin, ku elementė komunistė kėrkojshin mbylljen e kishave.

Ndėrsa mbledhja kundėr klerit u ba tek ndėrmarrja e ujnave, nė njė sallė tė madhe qė gjindej karshi vorreve katolike. Aty u thirrėn Imzot Ernest Ēoba, D.Mark Hasi e D. Kolė Shkoza famullitar. Salla ishte e mbushun plot me popull e nė tribunė ishin tė dėrguarit nga Komiteti i Partisė sė Rrethit, tė Frontit e tė tjerė. Qellimi ishte kryesisht mbyllja e Kishės sė Madhe. Referuesit folėn pėr rolin reaksionar tė fesė dhe i banė Monsinjor Ēobės shumė pyetje tė cilave iu pergjigj. Pati edhe sharje e fjalė vulgare kundėr fesė dhe klerit. Njė qytetar, Dedė Gjushi, gjallė ende, tue mos durue kėto shamje tendencioze e fyese, u ngrit e i doli zot Kishės e Monsinjor Ernestit.

Ndėrkohė, kur mbledhja vazhdonte, shteti mbylli Kishėn e Madhe, tė cilėn, pėr ēudi tė tė gjithėve e hapi pėrsėri mbasdreke. Nuk e harroj kurrė, njė popull i madh, me shumė divocion, mori pjesė nė kishė.

Me daten 5 mars 1967, ora 5 mbasdite, njė grumbull 15 personash, deklaruen se kjo kishė i dorėzohet popullit dhe shndėrrohet nė muze. Monsinjori njoftoi Dom Mark Hasin tė merrte sakramendin nga tabernakulli e ta dėrgonte te Kuvendi i Franēeskanėve te Arra e Madhe.

Me daten 18 mars 1967 thirren Monsinjorin nė Front tė Lagjes dhe njė grup meshtarėsh tė cilėve u kėrkohej tė mohojshin detyrėn meshtarake. Asnjė nuk pranoi. Mbasditen e kėsaj dite mbyllėn kishėn e Zojės Rruzare te Arra e Madhe dhe kuvendin. Monsinjori kje percjellė me taksi te shtėpia e motres, tue kalue mes njė populli tė madh me lot nė sy.

Te shtėpia e motrės do tė jetonte e do tė bante shėrbime tė mėshehta per disa vjet deri qė do tė arrestohej me 3 prill 1976. Gjyqi u ba mbas njė vjeti, tue qenė edhe unė i arrestuem me tė dhe me dy meshtarė tjerė. Monsinjori nė gjyq foli mirė, ndonėse torturat e kishin ba dyfish. Kje dėnue per dy nene, per marrėdhaniet e fshehta qė kishte pasė me Selinė Shejte dhe per axhitacion e propagandė dhe kje dėnue 25 vjet. Monsinjor Ēoba do tė vdiste misteriozisht nė burgun e spitalit tė Tiranės, pas njė inxheksioni sekret qė iu ba rreth festės sė Shėn Ernestit, me datėn 8 janar.

Shumė vjetė ma vonė, mbas rihapjes sė kishave, i vėllai zbuloi vorrin e Monsinjor Ēobės nė Tiranė. Atėherė, unė e Z. Lec Ēoba dhe shoferi im Zef Gajtani morėm eshtnat, i sollėm nė Shkodėr, nė Katedrale. Tė nesėrmėn, u celebrue mesha nga Nunci Apostolik Ivan Diaz dhe unė, qė mbajta edhe predkun e rastit. Nė meshė asistuen tė afermit e tij, e motra e nipat dhe njė popull i tanė.